Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Fadil Lushi

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Fadil Lushi

    Fadil LUSHI

    POLITIKANI QĖ SHITI “SHKUMĖN PĖR AJKĖ “

    Ata qė merren me ēėshtjet e moralit, shpesh parapėlqejnė qė nė veprat dhe nė studimet e tyre tė lakojnė dy urtėsi popullore. E para urtėsi thotė: “Lufta mė e vėshtirė e njeriut ėshtė LUFTA ME VETVETEN”, kurse e dyta: “Fitorja mė e ėmbėl ėshtė FITORJA mbi VETVETEN”. Kėtė luftė dhe kėtė fitore, ne e gjetėm a e hetuam nė retrospektivėn sa politike, po aq edhe patriotike tė eruditit shqiptar, Mit’hat bej Frashėri, i cili dikur moti nė qeverinė e Ismail Qemal bej Vlorės, kishte ushtruar detyrėn e ministrit. Duke qenė i zhgėnjyer dhe i pakėnaqur me punėn dhe rezultatet e asaj qeverie, ai e kishte braktisur vullnetshėm postin e ministrit, qė mė vonė tė shkonte nė Elbasan, ku edhe kishte organizuar mėsimin fillestar pėr fėmijėt elbasanas. Njohėsit e mirė tė kėsaj historie e konceptojnė faktin se Mit’hati ishte njė ndėr politikanėt e parė shqiptarė qė ndėrtoi institucio-nin e dorėheqjes politike, tė cilėn me atė fanatizmin e tij tė pashembullt e respektoi dhe e mbrojti deri nė fund. Qė nga koha e tij, institucioni i dorėheqjes politike te shqiptarėt sikur paksa u zbeh dhe, si i tillė, gjatė kohė qe mbuluar nga njė heshtje varri!?
    Edhe nė periudhėn tonė tranzitore u hetuan ca dorėheqje politike nė kuadėr tė disa partive shqiptare kėtu nė Republikėn e Maqedonisė, si, pėr shembull: Nevzat Halili, Abdurahman Aliti, Imer Imeri, Xheladin Murati dhe Abdylmenaf Bexheti (kryeparė tė PPD-sė), Arben Xhaferri (PDSH), Rufi Osmani (RDK), Izet Zeqiri (deputet a pėrfaqėsues i popullit), Arben Llabėnishti (zėvendėsministėr i Mbrojtjes), Hazbi Lika deputet dhe Sekretar (i deritanishėm) organizativ i BDI-sė e tė tjerė. Pas gjithė kėtyre dorėheqjeve, shumė analistė po edhe editorialistė, tė cilėt njihen me atė nacionalizmin primitiv, me atė qėndrimin e tyre prej fodulli, tė cilėt karakterizohen a pėrshkohen nga egoizmi i tyre, qė njihen me ato shpresa djaloshare, qė lėngojnė nga egoizmi katundaresk, qė njihen me gazetarinė provinciale, me patriotizmin e tyre tė rremė si dhe me ironinė therėse, njė ironi qė i postohet adresės politike dhe kombėtare tė tė lartpėrmendurve, kur nuk patėn punė tjetėr, bėnė “hyxhym” qė t’i komentojnė dorėheqjet nė fjalė. Ca prej tyre shkuan aq larg, sa qė thanė se gjithė kėto dorėheqje kinse paskėshin qenė vetėm njė ēapra-shitje a belbėzim politik, kinse paskėshin qenė rezultat i mungesės sė vizionit politik tė tyre, kinse i kishin bėrė pėr “ēallėm”, kinse paskan qenė pjellė e karrierizmit, makiavelizmit dhe recidivizmit tė tyre, kinse si kryeparė partiakė nuk e paskan bėrė punėn me pėrkushtim, me besnikėri dhe ndershmėri(!?). Toptan kėtyre analizave dhe komenteve tė bėra nga gojėkėqijtė dhe thashethemexhinjtė, lėre qė u mungoi niveli cilėsor, forca morale, arsyetimi dhe ca tė tjerave edhe provat bindėse..., por edhe nė fund u zhdukėn pa lėnė asnjė tė vetmen gjurmė. Komente tė tilla bėnė edhe disa politikanė tė dėshtuar, tė cilėt edhe sot e kėsaj dite janė bėrė “hundė e buzė”..., politikanė tė mbathur me opingat e gjyshėrve tė tyre, tė cilėt shkelin mbi ēdo rregull, standard, kriter, kodeks dhe mbi ēdo vlerė morale tė tė bėrit politikė tė mirėfilltė(!?). Kjo puna e politikanėve tė “pavarur” nuk mund tė jetė si puna e atij vartėsit (moral dhe material), gjegjėsisht “hyzmeqarit” tė qehajait. Njė ditė “hyzmeqarit” i kishte shkrepur nė mendje ideja e tė bėrit tregti me kashtė!? Ky pas shirjes sė grurit kishte vendosur ta grumbullojė gjithė kashtėn e nahijes ku kishte jetuar. Blegtorėt dhe bujqit ishin tallur me “hyzmeqarin”, ndėrkaq idenė e tij e kishin konceptuar si njė dėshirė pėr t’u pasuruar sa mė shpejt. Po ja qė “hyzmeqarit i eci zari”, sepse nė atė krahinė kishte sunduar njė dimėr shumė i ftohtė e me ngrica dhe kėshtu atij iu mundėsua qė blegtorėve t’ua shiste kashtėn si “shkumėn pėr ajkė”. Sot, “ēuditėrisht”, mė nuk blihet kashtė, po as nuk shitet kashtė me flori, pėrkundrazi sot pėr “mendje kashtė” blihet diplomė, pėr “mendje kashtė” blihet intelektualizėm virtual, pėr “mendje tė lehtė” blihet gradim i shpejtė, blihet buzėqeshja rrospi, blihet duartrokitja dhe gėnjeshtra e kulluar..., fatkeqėsisht, politikanėve tė dėshtuar, nuk u “eci zari”, ashtu siē i eci “hyzmeqarit” tė qehajait.
    Dorėheqja e tyre dhe e tė tjerėve tė tillė si ata, nuk ėshtė njė institucion nė vete, nuk ėshtė institucion pėr vete, nuk ėshtė institucion “hedhje hi syve” tė njerėzve rreth tyre, nuk ėshtė pjellė e inversioneve a anasjelljeve politike (kur bartėsi i njė posti tė lartė politik mendon ndryshe dhe flet nė mėnyrė krejt tjetėrfare dhe anasjelltas), nuk ėshtė pjellė e ēaprashitjes a belbėzimit politik, nuk ėshtė institucion pėr analfabetėt politikė, sidomos pėr njerėzit qė nė politikė janė futur pėr interesa meskine. Institucioni i dorėheqjes politike ėshtė luftė me vet-veten, ėshtė fitore mbi vetveten..., ėshtė njė institucion ku humanizohet dhe ema-ncipohet mendimi a fjala ndryshe..., fjalė tė cilėn asnjeri nuk ka tė drejtė tė vėrė nėn pushtetin a nėn sundimin e tij, institucion ku dominon fryma autokritike si dhe demokracia e brendshme. Institucioni i dorėheqjes politike ėshtė njė vendim personal dhe i arsyeshėm dhe jo marketing politik..., njė vendim qė ėshtė menduar e peshuar mirė qė mė parė, ėshtė njė akt qė respekton etikėn politike dhe njėkohė-sisht nderon votuesit dhe votėn e tyre deliberative..., ėshtė njė leksion i avancuar politik, qė u dedikohet klaneve tė ndryshme apo edhe grupeve oportuniste dhe egocentrike brendapėrbrenda partisė politike.
    Sot parashtrohet pyetja se cili politikan i ndershėm nuk do tė donte a nuk do tė vepronte si Halili, Aliti, Imeri, Murati, Bexheti, Xhaferri, Osmani, Zeqiri, Llabė-nishti, Leka dhe tė tjerė!? Ta ironizosh, ta nėpėrkėmbėsh, ta pėrqeshėsh, ta keqin-terpretosh dhe ta keqkuptosh dorėheqjen e tė lartpėrmendurve, kjo do tė thotė tė shkelėsh (me opinga) mbi filozofinė dhe etikėn e institucionit tė dorėheqjes sė vullnetshme politike (jo me porosi e me urdhėr). Politikanėt e dėshtuar tė mbathur me “ēizmet e gjahut dhe tė tradhtisė” sot do tė duhej “o tė heshtin, o tė thonė diēka mė tė mirė se heshtja..., o do tė shesin kashtėn si shkumėn pėr ajkė”(!?)... Se a do tė gjejnė blerės pėr kėtė mall, neve nuk na e kap fiqiri.
    Kur dikur sulltanit i kishte munguar takati ta luftojė vetveten, kishte vendosur qė gojėtarit tė shquar t’ia shkulte dhėmballėt, qemanexhiut ia kishte prerė gishtat, ndėrkaq tellallit tė tij ia kishte thyer kėmbėt. Se pse kishte vepruar kėshtu, asnjėherė nuk mor vesh!!??

  2. #2

    Pėr: Fadil Lushi

    Citim Postuar mė parė nga fadil lushi Lexo Postimin

    Z.Lushi shkrimi yt eshte interesant, por menyra jote e te shkruarit eshte paksa e veshtire per shumicen e anetareve te forumit.

    Institucioni doreheqjes eshte shume i rralle nder shqiptare, sepse kjo lidhet me kulturen dhe traditen tone "O nje pellembe mbi shoke o dy meter nentoke".

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Pėr: Fadil Lushi

    Pershendetje i nderuar,
    Une ju faleminderohem qe ma kishit lexuar dhe komentuar shkrimin.., megjithate besoj se lexuesit e nderuar te Forumit i kuptojne shkrimet e mija.
    Shume shendet dhe me respekt, Fadil Lushi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •