Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    Dekriminalizimi, PD fton mazhorancën të nënshkruajë paktin për largimin e të inkriminuarve



    PD i ka kërkuar mazhorancës që të largojë të gjithë kandidatët për zgjedhjet e 21 qershorit që kanë rekorde kriminale. Për këtë, në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Oerd Bylykbashi i ka kërkuar mazhorancës që të nënshkruajnë një pakt për verifikimin e të gjithë kandidatëve, por sipas PD, mazhoranca nuk i ka kthyer asnjë përgjigje.
    Oerd Bylykbashi: Partia Demokratike i ka propozuar mazhorancës ‎nënshkrimin e një pakti mes partive politike për verifikimin e kandidatëve që garojnë për zgjedhjet e 21 qershorit në kuadër të dekriminalizimit dhe largimin menjëherë nga gara të atyre kandidatëve që kanë rekorde kriminale.
    Prej dy javësh mazhoranca e ka lënë në heshtje dhe pa përgjigje këtë propozim të Partisë Demokratike.
    Jam sot para jush për të bërë transparencë të plotë të këtij propozimi.
    Partia Demokratike propozon nënshkrimin e një pakti që do mundësojë:
    1- Verifikimin për pasjen ose jo të rekordeve të rënda kriminale, për cilindo nga kandidatët e regjistruar për zgjedhjet e 21 qershorit, nëse një nga subjektet politike nënshkruese të paktit e kërkon këtë;
    2- Përdorimin e gjurmëve të gishtërinjve për çdo rast të kërkuar, me qëllim verifikimin e plotë e të saktë të rekordeve kriminale;
    3- Tërheqjen e menjëhershme nga gara të kandidatëve që rezultojnë me rekorde të rënda kriminale ose refuzojnë verifikimin e të dhënave të tyre.

    ORA NEWS

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Ambasadori amerikan: Keni futur kriminelë në listat e zgjedhjeve vendore

    Mir e ka dhe ambasadori,por ti heqesh kriminelet e hajdutet politikes mbetet vendi bosh. Perveç budallenjve edhe populli pse jane keta kriminel e hajdut shkon e voton.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadoni amerikan: Do publikojmë listën e zyrtarëve shqiptarë non-grata në SHB

    SHBA e BE zbulojnë tre emrat e kandidatëve të inkriminuar në zgjedhje: Poshtërim i popullit shqiptar

    Emri:  ambasadoret.jpg

Shikime: 345

Madhësia:  36.5 KB
    Ambasadoret Lu e Vlahutin

    “Vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime përbën një poshtërim të popullit shqiptar”. Kështu janë shprehur për BIRN, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe kreu i delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin.

    Që të dy kanë bërë thirrje që votuesit të refuzojnë kandidatët e dyshuar, kur të hedhin votën të dielën. Vlahutin shtoi se kandidimi i njerëzve me të shkuar kriminale do të ketë edhe pasoja negative në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

    Pas një bojkoti gjashtëmujor të opozitës në Parlament, në dhjetor 2014, me ndërmjetësim të Parlamentit Europian, socialistët në pushtet dhe demokratët arritën një marrëveshje dhe premtuan se do të zgjidhin problemin e njerëzve me të shkuar kriminale që garojnë për poste publike.

    Gjithsesi, provat e mbledhura nga BIRN tregojnë se partitë politike thjesht po shtireshin përballë Brukselit.

    Prova të siguruara nga BIRN tregojnë se dy kandidatë që garojnë për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste, Artur Bushi dhe Elvis Rroshi, të cilët kërkojnë postet e kryebashkiakëve në Krujë dhe Kavajë, kanë qenë të arrestuar për trafik droge.

    Një kandidat nga Partia Demokratike për Bashkinë Këlcyrë, Gentian Muhameti, është ndërkohë i dënuar për trafik droge.

    Panorama

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadoni amerikan: Do publikojmë listën e zyrtarëve shqiptarë non-grata në SHB

    Kandidatët e inkriminuar, Roshi i dënuar për drogë në Zvicër, Bushi për kokainë në Itali, Muhameti i dënuar në Itali

    Emri:  Untitled-26.jpg

Shikime: 330

Madhësia:  45.8 KB

    Të dhëna policore të marra nga BIRN në Itali dhe Zvicër tregojnë se së paku tri kandidatë që garojnë në zgjedhjet e së dielës kanë të shkuar kriminale.

    Shqiptarët do të votojnë të dielën për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshilltarët e 61 bashkive, në një palë zgjedhjesh që konsiderohen si shumë të rëndësishme për ambiciet e vendit në përparimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

    Emri:  rama-rroshi.jpg

Shikime: 376

Madhësia:  33.4 KB
    Edi Rama dhe Elvis Rroshi në një takim elektoral. Foto: Facebook

    Gjithsesi, të dhëna të mbledhura nga BIRN nga agjencitë ligjzbatuese nëpër Europë tregojnë se një numër kandidatësh të nominuar nga partitë politike kanë të shkuar kriminale. Madje, disa janë akuzuar për kontrabandë të sasive të mëdha të drogës mes vendeve të ndryshme të Europës.

    Prova të siguruara nga BIRN tregojnë se dy kandidatë që garojnë për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste, Artur Bushi dhe Elvis Rroshi, të cilët kërkojnë postet e kryebashkiakëve në Krujë dhe Kavajë, kanë qenë të arrestuar për trafik droge.

    Një kandidat nga Partia Demokratike për bashkinë Këlcyrë, Gentian Muhameti, është ndërkohë i dënuar për trafik droge.

    Gjithsesi, Partia Demokratike më vonë e tërhoqi Muhametin nga lista e saj e kandidatëve, dukshëm nën presion nga BE dhe SHBA-të.

    Partia në pushtet nuk e ka bërë këtë. Një zëdhënës për kryeministrin Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, mohoi akuzën që partia e tij ka nominuar “ndonjë kandidat të dënuar penalisht nga ndonjë gjykatë vendëse apo e huaj, qoftë me vendim të formës jo të prerë”.

    Një zëdhënës i Rroshit i tha BIRN se akuzat janë të pavërteta dhe të motivuara politikisht. Ndërsa zëdhënësi i Bushit nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për koment.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk komentoi arsyen pse demokratët e patën mbështetur më herët kandidimin e Muhametit për ta tërhequr atë më pas.

    Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu dhe kreu i Delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin, i thanë BIRN se vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime përbën një poshtërim të popullit shqiptar.

    Që të dy kanë bërë thirrje që votuesit të refuzojnë kandidatët e dyshuar, kur të hedhin votën të dielën.

    Emri:  Gentian-Muhameti-dhe-Basha.gif

Shikime: 337

Madhësia:  91.0 KB
    Gentian Muhameti dhe Lulzim Basha. Foto: Facebook

    Vlahutin shtoi se kandidimi i njerëzve me të shkuar kriminale do të ketë edhe pasoja negative në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

    Pas një bojkoti gjashtëmujor të opozitës në parlament, në dhjetor 2014, me ndërmjetësim të Parlamentit Europian, socialistët në pushtet dhe demokratët arritën një marrëveshje dhe premtuan se do të zgjidhin problemin e njerëzve me të shkuar kriminale që garojnë për poste publike.

    Gjithsesi, provat e mbledhura nga BIRN tregojnë se partitë politike thjesht po shtireshin përballë Brukselit.

    Ironikisht, Artur Bushi si ish deputet, mbështeti në janar një rezolutë të parlamentit, ku bëhej thirrje ndaj partive politike që të pastronin radhët e veta nga njerëzit me të shkuar kriminale.

    Para se të bëhej deputet më 2013, policia italiane e arrestoi Bushin më 11 qershor 2010 në qytezën e Gallaratës.

    Ata e mbajtën atë deri më 24 korrik atë vit, të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale, të njohur si banda e Morriggia-s.

    Franco Novati, një ish komandant policie në Gallarate, i cili drejtoi hetimin, i tha BIRN se kjo bandë importonte kokainë nga Hollanda në Itali.

    “Kur ne i vumë nëntë prej tyre nën përgjim, ata folën për ‘pjesë këmbimi’, por ne e dinim se kjo qe fjala në kod për kokainën,” rikujtoi ai.

    Njoftimi i policisë italiane për bandën Moriggia. Foto: Policia Italiane

    Novati tha se kokaina vinte nga Amsterdami përmes korrierëve dhe shitej me shumicë te bosët vendorë në Breshia, Modena, Luka dhe Piaçenza.

    “Ne ndërhymë në transportin e fundit të 10 apo 11 kileve të kokainës nga Hollanda dhe arrestuam bandën,” shtoi ai.

    Gjithsesi, megjithëse Bushi u arrestua, ai nuk u dënua, tha për BIRN zyra e prokurorisë së Busto Arsizio.

    “Çështja e Bushit u nda mënjanë nga çështja nr. 1986/2010RGNR mbi bandën Moriggia. Numri i çështjes së re qe 7257/2010,” shpjegoi një zëdhënës.

    “Më 20 mars 2011, çështja e Bushit u arkivua dhe u mbyll pa dënim kundër tij,” shtoi zëdhënësi.

    Novati tha se Bushi pretendoi në gjykatë se ai po shkonte në Hollandë bashkë me të tjerët, thjesht për të blerë makina dhe për t’i shitur në Itali dhe se nuk kishte dijeni për atë se çfarë bënin të tjerët në Hollandë.

    “Policia qe e sigurt që ai qe i përfshirë, por provat nuk qenë të mjaftueshme në gjykatë,” tha Novati. “Ai qe pranë bosit të bandës Morrigia”, shtoi ish-shefi i policisë, aktualisht në pension.

    Një kandidat tjetër i akuzuar në të shkuarën – dhe i dënuar – për trafik droge, është ajo e kryetarit të bashkisë Kavajë Elvis Rroshi, i njohur gjithashtu si Ervin Rroshi.

    Rroshi, i cili u zgjodh më 2011 si kryebashkiak, po kërkon aktualisht një mandat të dytë në këtë bashki.

    Para se të bëhej kryebashkiak, Rroshi qe dënuar në Zvicër për shpërndarje droge.

    Një zyrtar i Zvicrës, i cili foli në kushtin e anonimatit, i tha BIRN se të dhënat policore të Zvicrës tregojnë se Rroshi qe subjekt procedimi penal nga viti 1993 deri më 1997.

    “Ai u hetua për trafik droge dhe shpërndarje, por nga ajo që mund të shoh unë, qe një peshk i vogël,” tha zyrtari i policisë për BIRN.

    “Atij iu dha një dënim i vogël dhe u deportua në Shqipëri pas periudhës së paraburgimit,” shtoi ai.

    I njëjti burim tha se autoritetet e Shqipërisë patën kërkuar informacion në vitin 2011 nga homologët e tyre zviceranë nëse Rroshi qe dënuar për trafik droge dhe pastrim parash dhe se ata e patën marrë përgjigjen.

    “Interpol Tirana mori të njëjtin informacion,” specifikoi zyrtari zviceran.

    Zëdhënësi i Rroshit, Shpend Barameta i tha BIRN se ai nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.

    “Na vjen vërtet keq që situata dhe histori të tilla sajohen sa herë ka fushata zgjedhore…,” tha ai.

    Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, gjithashtu mohoi që ndonjë nga kandidatët e koalicionit të udhëhequr nga socialistët, Aleanca për Shqipërinë Europiane, qe dënuar për krime.

    “Partia Socialiste dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane po punojnë për një ligj europian dhe demokratik, përmes të cilit të vendoset një vijë e kuqe që ndalon zgjedhjen apo emërimin në detyrat publike të personave me rekorde kriminale,” tha ai.

    “Të tjerat janë politikë e llojit të ulët që merr rëndom formën antidemokratike të gjuetisë së shtrigave, të cilën, Partia Socialiste e refuzon me bindje të plotë si mjet famëkeq të së kaluarës diktatoriale apo gjysmëdiktatoriale,” shtoi Fuga.

    Gentian Muhameti, kandidat për Këlcyrën, i cili më pas u tërhoq nga Partia Demokratike, qe arrestuar gjithashtu në Itali më 1997, për trafik droge.

    Eliana Martella, zëdhënëse e policisë për qytetin e Leçes në Italinë e jugut i tha BIRN se Muhameti qe arrestuar më 20 janar 1997 në Melendugno, provinca e Leçes, me 30 kilogramë marijuanë.

    “Ai u dënua me dy vjet burg dhe me 15 milionë lireta [gjobë] (në atë kohë rreth 7,500 euro],” shtoi Martella.

    “Ai e pranoi fajin dhe përfitoi një dënim [të reduktuar] prej një viti e gjashtë muajsh burg dhe 10 milionë lireta [gjobë] më 15 mars 1997”, shtoi ajo.

    Më 9 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi për të hequr Muhametin nga lista e kandidatëve për Partinë Demokratike. Kolegji Zgjedhor, një gjykatë e specializuar për mosmarrëveshjet zgjedhore, e la në fuqi këtë vendim.

    KQZ, njësoj si partitë politike, ka qenë nën presion nga SHBA dhe BE për të ndaluar kandidatët me të shkuar kriminale në zgjedhje.

    Drejtuesja e delegacionit të BE-së në Tiranë Vlahutin, i tha BIRN se kjo qe një çështje për të cilën BE “ka lobuar fort… për shkak se zyrat publike janë për t’i shërbyer popullit”.

    “Të vendosësh nëpër lista njerëz për të cilët ka të dhëna se janë të përfshirë në aktivitet kriminal, veçanërisht trafik droge, trafik qeniesh njerëzore dhe prostitucion, është fyese dhe poshtëruese për qytetarët, votat e të cilëve kërkojnë këto parti politike,” tha ajo.

    “Në procesin e integrimit do të analizohet gjithashtu angazhimi për t’i dhënë qytetarëve qeverisjen më të mirë, kështu që do të ketë efekt, por ne duhet të jemi njësoj, madje edhe më shumë të shqetësuar për pasojat që kjo do të ketë mbi shoqërinë [shqiptare],” shtoi Vlahutin.

    Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, i cili ka bërë gjithashtu përpjekje kundër nominimit të kandidatëve me të shkuar kriminale, thotë se Shqipëria meriton të ketë kandidatë më të mirë.

    “Nëse do të zgjidhen, ata do pretendojnë se ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar Mercedezët e zinj luksozë, vilat anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze. Shqipëria meriton më shumë,” tha ai mbi këta kandidatë.

    “Tashmë i takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë që përbëjnë tallje për sistemin politik të Shqipërisë,” shtoi ai.

    BIRN


    Panorama

  5. #25

    Për: Ambasadori amerikan: Ja kriminelët në listat e zgjedhjeve vendore!

    Do fitoj LSI mesa duket

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadori amerikan: Ja kriminelët në listat e zgjedhjeve vendore!

    VIDEO/ Rroshi për akuzat: S’më tremb askush se kam mbështetjen e Ramës. Carën e shëtita në Europë

    Kreu i Bashkisë së Kavajës, i cili kandidon edhe për një mandat tjetër në këtë bashki u është përgjigjur dje akuzave se ka qenë i dënuar më parë.



    Panorama

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadori amerikan: Ja kriminelët në listat e zgjedhjeve vendore!

    U denoncuan si të inkriminuar, Rroshi dhe Bushi fitojnë zgjedhjet, kryebashkikë në Kavajë e Krujë

    Kandidatët e maxhorancës, Elvis Rroshi në Kavajë dhe Artur Bushi në Krujë, pavarësisht denoncimit të ndërkombëtarëve për të kaluarën e tyre kriminale, rezultojnë të jenë në avantazh në bashkitë në të cilat garojnë.

    Emri:  bushi-roshi.jpg

Shikime: 355

Madhësia:  22.8 KB
    Artur Bushi/ Elvis Roshi

    Thirrjet e ambasadorit të SHBA, Donald Lu, një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve nuk janë përkthyer në rezultate konkrete në këto qytete. Mbyllja e numerimit flet për një fitore të thellë të dy kandidatëve, emrat e të cilëve u denoncuan edhe nga rrjeti i gazetarisë investigative “Birn”, për të kaluarën e tyre kriminale.

    Kryebashkiaku aktual i Kavajës, Elvis Rroshi fitoi me 16. 540 vota, ose 63.61%, përballë rivalit të tij demokrat Engjëll Cara, i cili mori vetem 36,39% te votave.

    Triumfues ne keto zgjedhje eshte edhe ish-deputeti socialist Artur Bushi, kreu i Bashkise se Krujes, i cili mori 18.362 vota, ose 54,59%, nderkohe qe rivali i tij i djathte Hamdi Pasha mori 15.274, ose 45,41%.

    DENONCIMI
    Thirrjet e vazhdueshme të ambasadorëve drejtuar kryetarëve të partive për pastrimin e listave nga kandidatët e inkriminuar u konkretizuan me publikimin e shkrimit nga “Birn” për tre kandidatët me të kaluar kriminale. Rrjeti i gazetarisë investigative, i cili financohet nga SHBA, denoncoi të kaluarën e kandidatëve të maxhroancës në Kavajë e Krujë, Elvis Rroshi dhe Artur Bushi dhe atij të tërhequr nga opozita në Këlcyrë, Gentian Muhametit.

    “Birn” denoncoi kandidatin e maxhorancës në Krujë, Artur Bushi, për faktin se para se të bëhej deputet në vitin 2013, është arrestuar si i dyshuar si pjesë e një organizate kriminale, të njohur si banda e “Morriggia”-s. Lidhur me këtë ngjarje, rrjeti investigativ paraqiti edhe prova të cilat vërtetonin qëndrimin e Bushit në burg. Edhe për kandidatin e Kavajës dhe kryebashkiakun aktual, Elvis Rroshi, u paraqitën prova dhe komunikime me institucionet ndërkombëtare të cilat vërtetonin se para se të zgjidhej kryebashkiak ishte dënuar në Zvicër për shpërndarje droge.

    Sipas autoriteteve ndërkombëtare, pas akuzave për trafik dhe shpërndarje droge, atij iu dha një dënim i vogël dhe më pas u transferua në Shqipëri. Kandidati i PD në Këlcyrë, Gentian Muhameti, i cili u çregjistrua vetëm një javë përpara zgjedhjeve të 21 qershorit, gjithashtu rezultoi të ishte dënuar më parë në Itali për trafik droge. Ambasadori amerikan, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, kanë bërë thirrje të vazhdueshme për partitë politike që në fazën fillestare të përzgjedhjes së kandidatëve, që të ofrojnë për votuesit persona pa precedentë penalë.

    Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, vetëm një ditë përpara zgjedhjeve doli hapur me një thirrje për qytetarët për të mos votuar dhe për të refuzuar të gjithë kandidatët e inkriminuar që partitë politike ofruan në zgjedhjet e 21 qershorit.

    Panorama

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadori amerikan: Ja kriminelët në listat e zgjedhjeve vendore!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    VIDEO/ Rroshi për akuzat: S’më tremb askush se kam mbështetjen e Ramës. Carën e shëtita në Europë

    Kreu i Bashkisë së Kavajës, i cili kandidon edhe për një mandat tjetër në këtë bashki u është përgjigjur dje akuzave se ka qenë i dënuar më parë.



    Panorama
    Mire ia the ambasadorit amerikan. Ti nuk ia ke friken atij se ty te ka bere shoku Rama kryebashkiak.

    O shoku Rama!

    Po mire bre xhanem, te gjithe trafikantet e kriminelet ne Partine tone Socialiste gjete te na i sjellesh!

    Turp e per faqe te zeze!

    Albo

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Kryebashkiakët socialistë të Krujës dhe Kavajës janë trafikantë droge

    Spahiu, letër Donald Lu-së: Do i njihni bashkitë e fituara nga kriminelët?

    Emri:  a2e31a3a8eaf9daabda98b9db1fafe33_XL.jpg

Shikime: 346

Madhësia:  17.6 KB

    Kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu i ka dërguar një letër publike ambasadorit amerikan Donald Lu.

    Ai i kërkon ambasadorit që të mos njohë fituesit e bashkive ku kandidonin persona me rekorde kriminale.

    Në nisjen e fushatës Donald Lu bëri thirrje që të pastroheshin listat nga të inkriminuarit.

    Por nëse PD hoqi kandidatin e saj në Këlcyrë për shkak të rekordeve kriminale, nga PS nuk pati asnjë lëvizje.

    Ja letra e plotë e Kreshnik Spahiut:


    I nderuar shkëlqesia juaj, Ambasador Donald Lu
    Prej disa ditësh kemi ndjekur me shumë interes prezencën dhe rolin tuaj aktiv në fushatën elektorale të zgjedhjeve për qeverisjen vendore në Shqipëri.

    Me admirim kemi vlerësuar se ju po kryni me dinamizëm misionin tuaj si vazhdimësi e suksesshme e ish-ambasadorëve të mëparshëm, Arvizu dhe Withers.

    Mijëra shqiptarë panë tek ju një rreze shprese 24 orë para ditës së votimit, kur ju i apeluat gjithë shqiptarëve që të mos votonin kandidatët për kryetar bashkie të cilët janë me rekorde kriminale.

    Thirrjet tuaja për të mos votuar elementët mafioz dhe “Mercedesët e Zinj” ishin një apel miqësor dhe diplomatik i një miku të vërtetë të shqiptarëve dhe jo i qeveritarëve.

    Më lejoni që të shpreh konsideratën por dhe vlerësimin e mijëra shqiptarëve për kurajon tuaj fisnike.

    Ndëkohë që zgjedhjet përfunduan dhe emrat e kandidatëve fitues u publikuan, një sërë pikëpyetjesh u ngritën sërish për të ardhmen e Shqipërisë.

    Miliona sy janë drejtuar drejt jush për të parë dhe dëgjuar nëse:

    – Kriminelët u votuan apo u refuzuan me vota nga shqiptarët?

    – A do legjitimohet fitorja edhe nëse atyre do u krijoj imunitet funksioni publik i kryetarit të bashkisë?

    – A do i njoh Washingtoni ata si partnerë?

    – A do njihen këto zgjedhje të fituara nga “mercedesët e zinj” si proces zgjedhor me standarde apo jo?

    – A do bëhen publikë emrat e kryetarëve që fituan, por që më pare, kanë pas rekorde kriminale apo do lihen anonim emrat e tyre

    Parimet dhe standardet janë padyshim më të rëndësishme se rezultati apo se kush ishte fituesi.

    Këto dhe shumë pikëpyetje i nderuar mik i madh i shqiptarëve pritet të marrin një dritë informacioni prej jush në kushtet kur populli ka një krizë besimi të lartë tek institucionet e drejtësisë.

    Ne ju inkurajojmë në rrugën e guximshme që keni nisur dhe u kërkojmë ndihmë si një komb me demokraci hibride dhe mungesa të theksuara të të drejtave qytetare.

    Ne jemi me ju, se dhe Ju, jeni një avokat i shkëlqyer i kombit shqiptar.

    Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, më lejoni dhe njëherë të shpreh konsideratat e larta për shkëlqesinë tuaj.

    Me respekt, Kreshnik Spahiu (Kryetar Aleanca Kuqezi)

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: SHBA: Kryebashkiakët socialistë të Krujës dhe Kavajës janë trafikantë droge

    Ajo dihet, por Shba ben mire tu jape 'zemren', drogen e fundit te laboratoreve dhe jo helm skarco. Kur 'Ameriko' te zbuloje drogen 'Kepi i Shpreses se Mire' prap neve nuk do na japin gje por do e dorezojne ne Evrope ku edhe do paguhen pak.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •