Mire Berisha e mbro ate zhapiken e Inspektoriatit tė Deklarimit tė Pasurive Zana Xhuka por une cuditem pse Albo e mbro e ka hapur gjithe ato tema?
Inspektorati i Lartė i Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive ka kallėzuar penalisht gjyqtarin e Gjykatės sė Apelit Tiranė njėkohėsisht dhe anėtar i KLD-sė, Gjin Gjoni. Kallėzimi ėshtė bėrė pėr fshehje tė pasurisė. Gjithashtu Gjoni akuzohet dhe pėr falsifikim dokumentesh. Po ashtu ILDKP ka kallėzuar edhe bashkėshorten e tij, Elona Ēaushi.
“ILDKPKI ka paraqitur kallėzim penal nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, duke kėrkuar fillimin e procedimit penal ndaj subjektit Gjin Gjoni, me funksion gjyqtar, anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, bashkėshortes sė tij, Elona Ēaushi, noteres Margena Ēela, noteres Gentiana Shkodra pėr veprat penale tė fshehjes dhe deklarimit tė rremė tė pasurisė nė bashkėpunim, falsifikimit tė dokumenteve nė bashkėpunim, pastrimit tė produkteve tė veprės penale nė bashkėpunim, dhe korrupsionit parashikuar nga nenet 257/a e 25, neni 186 e 25, neni 287 e 25, neni 319/ē tė Kodit Penal.”
ILDKPKI do tė njoftojė menjėherė Presidentin e Republikės, Kryetarin e Kuvendit, Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, Ministrin e Drejtėsisė, Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Parandalimit tė Pastrimit tė Parave, Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve pėr shkeljet e konstatuara. Bėhet fjalė pėr fshehje tė njė pasurie prej 1 842 796 euro, 180 mijė dollarė dhe 53 270 000 lekė.
Shkeljet e konstatuara nga ILDKP-ja:
1. Falsifikim i kontratės Nr.384 rep, Nr.139 kol, tė dt.20.03.2007, pėr shitjen e 70% tė kuotave tė aksioneve tė kapitalit tė shoqėrisė “ADFD” sh.p.k, tė hartuar me dy vlera tė ndryshme, 70.000 lekė dhe 300.000 Euro, deklarim i rremė dhe mungesė burimesh financiare pėr shumat e mėsipėrme.
2. Deklarim i rremė nė lidhje me burimin e krijimit tė aseteve tė deklaruara pėr shumėn 300.000 Euro, paraqitja e dokumenteve tė falsifikuara dhe burim jo i ligjshėm.
3. Falsifikim i kontratave tė huasė tė dt.17.09.2007 nė shumėn 160.000 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri nė Prill 2012) dhe tė dt.22.04.2008 nė shumėn 138.888 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri nė Prill 2013).
4. Deklarim i rremė dhe burim financiar jo i ligjshėm pėr kontratat e huasė dhėnė shtetasit Ėerner Mehlber nė shumėn totale 298.888 Euro (160.000 Euro + 138.888 Euro).
5. Falsifikim tė deklaratave No.2604 Reg. dhe No.2605 Reg. tė datės 21.05.2010 pėr kthimin e shumės sė huasė prej 60.000 Euro + 24.012 Euro interesa dhe 30.000 Euro + 13.896 Euro interesa nga shtetasi Werner Mehlber, pra gjithsej 127.908 Euro, pasi nga sistemi TIMS i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, nuk rezulton qė ky shtetas tė ketė qenė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė nė kėto data.
6. Deklarim i rremė dhe burim financiar jo i ligjshėm pėr deklaratat pėr kthimin e huasė nga shtetasi Werner Mehlber nė shumėn totale 90.000 Euro principal (60.000 Euro + 30.000 Euro), dhe 37.908 Euro interesa (24.012 Euro + 13.896 Euro), gjithsej 127.908 Euro.
7. Deklarim i rremė nė lidhje me kontratėn e sipėrmarrjes Nr.1416 Rep, Nr.167 Kol, dt.24.04.2012 tė vilės rezidenciale nė Farkė, tip “Champagne”, nė shumėn 700.000 Euro.
8. Fshehje nė vitin 2010 e aktivitetit si person fizik “Bar” me NIPT L01616024T, i bashkėshortes.
9. Fshehje nė vitin 2012 e aktivitetit tė shoqėrisė “ALBCOS – Albanian Cosmetics” me NIPT L21309006C, ku shtetasja Elona Shpėtim Ēaushi figuron tė jetė administratore dhe ortake zotėruese e 100% tė kuotave tė kapitalit.
10. Fshehje nė vitin 2012 e aktivitetit tė shoqėrisė “Prestige Group” me NIPT L21309007K, ku shtetasja Elona Shpėtim Ēaushi figuron tė jetė ortake zotėruese e 100% tė kuotave.
11. Fshehje nė vitin 2010 i aktivitetit tė shoqėrisė “Terra Toscana Alimantari” me NIPT L02214025H, ku subjekti dhe bashkėshortja Elona Ēaushi janė ortakė me nga 50% tė kuotave tė kapitalit.
12. Deklarim i rremė dhe burim jo i ligjshėm i shumės prej 14.000 Euro tė pėrfituara nga shitja e automjetit tė deklaruar nė pronėsi tė vėllait.
13. Falsifikim dokumentash dhe deklarim i rremė nė lidhje me burimin e blerjes me kredi tė automjetit tip Benz me vlerė 62.000 Euro nė vitin 2010, pasi rezulton se nė dt.20.04.2010 nga ana e subjektit i ėshtė likuiduar shoqėrisė “Auto Star Albania” vlera totale e automjetit, ndėrsa kontrata e kredisė me Landeslease sha. ėshtė lidhur nė dt.23.04.2010, pra tre ditė mė vonė.
14. Burim financiar jo i ligjshėm, i dyshimtė dhe pa dokumentacion ligjor justifikues pėr kontratat e blerjes tė apartamentit nė Tiranė me vlerė gjithsej 53.200.000 lekė, viti 2011.
15. Burim financiar jo i ligjshėm, i dyshimtė dhe pa dokumentacion ligjor justifikues pėr kontratat e sipėrmarjes pėr apartamentet nė Tiranė me vlerė gjithsej 176.080 Euro, viti 2008, tė cilat mė pas janė zgjidhur si kontrata dhe shuma 140.000 Euro ėshtė deklaruar si burim krijimi asetesh.
16. Burim financiar jo i ligjshėm, i dyshimtė dhe pa dokumentacion justifikues ligjor pėr apartamentin me vlerė 180.000 usd, viti 2010, i cili mė pas deklarohet i shitur dhe shuma e mėsipėrme deklaruar si burim krijimi asetesh.
17. Burim financiar i dyshimtė pėr shpenzimet e padeklaruara pėr 109 dhe 127 hyrje–daljet nga territori i Republikės sė Shqipėrisė, pėrkatėsisht i subjektit Gjin Gjoni dhe bashkėshortes sė tij, shpenzime tė cilat nga tė dhėnat paraprake dyshohet tė jenė rreth 250.000 Euro.
18. Burim financiar i dyshimtė pėr tė gjitha pasuritė e deklaruara nė deklaratat e interesave private tė subjektit Gjin Gjoni dhe bashkėshortes sė tij Elona Ēaushi.
Shekulli
Krijoni Kontakt