Fadil LUSHI

“VARENI KĖTĖ NJERI, SEPSE OFENDOI PADISHAHUN! “

Duke qenė tė ndėrgjegjshėm se kryetitulli i kėtij vėshtrimit ėshtė paksa denigrues, ne do tė bėjmė pėrpjekje qė sadopak ta humanizojmė. Njerėzit qė merren me poezi do tė thonė se poeti dhe kritiku nga Kosova, Sabri Hamiti, dikur moti, poezinė e tij “DIMĖR I EGĖR” e kishte pėrfunduar me vargun: “Pėrsėritja pėrsėritet pėrsėri”. Kjo mua mė dha tė “drejtėn” ta pėrsėris (pjesėrisht) njė shkrim timin paraprak. Dhe pėr ta “ritrajtuar” kėtė vėshtrim gazete, do t’i referohem njė historie anadollake pėr dy imamė.
Njohėsit e mirė tė Perandorisė Otomane lakojnė njė ndodhi qė lidhet ngushtė me jetėn e njė padishahu, i cili, dikur moti, nė oborrin e tij perandorak kishte angazhuar njė imam me detyrėn qė ēdo tė premte, pas namazit tė xhumasė, t’i ligjėronte ēėshtje tė fesė. Kėtė imam, qė ishte i privilegjuari i oborrit tė sulltanit, imamėt e tjerė tė kasabasė sė tij e kishin shumė inat. Kėshtu, njė ditė para se tė shkonte nė sarajin e padishahut, njė koleg i tij e kishte lutur qė bashkėrisht tė drekojnė. Ky sherrxhi e kishte porositur prej pėrpara kuzhinierin, qė gjellės sė imamit tė padishahut t’i hidhte sa mė shumė hudhėr. Pasi kishin ngrėnė drekė, imami merr udhėn pėr nė oborr. Meqė kishte hetuar se gojės sė tij i vinte era hudhėr, kėsaj radhe kishte ndenjur larg lartmadhėrisė sė tij, qė ky i fundit tė mos sikletoset nga era e gojės sė tij. Padishahu kėtė gjė e kishte vėrejtur, megjithatė nuk i kishte dhėnė rėndėsi. Pas xhumaje, imami hileqar i kishte dėrguar selam padishahut se imami i tij kishte nxjerrė llaf nė ēarshi kinse gojės sė tij i ardhka erė e keqe dhe pėr kėtė ai paska ndenjur larg tij. Kur imami paska shkuar tė premten tjetėr tė ligjėrojė dhe pasi i paska kryer obligimet, padishahu i qenka drejtuar imamit tė tij me kėto fjalė: “Imam efendi, nė dy muajt e ardhshėm unė nuk do jem prezent nė oborr dhe pėr kėtė t’i do tė jesh i liruar nga obligimet! Gjatė kėsaj kohe ti do tė vizitosh hapėsirat e perandorisė me shpenzimet e oborrit!”. Pastaj sulltani i jep ca para dhe dy zarfe, ku kishte ca urdhėresa. Nė tė parėn shkruante se ky njeri ėshtė imami i padishahut dhe ndaj tij duhet pasur respekt tė veēantė, ndėrkaq nė zarfin e dytė, tė cilėn imami duhej ta dorėzonte nė kasabanė e fundit tė udhėtimit tė tij, pos tė tjerash, shkruante: Vareni kėtė njeri, sepse ka ofenduar padishahun!?
Duke qenė shumė i ndershėm, imami nuk e sheh tė udhės t’i bėjė shpenzime plotėsuese sulltanit, prandaj me zemėrgjerėsi kėto dy zarfe ia ofron kolegut tė tij (qė kishte qėllime djallėzore) duke i thėnė se ai nuk kishte dėshirė tė bėnte njė udhėtim tė tillė. Imami qė donte t’i bėjė sherr kolegut dhe qė donte t’i zinte vendin nė oborrin e sulltanit, mori udhėn (pa kthim) dhe kur arriti nė kasabanė e fundit dorėzoi zarfin e dytė. Ndėrkohė qė nizamėt e padishahut po pėrgatiteshin ta varin, ai u thotė: Unė nuk jam imami i padishahut, ėshtė ai tjetri qė ma dha zarfin! Mirėpo nizamėt i besuan urdhėresės qė ishte nė zarfin e dytė. Me qėllim qė tė mos vihej re se ka refuzuar urdhrin e sulltanit, imami u detyrua tė mbyllet pėr dy muaj nė shtėpinė e tij. Pasi kaluan dy muaj dhe kolegu i tij nuk u duk atypari, njė ditė ai vendosi tė kthehej nė sarajin e padishahut. Kur e pa padishahu imamin e tij, u shqetėsua shumė dhe kėrkoi shpjegime plotėsuese prej vezirit se pse imami i tij nuk ishte likuiduar. S’do mend se kėto shpjegime i bėri imami, duke ia treguar padishahut tė vėrtetėn pėr drekėn dhe ushqimin me shumė hudhėr dhe pėr ato dy zarfe qė ia kishte dhėnė “mikut” tė tij tė djallėzuar.
Thonė se padishahu jo gjithsecilit ia jepte nofkėn “bej” dhe, para se ta bėnte kėtė, kishte parasysh origjinėn e fesė dhe jo etninė. Nėse dikur padishahu u ngjiste shqiptarėve myslimanė nofkat pėrkėdhelėse si, pėr shembull, “bej, pasha, efendi, vezir, aga” e tė tjerė, sot, kėtu nė nėnqiellin e Gadishullit Ilirik, njė e vetėquajtur “sulltaneshė”, po edhe njė i vetėshpallur “vezir”, shqiptarėve u ngjisin llagape tallėse, denigruese, poshtėruese dhe fyese si, pėr shembull, “shiptari, shumari, indijanci, indijanki, divo pleme, kosovo drvo” e tė tjerė, pa dallim nėse ata janė ministra, deputetė, politikanė, mjekė, akademikė, studentė, nxėnės, bujq, klerikė, bektashinj, toskė a gegė, fėmijė, tė moshuar, shehėrli e katundarė. Dhe kur “veziri dhe sulltanesha” nuk ngopen me kėto nofka tė trilluara a tė shpikura, atėherė pasojnė urdhrat e padiskutueshėm rreth burgosjes tė sopotarve, brodecarve e tė tjerėve..., do tė thonė “burgosni indianėt pavarėsisht se janė tė pafajshėm..., hiqeni zvarrė atė motėr shqiptare qė njihet si “..., nji zojė e randė, qė burrat e dheut e thirrshin nanė”, siē do tė thotė Pashko Vasa nė poezinė e tij pėr “Atdheun”: “O moj Shqypni, e mjera Shqypni / Kush tė ka qitė me krye n’hi”..., (ndonėse kėtė nėnė asnjėherė nuk e zunė nė faj).
Eh, pėr pak mė doli nga mendja njė detaj i lidhur ngushtė me burgosjet e “indijancave po edhe shumarėve”..., si “harroi veziri dhe sulltanesha” qė ta heqin zvarrė dhe mandej edhe ta burgosin heshtjen e intelektualėve tanė, ta heqin zvarrė pėrdhe dhe ta burgosin harresėn e pėrhershme, moskokėēarjen dhe mosinteresimin politik tė Tiranės, tė Brukselit dhe tė Prishtinės, pėr ēėshtjet tona kėtej gardhit, kėtej kufijve pa kufij!?..., “ēuditėrisht” si nuk e “heqin zvarrė e mandej ta burgosin”(!?) atė poezinė “Fshati im” tė Andon Zako Ēajupit, ku thotė: “Burrat nėn hije/ lozin, kuvendojnė/ pika qė s'u bie/ se nga gratė rrojnė!”
Kur po e pėrfundoja kėtė vėshtrim, ja mė “erdhi” njė urdhėresė nga “indijanka” e shtėpisė. Ishte njė urdhėr i prerė! “Lėri llafet, po shko tė blesh bukėn e sabahit”(!?) Thashė “do ta zbatoj urdhrin pėr hir dhe pėr hatėr tė barazisė gjinore” dhe njėkohėsisht “pėr ta inatosur dhe anashkaluar atė thėnien e Ēajupit: “Burrat nėn hije...”. Duke bėrė pazarin te “bakalli” aty pranė apartamentit, takova fqinjėn time, Artėn, qė edhe ajo kishte mėtuar ta respektonte “barazinė gjinore”(!?). Edhe ajo m’u duk si njė “shiptarka”, por ama me karizmė. Pos mirėmėngjesit, mė tha: “Kjo ministrja e ka gabim krahasimin. Indianėt njihen pėr dinjitetin e tyre dhe pėr mbrojtjen e llojit tė vet”... Lėre qė i besova, por edhe thashė se shkrimi do tė mė dalė i humanizuar. Kur u ngjita nė banesė, nė “facebokun” tim kishte “arritur” njė mesazh nga njė miku im, ku shkruante: “Njė lutje deri te kuadri akademik qė merr rrogė nė USHT, UEJL, UKIM, Ballkan University dhe disa universitete tė tjera qė nuk ua di emrat: Tė paktėn njė herė nė jetė shprehni qėndrimin tuaj pėr njė ēėshtje tė caktuar qė ndodh nė Maqedoni! E di se shumė prej jush keni probleme me gjuhėn shqipe, por s'ka lidhje ngase edhe "tarzanēe" nėse shkruani, do ta llogarisim se keni thėnė diēka. Mos kini frikė! (P.S.) Ky status nuk i pėrfshin ata profesorė tė nderuar qė paraqiten nė publik e qė pėr fat tė keq numėrohen nė gishta”.
“Shyqyr” Zotit qė nuk mė kishte pėrfshirė edhe mua nė atė (s)kuadėr. Ka shumė kohė qė kam nxjerrė njė pėrfundim logjik: sa mė shumė tė kesh miq mė tė menēur se ti, aq mė keq pėr egon, ēallėmin, fodullėkun dhe megalomaninė tende (!?).