Fadil LUSHI


INJORANCA ĖSHTĖ NĖNA E GJITHĖ TĖ KĖQIJAVE!

Njė ditė njė miku im mė tha se fqinji i tij kishte “dalė fare nga mendtė”. Sabah e aksham i shqetėsuaka fqinjėt e apartamentit ku jeton dhe pėr kėtė, padrejtėsisht, e kishin konceptuar si “jashtėqitja e mėhallės sė tyre”(!?). Ky sa herė qė i bėn “hesapet pa hanxhiun”, aq herė nuk i dalin ato dhe, kur nuk i dalin, aq herė kalamajve tė tij ua shanė nėnėn..., por zonja e tij e nderuar, ia kthen pėrgjigjen e mprehtė, tė goditur dhe tė menjėhershme: “Tė marrsha tė keqen! Hajt, mos i gėnje fėmijėt dhe mos u ushqe me shpresa tė kota e tė vdekura!”. Ky fqinji, disa ditė mė parė, pa “arsye ishte preokupuar” me atė pankartėn e Ernesto (Che) Guevara-s qė e kishte parė diku te sheshi “Shkupi 2014” gjatė protestave tė organizuara nga punėtorėt dhe anėtarėt e sindikatave tė Republikės sė Maqedonisė, me rastin e 1 Majit. Kur ky “preokupim nuk i kishte mjaftuar”, ishte dalldisur me “punėt” e kryeparit tė partisė politike nė opozitė gjegjėsisht, tė partisė sė Lidhjes Socialdemokrate tė shtetit biblik, nė veēanti me “bombat a patatet verore, tė ziera, tė pjekura, tė fėrguara dhe tė skuqura tė tij”, mandej kishte vendosur tė “fusė hundėt” a tė merret edhe me “emrat e mysafirėve tė ftuar” nė punimet e kongresit tė VMRO-DPMN-sė, si dhe me kandidaturėn e kryeparit tė saj, nė detyrė..., ishte dalldisur me “panoramėn fizike” tė ca lėneshave si dhe tė njerėzve tė pasur, po edhe tė atyre nė nevojė..., ishte dalldisur edhe me faturėn e qirasė sė shtėpisė si dhe me atė tė rrymės qė “gabimisht hesapin ia kishin futur a rrasur deri nė kurriz”(!?). Kur edhe gjithė kėto “dalldisje nuk e ngopėn“, filloi tė merret me dertet dhe me fukarallėkun e miletit, ra nė konflikt me vetveten si dhe me politikanin e zonės sė tij, i cili vite me radhė, me premtime boshe, kinse ia paskėsh pėrbuzur votėn e tij tė shitur, tė blerė, po, nė doni thuajeni, edhe si tė shituar!? Pėr kėtė arsye, dhe tė tjera tė tilla, kishte lėnė pas dore tė gjitha “detyrimet” e tij..., se me ēfarė detyrash (shtėpiake) ishte i ngarkuar njė dreq e di. Njė gjė e dimė se kur duhet tė shkojė nė pazar, ai “ frekuenton mejhanen e Xhelo qufarit”(!?), qė gjendet diku nė Ēarshinė e Epėrme tė “katundit poteremadh”(!?) tė Tetovės.
Miku im nuk ndryshon nga mendja e fqinjit tė tij. Edhe ky ka njė dėrrasė mangėt, ndonėse vend e pa vend ēan kopalla!? Sa herė qė mė takon, muhabetin e fillon me shamatė dhe me ca shprehje anadollake. Kur do tė tė pėrcjellė ndonjė haber qė i dedikohet armikut tė tij, e bėn ashtu si nė gjumė, tė krijon pėrshtypjen se e ka gjumin si tė pleshtit dhe kur ta thotė haberin, nuk e koncepton tamam. Mė thotė se ishte “ngatėrruar mė kot” me Blendin gjegjėsisht me Fevzon si dhe me emisionin e tij OPINION!? Kur i parashtrova pyetjen se ē‘pate me tė, ma ktheu: “Ja, po ta shpjegoj vakinė. Fevzoja nė emisionin e sė mėrkurės u bėri tarafllėk femrave tė bukura shqiptare qė nga vakti i mbretit shqiptar, Ahmet Zogolli e deri mė sot. Nė atė mbrėmje atij sikur i paskėsh munguar burrėria shqiptare, kinse tek ai nuk ishte hetuar ai shovinizmi mashkullor, kinse i kishte munguar fytyra dhe ai zėri i malėsorit, sikur i kishin munguar mendimet dhe zakonet patriarkale..., sikur i kishte munguar ajo fryma e kohės sė vjetėr e tė tjera”(!?). Njė ditė “ishte ngatėrruar edhe me ekologjistėt katundarė(!?) dhe ashtu troē u kishte thėnė: Ē’u zė zori juve pėr ajrin e ndotur tė kasabasė sime..., ē’u hyn nė punė juve trafiku i ngarkuar i lagjes sime”(!?). Filloi tė ngatėrrohet edhe me mua, kinse, sipas fqinjit tė tij, shkrimet i mia paskan qenė “nekrologjike, tė sajuara, shkrime qė pėrcjellin lajme tė njohura dhe mbase edhe tė absolvuara”(!!). I thashė t’i bėnte tė fala fqinjit tė vet se unė, “filan fistaku”, do tė shkruaj pėr aq kohė sa do tė frymojė inati i tij prej shqiptari dhe pėr aq kohė sa ai do tė jetojė aty pranė mėhallės sate..., do tė shkruaj pėr aq kohė sa atij nuk do t’i hynė nė punė dertet dhe sikletet e tė tjerėve. Si duket, ky miku, sikur ra dakord me “konstatimet e mia” dhe mė tha nėse do vazhdoja tė shkarravisja, atėherė tė shkruaja edhe pėr atė mbledhjen e Rijasetit tė Bashkėsisė Fetare Islame tė Maqedonisė. Sikur desha t’i them se kjo ėshtė paksa e sikletshme, aq mė tepėr kur “Rijaseti nė mbledhjen e vet tė fundit kishte vendosur qė tė shkarkojė nga posti myftiun e qytetit tė..., N.N., sekretarin e pėrgjithshėm nė BFI, N.N. dhe N.N nga Myftinia e N.N. Mosmarrėveshjet nė BFI lindėn pasi ish-myftiu nga..., N.N., dyshohet se ka keqpėrdorur njė kredi prej “xxx” mijė eurove qė ėshtė marrė nė emėr tė BFI-sė”(!?). Nėse miqtė e mi tė lartpėrmendur, tok me mua, “prodhuan ca lajme tė papėrfillshme”, ky lajm qė do e lakojmė nė vijim nuk mund tė thuash se ėshtė i parėndėsishėm, sidomos kur hetohet tash a nė vigjilje tė Muajit tė bekuar tė Ramazanit. Sot e gjithė ditėn e Perėndisė asnjeri nuk mund ta anashkalojė kėtė lajm qė del nga njė institucion, sa human po aq edhe emancipues, njė institucion qė nuk ėshtė dosido, njė institucion qė nuk ėshtė i “rezervuar” as pėr azilantė e as pėr klandestinė..., njė institucion qė ėshtė i vetmi qė nuk njeh, po edhe nuk i nėnshtrohet tranzicionit tonė politik tė bezdisshėm dhe tė pafund, ėshtė i vetmi institucion pa pronarė, ėshtė njė institucion nė hapėsirat e tė cilit, nuk ka dhe as qė mund tė ketė vend pėr njerėz me moral tė dyfishtė, nuk ėshtė njė institucion ku mund tė futesh fukara e tė dalėsh me xhepa tė thellė, ėshtė njė institucion qė nuk njeh parti politike, qė nuk njeh as shtet e as qeveri..., qė nuk ėshtė nė vartėsinė e..., ėshtė njė institucion qė njeh Zotin dhe qė i nėnshtrohet fjalės sė tij, ėshtė njė institucion ku pėrcillen mesazhe tė solidaritetit, institucion qė nuk njeh fjalėn e rreme dhe as tė shtrembėruar. Nėse dikush edhe nė tė ardhmen do tė mėtojė ta nėnshtrojė kėtė institucion, atėherė e meriton atė thėnien e psikologėve, ku, pos tė tjerash, thuhet: “Injoranca ėshtė nėna e gjithė tė kėqijave!”. Ne i besojmė kėtij konstatimi tė psikologėve, sa pėr tė tjerėt nuk dimė!?
Ata qė merren me tė kaluarėn do tė thonė se historitė e shpėtimit tė shqiptarėve, sipas njė mendimtarit tonė tė madh, kanė kėto rrjedha: “..., ne shqiptarėve nga greqizimi na shpėtuan romakėt, nga latinizimi na shpėtuan bizantinėt, nga sllavizmi respektivisht nga “grykėsia imperialiste sllave” na shpėtuan turqit dhe, sė fundi, na shpėtuan amerikanėt bijat dhe bijtė mė tė mirė kosovarė. Unė jam kureshtar ta di se kush do ta rrėnojė atė kėshtjellėn e “perandorisė sė inateve tona patologjike e histerike”(!?). A mos vallė ky shtet me gjithė “insanatin” e vet ėshtė shndėrruar nė spital neuropsikiatrik a nė Bardovcė..., (duke futur nė kėtė strajcė edhe artikullshkruesin, mikun tim dhe fqinjin e tij).