E shkarkuan nga puna te Tatimet, vajza e vogël i shkruan të ëmës: Mami veç mos u mërzit, mua më ke pranë
Një punonjëse e zyrës së Tatimeve në Gjirokastër, Lorena Selfo është larguar pak ditë më parë nga puna.
Letra e vajzes per te emen
Ajo ka postuar një status në Facebook, të cilin ia drejton kryeministrit. “I nderuar Kryeministër, ”Rilindja”, për mua ishte “Rrënim”! Në shekullin e synimit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian ,një Femër, një Grua, por mbi të gjitha një Nënë e fortë e cila po rrit vetëm një vajzë pa bashkëshortin në krah, mbeti e papunë, arsyeja, ngriti zërin e saj për liri, demokraci, atë që për vite me radhë shqiptarët e kërkuan nën një zë, si një himn, edhe JU vetë Zoti Kryeministër”, shkruan ndër të tjera Selfo.
Por më shumë sesa mesazhi për Ramën, prekëse është letra që vajza e vogël i ka shkruar mamasë së saposhkarkuar nga puna.
“Ma te dua shume vec mos u merzit se mua me ke pran me vete kudo ku je ti. Je mami shume e mire”, shkruan vajza.
Lorena Selfo
Statusi për Ramën në facebook
I Nderuar Z.Kryeministër,
Unë që po Ju shkruaj quhem Lorena (Selfo) Muka ish-punonjëse në Drejtorin Rajonale Tatimore Gjirokaster, ish,sepse mbi tryezën time në vend të shkresave të zakonshme gjeta vendimin e largimit nga puna .Arsyet janë shumë të thjeshta,bindjet e mia politike,të cilat sigurisht,do të vazhdojnë të jenë të palëkundura,pavarësisht gjithckaje.
I nderuar Kryeministër, ”Rilindja”,për mua ishte “Rrënim”! Në shekullin e synimit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, një Femër, një Grua, por mbi të gjitha një Nënë e fortë e cila po rrit vetëm një vajzë pa bashkëshortin në krah, mbeti e papunë, arsyeja, ngriti zërin e saj për liri, demokraci, atë që për vite me radhë shqiptarët e kërkuan nën një zë, si një himn,edhe JU vetë Zoti Kryeministër!
Nuk mund të hesht derisa të kërkoj atë që me të drejtë më takon: Drejtësi!
Një vend pune nuk shitet, nuk blihet, ai fitohet e unë e kam fituar me punë, me mund, me dinjitet!
Në emër të një Nëne, të një Gruaje, por mbi të gjitha në emër të dinjitetit të një Femre, mos i shtoni listës suaj të të papunave femra edhe një emër më tepër!
Me konsideratë :
Lorena Muka
Panorama
Krijoni Kontakt