Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes bën histori: Borxhi publik i Shqiperisë arrin 1 trilion lekë

    Rekord, borxhi publik kalon… 1 trilion lekë

    Emri:  28d4001107e6e011e39bafd369777c85_XL.jpg

Shikime: 990

Madhësia:  16.5 KB

    Për herë të parë në histori, borxhi publik i Shqipërisë kalon nivelin e 1 trilion lekëve.

    Lajmin e bën të ditur Shqiptarja.com.

    Kjo shifër është e barabartë me 1 mijë miliardë lekë të reja ose 10 mijë miliardë lekë të vjetra.

    Në fund të marsit 2009, shifra ishte vetëm 390 miliardë lekë.

    Gjashtë vitet e fundit, borxhi është rritur në mënyrë të frikshme sa pak ditë më parë, deputeti Ben Blushi foli për skenar grek në Shqipëri.

    “A e di se ne premtuam që do ta ulim borxhin publik? A e di se në 2 vjet kemi marrë 1 miliard dollarë borxh? A e di se borxhi ishte rreth 6 miliardë dollarë kur ne erdhëm në pushtet dhe sot është më shumë se 7 miliardë? A e di ti se ku shkon ky borxh?

    A e di se sa paguan ti dhe të gjithë ne për të shlyer një borxh që nuk e kemi krijuar vetë, por është mbledhur për shkak të mediokritetit, paaftësisë dhe abuzimit në vite? A e di se çdo shqiptar që lind, duhet të paguajë një borxh prej 3000 eurosh që brezat ua lënë brezave pa asnjë arsye të qenësishme? A e di si do ta lajmë këtë borxh?” shkruante Blushi.

    Ndërkohë për ta bërë më tronditëse situata, mjafton të themi se vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, shteti e ka rritur stokun me 3.4 milionë euro në ditë.

    Koha Jone

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Qeveri a Rilindjes bën histori: Borxhi publik i Shqiperisë arrin 1 trilion lekë

    Si eshte marre dhe nga cila banke ne bote eshte marre kjo para kaq e madhe?
    Zakonisht bankat qe japin hua te medha kerkojne edhe nje studim/plan
    nga shteti qe kerkon huane dhe pa diskutim qe ekziston nje plan qe shteti ka bere dhe
    dhene bankes.
    Nuk ka banke ne bote te te jape hua pa pasur ti si aplikant nje studim,nje plan se per cfare do perdoret huaja dhe bindesh banken
    qe huaja do gjeneroje te ardhura te sigurta dhe likujdohet me keste ne kohe.
    Cfare shpenzimesh do mbuloheshin me kete hua,nuk thote asgje koha jone.
    Mundet qe nje pjese e madhe e huase te jete perdorur per investime publike,infrastrukture,telekomunikacion,rikoverim zonash te permbytura,etj
    Investimet po te jene aplikuar korrekt dhe mbeshtetur ne studime te mira,mund te japin te ardhura
    qe mund te jene ne vlere shumefishi i huase se marre.
    Huate nuk duhen pare gjithmone me sy negativizmi apo me sy alarmisti, por te shihet potenciali i tyre per krijim te ardhurash
    qe e kalojne vleren e huase,pra krijojne perfitim per ekonomine.
    Nqs me kete hua eshte abuzuar,vjedhur atehere kjo eshte krim eshte nje ceshtje komplet tjeter.
    Sasi kaq e madhe huaje e marre eshte tregues i forte,nje fakt qe
    1.Ka shume mundesi qe Shqiperia te jete klient shume i mire i ndonje banke te huaj.
    Me klient i mire nenkuptoj ate klient banke qe historikisht ka marre hua disa here me pare nga banka
    dhe LIkujduar banken,me fjale te tjera ja ka kthyer borxhin e marre bankes bashke me interesin.
    Duke qene klient i mire kjo ka rritur shume besimin e bankes per shtetin Shqiptar si klient i mire.
    2.Huaja ka nje afat likujdimi per nje peridhe 30-50 vjecare dhe sipas studimeve eshte 100% e garantuar qe
    investimet do sjellin te ardhura shume te medha dhe huaja plus interesi do likujdohen pa problem.
    Kjo do te thote qe huaja e dhene eshte me rrisk(rrezik)pothuaj zero per banken,rreziku eshte minimal qe banka te humbe.
    Shteti i sotem ka zero pergjegjsi per huate e marra dhe te pashlyera nga qeveria e Enver Hoxhes.
    Nqs flitet per ato borxhe atehere shteti ska asnje perfaqsues te vetin qe ka bere negociata percjelle plane dhe firmosur per hua borxhe te pa likujduara
    ne kohen e Enverit,dhe nuk ka as pjese,as pergjegjsi per ato hua..
    So me default ato kalojne humbje per banken,per dobesi ne gjykim dhe marrje vendimesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 04-05-2015 më 20:30
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3

    Për: Qeveria e Rilindjes bën histori: Borxhi publik i Shqiperisë arrin 1 trilion lekë

    Aftesia per te marre borxhe tregon fuqine e ekonomise shqiptare dhe kredibilitetin qe ka ne bote. Si te marri borxh nje person. Nese je i varfer dhe pa prespektive nuk te jep njeri borxh. Kurse kur ke te ardhura dhe je mire nga gjendja financiare, te japin te gjithe borxh me vrap. Pra duhet te krenohemi me shifrat e borxhit. 10 vite me pare s'na i jepte njeri borxhe te tilla.

  4. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Qeveria e Rilindjes bën histori: Borxhi publik i Shqiperisë arrin 1 trilion lekë

    Qyfyre,

    mire e ke ti...

    te marrim borxhe sa me shume, te behemo si gerqija...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #5

    Për: Qeveria e Rilindjes bën histori: Borxhi publik i Shqiperisë arrin 1 trilion lekë

    ose si Amerika

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •