Skenar filmi në Tiranë! Grabitet makina e sigurisë me para
(NE FOTO: MAKINA DUKE U DJEGUR, MARRE NGA HARTA DIXHITALE E AKSIDENTEVE)
Disa muaj pas grabitjes së një banke në Tiranë, shënohet një rast i dytë, kur firmat e sigurisë dorëzohen përpara hajdutëve.
Këtë herë ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.
Një makinë e sigurisë, e ngarkuar me para, është grabitur në mënyrë spektakolare.
Fillimisht grabitësit kanë goditur automjetin e kompanisë së sigurisë, me targat AA836JH. Ata e kanë goditur me forcë në pjesën e parë nga krahu i drejtuesit të mjetit, dhe nën kërcënimin e armëve u kanë marrë dy efektivëve të “Security” të gjitha paratë.
Grabitësit e maskuar janë larguar me një automjet tip “Benz”, me targa AA 862 KK, të cilit i kanë vënë flakën në hyrje të fshatit Bërxullë.
Rrugës ata kanë goditur edhe një makinë tjetër.
Mësohet se autorët e krimit kanë braktisur makinën e tyre, duke i vënë zjarrin.
Ndërkohë policët privatë kanë mbetur të bllokuar në makinën e tyre, e cila është dëmtuar nga përplasja.
Ende nuk dihet shuma e grabitur, por mësohet se paratë po transportoheshin për llogari të një kompanie të telefonisë celulare.
MAPO
Krijoni Kontakt