Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Ben Blushi socialistëve: A e dini që Rama bën deputetë vetëm ata që vrasin e vjedhin?

    EKSKLUZIVE/ Ben Blushi, letër të hapur socialistëve me 120 pyetje: E dini që njerëzit mendojnë se në Kuvend hyn vetëm nëse vret ose vjedh?

    UPDATE/ Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi boton sot në gazetën “Panorama” një letër të hapur për të gjithë socialistët, duke treguar arsyet pse ai duhet të flasë dhe të thotë të vërtetat që e shqetësojnë nga qeverisja e të majtës.

    Përmes disa pyetjeve drejtuar çdo socialisti, Blushi shprehet se qeveria në rrugën e saj është e mbushur me padrejtësi, të cilat i etiketon si reforma.

    Përmes shifrave, deputeti socialist jep të dhënat aktuale për papunësinë, për borxhin publik, shëndetësinë falas, ikjet masive jashtë shtetit për një të ardhme ndryshe, duke i krahasuar ato me premtimet e bujshme që kjo maxhorancë bëri në 2013, duke marrë si besim 1 milion vota.

    Pa e kursyer ironinë dhe paradoksin, Blushi tregon realitetin e përfaqësuesve të popullit në Parlamentin e Shqipërisë, ku sipas tij, nëse vret dhe vjedh të jep bonuse për t’u bërë deputet, e nëse shkruan libra, cilësohesh si parazit.

    Duke etiketuar qeverinë Rama si qeveri që kujdeset më shumë me fasadat dhe jo me rritjen e ekonomisë së vendit, Blushi ngre këtë pyetje: A e di se nuk ka më asnjë qeveri në botë që financon pishina, kulla, trena turistikë, pista patinazhi, stadiume dhe ishuj mbi lumenj?

    A e di ti se pudra e fytyrës kushton më shumë se e vërteta e pasqyrës?”, pyet Blushi, duke përfunduar po me pyetjen nëse është më mirë të heshtësh apo të flasësh përpara këtij realiteti?

    BEN BLUSHI

    Një socialist më pyeste këto ditë se pse shkruaj dhe pse flas. Duke e mirëkuptuar, dua t’i përgjigjem.
    I nderuar mik, Bota ka disa mijëra vjet që lufton për të zgjidhur dilemën mes fytyrës dhe pasqyrës. Me pak fjalë, shumica e mendjeve të hapura dhe popujve të civilizuar kanë ecur përpara përmes të vërtetës. Kur e vërteta nuk thuhet, kur fshihet dhe deformohet, popujt nuk ecin përpara.

    E vërteta është busulla e popujve. Për të vërtetën ka pasur njerëz që kanë shkuar në turrën e druve. Ata janë djegur, por e vërteta jo. Ajo ka mbetur dhe sot na ndriçon rrugën edhe kur rrugë nuk ka. Historia jonë dëshmon se ne kemi pasur një marrëdhënie të shtrembër me të vërtetën.

    Me pak fjalë, sa herë që nuk na ka pëlqyer e vërteta e fytyrës, ne ia kemi hedhur fajin pasqyrës. Ende këtu jemi. Jemi duke thyer pasqyrën për të mbrojtur fytyrën. Unë këtë nuk e pranoj. Unë nuk besoj se fuqia e fytyrës është t’i shpëtojë pasqyrës.

    Dua që ta detyroj fytyrën të shohë pasqyrën. Siç është. Megjithatë, meqenëse më pyet, edhe unë dua të të pyes për sa më poshtë:

    A e di se qysh se kemi ardhur në pushtet, në Partinë Socialiste nuk ka më zgjedhje?

    A e di se kryetari i partisë ka një mandat unik gjashtëvjeçar, ndërkohë që sipas rregullit mandati duhet të ishte katër vjet?

    A e di se pse i janë shtuar edhe dy vjet?

    A di gjë se kush dhe pse vendosi kështu?

    A e di se edhe në kohën e Partisë së Punës zgjedhjet bëheshin një herë në katër vjet?

    A e di se nuk ka më asnjë parti në Europë që nuk bën zgjedhje?

    A e di se sipas statutit të partisë sonë, Asambleja Kombëtare duhet të mblidhet një herë në tre muaj?

    A e di se Kryesia duhet të mblidhet një herë në muaj?

    A e di se asnjë kandidat për kryetar bashkie nuk kalon pa vendim Kryesie?

    A e di se asnjëra nga këto nuk ka ndodhur prej dy vitesh dhe kjo jo për faj të pasqyrës, por për faj të fytyrës?

    A e di se çdo vendim që merret në Partinë Socialiste, nuk është më kolegjial, por vetëm personal?

    A di se ne erdhëm në pushtet duke premtuar 300 mijë vende pune?

    A e di se sipas shifrave zyrtare papunësia është shtuar me 7 për qind?

    A e di se Shqipëria po zvogëlohet?

    A e di se çdo ditë nga Shqipëria ikën një lagje?

    A e di se çdo muaj zhduket një fshat?

    A e di se vetëm gjatë vitit të kaluar nga Shqipëria kanë ikur 46 mijë shqiptarë?

    A e di ç’do të thotë kjo?

    A e di se kjo do të thotë se një qytet si Pogradeci është zhdukur për një vit?

    A e di se këta njerëz ikin nga Shqipëria se nuk kanë punë, nuk kanë të ardhura, nuk kanë shërbimet e duhura?

    A e di se Shqipëria po shpopullohet nga të varfrit dhe kjo, përveçse cinike, është tragjike?

    A e di se kemi një qeveri të papërgjegjshme, e cila ende nuk i ka bërë thirrje kujt të mos largohet nga Shqipëria, por me pabesi thotë se fajin për eksodin e kanë qeveritë e Europës, që marrin emigrantë për të përballuar nevojat e tregut të tyre të punës?

    A e di se asgjë nuk e rrezikon më shumë një popull të vogël, sesa braktisja dhe emigracioni?

    A e di se mund të mos jemi më pas disa dekadash?

    A e di se asnjë pushtim nuk na ka bërë më shumë dëm se ky mjerim?

    A e di se lindim pothuajse po aq sa vdesim dhe se, nëse vazhdojmë kështu, do tretemi dhe do përfundojmë një grusht njerëzish?

    A e di kush do blejë dhe kush do shesë, kush do shkojë në shkollat tona, kush do i punojë tokat dhe punishtet tona, kush do i pastrojë shtëpitë, ujërat dhe ngastrat tona, nëse të gjithë ikin?

    A e di që po firojmë pak nga pak, jo se nuk kemi tokë, diell, ujë dhe ajër, por se qeverisemi keq e mos më keq?

    A e di se premtuam që do ulet çmimi i naftës, ndërkohë që sot e paguajmë naftën më shtrenjtë se çdo popull në rajon dhe më shtrenjtë se çdo popull në Europë?

    A e di se ne jemi i vetmi vend me burime nafte në rajon dhe megjithatë përfitojmë për buxhetin publik vetëm 30 për qind të asaj që duhet të përfitojmë?

    A e di se njerëzit po mbyten nga helmi aty ku ka naftë dhe ende nuk ka asnjë penalizim për ata që i mbytën?

    A e di sa kokë bagëti dhe sa hektarë tokë u përmbytën përpara një muaji?

    A e di se atë ditë shteti nuk ishte aty për t’i mbrojtur?

    A e di se sa prej tyre janë zhdëmtuar?

    A e di se bujqit e Shqipërisë kanë kostot më të larta në rajon?

    A e di se ne premtuam naftë pa akcizë për gjithë fermerët e Shqipërisë?

    A e di që jemi vendi i parë në Europë që subvencionon tregtarët dhe jo prodhuesit me një skemë që askush nuk e di si funksionon?

    A e di cilët janë tregtarët që subvencionohen dhe në cilat shifra?

    A e di se shteti ndihmon mallin dhe jo prodhimin?

    A e di se ne fituam zgjedhjet duke thënë se do ta ulim çmimin e energjisë elektrike?

    A e di se sot çmimi i energjisë është rritur për shumicën e shqiptarëve?

    A e di se sa shqiptarë të varfër janë terrorizuar, janë burgosur për shkak të faturave të papaguara?

    A e di kush konsumon me shumë energji, të varfrit për t’u ngrohur, apo të pasurit për të prodhuar?

    A e di se në Parlament po votohet një ligj që parashikon t’i sekuestrohet shtëpia atij që nuk ka paguar energjinë elektrike?

    A di ndonjë rast kur dikujt i është sekuestruar shtëpia për shkak të abuzimit, korrupsionit apo evazionit fiskal?

    A e di se duan ta votojmë këtë padrejtësi që quhet reformë?

    A e di që sot në Shqipëri nuk lejohet të ndërtosh?

    A e di qe nëse të duhet të rregullosh shtëpinë që ta përmbyti dimri apo lumi i tërbuar, duhet të marrësh leje në qeveri?

    A e di se përndryshe ky meremetim quhet ndërtim pa leje?

    A e di se rrezikon burgun nëse rregullon çatinë e prishur?

    A e di sa vende pune i ka kushtuar vendit ky centralizim asfiksues?

    A e di se nevoja për estetikë kaotike ka fshirë mijëra vende pune dhe ka falimentuar me dhjetëra biznese që jetojnë duke shitur materiale ndërtimi?

    A e di sa taksa i kemi mohuar buxhetit publik për shkak të këtij ngërçi tekanjoz?

    A e di se ne premtuam që do ta ulim borxhin publik?

    A e di se në 2 vjet kemi marrë 1 miliard dollarë borxh?

    A e di se borxhi ishte rreth 6 miliardë dollarë kur ne erdhëm në pushtet dhe sot është më shumë se 7 miliardë?

    A e di ti se ku shkon ky borxh?

    A e di se sa paguan ti dhe të gjithë ne për të shlyer një borxh që nuk e kemi krijuar vetë, por është mbledhur për shkak të mediokritetit, paaftësisë dhe abuzimit në vite?

    A e di se çdo shqiptar që lind, duhet të paguajë një borxh prej 3000 eurosh që brezat ua lënë brezave pa asnjë arsye të qenësishme?

    A e di si do ta lajmë këtë borxh?

    A e di se qeveria mendon se borxhi lahet duke marrë borxh?

    A e di shpenzimi kryesor i qeverisë është pagesa e borxhit, në vend që të ishte arsimi, shëndetësia, pagat, pensionet dhe shërbimet publike?

    A e di se sot shqiptarët konsumojmë më pak se një vit më parë?

    A e di se sa janë shtuar listat e mëshirës në dyqanet e Shqipërisë?

    A e di sa fëmijë nuk blejnë dot libra dhe fletore, megjithëse u tha se ato do ishin falas?

    A e di se të varfrit sot marrin më pak ndihmë nga shteti i tyre?

    A e di se numri i atyre që marrin asistencë sociale është reduktuar me 30 për qind?

    A e di ku kanë shkuar tepricat e këtij kursimi?

    A e di se këto kursime kanë shkuar për të trukuar fytyrën në mënyrë që të gënjejnë pasqyrën?

    A e di se asnjë lek nga fondet që i janë hequr skemës së asistencës për të varfrit nuk ka shkuar për shkolla, për spitale, për rrugë, për subvencionim të punësimit apo të produkteve bujqësore?

    A e di se nuk ka mbaruar asnjë rrugë në këta dy vjet?

    A e di se premtimi kryesor i qeverisë në një qytet bregdetar është një pishinë publike?

    A e di se nuk ka më asnjë qeveri në botë që financon pishina, kulla, trena turistikë, pista patinazhi, stadiume dhe ishuj mbi lumenj?

    A e di ti se pudra e fytyrës kushton më shumë se e vërteta e pasqyrës?
    A e di se ekonomia jonë po prodhon çdo dite e më pak?

    A e di se rritja ekonomike gjatë vitit të shkuar duhet të ishte 2. 2 për qind dhe në fakt ajo ishte 1.7 për qind?

    A e di se shpenzimet për të mbajtur në këmbë administratën janë rritur me gati 15 për qind, ndërkohë që duhej të ishte e kundërta?

    A e di se shteti po mbledh mesatarisht 20 për qind të ardhura më pak si pasojë e rënies së ekonomisë, rënies së tregtisë dhe konsumit?

    A e di se dy vjet më parë morëm një kompani të huaj për të na i shtuar të ardhurat në dogana dhe për ta favorizuar atë që duhej të punonte kundër favorizimit, i hoqëm TVSH?

    A e di se kjo kompani nuk ka sjellë asnjë lek shtesë në të ardhurat tona?

    A e di se nuk ia kemi hequr TVSH asnjë investimi të huaj, asnjë të varfri, asnjë të mjeri, që blen gjithçka më shtrenjtë se dy vjet më parë?

    A e di që premtuam shëndetësinë falas?

    A e di se sa është shtrenjtuar kostoja e shëndetit?

    A e di se shteti duke braktisur spitalet publike po favorizon spitalet private, të cilat nuk i detyron të njohin kontributet e sigurimeve shëndetësore që i paguajmë që nga lindja?

    A e di se qeveria parashikon të shpërndajë taksat tona për të favorizuar universitetet private?

    A e di se të paktën 5000 fëmijë ikin çdo vit nga Shqipëria për të mësuar në Europë dhe shteti nuk u kthen familjeve të tyre asnjë lek nga taksat që ata kanë pagur për arsimin?

    A e di se ne nuk ia paguajmë më transportin mësuesve që shkojnë në fshatra?

    A e di sa i kushton një familjeje shkolla e fëmijës që është 10 km larg çdo ditë, në dimër dhe në verë?

    A e di se kemi fëmijët më të paarsimuar në rajon dhe se investojmë më pak se kushdo tjetër për shkollat?

    A e di se kur erdhëm në pushtet u tha se të gjithë arsimtarët dhe mjekët e Shqipërisë do merren me konkurs?

    A e di se këto konkurse nuk prodhuan asnjë ditë më shumë cilësi, më shumë barazi, më shumë transparencë për administratën tonë?

    A e di se nëse është e vërtetë se mësuesit merren në punë me konkurs, asnjë nga drejtuesit e pasurive publike, përfshi naftën, energjinë, telekomunikacionet dhe të tjera nuk është marrë me konkurs?

    A e di se drejtuesit e pasurive publike janë zgjedhur me shoqëri dhe pa asnjë kriter cilësie apo merite?

    A e di se kush është futur në Parlamentin e Shqipërisë?

    A e di se shqiptaret mendojnë se në Parlament mund të hysh vetëm nëse vret, nëse vjedh, nëse je i pashkollë apo nëse je i pasur?

    A e di se në Parlamentin tonë po të vrasësh quhet punë, kurse të bësh një libër quhet dembelizëm i ushqyer me taksa?

    A e di kush i futi vrasësit në Parlament?

    A e di pse i futi?

    A e di që e dinte kur i futi?

    A e di që partitë e atyre qe vranë janë ende në aleancë me ne?

    A e di që, nëse duhet të kandidosh për deputet apo kryetar bashkie, pyetja e parë që bëhet është sa lekë ke?

    Sa vota do blesh?

    Sa të varfër do ushqesh me miell dhe vaj ditën e zgjedhjeve?

    A e di që të pasurit vetëm zgjidhen kurse të varfrit vetëm zgjedhin?

    A e di se kjo ndodh vetëm me parlamentet e atyre vendeve, partitë e të cilave nuk bëjnë zgjedhje?

    A e di se po të jesh deputet, mund t’i kalosh policisë me një trafikant në makinë, ndërsa po të jesh i varfër nuk të presin sa ta paguash faturën minimale se përfundon në burg?

    A ke parë ndonjë të pasur në burgjet tona?

    A e di se dhe administratat e burgjeve po ndahen mes partive në koalicion?

    A e di se dhe të burgosurit po ndahen mes partive tona?

    A e di se propozimi i vetëm ekonomik që është bërë në këta dy vjet, është legalizimi i kanabisit që, nëse ndodh, mund ta kriminalizojë ekonominë dhe mund të dëmtojë me mijëra të rinj, duke i shtyrë në një hutim kolektiv?

    A e di se 1 milion votat që morëm në qershorin e vitit 2013, sot me sa duket nuk dalin?

    A e di që kemi marrë në koalicion të gjitha partitë që ishin në qeveri deri në qershorin e kaluar?

    A e di se administrata publike është një plaçkë që ndahet çdo ditë mes partive dhe prandaj kemi administratën më të degraduar dhe më mediokre të Europës?

    A e di, i dashur mik, se të gjitha sa thashë janë vendime personale?

    A e di se askush nuk është pyetur për sa më sipër, por përkundrazi, të gjithë janë detyruar të mbrojnë fytyrën për të ndëshkuar pasqyrën?

    A e kupton atëherë pse flas?

    A mendon akoma se është më mirë të mos flas?

    A beson se dëmtoj më shumë kur hesht apo kur flas?

    A e kupton tani kush i bën më shumë dëm Shqipërisë?

    Fytyra apo pasqyra?

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-04-2015 më 10:47

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ben Blushi socialistëve: A e dini që Rama bën deputetë vetëm ata që vrasin e vje

    Letra e hapur, Balla sulmon Blushin: Hedh blozë ndaj PS-së. 90% e pyetjeve, gënjeshtra

    Emri:  Balla-dhe-Blushi_1.jpg

Shikime: 399

Madhësia:  102.1 KB

    Pas letrës së publikuar në shtyp nga Ben Blushi, ku përmes 120 pyetjeve u drejtohej socialistëve, duke renditur dëshmtimet dhe premtimet e pambajtura të qeverisë Rama, ka reaguar menjëherë nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.

    Ky i fundit, përmes një postimi të gjatë në profilin e tij në “Facebook”, ka sulmuar Blushin se po bën lojën e Berishës, pasi sipas tij, “90% e pyetjeve të ngritura, janë akuza të dëgjuara çdo ditë nga ish-kryeministri demokrat”.

    Balla shkruan se në letrën e hapur të kolegut të tij, ka dhe gënjeshtra që duan të prishin imzhin e mirë të qeverisë”.

    Reagimi i Ballës në FB për letrën e Blushit

    “Te dashur miq,

    E pashe letrën e hapur të Blushit per nje socialist qe mund te isha dhe une. Ben Blushi na ka mesuar me zakonin e tij qe na del kunder kur mendon se prish me shume pune. Me ate leter i drejtohej socialisteve per te thelluar nje sulm te nisur ndaj qeverise sone ne prag te fushates elektorale. Kishte mbledhur te gjitha pikepyetjet e jetes se vet politike dhe kërkonte llogari per ato nga qeveria jone që si ka mbushur akoma dy vjet. 90 perqind te pyetjeve qe kishte rreshtuar Blushi, i kemi degjuar perdite ne forme akuzash nga Saliu. Nje tufe problemesh te mbartura 25 vjet dhe nje tufe genjeshtrash te lidhura bashke me problemet, per ta bere sa me bloze imazhin e qeverise.

    Po ndryshe nga Saliu, bloza e Blushit shtrihet edhe mbi imazhin e Partise Socialiste. Mirepo sa i perket demokracisë në Partinë Socialiste, Blushi është shembulli më kuptimplote që ajo jo vetëm egziston, por ka mberritur ne nje standard rekord! Sepse nuk ka parti demokratike qe te arrije të pranoje sic po bejme ne në fillim të një fushate, qe kundërshtari kryesor mediatik të mos jetë kundershtari politik, por një anetar i kryesise se PS. Nuk e di cfare mendon kush e degjon Blushin kur flet per partine dhe nuk e njeh se si sillet ne parti. Po ne qe kemi vite qe jemi bashke me te dhe qe e kemi respektuar gjithmone me shume se çna ka respektuar, e kemi kollaj ta kuptojme se pse Ben Blushi nuk pranon dot asnje rezultat te qeverise sone.

    Prandaj 90 për qind e pyetjeve të Blushit nuk kane lidhje me të vërtetën dhe jane jo vetem plot me spekullime po dhe me shifrat e rreme te Saliut! Sepse Blushi kaq shume nuk e do suksesin e ketij mandati sa nuk i ben pershtypje fare qe i versulet shokeve te tij me gjuhen e Saliut. Mjaft te shikosh se si flet per emigracionin per te mos gjetur dot asnje dallim mes tij dhe Saliut. Një kujë të tillë për shqiptarët që faktikisht emigrojnë në shifra kostante për gati 24 vjet, mund ta kemi dëgjuar vetëm në mitingun e Korrikut 1990 për ata që iknin nga Shqipëria në ambasada. Nderkohe qe sic e tha fare qarte analisti serioz Gabriel Partosh, kjo nuk është as nje situate alarmanete dhe as ndonjë fenomen braktisjeje i vendit, por vetem nje ndodhi ne kufijt e një lëvizje të lirë të shtuar, që ka shoqeruar te gjitha vendet ish-komuniste ne keto 25 vjet.

    Njesoj si Saliu flet Blushi edhe per varferine, ndihmen ekonomike, borxhin publik, reformen në arsim, shëndetësi, reformen e pensioneve dhe te administrates. Helm e vrer spekullimesh te pastra politike. Ne pastrimet e territorit, në mbledhjen e detyrimeve të energjisë elektrike, apo luftën kundër ndërtimeve pa leje Blushi shikon vetem zi njesoj si Saliu! Po shyqyr qe njerezit e kane kuptuar mire se ne kete pjese te pare te mandatit po behen reformat më të mëdha që ndonjë qeveri ka ndërmarrë këto 25 vjet. Natyrisht qe cmimi I këtyre reformave është I dhimshëm dhe ne kemi qene gjithnje te gatshem t’i dëgjojme dhe ti mbeshtesim me masa ligjore ata që preken nga këto reforma. Por s’kemi cfare t’i bejme atyre që janë të dëshpëruar pse bëhen këto reforma dhe me thene te drejten as gjithe PD-ja nuk më është dukur kaq e dëshpëruar sa Blushi në këtë pikë. Edhe ata kur i degjon ne kafen e parlamentit i pranojnë te pakten pjesërisht këto reforma.

    Prandaj letra per socialistin s’ka asnje lidhje me hallet e socialisteve po ishte nje sulm total ndaj Partise Socialiste ne prag të një fushate elektorale ku Blushi jep nje alarm fallco kunder reformave te qeverise sone”.

    Shqip

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ben Blushi socialistëve: A e dini që Rama bën deputetë vetëm ata që vrasin e vje

    Letra e hapur e Blushit, Braçe: Duhet punë! Puna është e vërtetë, të tjerat janë llafe

    TIRANË-Deputeti Erion Bracec ka reaguar sot lidhur me letrëne hapur që deputeti Ben Blushi u drejtonte socialistëve. Në një postim në facebook Barçe shkruan se e vërteta është jetike por nuk mund të personalizohet. Ai mohon që rritja ekonomike në vend është 1,7% siç thot Blushi në letrën e hapur.

    POSTIMI I PLOTË

    GENJESHTRA TE VERTETA!!
    Une bie dakord, e verteta eshte jetike!!
    E verteta nuk mund te personalizohet!!
    E verteta eshte unike; nuk mund te kete nje te vertete te ndare per secilin me vete.
    Faktet e bejne nje te vertete unike!
    Por ne ane tjeter, faktet na ndihmojne te dallojme “genjeshtra te verteta”!
    Shikoni;

    dje ju thashe se lufta per pushtet nuk eshte interesi im.
    Por edhe pse kurre nuk u perfshiva ne nje “lufte te piste”, e di fort mire se produkti i nje lufte te tille nuk eshte “idea me e mire, idea fituese”, “propozimi me i mire, propozimi fitues”, por “uni” i dikujt qe e ka demtuar pa diskutim shenjestren e tij.
    Sot, prej mengjesi, si socialist (as si deputet e as si drejtues ne kuvend),
    kam perballe nje mori pyetjesh qe me ftojne tu pergjigjem.
    Pyetjet si rregull ndertohen per te lene lirine e nje pergjigjeje.
    Pyetjet nuk dhunojne, as te ftojne te heshtesh;
    pyetjet kurre nuk vendosin kufij per pergjigjen, pra ti duhet te pergjigjesh por detyrimisht duke pranuar per te vertete te dhenat qe perbejne pyetjen.
    Thene kete dua te bej te qarte se “marredhenia me te verteten” kerkon patjeter lirine per te thene te verteten.

    Kete dua te bej!!
    Per ti futur pyetjet ne nje rend logjik, pra per tja hequr si thelb sofizmit politik dhe per ti sjelle ne funksion te argumentave, po rendis keshtu:
    Se pari, ekonomia dhe rritja e saj;
    nuk eshte e vertete qe rritja ekonomike per vitin 2014 eshte 1.7%, ndaj nuk eshte e vertete qe po prodhohet me pak!!
    Instat njoftoi jave me pare se nje nga treguesit e rendesishem qe vlen per te treguar “rritjen ekonomike”, vlera e shtuar bruto u rrit ne fund te vitit 2014 ne 1.89%!! Kjo eshte dyshemeja per “rritjen ekonomike” dhe natyrisht eshte me e madhe se 1.7%.
    Ky eshte fakt i publikuar dhe i pranuar zyrtarisht! Padije apo genjeshter?
    Se dyti, punesimi, papunesia e lidhur me ekonomine;
    nuk eshte e vertete se sipas shifrave zyrtare papunesia eshte shtuar me 7%!
    Instat me burim anketen e forcave te punes njoftoi ne kohe se:
    Shkalla e papunesise ne moshen nga 15-64 vjec ne vitin 2013 ishte 16.4%, ne vitin 2014 ishte 17.9% (ne tremujorin e katert te 2014 ishte 18%)
    Shume larg nga genjeshtra me “papunesi te rritur me 7%”.

    Ne ane tjeter ka edhe nje tregues tjeter shume te rendesishem, punesimi.
    Instat me burim anketen e forcave te punes njoftoi ne kohe se:
    Shkalla e punesimit ne moshen 15-64 vjec ne vitin 2013 ishte 49.9%, ne vitin 2014 ishte 50.5% (ne tremujorin e katert te 2014 ishte 52.1%)
    Ky eshte fakt i publikuar dhe pranuar zyrtarisht! Padije apo genjeshter?
    Per te qene i ndershem sepse ju kam thene, nuk kam asnje interes pushteti dhe si i tille nuk dua kurre te genjej kend;
    Ka dhe nje tregues tjeter, nuk bazohet ne anketen e forcave te punes por ne censusin e vitit 2011 dhe papunesia e deklaruar sipas tij ishte 29.4%!!

    Se treti, konsumi i lidhur ngushte me ekonomine dhe punesimin;
    nuk eshte e vertete se tregtia dhe konsumi kane rene!
    Tregtia me pakice eshte indikatori me i rendesishem per te treguar konsumin.
    Instat njoftoi ne kohe se ne tremujorin e pare te vitit 2014 indeksi i tregtise me pakice ishte 112.8, ne te dytin 120.5, ne te tretin 130.8 dhe ne te katertin ky indeks u rrit ne 134.3!!
    Me tej, indeksi i tregtise me pakice ne tremujorin e katert te vitit 2013 ishte 129.0 nderkohe qe ne tremujorin e fundit te 2014 u rrit ne 134.3.
    Rritja nuk eshte kurre renie.
    Ky eshte fakt i publikuar dhe pranuar zyrtarisht! Padije apo genjeshter?
    Se katerti, inflacioni i lidhur ngushte me konsumin dhe ekonomine;
    une nuk e di nese kur afirmohet ne nje pyetje se ne kete vend blihet me shtrenjte se dy vite me pare, behet fjale per inflacionin apo jo?!
    Por duhet te dihet nje gje;

    qe nga viti 1991 inflacioni eshte ne rritje, vit per vit, edhe pse ka periudha te gjata deri ne nje vit qe mallra e sherbime kane ndryshim ne cmimet e tyre, here ne renie e here ne rritje ne krahasim me periudha te ndryshme; nafta per momentin eshte shembulli.
    Ashtu sic renia e inflacionit eshte treguesi qe paralajmeron edhe deflacionin dhe i kombinuar me konsumin-renien e tij, do te ishte fatal.
    E dine te gjithe kete fakt, sofizmi me te nuk vlen. Padije apo genjeshter?
    Se pesti, cmimi i energjise elektrike;
    nuk eshte e vertete se cmimi i energjise elektrike eshte rritur per shumicen e shqiptareve!
    Po i referohem shkarazi shifrave ne vendimet ne vite te entit regullator te energjise per cmimin e rregulluar te energjise elektrike per familjaret:
    Ne vitin 2005, cmimi mesatar i energjise elektrike per familjaret ishte 5.4 leke per kë, ne 2006 u rrit duke u unifikuar ne 7 leke per kë, ne 2008 u rrit duke shkuar ne 8.2 leke per kë, ne 2009 u rrit serish duke shkuar ne 9.7 leke per kë; vendimi i fundit eshte i pari qe thyen kete trend rrites, duke vendosur cmimin prej 9.5 lekesh.

    Ne ane tjeter;
    operacioni per mbledhjen ligjore te faturave te energjise elektrike por edhe cmimi i ri i unifikuar, ka sjelle nje te dhene qe i jep fund abuzimit edhe ne kete pike:
    70% e konsumatoreve familjare te energjise jane matur me konsum mbi 300 kë, kufi mbi te cilin prekja nga cmimi i energjise eshte nga minimal deri ne negativ-pra duke njohur ulje ne vleren e fatures se energjise.
    Pertej ketij fakti,
    eshte buxhetuar nje shifer prej 1.6 miliard lekesh-670 leke per kryefamiljar qe mbron pjesen me te madhe te te varferve qe konsumojne nen 300 kë.
    Edhe ky fakt eshte i publikuar dhe njohur zyrtarisht! Padije apo genjeshter?
    Se gjashti;
    nuk eshte e vertete qe ne paguajme naften me te shtrenjte ne evrope!!
    Nuk ka ndodhur asnjehere.
    Eshte e thjeshte; dy seanca me pare ne kuvend kam lexuar nje per nje vende te rajonit dhe evropes te cilat kane akcizen me te larte se ne, tvsh me te larte se ne dhe natyrisht cmimet me te larta se ne per naften dhe benzinen.
    Ky fakt eshte i publikuar dhe njohur zyrtarisht, dokumentat gjenden lehtesisht ne kuvend! Padije apo genjeshter?
    Se shtati;
    nuk eshte e vertete qe qeveria ne bujqesi subvencionon tregtaret dhe jo prodhuesit!!
    Eshte bere me ligj ne kuvend, e kemi bere ne gjate legjislatures sone dhe skema eshte e thjeshte dhe e qarte:
    per cdo 100 leke prodhim, ne i japim prodhuesit 20 leke!!
    Nuk ka perse ngaterrohet kush, prodhuesi, domethene bujku kur dorezon mallin tek grumbulluesi duhet te faturoje 120 leke per cdo 100 leke produkt te tij. Shteti kompeson grumbulluesin per 20 lekeshin qe ai duhet ti jape prodhuesit.

    Ta leme ketu, nuk dua ta shtyj me tej debatin “kutia eshte ambalazh apo ambalazhi ka formen e kutise”, sepse eshte njesoj me te dhe debati i ri “ndihmohet malli apo prodhimi”; malli del nga prodhimi.
    Ky fakt eshte i publikuar dhe njohur zyrtarisht! Padije apo genjeshter?
    Se teti;
    nuk eshte e vertete qe lindim pothuajse po aq sa vdesim!!
    Instat ka publikuar ne kohe shifrat edhe per kete shqetesim;
    Ne vitin 2011 linden 34 258 dhe vdiqen 20 012 shqiptare, ne 2012 linden 35 473 dhe vdiqen 20 870 shqiptare, ne 2013 linden 35 750 dhe vdiqen 20 442 shqiptare, ne 2014 linden 35 760 dhe vdiqen 20 656 shqiptare!!
    Pothuajse njesoj duken?
    Ky fakt eshte i publikuar dhe njohur zyrtarisht! Padije apo genjeshter?
    Se nenti,
    nuk eshte e vertete qe kemi gjetur stokun e borxhit 6 miliard dollare!! Asnjehere!!
    Egzakt, stoku i borxhit, atij legalit dhe ilegalit qe vec me ndryshimin e qeverise u njoh zyrtarisht eshte shume me i madh.
    Ne fund te 2013-tes stoku i borxhit ishte 884 miliard leke dhe kjo shume nuk ben kurre 6 miliard dollare, as me kursin e 2013-tes e as me kursin aktual.
    Pooo ka ardhur ne rritje nese e shikon numerikisht, por qartesisht ka ndodhur thjesht legalizimi i borxhit te fshehte.

    Dhe nuk ishte ky problemi i vetem.
    Borxhi nuk krijohet ne nje dite, as ne nje vit, bartet dhe jo vetem si principal por bashke me interesat.
    Nuk di nese dikush e di qe borxhi i marre deri me sot ka qene me interesa llahtar te larta, me lart se tregu ne disa raste dhe teresisht prej korrupsionit;
    kete barre te tmerrshme po paguajme sot si kosto e sherbimit te borxhit-interesat zeri buxhetor!!
    Por ne ane tjeter nuk mund te rri dhe pa i thene dy fjale te tjera;
    ky eshte viti i pare ku thyhet trendi i rritjes se borxhit, madje eshte viti i pare kur borxhi synohet te ulet me 0.4 pike perqindje kundrejt gdp.
    Mbi kete fakt, duhet te jete e qarte se borxhi ne kete vit, po merret me interesat me te ulta qe kane egzistuar ndonjehere, madje ne tregjet nderkombetare per te lene hapesiren jetike ne bankat vendese per kreditimin e sipermarrjes vendase.

    E ardhme quhet!!
    Dhe ne nuk po leme per te ardhmen koston e borxhit qe te tjeret lane per ne vit per vit.
    Ne ane tjeter, e lidhur me ceshtjen e investimeve dhe perdorimin e borxhit, dua te vecoj:
    Se pari,
    deficiti primar qe deshmon tendencen e borxhit publik eshte ngushtuar dukshem gjate vitit 2014 dhe natyrisht reflekton tendencen per te ulur borxhin; pa shifren e larte te shlyerjes se detyrimeve te prapambetura do ishte teresisht ne terren pozitiv
    Se dyti,
    kursimi publik eshte ne terma teresisht pozitiv qe deshmon qarte se nuk eshte marre borxh vecse per llogarine kapitale, investimet; keshtu ishte ne 2014 dhe keshtu synohet te jete edhe kete vit.
    E ardhme quhet!!
    Dhe ne borxhin po e perdorim per te investuar per te ardhmen.
    Ne fund;
    nuk eshte e vertete qe ne nuk i paguajme mesuesve koston e transportit!!
    Eshte e buxhetuar dhe kjo dhe paguhet; rregulli eshte qe ne distanca nga 5-15 kilometra ne paguajme koston e transportit te cdo mesuesi.
    Nuk eshte e vertete qe kostoja e kujdesit per shendetin eshte rritur.
    Kostoja e shendetit ka rene. Provohet nga raportimet e instat. Vetem shpenzimet per barnat jane pakesuar me 32 % apo me rreth 70 milione dollare ne vit. Mjafton te pyesesh kedo-nga prinderit ne shtepi deri tek i fundit qe shkon ne farmaci. Nderkohe qe lista e rimbursimit eshte shtuar me 85 barna nga te cilat perfitojne 150 mije shqiptare.

    Edhe keto jane fakte te publikuara dhe njohura zyrtarisht.
    Padije apo genjeshter?
    Po e le me kaq!!
    Pertej se gjithash, a ka probleme ne kete vend?
    Padiskutim! Madje te medha, per kategori sociale dhe sipermarrjen, punetoret dhe studentet, me ndikim mbi ekonomine dhe familjet.
    Per to duhet te mendojme, ato duhet te zgjidhim.
    Nuk e vecova me larte si genjeshter afirmimin se ne nuk kemi perjashtuar nga tvsh asnje investitor, por dua ta them:
    ne kemi perjashtuar nga tvsh investimin ne makineri e paisje!!
    Dhe kjo eshte nje zgjidhje.

    Edhe prej saj, investimet private po shkojne drejt prodhimit, duke i anashkaluar sherbimet me ne fund.
    Duhet pune!! Puna eshte e vertete, te tjerat jane llafe!!

    (a.n/BalkanWeb)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Ben Blushi socialistëve: A e dini që Rama bën deputetë vetëm ata që vrasin e vje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    shume genjeshtra ne cdo rresht.
    E para - INSTAT genjen dhe raporton shifra fiktive ne dobi te marketingut te qeverise.(padije apo genjeshter? )
    E dyta - per makinerite dhe pajisjet e prodhimit u fut pikerisht kete vit pagesa e doganes qe ishte hequr prej vitesh, dhe dogana te keput ne mes per keto makineri te kushtueshme sa te duket se po i blen dy here. (padije apo genjeshter? )
    Fatura e energjise sigurisht qe na vjen me e larte dhe une bej pjese tek 70% qe e kalojne 300 kw dhe po e njejta fature i vjen edhe Erjonit, por atij nuk ja ndjen per rritjen pasi nuk ka nxjerre ndonjehere leke me djerse.(padije apo genjeshter? )
    nuk po i hyj analizes me tej dhe nuk dua te shaj ketu te majtet per te ngritur te djathtet, (ne fakt jam i zhgenjyer prej te dy paleve), por Erjonka dhe te tjeret te mos mendoje se po tallen me intelektin e njerezve.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ben Blushi socialistëve: A e dini që Rama bën deputetë vetëm ata që vrasin e vje

    Po na ka gjetur hall i madh ne socialistave ore! Nuk na e duan Qeverine e Rilindjes as keta tanet, pale Berishat e Bashat qe nuk na e duan.

    Po mire Berishes qe i fusim nje te sharre se eshte demokrat e dalim nga situata. Po ketij te birit te shokut Kico cfare ti bejme qe na ia numeron Qeverise se Rilindjes te ligat tek e tek pa i dridhur sqepi?!

    Hall i madh na ka zene o shoke socialiste!

    Mos punon edhe ky me Berishen mo, apo mos i eshte prishur mendja duke lexuar kete forumin shqiptar gjithe diten?!

    Albo

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ben Blushi socialistëve: A e dini që Rama bën deputetë vetëm ata që vrasin e vje

    Deputetet behen nga vota e popullit dhe jo nga Rama
    Rama nuk jep "licenca"deputetesh,por ua jep populli me vote.
    Blushi ja fut kot,eshte komplet kaos me 100 pyetje dhe
    perrallat e pasqyres.Ketyre robve u mungon fokusi dhe jane hedhur ne
    nje fushate denigrimi dhe cmire ndaj Rames partise se tij dhe qeverise,
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Ben Blushi socialistëve: A e dini që Rama bën deputetë vetëm ata që vrasin e vje

    Leter nje socialisti

    Ben Blushi

    Një socialist më pyeste këto ditë se pse shkruaj dhe pse flas. Duke e mirëkuptuar, dua t’i përgjigjem.

    I nderuar mik:

    Bota ka disa mijëra vjet që lufton për të zgjidhur dilemën mes fytyrës dhe pasqyrës. Me pak fjalë, shumica e mendjeve të hapura dhe popujve të civilizuar kanë ecur përpara përmes të vërtetës. Kur e vërteta nuk thuhet, kur fshihet dhe deformohet, popujt nuk ecin përpara. E vërteta është busulla e popujve. Për të vërtetën ka pasur njerëz që kanë shkuar në turrën e druve. Ata janë djegur, por e vërteta jo. Ajo ka mbetur dhe sot na ndriçon rrugën edhe kur rrugë nuk ka. Historia jonë dëshmon se ne kemi pasur një marrëdhënie të shtrembër me të vërtetën. Me pak fjalë, sa herë që nuk na ka pëlqyer e vërteta e fytyrës, ne ia kemi hedhur fajin pasqyrës. Ende këtu jemi. Jemi duke thyer pasqyrën për të mbrojtur fytyrën. Unë këtë nuk e pranoj. Unë nuk besoj se fuqia e fytyrës është t’i shpëtojë pasqyrës. Dua që ta detyroj fytyrën të shohë pasqyrën siç është.

    Megjithatë, meqenëse më pyet, edhe unë dua të të pyes për sa më poshtë:

    A e di se qysh se kemi ardhur në pushtet, në Partinë Socialiste nuk ka më zgjedhje? A e di se kryetari i partisë ka një mandat unik gjashtëvjeçar, ndërkohë që sipas rregullit mandati duhet të ishte katër vjet? A e di se pse i janë shtuar edhe dy vjet? A di gjë se kush dhe pse vendosi kështu? A e di se edhe në kohën e Partisë së Punës zgjedhjet bëheshin një herë në katër vjet? A e di se nuk ka më asnjë parti në Europë që nuk bën zgjedhje? A e di se sipas statutit të partisë sonë, Asambleja Kombëtare duhet të mblidhet një herë në tre muaj? A e di se Kryesia duhet të mblidhet një herë në muaj? A e di se asnjë kandidat për kryetar bashkie nuk kalon pa vendim Kryesie? A e di se asnjëra nga këto nuk ka ndodhur prej dy vitesh dhe kjo jo për faj të pasqyrës, por për faj të fytyrës? A e di se çdo vendim që merret në Partinë Socialiste, nuk është më kolegjial, por vetëm personal?

    A di se ne erdhëm në pushtet duke premtuar 300 mijë vende pune? A e di se sipas shifrave zyrtare papunësia është shtuar me 7 për qind? A e di se Shqipëria po zvogëlohet? A e di se çdo ditë nga Shqipëria ikën një lagje? A e di se çdo muaj zhduket një fshat? A e di se vetëm gjatë vitit të kaluar nga Shqipëria kanë ikur 46 mijë shqiptarë? A e di ç’do të thotë kjo? A e di se kjo do të thotë se një qytet si Pogradeci është zhdukur për një vit? A e di se këta njerëz ikin nga Shqipëria se nuk kanë punë, nuk kanë të ardhura, nuk kanë shërbimet e duhura? A e di se Shqipëria po shpopullohet nga të varfrit dhe kjo, përveçse cinike, është tragjike? A e di se kemi një qeveri të papërgjegjshme, e cila ende nuk i ka bërë thirrje kujt të mos largohet nga Shqipëria, por me pabesi thotë se fajin për eksodin e kanë qeveritë e Europës, që marrin emigrantë për të përballuar nevojat e tregut të tyre të punës? A e di se asgjë nuk e rrezikon më shumë një popull të vogël, sesa braktisja dhe emigracioni? A e di se mund të mos jemi më pas disa dekadash? A e di se asnjë pushtim nuk na ka bërë më shumë dëm se ky mjerim? A e di se lindim pothuajse po aq sa vdesim dhe se, nëse vazhdojmë kështu, do tretemi dhe do përfundojmë një grusht njerëzish? A e di kush do blejë dhe kush do shesë, kush do shkojë në shkollat tona, kush do i punojë tokat dhe punishtet tona, kush do i pastrojë shtëpitë, ujërat dhe ngastrat tona, nëse të gjithë ikin? A e di që po firojmë pak nga pak, jo se nuk kemi tokë, diell, ujë dhe ajër, por se qeverisemi keq e mos më keq?

    A e di se premtuam që do ulet çmimi i naftës, ndërkohë që sot e paguajmë naftën më shtrenjtë se çdo popull në rajon dhe më shtrenjtë se çdo popull në Europë? A e di se ne jemi i vetmi vend me burime nafte në rajon dhe megjithatë përfitojmë për buxhetin publik vetëm 30 për qind të asaj që duhet të përfitojmë? A e di se njerëzit po mbyten nga helmi aty ku ka naftë dhe ende nuk ka asnjë penalizim për ata që i mbytën? A e di sa kokë bagëti dhe sa hektarë tokë u përmbytën përpara një muaji? A e di se atë ditë shteti nuk ishte aty për t’i mbrojtur? A e di se sa prej tyre janë zhdëmtuar? A e di se bujqit e Shqipërisë kanë kostot më të larta në rajon? A e di se ne premtuam naftë pa akcizë për gjithë fermerët e Shqipërisë? A e di që jemi vendi i parë në Europë që subvencionon tregtarët dhe jo prodhuesit me një skemë që askush nuk e di si funksionon? A e di cilët janë tregtarët që subvencionohen dhe në cilat shifra? A e di se shteti ndihmon mallin dhe jo prodhimin? A e di se ne fituam zgjedhjet duke thënë se do ta ulim çmimin e energjisë elektrike? A e di se sot çmimi i energjisë është rritur për shumicën e shqiptarëve? A e di se sa shqiptarë të varfër janë terrorizuar, janë burgosur për shkak të faturave të papaguara? A e di kush konsumon me shumë energji, të varfrit për t’u ngrohur, apo të pasurit për të prodhuar? A e di se në Parlament po votohet një ligj që parashikon t’i sekuestrohet shtëpia atij që nuk ka paguar energjinë elektrike? A di ndonjë rast kur dikujt i është sekuestruar shtëpia për shkak të abuzimit, korrupsionit apo evazionit fiskal? A e di se duan ta votojmë këtë padrejtësi që quhet reformë?

    A e di që sot në Shqipëri nuk lejohet të ndërtosh? A e di qe nëse të duhet të rregullosh shtëpinë që ta përmbyti dimri apo lumi i tërbuar, duhet të marrësh leje në qeveri? A e di se përndryshe ky meremetim quhet ndërtim pa leje? A e di se rrezikon burgun nëse rregullon çatinë e prishur? A e di sa vende pune i ka kushtuar vendit ky centralizim asfiksues? A e di se nevoja për estetikë kaotike ka fshirë mijëra vende pune dhe ka falimentuar me dhjetëra biznese që jetojnë duke shitur materiale ndërtimi? A e di sa taksa i kemi mohuar buxhetit publik për shkak të këtij ngërçi tekanjoz? A e di se ne premtuam që do ta ulim borxhin publik? A e di se në 2 vjet kemi marrë 1 miliard dollarë borxh? A e di se borxhi ishte rreth 6 miliardë dollarë kur ne erdhëm në pushtet dhe sot është më shumë se 7 miliardë? A e di ti se ku shkon ky borxh? A e di se sa paguan ti dhe të gjithë ne për të shlyer një borxh që nuk e kemi krijuar vetë, por është mbledhur për shkak të mediokritetit, paaftësisë dhe abuzimit në vite? A e di se çdo shqiptar që lind, duhet të paguajë një borxh prej 3000 eurosh që brezat ua lënë brezave pa asnjë arsye të qenësishme? A e di si do ta lajmë këtë borxh? A e di se qeveria mendon se borxhi lahet duke marrë borxh? A e di shpenzimi kryesor i qeverisë është pagesa e borxhit, në vend që të ishte arsimi, shëndetësia, pagat, pensionet dhe shërbimet publike?

    A e di se sot shqiptarët konsumojmë më pak se një vit më parë? A e di se sa janë shtuar listat e mëshirës në dyqanet e Shqipërisë? A e di sa fëmijë nuk blejnë dot libra dhe fletore, megjithëse u tha se ato do ishin falas? A e di se të varfrit sot marrin më pak ndihmë nga shteti i tyre? A e di se numri i atyre që marrin asistencë sociale është reduktuar me 30 për qind? A e di ku kanë shkuar tepricat e këtij kursimi? A e di se këto kursime kanë shkuar për të trukuar fytyrën në mënyrë që të gënjejnë pasqyrën? A e di se asnjë lek nga fondet që i janë hequr skemës së asistencës për të varfrit nuk ka shkuar për shkolla, për spitale, për rrugë, për subvencionim të punësimit apo të produkteve bujqësore? A e di se nuk ka mbaruar asnjë rrugë në këta dy vjet? A e di se premtimi kryesor i qeverisë në një qytet bregdetar është një pishinë publike? A e di se nuk ka më asnjë qeveri në botë që financon pishina, kulla, trena turistikë, pista patinazhi, stadiume dhe ishuj mbi lumenj? A e di ti se pudra e fytyrës kushton më shumë se e vërteta e pasqyrës?

    A e di se ekonomia jonë po prodhon çdo dite e më pak? A e di se rritja ekonomike gjatë vitit të shkuar duhet të ishte 2. 2 për qind dhe në fakt ajo ishte 1.7 për qind? A e di se shpenzimet për të mbajtur në këmbë administratën janë rritur me gati 15 për qind, ndërkohë që duhej të ishte e kundërta? A e di se shteti po mbledh mesatarisht 20 për qind të ardhura më pak si pasojë e rënies së ekonomisë, rënies së tregtisë dhe konsumit? A e di se dy vjet më parë morëm një kompani të huaj për të na i shtuar të ardhurat në dogana dhe për ta favorizuar atë që duhej të punonte kundër favorizimit, i hoqëm TVSH? A e di se kjo kompani nuk ka sjellë asnjë lek shtesë në të ardhurat tona? A e di se nuk ia kemi hequr TVSH asnjë investimi të huaj, asnjë të varfri, asnjë të mjeri, që blen gjithçka më shtrenjtë se dy vjet më parë? A e di që premtuam shëndetësinë falas? A e di se sa është shtrenjtuar kostoja e shëndetit? A e di se shteti duke braktisur spitalet publike po favorizon spitalet private, të cilat nuk i detyron të njohin kontributet e sigurimeve shëndetësore që i paguajmë që nga lindja?

    A e di se qeveria parashikon të shpërndajë taksat tona për të favorizuar universitetet private? A e di se të paktën 5000 fëmijë ikin çdo vit nga Shqipëria për të mësuar në Europë dhe shteti nuk u kthen familjeve të tyre asnjë lek nga taksat që ata kanë pagur për arsimin? A e di se ne nuk ia paguajmë më transportin mësuesve që shkojnë në fshatra? A e di sa i kushton një familjeje shkolla e fëmijës që është 10 km larg çdo ditë, në dimër dhe në verë? A e di se kemi fëmijët më të paarsimuar në rajon dhe se investojmë më pak se kushdo tjetër për shkollat? A e di se kur erdhëm në pushtet u tha se të gjithë arsimtarët dhe mjekët e Shqipërisë do merren me konkurs? A e di se këto konkurse nuk prodhuan asnjë ditë më shumë cilësi, më shumë barazi, më shumë transparencë për administratën tonë? A e di se nëse është e vërtetë se mësuesit merren në punë me konkurs, asnjë nga drejtuesit e pasurive publike, përfshi naftën, energjinë, telekomunikacionet dhe të tjera nuk është marrë me konkurs? A e di se drejtuesit e pasurive publike janë zgjedhur me shoqëri dhe pa asnjë kriter cilësie apo merite?

    A e di se kush është futur në Parlamentin e Shqipërisë? A e di se shqiptaret mendojnë se në Parlament mund të hysh vetëm nëse vret, nëse vjedh, nëse je i pashkollë apo nëse je i pasur? A e di se në Parlamentin tonë po të vrasësh quhet punë, kurse të bësh një libër quhet dembelizëm i ushqyer me taksa? A e di kush i futi vrasësit në Parlament? A e di pse i futi? A e di që e dinte kur i futi? A e di që partitë e atyre qe vranë janë ende në aleancë me ne? A e di që, nëse duhet të kandidosh për deputet apo kryetar bashkie, pyetja e parë që bëhet është sa lekë ke? Sa vota do blesh? Sa të varfër do ushqesh me miell dhe vaj ditën e zgjedhjeve? A e di që të pasurit vetëm zgjidhen kurse të varfrit vetëm zgjedhin? A e di se kjo ndodh vetëm me parlamentet e atyre vendeve, partitë e të cilave nuk bëjnë zgjedhje? A e di se po të jesh deputet, mund t’i kalosh policisë me një trafikant në makinë, ndërsa po të jesh i varfër nuk të presin sa ta paguash faturën minimale se përfundon në burg? A ke parë ndonjë të pasur në burgjet tona? A e di se dhe administratat e burgjeve po ndahen mes partive në koalicion? A e di se dhe të burgosurit po ndahen mes partive tona?

    A e di se propozimi i vetëm ekonomik që është bërë në këta dy vjet, është legalizimi i kanabisit që, nëse ndodh, mund ta kriminalizojë ekonominë dhe mund të dëmtojë me mijëra të rinj, duke i shtyrë në një hutim kolektiv? A e di se 1 milion votat që morëm në qershorin e vitit 2013, sot me sa duket nuk dalin? A e di që kemi marrë në koalicion të gjitha partitë që ishin në qeveri deri në qershorin e kaluar? A e di se administrata publike është një plaçkë që ndahet çdo ditë mes partive dhe prandaj kemi administratën më të degraduar dhe më mediokre të Europës? A e di, i dashur mik, se të gjitha sa thashë janë vendime personale? A e di se askush nuk është pyetur për sa më sipër, por përkundrazi, të gjithë janë detyruar të mbrojnë fytyrën për të ndëshkuar pasqyrën?
    A e kupton atëherë pse flas?
    A mendon akoma se është më mirë të mos flas?
    A beson se dëmtoj më shumë kur hesht apo kur flas?
    A e kupton tani kush i bën më shumë dëm Shqipërisë?
    Fytyra apo pasqyra?

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Exclamation Pergjigje per Erjon Bracen.

    E lexuam shkrimin tend me te cilin e demaskove kolaboracionistin mikro-borgjez Ben Blushi ne sy te te gjitheve. C'ka eshte per t'u duartrokitur eshte gatishmeria jote quasi-ushtarake, megjithese ti s'ja ke pertuar ndonjehere kur ka ardhur puna.
    Megjithate me ato shifrat sikur e kishe tepruar pak, dmth pak si shume. Nuk po e bejme per t'i mbrojtur krahet Blushit, por po e bejme thjesht nga mllefi. U lodhem duke iu degjuar qe na mashtroni dhe na merrni per idiote. Dhe kush..??
    A e di qe rritja ekonomike ne 2014 ka qene 1.7% dhe jo 1.89%? Natyrisht, kjo per njerezit normale te cilet besojne se BERZH eshte me i besueshem se INSTAT-i i Rames. E pra BERZH ka thene qe ne 2014 ekonomia u rrit nominalisht me 1.7%, ndersa INSTAT-i i Rames ka thene qe u rrit me 1.89%. Le ta zgjedhin vete njerezit ke te besojne ty dhe INSTAT-in apo Blushin dhe BERZH.
    Per cdo paqartesi referoju ketij linkut: http://2014.tr-ebrd.com/albania/
    A e di qe ne fillim te 2012 papunesia ka qene 13%, ndersa sot eshte 18%? Lexoji ndonjehere raportet e BSH se harrove qe paguajme nje mal me njerez pikerisht qe ti te mos flasesh 5 me poshte 5 me lart, por te jesh ekzakt. Harrove qe bere namin 4-5 muaj me pare per rrogat qe ju japim atyre te Bankes? Te pakten t'u lexojme raportet, se i paguajme si frengu pulen. http://www.bankofalbania.org/…/Rapor...609_1.p…
    Dhe kur Blushi thote qe u rrit me 7%, nuk e ka dhe aq gabim sepse 5% eshte diferenca nga 13% ne 18% dhe po te marresh parasysh qe minimalisht 2pp(%) eshte rregullimi qe i ka ardhur raportimit si pasoje e metodologjise qe perdor INSTAT (e di ti qe INSTAT gjate anketimit te kampionit konsideron si te punesuar dhe rastet kur nje individ punon vetem 1 dite gjate nje jave??), i shkon aty te 7%, madje dhe me shume.
    A e di ti qe ISSH ne dy Raporte te ndryshme, ne ate te vitit 2013 dhe 2014, ka ndryshuar qellimisht nr e kontributoreve, vetem e vetem per t'i ardhur sipas fijes Kryeministrit dhe per te treguar qe nr i te punesuarve eshte rritur me 93.000? http://www.issh.gov.al/al/raporti-vjetor/ Lexo pak aty raportin per vitin 2014 dhe ate per vitin 2013.
    Me poshte po t'i nxjerrim dhe foto te raporteve dhe shiko cfare gallate: - Ne Raportin e 2013 nr i kontributoreve per 2013 eshte 702.086 persona, ndersa ne Raportin e 2014, nr. i kontributoreve per vitin 2013 u be papritur 561.169 persona. Kjo pasi duke qene se nuk ndryshojne dot nr. e kontributoreve ne 2014, pasi ka kunderpartine e saj ne llogarite e kontabilitetit, pra eshte e reflektuar ne te ardhura, dhe duke qene se Kryeministrit i duheshin patjeter rreth 100.000 te punesuar te rinj, ia kerciten rruges me te lehte...ndryshuan te dhenat e kontribuesve ne 2013. Kjo do te thote qe nese iu referohemi te dhenave te vjetra, nr i kontributoreve ne ISSH, qe lidhet drejtperdrejte me nr e te punesuarve (pa iu referuar atyre budallalliqeve te INSTAT, me gjoja anketa me kampione, ku dikush merr 200 Leke nje dite se shkoi pagoi dritat e komshiut dhe quhet i punesuar..) i bie qe nga 2013 ne 2014 te jete ulur nr i te punesuarve me rreth 51.000 persona.
    Nje sygjerim, meqe je dhe kryetar i komisionit te ekonomise, folu pak atyre te ISSH se lane nam. Nuk ndryshohen shifrat aq trashe, aq me teper ne raporte qe mbeten te publikuara. A e di qe Eduart Shalesi, kur Rilindja ishte ne opozite, na premtoi qe ju nuk do te na genjenit kaq trashe?
    A e di ti qe ata te cilet pesuan rritje te cmimit te energjise ishin rreth 75% e konsumatoreve familjare? Dhe nuk ka pasur ndonjehere cmim 9.7 Lek/Kwh, ka pasur 7.7 Leke/Kwh deri ne 300KW. Dhe ky u be 9.5 Lek/Kwh. Pra u rrit me 24%. Dhe u goditen ata te cileve energjia u kushton me shume, te varferve. Dhe kush do ta mendonte? Ju jeni dhe te majte...
    A e di ti qe nga fondi i parashikuar, 1.6 miliarde leke per kompensimin e energjise per shtresat ne nevoje, po iken gjysma e vitit dhe nuk eshte shperndare ende asnje qindarke?
    Kjo historia e kompensimit te energjise elektrike me kujton nje histori. Eshte interesante. Ne 2013, kur u miratua Buxheti i 2014, meqenese ishte viti i pare qe mazhoranca e re miratoi nje Buxhet dhe e nisi qe ne fillim me kemben e tersit duke propozuar nje pakete fiskale me taksa te rritura, qe ta shlyente pak fajin ne syte e publikut, miratoi dhe nje fond 1.1 miliarde leke per t'ua shperndare familjeve ne nevoje per neutralizimin e efekteve te rritjes se taksave. Por nga ai i fond nuk u shpernda kurre asnje qindarke. Dhe e di kush ishte arsyeja? Sepse ata te Minstrise se Mireqenies nuk gjeten dot mundesine te conin ne Keshill te Ministrave per miratim VKM-ne me modalitetet e shperndarjes se fondit.
    Tani cfare po ndodh sivjet me fondin per kompensim. Iku gjysma e vitit dhe njerezit e shkrete s'kane marre ende asnje qindarke nga ai i flamosur fond per kompensim. E ngacmuan Ministrine e Mireqenies Sociale per kete ceshtje dhe, pavaresisht se tani ministri ka marre lejen e krijimtarise, e dha nje shpjegim me arsyen pse nuk kishte filluar shperndarja akoma. Dhe gjeje kush eshte arsyeja...
    E gjete! - Nuk eshte pergatitur ende VKM-ja. Hahaha.. Ironia ne ate ministri eshte gdhendur qe tek emri.
    A e di ti qe vertet ne Akcizen, si emertim akcize, mund ta kemi me te ulet se shume vende ne Europe, por totali i taksave indirekte akcizuese prej 67 Lek/Liter, ose 0.479 Euro/Liter per Dieselin eshte me i larte se te gjitha vendet e EU, pervec Britanise se Madhe, Italise, Hollandes, Suedise, Slovenise.
    Dhe dicka tjeter. ti e di qe ne paguajme Takse Qarkullimi edhe kur presim taksat vjetore te automjetit edhe kur blejme nafte? Thuaji Rames qe me ate arsyetimin e Takses se Qarkullimit qe paguhet tek nafta, duket sikur e ka lexuar te Wikipedia a.k.a sikur e ka blere tek tregu çam. Se mesa duket KM nuk e di qe ne paguajme Takse Qarkullimi dhe tek taksat e makines.
    Se nuk po me rrihet pa t'i thene dy fjale.
    E para - Po si ndodh qe rrisni taksa dhe tatime, investime nuk kryeni as gjysmat e atyre qe jane kryer, dhe prape e quani arritje te ulni borxhin me 0.4% (ishalla se me te pritur eshte ky muhabeti i borxhit)? Cfare i beni leket se kjo eshte e paqarte?
    Dhe tjetra, a e di ti qe megjithese shlyet gati 500 milione USD detyrime te prapambetura, qe jane baraz me 40% te gjithe portofolit te kredive te keqija, dhe prape kredite e keqija mezi u ulen vetem me -2%??!!! Si humben gjithe ato leke ne informalitet qe s'u reflektuan ne llogarite e bankave???!! Kujt ja keni dhene ato leke, pash ate Zot??

    Emri:  11015200_330911467118028_1103322198768153805_n.jpg

Shikime: 951

Madhësia:  37.7 KBEmri:  1482775_330911473784694_8974820373536965253_n.jpg

Shikime: 914

Madhësia:  32.5 KB

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wrangler për postimin:

    2043 (28-04-2015)

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Ben Blushi socialistëve: A e dini që Rama bën deputetë vetëm ata që vrasin e vje

    o ben nuk e dije ti qe ne politk hyn te gjithe te korruptuarit e hajdutet, eshte e kote te kerkosh llogari. hiq dor nga politika dhe rri rehat se nuk e ndryshon dot ambjentin
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Ben Blushi socialistëve: A e dini që Rama bën deputetë vetëm ata që vrasin e vje

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Deputetet behen nga vota e popullit dhe jo nga Rama
    Rama nuk jep "licenca"deputetesh,por ua jep populli me vote.
    Blushi ja fut kot,eshte komplet kaos me 100 pyetje dhe
    perrallat e pasqyres.Ketyre robve u mungon fokusi dhe jane hedhur ne
    nje fushate denigrimi dhe cmire ndaj Rames partise se tij dhe qeverise,
    Ti je komplet aut me politikat e brendshme te partive e te qeverise ne Shqiperi.
    Ok nuk te ve faj se je larg, por minimalisht mos na i trego ne te tjereve si funksionon shteti, partia, dhe sistemi zgjedhor ne kete vend. Eshte me e mencur te heshtesh sesa te flasesh, kur ajo qe ke per te thene , te felliq.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •