Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria e Rilindjes i shpall luftë edhe Rusisë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Me ngadale, me ngadale ti miku i Ilir Metes. Na e quan edhe Qeveria me patriotike ne gjithe historine e vendit pale. E pse, se iu ckermit ambasadorit rus ne Tirane? Shoku Enver iu ckermit Hrushovit ne mes te Moskes e ia numeroi tek e tek e tek se si Hrushovi devijoi nga rruga e shokut Stalin. E ti na e quan spurdhjakun e Kristaqit Enver! Rri ore mos na cudit se nuk ben nena burra si shoku Enver!

    U mesua keq ky Putini me Obamen qe i vjen pas qejfit dhe kujtoi se edhe shoku Rama eshte si puna e Obames!

    Ku te fal shoku Rama ore! Kur te plasi lufta, shoku Rama komandant perpara, e ne nga pas!

    Te na rroje Partia!

    Albo
    A sna thua ku eshte kjo?

    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  2. #12
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Qeveria e Rilindjes i shpall luftë edhe Rusisë

    Atje ku meritojne vleresim duhet ta vleresojme. Me vepra askush s'ka bere gje per shqiptaret jashte apo brenda vendit, por te pakten keta kane guximin t'ia kthejne fjalen Rusise. Sigurisht dihet qe keto fjale vijne me mbeshtetjen edhe vendimin e Amerikes!
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #13

    Për: Qeveria e Rilindjes i shpall luftë edhe Rusisë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Me ngadale, me ngadale ti miku i Ilir Metes. Na e quan edhe Qeveria me patriotike ne gjithe historine e vendit pale. E pse, se iu ckermit ambasadorit rus ne Tirane? Shoku Enver iu ckermit Hrushovit ne mes te Moskes e ia numeroi tek e tek e tek se si Hrushovi devijoi nga rruga e shokut Stalin. E ti na e quan spurdhjakun e Kristaqit Enver! Rri ore mos na cudit se nuk ben nena burra si shoku Enver!

    U mesua keq ky Putini me Obamen qe i vjen pas qejfit dhe kujtoi se edhe shoku Rama eshte si puna e Obames!

    Ku te fal shoku Rama ore! Kur te plasi lufta, shoku Rama komandant perpara, e ne nga pas!

    Te na rroje Partia!

    Albo
    S'ke nevoj te shkruash barcaleta, se je bere si barcalete per vete

  4. #14
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Qeveria e Rilindjes i shpall luftë edhe Rusisë

    Zoteri Albo Rusise nuk i shkon per shtati qe te kete stabilitet ne Ballkan andaj ajo mundohet qe te nxise mosbesim dhe te krijoje konflikte. Jo vetem qe duhet te kerkohet sqarim por edhe po t'i behej note proteste nuk do te ishte shume.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Qeveria e Rilindjes i shpall luftë edhe Rusisë

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Atje ku meritojne vleresim duhet ta vleresojme. Me vepra askush s'ka bere gje per shqiptaret jashte apo brenda vendit, por te pakten keta kane guximin t'ia kthejne fjalen Rusise. Sigurisht dihet qe keto fjale vijne me mbeshtetjen edhe vendimin e Amerikes!
    Ky kaqoli qe kemi per minister as pulat nuk eshte i zoti qe te trembi e jo me Rusine e Putinit. Ky thjesht recitoi vjershen qe i kishte mesuar Liu
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar 2043 për postimin:

    loneeagle (28-04-2015)

  7. #16
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Qeveria e Rilindjes i shpall luftë edhe Rusisë

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Atje ku meritojne vleresim duhet ta vleresojme. Me vepra askush s'ka bere gje per shqiptaret jashte apo brenda vendit, por te pakten keta kane guximin t'ia kthejne fjalen Rusise. Sigurisht dihet qe keto fjale vijne me mbeshtetjen edhe vendimin e Amerikes!
    A te vleresojme ministrin apo ameriken se spo e marr vesh

  8. #17
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Qeveria e Rilindjes i shpall luftë edhe Rusisë

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    A te vleresojme ministrin apo ameriken se spo e marr vesh
    Edhe ministri duhet te marri vleresimin e vet, por perqindjen me te madhe e merr Amerika.
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,226
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes i shpall luftë edhe Rusisë

    Rama: Të bashkojmë forcat kundër Putinit!

    Kryeministri Edi rama i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara këto ditë ka qenë shumë aktiv mediatikisht.

    Pas intervistës së djeshme për Zërin e Amerikës, sot Rama ka dhënë një intervistë për Fox Business, ku ka folur për situatën globale të momentit.

    -Kryeministri i Shqipërisë na ka nderuar me praninë e tij. Mirëserdhët zoti Kryeministër.

    Faleminderit.

    -Çfarë situate!

    Po, nuk është e lehtë dhe do duhet kohë, por besoj fort se Presidenti Obama kishte të drejtë kur tha se përveçse zgjidhjeve ushtarake kemi nevojë edhe për përpjekje të përbashkëta, duke përfshirë gjithashtu Rusinë dhe Iranin.

    -Rusia është duke goditur ato që ajo thotë se janë pozicionet e ISIS. E besoni këtë?

    Kjo është diçka që duhet qartësuar, por besoj se këto lloj përplasjesh në situata të tilla nuk është se përbejnë surprizë, përsa kohë nuk ka një veprim të koordinuar.

    -Ju e dini se Presidenti u takua me Vladimir Putinin vetëm disa ditë përpara. Mendoni se Vladimir Putin kishte ndërmend të bënte diçka të tillë atëherë?

    Nuk mund të them se çfarë i tha Putini Presidentit, por besoj fort që Presidenti ka të drejtë kur thotë se duhet një veprim i koordinuar, sepse duket që pasojat janë shumë të rënda. Flukset e refugjatëve kanë shumë për të thënë rreth faktit se një radikalizim i mëtejshëm mund të godasë kudo dhe këdo.

    -Albright tha se në një farë mënyre, ne u kapëm në befasi dhe se duhet të kishim vepruar dhe të kishim marrë pozicionet tona, duhet të ishim bashkuar më herët. Dhe tani kemi këtë situatë.

    Ndoshta ka të drejtë, por ajo që u bë, u bë. Tani duhet të veprohet menjëherë dhe të koordinohen përpjekjet.

    -Nuk ju duket e çuditshme që është e mundur, nëse nuk ka ndodhur ende, që avionët ushtarakë amerikanë dhe ata rusë që operojnë sipër të njëjtës zonë godasin grupe të ndryshme. SHBA-të thonë se grupet që rusët po godasin nuk janë të ISIS-it, se nuk janë duke goditur ISIS-in, ata janë grupe rebelësh që ne i mirëkuptojmë dhe që duam të përmbysin TARP-in (Regjimi i Bashar Al-Assadit).

    Kjo nuk mund të jetë diçka e mirë, por në të njëjtën kohë nuk është mirë as që të thellohemi në spekulime dhe parashikime që mund të mos jenë të drejta.

    -I besoni Assad-it?

    Askush që ka një farë arsyeje nuk i beson Assad-it.

    -Por Putin e beson. Thotë që ai është një udhëheqës i ligjshëm.

    Ky është problemi me Vladimir Putinin dhe Rusinë e Putinit. Por unë përsëri besoj fort se dhe kjo mund të kalohet duke bashkuar forcat. Presidenti Obama kishte të drejtë kur tha se Rusia dhe Irani mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në lidhje me këtë.

    -Shumë kritikë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë shumë dhe prej republikanëve që kandidojnë për të marrë postin e tij, kanë thënë se ai e ka menaxhuar tmerrësisht keq këtë situatë.

    Po, sepse duan të marrin postin e tij, por unë mendoj se ai është duke bërë gjënë e duhur për të mbrojtur brezat e ardhshëm.

    -Por ato gjëra që thuhen nuk ju shqetësojnë?

    Jo, unë kam shumë besim se bisedimet dhe marrëveshja me Iranin kanë qenë gjeja e duhur për SHBA-të dhe për boten.

    -Në Siri, para disa vitesh, ai vizatoi një vizë në rërë. Mendoni se është penduar për atë koment sot?

    Duhet të pyesni atë.

    -Po unë po ju pyes juve?

    Nuk mund të komentoj rreth kësaj, por besoj fort se, përveç përpjekjeve ushtarake dhe gjithë betejave në fushë, të gjithë ne kemi një betejë paralele shumë të rëndësishme për të fituar, që është të fitojmë mendjet dhe zemrat e brezave të rinj në të gjithë botën. Dhe në lidhje me këtë, unë besoj se Barack Obama është një pikë shumë e rëndësishme referimi.

    -Shumë faleminderit, zoti Kryeministër

    Koha Jone

  10. #19
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Qeveria e Rilindjes i shpall luftë edhe Rusisë

    Edi Rama nuk merr vesh nga lufterat,per pictures po.
    Pra te gjithe politikanet albanez jane njerez pa mendim personal,ndryshe.............puc ne troje, alias CIA ne menyre demokratike.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  11. #20
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Qeveria e Rilindjes i shpall luftë edhe Rusisë

    Ndrrim i titullit te temes: Qeveria e Shqiperise i pergjigjet shantazhit te Rusise. Therret ambasadorin rus per konsultime.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •