Ka njė pyetje qė nuk mund ta shmangim mė:

Kush e dėmton mė shumė Shqipėrinė? Shqiptarėt apo partitė? Kush ėshtė pėrgjegjės pėr varfėrinė, pėr skamjen dhe rrėnimin? Votuesit apo qeveritė? Kush e ka ndėshkuar mė shumė vendin? Ata qė marrin vendime pasi votohen, apo ata qė nuk marrin asnjė vendim pasi votojnė? Kush, pra, na ka ndėshkuar mė shumė me papėrgjegjshmėri, me deformim, me mjerim, me harrim dhe poshtėrim?

Shqiptarėt thonė qeveritė. Dhe partitė.

Ēėshtja ėshtė se pėr shkak tė izolimit, mjerimit, varfėrimit tė gjatė, qeveritė dhe partitė janė shfajėsuar se nuk kanė pasur buxhet, nuk ka pasur kohė, nuk kanė pasur mundėsitė, aftėsitė dhe njerėzit e duhur pėr tė marrė vendimet mė tė mira, qė shtojnė mirėqenien dhe e bėjnė Shqipėrinė mė tė jetueshme.
Shumė njerėz mė thonė se unė vetė jam pjesė e kėsaj klase qė nuk ka marrė vendimet e duhura, nuk ka bėrė reformat e pritshme dhe prandaj nuk duhet tė flas.
I mirėkuptoj tė gjithė dhe habitem se si kanė kaq pak paragjykime pėr mua dhe gjithė shokėt e klasės sime politike. Nėse do e kishin nė dorė, jam i bindur qė do na kishin hedhur tė gjithėve nė det. Me sa duket, kėtė mundėsi nuk e kanė dhe prandaj i janė drejtuar vetė detit. Dhe kurbetit. Po ikin. Duke na lėnė vetėm. Ata po refuzojnė tė merren me ne dhe prandaj ne kemi filluar tė merremi me veten.
Ndoshta edhe unė nuk bėj pėrjashtim.
Megjithatė, nuk ėshtė kjo ēėshtja. Tė paktėn sot.
Ēėshtja ėshtė se ēfarė vendimesh marrin qeveritė. Kur ato janė tė dėmshme dhe kur janė tė pamundura? Ka shumė vendime qė janė tė pamundura. Pa dyshim. Edhe pėr qeverinė gjermane ka vendime tė pamundura. Pyetja ėshtė a duhet tė jenė gjithmonė tė moralshme vendimet e qeverive?
Unė them se po. Nė ēdo rast.
Vendimet e partive dhe tė qeverive mund tė jenė gjithmonė tė moralshme, sepse morali ėshtė gratis. Pagat kėrkojnė buxhet. Morali jo. Pensionet e larta kėrkojnė para. Morali nuk do. Investimet duan financim. Morali nuk ka nevojė tė financohet. Fushatat duan sponsorizim. Morali nuk sponsorizohet. Morali i shoqėrive edukohet. Jo vetėm nga qeveritė, por kryesisht nga ato. Qeveritė kanė nė dorė tė japin shembuj qė i shkojnė pėr shtat moralit dhe e kthejnė atė nė normė qė nuk negociohet. Dhe nuk ndryshohet me ardhjen e partive nė pushtet. Qeveritė ikin, morali mbetet.
Moralin mund ta kesh edhe kur je i varfėr, edhe kur s’ke lekė, edhe kur je hollė, edhe kur s’ke shkollė, edhe kur s’ke punė, edhe kur s’ke shtėpi, edhe kur s’ke pjatė,edhe kur s’ke gotė, edhe kur s’ke votė. Morali ėshtė i shtrenjtė dhe kur ėshtė i lirė.
Vendimet e moralshme i bėjnė qeveritė e varfra tė duken tė pranueshme. Dhe shpresa lind nga morali mė shumė se nga pasuria.
Pa u zgjatur, dua tė ndaj njė rast, i cili e vė nė dyshim standardin e Rilindjes, pėr tė cilin ka kohė qė shkruaj dhe flas.
Bėhet fjalė pėr zgjedhjen e kandidatit tė Rilindjes nė Kukės. Pėr tė gjithė ata qė nuk e dinė, kandidati i Rilindjes atje ėshtė kryetari aktual i Bashkisė, i zgjedhur dy herė si pėrfaqėsues i PD sė qytetit. Quhet Hasan Halilaj.
Qė Hasani kėrkon tė bėhet pėr herė tė tretė kandidat dhe kryetar i Bashkisė sė Kukėsit, kjo pėr mua s’pėrbėn asnjė problem. Duke mos qenė banor i Kukėsit, nuk e njoh bilancin e punės sė tij dhe nuk dua ta paragjykoj. Pėr ēka do them mė poshtė, bilanci nuk ka asnjė rėndėsi, megjithėse mendoj se nėse puna e tij do kishte qenė e suksesshme, ai nuk do kishte arsye tė ndėrronte parti. Nuk do kishte, pra, nevojė tė kalonte nga PD tek Rilindja.
Duke thėnė se nuk dua tė gjykoj Hasan Halilajn si person, megjithėse kurrė nuk do tė bėja atė qė po bėn ai, pikėpyetja ime nuk ėshtė pėr Hasanin, por pėr ata qė e zgjodhėn.
Pse e zgjodhi Rilindja, Hasanin? Se ishte i zoti? Se ishte demokrat? Se ishte kryetar bashkie? Se kishte vota? Se kishte miq? Se kishte para? Se kishte punuar shumė mirė? Se ishte i pavarur? Se ishte pėrpjekur gjithė kėto vite pėr tė ndryshuar qeverinė e Partisė Demokratike me kontributin e tij si kryetar i Bashkisė sė Partisė Demokratike?
Pse e zgjodhėn Hasanin, pra?
A nuk kishte socialistė nė Kukės? A nuk kishte progresistė? A nuk kishte opozitarė nė Kukės? A nuk kishte vajza dhe djem tė tjerė qė besojnė se ka mundėsi tė ndershme tė bėsh karrierė? A nuk kishte aty shumė veta qė me meritė duhet tė vijnė njė ditė nė pushtet? A nuk kishte burra dhe gra qė besojnė se Kukėsi mund dhe duhet tė ndryshojė duke u qeverisur ndryshe? A ishte njė model qeverisja e Hasanit?
Nuk besoj. Edhe nėse Hasani ishte njė kryetar i shkėlqyer, ai ishte njė demokrat. Njė njeri, partia e tė cilit u ndėshkua me votė dy vjet mė parė. Pse u zgjodh Hasani nga Rilindja, pra?
Kush mė bind se Rilindja nuk kishte zgjedhje tjetėr, pėrveē Hasanit? Pėr ēfarė arsye Hasani ishte the only only? I vetmi dhe vetėm i vetmi Hasan?
Ja pse.
Sepse Rilindja ka humbur gjatė rrugės tė gjitha virtytet, qė e sollėn nė pushtet. Pėr tė qenė pjesė e Rilindjes nuk ėshtė e domosdoshme tė kesh besuar tek zgjedhjet, nuk ėshtė e udhės tė kesh votuar pėr ndryshimin e qeverisė, nuk ėshtė e thėnė tė jesh socialist, nuk ėshtė kusht tė jesh i majtė, nuk ėshtė e nevojshme tė kesh besuar tek ndryshimi i vendit, mjafton tė jesh Hasan. Tė jesh pa din dhe pa iman. Pa sedėr dhe pa nam. Pa kusur dhe pa plan. Pa kurajė, pa guxim dhe pa nishan.
Por zgjidhja e Hasanit nė Kukės nuk ėshtė vetėm kaq. Ajo ėshtė sa keq dhe sakaq. Ajo ėshtė hasanizimi i politikės. Ėshtė hasanizimi i Rilindjes. Ėshtė hasanizimi i Shqipėrisė.
Hasanizim do tė thotė tė kalosh nga njė parti nė tjetrėn pa pasur asnjė besim as tek partia e vjetėr dhe as tek partia e re. Hasanizim do tė thotė tė jesh gjithnjė nė pushtet. Hasanizim do tė thotė tė mos besosh nė asgjė. Nė asnjė vend dhe asnjė qytet. Hasanizim do tė thotė qė gjithēka mundet dhe gjithēka duhet, pavarėsisht se a mundet. Hasanizim do tė thotė tė mos kesh as dje, as sot dhe as nesėr. Hasanizim do tė thotė qė kurrė tė mos vish, por tė presėsh dhe tė rrish. Hasanizim do tė thotė qė partitė nuk kanė asnjė dallim dhe qeveritė, kur ndėrrohen, nuk sjellin asnjė ndryshim. Hasanizim do tė thotė harrim. Amnezi dhe vazhdim.
Dhe Shqipėrinė nuk po e hasanizon Hasani, por fatkeqėsisht po e hasanizon Rilindja. Forca qė erdhi nė pushtet pėr tė ndryshuar Shqipėrinė. Padurimin pėr mirėqenie, skamjen dhe urinė.
Ky, pra, ėshtė fundi i shpresave pėr ēdo njeri nė Kukės. Tė votosh PD merr Hasanin. Tė votosh Rilindjen merr Hasanin. Prapė. Ta mbyllėsh nė kutinė e votimit e hap. Tė ikėsh nga qyteti tė kap. Tė ikėsh nga Shqipėria me vrap.
Tė votosh hasanizohesh njė herė. Tė mos votosh hasanizohesh dy herė. Rrugė tjetėr nuk ke. Dhe nuk duhet tė kesh. Hasan tė mos jesh, askush s’tė desh. Je i mbetur dhe i tretur pėrdhe. Je jetim, je fatkeq, je dreq. Je i mjerė, je i vrarė, je i tallur, i kallur dhe i dhjerė. Tė mos jesh Hasan nuk ėshtė nder. Tė mos jesh Hasan je guhak, je spurdhjak, je kot, je lot, s’je as nesėr as sot, s’je dot. Tė mos jesh Hasan je ****, sepse Rilindja me Hasanin e mbyll dhe me Hasanin e hap.
Ky ėshtė standardi i Rilinjdes. Kjo ėshtė forca e saj. Ky ėshtė kuti, kutia, arma, fisheku dhe baruti. Kjo ėshtė furia, fuqia, uria, oreksi dhe vuxhuti.
Unė i kuptoj si ndihen sot tė gjithė nė Kukės. Ka me siguri aty shumė burra dhe gra, tė rinj dhe pleq, tė cilėt kanė bėrė tetė vjet rresht fushatė kundėr Hasanit. Ata kanė besuar se do vinte njė ditė kur qyteti i tyre do ēhasanizohej. Tė varfėr, tė pashpresė, pa ndihmė dhe pa pushtet prisnin Rilindjen t’ua bėnte ndryshimin me tė lehtė.
Dhe kjo ditė erdhi. Por Rilindja u dha prapė Hasanin. Rilindja e hasanizoi Kukėsin dhe ky virus, me sa duket, po pėrhapet. Po zbret nga Kukėsi dhe po ēapet. Po vėrtitet, po na ndjek, na pėrndjek dhe po avitet. Tė jesh me Rilindjen do tė thotė tė jesh Hasan. Tė mos kesh as besim, as parti, as qytet, por vetėm han. Tė gjesh Rilindjen si han politik ku fut kokėn sa herė bie shi, sa herė fryn, sa herė shfryn, sa herė ka nevojė pėr reagim, sa herė s’ka dyshim, sa herė ka vrull dhe nevojė pėr ndryshim.
Pėr ēdo njeri qė kėrkon njė arsye pse ikin shqiptarėt nga Kukėsi, Hasani ėshtė pyetja dhe pėrgjigjja. Shqiptarėt nuk duan tė hasanizohen. Dhe pėr kėtė nuk kanė pse fajėsohen.
Ikin nga poshtėrimi, nga skamja, mjerimi, vazhdimi dhe mashtrimi.
Ikin dhe do ikin nga hasanizimi.