Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2015
    Postime
    23

    BIBLA e pershkruar ne Kur'an

    Besueshmėria e Biblės. Nė tė gjitha faqet e kur'anit dėshmohet pėr vėrtetėsinė e shkrimeve tė krishtera. Hebrejtė dhe tė krishterėt pėrshkruhen nė kur'an si "Ithtarėt e Librit". Shkrimi Hebre ėshtė Teurati ndėrsa Shkrimi i tė krishterėve ėshtė Inxhili. Kur'ani flet me nderim dhe respekt pėr Teuratin (DHJATA E VJETĖR), zeburin (PSALMET), inxhili (UNGJILLI OSE DHJATA E RE). Kėto shkrime tė Shenjta kanė statusin Fjala e Perendise.

    Teurati, Zeburi, Ungjilli Kanė statusin Fjala autentike e Perėndisė.

    Ju lutem mos besoni asnjė qė thotė se nuk duhet lexuar Bibla se ėshtė anuluar me ardhjen e kur'anit. Mos u besoni nuk ėshtė e vėrtet. Nė vetė kur'anin nuk ka asnjė varg qė tė dėshmojė qė kėto libra tė jenė bėrė tė pavlefshėm me ardhjen e kur'anit. Pėr mė tepėr nuk egziston asnjė thėnie autoritative qė tė pėrkrahė idenė e anulimit tė Biblės (TORA, ZEBUR, UNGJILL)

    Vetė Kur'ani nė fakt urdhėron muslimanėt ta lexojnė Biblėn dhe madje tė besojnė nė Bibėl pasi ajo ėshtė dritė pėr njerėzimin dhe udhėzim pėr tek Zoti.

    Ne tė gjithe mund tė lexojmė tek Suretu El Bekare 136 ku thuhet. Ju thuani" Ne i besuam Allahut, atė qė na ėshtė shpallur neve, atė qė ju shpall Abrahamit, Ismailit, Isakut, Jakobit dhe pasardhėsve , atė qė i ėshtė dhėnė Moisiut, Jezusit dhe atė qė i ėshtė dhėnė nga Zoti Pejgamberėve, ne nuk bėjmė asnjė dallim nė asnjėrin prej tyre dhe ne i jemi bindur."

    Shumė Muslimanė gabimisht mendojnė dhe mėsojnė sikur kur'ani erdhi pėr ti zėvendėsuar Shkrimet e Shenjta Hebreje dhe Krishtera(BIBLA)

    Egziston njė keqkuptim se Bibla ėshtė ndryshuar, vjetėruar ose ėshtė humbur. Asgjė nuk ėshtė e vėrtet nga kėto mė lartė.

    Egzistojnė shumė libra tė krishterė qė prezantojnė fakte vendimtare duke provuar qė Bibla ėshtė komplete, autentike dhe Fjala e Zotit e pandryshuar. Por pavarėsisht sot do shikoni provat nga vetė kur'ani pėr kėtė.
    Kur'ani konfirmon Shkrimet e Shenjta tė mėparshme. BIBLĖN
    Shumė vjet para kohės sė Muhamedit (350 vjet pas Krishtit) egzistonte njė kanun uniform i Biblės.
    Kur'ani nuk i akuzon tė krishterėt pėr ndryshimin e fjalėve tė shkruara nė shkrimet e tyre tė shenjta.
    Pėrkundrazi kur'ani deklaron se kur'ani ėshtė shpallur pėr konfirmimin e shkrimeve tė mėparshme e jo pėr ti zėvendėsuar ato.
    Suretu 5: 48 thotė. Ne edhe ty ta zbritėm librin e vėrtetė qė ėshtė VĖRTETUES i Biblės dhe GARANTUES...
    Kur'ani dėshmon qė Teurati, Zeburi, Inxhili (BIBLA) janė Fjalė e Zotit.
    Dėshmia e kur'anit nuk ėshtė e dyshimtė.
    Suretu Ali Imran 3-4 thotė. Ai ta zbret librin ty me argument qė ėshtė VĖRTETUES i librave tė mėparshėm. Ai e zbriti mė parė Teuratin dhe Ungjillin, UDHĖRRĖFYES pėr njerėz....

    Sa i pėrket Teuratit (DHJATA E VJETĖR) ne lexojmė nė Sure 5: 44. Ne e zbritėm Teuratin nė tė cilin ĖSHTĖ udhėzimi i drejtė dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre qė ishin judej, pejgamberėt qė ishin tė bindur, gjykuan dhe dijetarėt e devotshėm e paria fetare, ngase ishin tė obliguar ta RUANIN librin e Allahut dhe ishin MBROJTĖS tė tij. Nė kėtė varg udhėzimi i referohet udhėheqjes ndėrsa dritė i referohet njė ndriēimi shpirtėror tė siguruar nga Perėndia.

    Gjithashtu aty thuhet ĖSHTĖ nuk thuhet ISHTE.

    Tjetra qė thuhet ėshtė se Pejgamberėt kishin si OBLIGIM nga Zoti pė ta RUANIN tė paprekur Teuratin dhe ta mbronin. Kėshtu qė Teurati ose Dhjata e Vjetėr nuk ka ndryshuar kurrė dhe vazhdon tė jetė Udhėzim dhe dritė pėr njerėzit.
    Vargje tė tjera nė kur'an qė flasin pėr Teuratin janė : sure 2:87 , S 4 :58 , S28:43 , S32:23 , S40: 53-54 , S 45: 16

    Kur'ani thotė vetėm qė ėshtė Garantuesi dhe aspak shfuqizuesi.
    Kur'ani thotė qė Teurati ėshtė Fjalė e Zotit qė jep dritė dhe udhėzim kėshtu qė muslimane te forumit jeni tė detyruar ta lexoni Teuratin madje me pasion.

    Lidhur me Ungjillin kur'ani deklaronSure 5: 46 qė Krishti e konfirmon Teuratin si tė vėrtetė dhe Ungjilli i Krishtit pėrmban udhėheqje , dritė dhe kėshillime.
    Gjithashtu lexoni S 57: 27

    Musliman tė forumit pėr ta pėrjetuar njė marrdhėnie tė drejtė me Perėndinė dhe tė plotė ju duhet tė lexoni Ungjillin. Kjo do tė zmadhojė kuptimin tuaj pėr Jezusin. Do tė tė ndihmojė gjithashtu pėr ta kuptuar Shpėtimin qė Ai dėshiron ta shijosh pėrmes Besimit nė tė.
    Mos i besoni ata qė ju thonė se ėshtė e panevojshme pėr ta lexuar Biblėn. Opinioni i tyre ėshtė nė kundėrshtim me vetė kur'anin. Kur'ani deklaron qartė se tė gjithė muslimanėt duhet tė ndjekin dhe tu binden Shkrimeve tė mėparshme tė shenjta (BIBLA)

    Sure El Bekare 136. Ju thoni " Ne i besuam Allahut atė qė na ėshtė shpallur neve, atė qė ju shpall Abrahamit,..., Jakobit dhe pasaardhėsve, atė qė i ėshtė dhėnė Moisiut, Jezusit, ... Ne nuk bėjmė Asnjė dallim nė asnjė prej tyre dhe ne vetė jemi bindur.

    Nuk bėjmė dallim nė asnjė prej tyre
    Ne vetė i jemi bindur.
    Asaj qė ju shpall Profetėve
    Teurati, Ungjilli
    E ka fjalėn pėr atė qė ju shpall profetėve.

    Suretu El Bekare 285 thotė. I dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė Tij, e ashtu edhe besimtarėt. Secili i besoi Allahut, engjejve, shpalljeve tė Tij, tė dėrguarve tė tij. Ne nuk bėjmė asnjė dallim nė asnjerin nga tė dėrguarit e TIJ dhe thanė : ju pėrgjigjėm thirrjes dhe respektuam urdhėrin.

    Nuk ka asnje dallim ne mes te shpalljeve. Kur'ani nuk e dallon veten me larte se teurati apo Ungjilli.Ja dhe ky vargu tregon qė tė mos bėni dallim mes shpalljeve dhe ti bindeni atyre.
    Akoma mė e qartė qė tregon se ju duhet ta lexoni Teuratin dhe Ungjillin dhe ti bindeni ėshtė tek S 4:136
    O ju qė besuat, besoni vazhdimisht Allahun, tė dėrguarit e Tij, Librit qė gradualisht ia shpalli tė dėrguarit tė Tij dhe Librit qė e pate zbritur mė parė. Kush nuk i beson Allahut, ėngjėjve tė Tij, librave tė Tij, tė dėrguarve tė Tij dhe botės tjetėr ai ka humbur tepėr larg.

    Gjer tani nga vetė kur'ani kemi pare se Ungjilli ėshtė Fjala e Zotit e pandryshuar e denjė pėr tė udhėzuar dhe pėr tė ndriēuar si dhe qė jeni tė obliguar ta lexoni dhe besoni madje ti bindeni.
    Fjala e Zotit nuk humbet kjo ėshtė njė nga karakteristika te Fjalės sė Zotit ajo ngelet pėrjetė dhe kjo eshte nje fakt per tu marre ne konsiderate nga muslimanet sot dhe dijetaret islam.

    Fjala e njeriut humbet por kurrsesi ajo e Zotit.


    Sipas kur'anit tė gjitha shkrimet e shenjta janė tė barabarta.
    Sure 2:285 dhe S 4:136 vihet re qė "LIBRAT E TIJ" ėshtė nė shumės. Kjo nėnkupton jo vetėm kur'anin por dhe Teuratin dhe Ungjillin.
    Dalloni Frazėn- Ne nuk bėjmė dallim nė asnjė prej tyre.
    Kjo ėshtė njė urdhėr pėr krejt muslimanėt qė tė mos bėjnė dallim mes Librave tė Shenjtė.
    Sure 4: 136 thuhet qė nqs ndonjė musliman injoron apo mohon ndonjė pjesė tė shpalljeve tė Perėndisė ai ka shkuar larg tė vėrtetės.
    Larg tė sė vėrtetės.

    Mos injoro Teuratin as Ungjillin ata nuk janė shfuqizuar pėrkundrazi kur'ani i garanton qė janė Fjalė e pandryshuar e Zotit dhe jeni tė obliguar ti lexoni e ti besoni.

    Madje Perėndia do dėnojė si tė pabesė ata qė nuk besojnė Ungjillin.



    Kurani e jep shumė qartė qė Ungjilli nė kohėn e Muhamedit ishte i paanuluar dhe i pandryshuar. Lexojmė tek S 2: 91 dhe atyre u thuhet besoni atė qė ju ka shpallur Allahu. Ata thonė ne besojmė atė qė na u shpall neve por e mohojnė atė pas tij dhe pse ėshtė vėrtetues i atij qė e KANĖ ata.....

    Edhe pse ėshtė Vėrtetues i Librit qė e kanė ata.
    Vėrtetues i Biblės qė e Kanė ata.
    Vėrtetues i BIBLĖS
    Qė e KANĖ (tashmė) Ata
    Nuk thotė e kishin por thotė e kanė. Kush? Krishterėt dhe judejtė. Ē'farė kanė? BIBLĖN.


    Kur'ani e konsideron Biblėn te jetė e dalluar.
    Sure 10: 94 ėshtė njė urdhėr dhėnė Muhamedit dhe muslimanėve ta konsiderojnė Biblėn si burim primar tė ndriēimit.
    Po nėse je nė dyshim pėr kėtė qė tė zbritėm ty, atėherė pyeti ata qė lexojnė Librin para teje.

    Ky varg shumė qartė i udhėzon besimtarėt muslimanė ti referohen Biblės kur ngrihen pyetje lidhur me kuptimin e kur'anit.

    Ėshtė e qartė nga ky varg se nė rast tė ē'do dyshimi pėr zbulime tė caktuara nė kur'an, Muhamedit i urdhėrohet nga Perėndia tė konsultohet me hebrejtė dhe tė krishterėt qė i lexonin Shkrimet e Shenjta tė tyret. Kėtu duket qė Shkrimet qė kishin krishterėt (BIBLA) ishin tė pahumbura dhe tė paanuluara. Amen.
    Gjithashtu Suretu 10: 94 ėshtė njė urdhėr pėr Muhamedin dhe muslimanėt qė tė testojnė besueshmėrinė e mesazhit tė tij nga pėrmbajtja e Biblės tė krishterve.
    Miqtė e mi musliman gjer tani ju kam vėrtetuar se kur'ani nuk pohon fare qė Perėndia e dėrgoi kur'anin pėr tė parandaluar korruptimin , ndryshimin apo zėvendėsimin e Fjalės sė Perėndisė qė gjendet nė tėrė biblėn. Nė tė kundėrt tė gjitha vargjet e cituara nga unė e konfirmojnė autenticitetin biblik madje duke e konsideruar Biblėn si Burim Primar tė udhėzimit dhe ndriēimit.
    Pėr kėtė arėsye jeni tė obliguar ta lexoni biblėn dhe ta besoni atė qė ajo shpreh. Por duhet njė studim i drejtė i Biblės dhe jo duke shtrėmbėruar vargjet. Kėtė gjė e bėjnė vetėm tė pabesėt.


    Ne vazhdim...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kostandin Spiro : 29-04-2015 mė 04:29

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2015
    Postime
    23

    Pėr: BIBLA e pershkruar ne Kur'an

    Kur'ani pranon qė judejtė posdojnė Fjalėn e Zotit. Egzistojnė shumė vargje nė kur'an qė dėshmojnė se Tora ishte nė dispozicion tė njerėzve nė njė formė Libri tė pafalsifikuar gjatė kohės sė Muhamedit.
    Pėrshėmbull njė konflikt ishte ngritur nė mes tė hebrejve nė medina dhe i kishte ardhur nė vėmėndje tė Muhamedit. Kur'ani i drejtohet Muhamedit:- E si kėrkojnė ata gjykimin tėnd kur ata kanė Teuratin nė tė cilin ėshtė vendimi i Allahut....-- vini re qė aty thuhet ĖSHTĖ gjykimi i Allahut gjithashtu thuhet qė ata KANĖ Teuratin (jo kishin).
    Gjithashtu bashke me suren e mėsipėrme dhe sure 2: 101 deklaron se Hebrejtė kishin Teuratin e vėrtetė Dhjatėn e vjetėr nė posedim nė kohėn e Muhamedit dhe teurati ishte i besueshėm pėr tė zgjidhur problemet.
    Kini parasysh qė gjatė gjithė historisė sė tyre hebrejtė i kanė njohur vetėm shkrimet nė librat e dhjatės sė vjetėr sikurse i njohim ne sot. Kur'ani kurrė nuk deklaroi qė Teurati i vėrtet ishte njė libėr i ndryshėm nga Ai qė vetė hebrejtė e pranuan si Teurat.


    Kur'ani gjithashtu pranon qė tė krishterėt e posedojnė Fjalėn e Perėndisė tė plotė.
    Kur'ani konfirmon autenticitetin Biblik nė lidhje me dhjatėn e re.

    Sure 5 : 47 thotė. Ithtarėt e Ungjillit tė gjykojnė sipas asaj qė Allahu e zbriti. E kush nuk gjykon sipas asaj qė Allahu e zbriti tė tillėt janė mėkatarė tė dalė jashtė rrugės sė Zotit.

    Si mund tė pritet qė tė krishterėt tė gjykojnė me Ungjill pėrveēse nėse e kishin nė posedim? Bota e krishterė e ka njohur vetėm njė Ungjill qė egzistonte mė parė shekuj para Muhamedit dhe vazhdon tė egzistojė dhe sot. Kur'ani kurrė nuk deklaroi qė Ungjilli ishte Libėr i ndryshėm nga ai qė kishin tė krishterėt nė kohėn e Muhamedit dhe qė shpfrytėzonin. Dhe kur'ani kurrė nuk i akuzoi tė krishterėt apo judejtė pėr ndryshim tė tekstit aktual tė dorėshkrimeve biblike.

    Gjithashtu kurani i quan mėkatarė dhe tė dalė jashtė rrugės tė vėrtetės ata qė nuk lexojnė ungjillin dhe nuk e besojnė . Jezusi tha : Unė jam rruga e vėrteta dhe jeta, askush nuk vjen tek Perėndia vetėm pėrmes meje.
    Muslimanė tė forumit ju bėj thirrje qė tė Besoni Ungjillin e tė krishterėve siē ju a urdhėron dhe kur'ani pasi ata qė nuk besojnė ungjillin e tė krishterėve quhen mėkatarė dhe tė dalė jashtė rrugės sė vėrtet dhe nga e vėrteta. Besoni Ungjillin.
    Jezusi kėshtu thotė nė Ungjill :- Pendohuni dhe Besoni Ungjillin.
    Kur'ani konfirmon pėrkrahjen ndaj Teuratit dhe Ungjillit dhe i nxite Hebrejtė dhe tė krishterėt tė njohin autoritetin e Shkrimit tė tyre tė shenjtė Biblės. Thuhet tek Sure 5: 68. O Ithtarė tė Librit ju nuk jeni asgjė derisa tė mos zbatoni Teuratin, Ungjillin dhe atė qė ju zbriti nga Zoti juaj...

    Kjo sure tregon qartė qė hebrejtė dhe tė krishterėt e kishin Fjalėn e Zotit Biblėn para shkruarjes sė kur'anit. Ata e kishin Teuratin dhe Ungjillin.

    Pasi tė krishterėve dhe hebrejve u kėrkohet tė observojnė urdhėrat qė egzistojnė nė Shkrimet e tyre
    Pasi tė krishterėve dhe hebrejve u kėrkohet tė observojnė urdhėrat qė egzistojnė nė Shkrimet e tyre
    Nuk ka shanse qė libri i tė krishterėve Bibla tė kishte humbur pasi do ishte e pamundur pėr ata ti observonin urdhėrimet nė librin e tyre dhe kur'ani nuj do ti tregonte kot pa lidhje qė ata tė observojnė librat e tyre.

    Nuk ka asnjė indikacion nė kur'an qė Muhamedi tė ketė menduar pėr shkrimet e shenjta tė cilat hebrejtė dhe tė krishterėt i kishin nė posedim tė ishin diēka tjeter nga librat e shenjtė origjinale qė Zoti ju kishte zbritur atyre.
    Kur'ani nė sure 5 : 47 e shfrytėzon termin Ungjill e ėshtė i njėjti term qė ndjekėsit e Jezusit e shfrytėzonin. Ju mund tė referoheni tek Marku 1:1 ku thuhet Fillimi i Ungjillit tė Jezus Krishtit. Nė fakt Arabėt e krishter e pėrdorin fjalėn Arabe Inxhil.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kostandin Spiro pėr postimin:

    lace (02-05-2015)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2015
    Postime
    23

    Pėr: BIBLA e pershkruar ne Kur'an

    Muslimane te dashur te forumit ju bej thirrje te besoni Ungjillin dhe jeta juaj do te ndryshoje ploteisht.

    jezus krishti eshte shpetimtari juaj.

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kostandin Spiro pėr postimin:

    loneeagle (29-04-2015)

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: BIBLA e pershkruar ne Kur'an

    Citim Postuar mė parė nga Kostandin Spiro Lexo Postimin
    Muslimane te dashur te forumit ju bej thirrje te besoni Ungjillin dhe jeta juaj do te ndryshoje ploteisht.

    jezus krishti eshte shpetimtari juaj.
    Po mire, i nderuar,


    Po atehere, si do te kishte qene sikur t'iu beje thirrje dhe te krishtereve qe te besojne ne Kur'an?


    *

    klipp&klar

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e Urimy-meraga
    Anėtarėsuar
    23-04-2011
    Vendndodhja
    Hijen e drites
    Postime
    223

    Pėr: BIBLA e pershkruar ne Kur'an

    Citim Postuar mė parė nga Kostandin Spiro Lexo Postimin
    Muslimane te dashur te forumit ju bej thirrje te besoni Ungjillin .
    Si lajmetarė mund te thuhet se mire eshte.
    Citim Postuar mė parė nga Kostandin Spiro Lexo Postimin
    dhe jeta juaj do te ndryshoje ploteisht..
    si fallėxhor Fail
    Citim Postuar mė parė nga Kostandin Spiro Lexo Postimin
    jezus krishti eshte shpetimtari juaj(J.K).
    Posta elektronike bene donjehere gabime .

  8. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2015
    Postime
    23

    Pėr: BIBLA e pershkruar ne Kur'an

    Nuk besoj se do ishte problem kjo gje per aq kohe sa Kur'ani eshte vertetues i ungjillit dhe nuk e kundershton aspak qe Ungjilli te jete Fjale e Zotit. Por Kur'ani eshte shkruajtur per Muslmanet dhe jo per te krishteret ne menyre qe ti udheheqe Muslimanet drejt Udhezimit dhe drites se Ungjillit dhe teuratit. Kurse te krishteret e kane Ungjillin dhe Teuratin

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2015
    Postime
    23

    Pėr: BIBLA e pershkruar ne Kur'an

    Urimy-Meraga mos u merrr me elektroniken por me mesazhin qe percjell tema. I nderuar nuk e di aje musliman apo jo, por edhe ty te bej thirrje te kthehesh tek Ungjilli dhe tek Jezus Krishti.

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: BIBLA e pershkruar ne Kur'an

    Citim Postuar mė parė nga Kostandin Spiro Lexo Postimin
    Urimy-Meraga mos u merrr me elektroniken por me mesazhin qe percjell tema. I nderuar nuk e di aje musliman apo jo, por edhe ty te bej thirrje te kthehesh tek Ungjilli dhe tek Jezus Krishti.
    Kurani thote Ehli Kitab dmth pasuesit e Bibles dhe nuk thote Ehli Inxhill.

    Kurani eshte shume preciz nga menyra sesi i drejtohet krishtereve

    Kurani u drejtohet ne shume menyra

    Hauijarunet shokeve te Jezusit

    61:14.
    O besimtarė, bėhuni ndihmėsit e Allahut, ashtu siē u tha dishepujve Isai, i biri i Merjemes: “Kush janė ndihmėsit e mi pėr ēėshtjen e Allahut?” Dishepujt u pėrgjigjėn: “Ne jemi ndihmėsit e Allahut!” Kėshtu, njė pjesė nga bijtė e Izraelit e besoi, kurse pjesa tjetėr e mohoi. Prandaj Ne i forcuam besimtarėt kundėr armikut tė tyre dhe ata dolėn ngadhėnjimtarė.

    3:52.
    Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush janė ndihmuesit e mi nė rrugėn e Allahut?” nxėnėsit (e tij) u pėrgjigjėn: “Ne jemi ndihmuesit e (fesė sė) Allahut. Ne e besojmė Allahun e ti (Isa) dėshmo se ne (i) jemi nėnshtruar (Atij).


    Pastaj i pershkruan si Nesara per ato qe ndihmuan, dhe i pershkruan grupin tjeter ehli kitab pasi ehli kitabet jane pasuesit e bibles se sotme dhe ndryshojne shume nga dishepujt.

    Kurani nuk thote besoni biblen, por besoni teuratin si libra te zbritur dhe inxhillin por qe ne kete kohe ato nuk jane te ruajtur ne autencitetin e tyre.Per kete ceshtje Zoti solli Kurani kur ne Kuran jane te perfshire te gjithe librat e meparshem, nga tregimi i Ademit, Noa, Abrahamit, Musait, Jusufit, Daudit(Davidit), Sulejmanit (salamonit) Zekerias, Jahja(gjon Pagezorit) Isait(Jezusit) etj etj

    Sot bibla dhiata e vjeter eshte e ndryshuar dhe per kete citojme vete biblen

    7sepse, nė qoftė se Besėlidhja e parė do tė qe e patėmetė, nuk do tė qe nevoja tė kėrkohej vend pėr njė tjetėr.

    13 Duke thėnė "njė besėlidhje e re", ai e vjetėroi tė parėn; edhe ajo qė vjetrohet dhe plaket ėshtė afėr prishjes.(Letra e hebrejve 8)

    Por dhe bibla dhiata e re eshte e ndryshuar dhe letrat e Palit shume krishtere sot i besojne se ky eshte libri i Zotit.

    Bibla eshte e manget

    Jezusi bėri edhe shumė shenja tė tjera nė prezencėn e dishepujve tė tij, tė cilat nuk janė shkruar nė kėtė libėr (Gjoni 20/30)

    Bibla thote se ne ate kohe kishte falsifikatore te saj

    Ne nė fakt nuk falsifikojmė fjalėn e Perėndisė si shumė tė tjerė, .(2 korintasave 2/ 17)



    Profecia pėr ndryshimin e biblės

    Unė i deklaroj kujtdo qė dėgjon fjalėt e profecisė sė kėtij libri, se nėse ndokush do t'i shtojė kėtyre gjėrave, Perėndia do tė dėrgojė mbi tė plagėt e pėrshkruara nė kėtė libėr. Dhe nėse dikush heq nga fjalėt e librit tė kėsaj profecie, Perėndia do t'i heqė pjesėn e tij nga libri i jetės nga qyteti i shenjtė, dhe nga gjėrat qė janė pėrshkruar nė kėtė libėr.(Zbulesa 22/18-19)

    Kush hoqi dhe shtoi prej librit.Sigurisht qė Pali shpalli anullimin e Ligjeve tė Moisiut dhe Torės dhe futjes tė gjithė letrave tė tij si pjesė e ungjillit nė kohėn e sotme.

    Romakėve
    1 e Korintasve
    2 e Korintasve
    Galatasve
    Efesianėve
    Filipianėve
    Kolosianėve
    1 e Thesalonikasve
    2 e Thesalonikasve
    1 e Timoteut
    2 e Timoteut
    Titit
    Filemonit
    Hebrenjve
    Jakobi
    1 e Pjetrit
    2 e Pjetrit
    1 e Gjonit
    2 e Gjonit
    3 e Gjonit
    Juda


    (Mos harro hiq letrat e Pjetrit)


    Sepse pjetri e deklaron keshtu per Palin

    Ashtu bėn ai nė tė gjitha letrat e tij, ku flet pėr kėto gjėra. Nė to ka disa gjėra tė vėshtira pėr t'u kuptuar, tė cilat tė paditurit dhe tė paqėndrueshmit i shtrėmbėrojnė, sikurse bėjnė me Shkrimet e tjera, pėr pėrhumbjen e tyre. (2 e Pjetrit 3/16)

    Ndersa Pali thote per pjetrin

    por ka disa njerėz qė ju turbullojnė dhe qė duan ta shtrėmbėrojnė ungjillin e Krishtit.(Galatasve 1/6-7)

    Nga ungjili i Jezusit na doli dhe ungjilli i Palit dhe i pjetrit

    Madje, duke parė se mua m'u besua ungjilli pėr tė parrethprerėt, sikurse Pjetrit ai pėr tė rrethprerėt,(Galatėsve 2/7)

    Ndersa Jezusi thote per futjen e hundeve te njerzve

    "Kėshtu ju e keni bėrė tė pavleshme Fjalėn e Perėndisė pėr shkak tė traditės suaj" !.(Mateu 15/6)



    NE Kuran thuhet

    A shpresoni se do t'u besojnė ata juve (jehuditė), kur dihet se njė grup prej tyre dėgjuan fjalėt e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenė tė vetėdijshėm (ē'bėnin) i ndryshuan ato.(Bekare 75)


    Ėshtė shkatėrrim pėr ata qė me duart e veta e shkruajnė librin, e pastaj thonė: "Ky ėshtė prej Zotit!, e pėr tė arritur me te njė fitim tė paktė, pra ėshtė shkatėrrim i madh pėr ta ēka shkruan duart e tyre dhe ėshtė shkatėrrim i madh pėr ta ajo ēka fitojnė.(Bekare 79)


    Atė (dėnim) pėr shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim tė drejtė, e ata qė bėnė ndryshime nė librin, janė nė njė pėrēarje tė largėt nga e vėrteta.(Bekare 176)

    Njė palė nga jehuditė ėshtė qė ndryshojnė fjalėt (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thėrret ti) ata thonė: "Dėgjuam (fjalėn tėnde) dhe kundėrshtuam (thirrjen tėnde), dhe thonė: "dėgjo mos dėgjofsh!" (dhe thonė): "Raina" (kėto i thonė) duke pėrdredhur gjuhėt e tyre dhe duke atakuar fenė. E sikur tė thoshin ata: "Dėgjuam, respektuam, dėgjo dhe vėshtrona", do tė ishte mė e drejtė, por pėr shkak tė refuzimit tė tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnė vetėm pak (besim gjysmak). (Nisa 46)


    Pėr shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bėmė tė forta (tė shtangura). Ata i ndryshojnė fjalėt (nė Tevrat) nga domethėnia e tyre dhe braktisėn njė pjesė me tė cilėn ishin urdhėruar. (El Maide 13)

    O ithtarė tė librit, juve ju erdhi i dėrguari Jonė(Muhamedi a.s) qė ju sqaron shumė nga ajo qė fshihnit prej librit, e pėr shumė nuk jep sqarime. Juve ju erdhi nga All-llahu dritė, dhe libėr i qartė.(Maide 15)
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •