Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 53
  1. #31
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Ben Blushi, anetar i corbes se Rilindjes qe kritikon Rilindjen.

    Beni ne boten e cudirave.
    E di cfare do te thote te maresh 500 lek te vjetra ne dite (500x30=15.000 / 140 = 107 euro ne muaj).
    Kaq mer nje punetor llaci, qe ben beton e llaç tere diten!
    Nese ka fat ky punetori, gruaja qep breke ne ndonje nga fasonerite e famshme qe i bejne kaq shume rreklame, merr dhe ajo (nese eshte me fat) 100 euro ne muaj.
    Pra 207 euro ne muaj te ardhurat per nje familje.
    Tani keta patjeter kane 2-3 kalamanj per te ushqyer.
    Ne fund te muajit patjeter qe 1 jave nuk kane buke te hane.
    Kjo eshte situata o ben arroplani.
    Te ikin nga shqiperia? Te ikin me vrap, sikur te kete fat kjo familje, burri do gjeje nje pune bari delesh, perndryshe do vdesin si qener ketu ne skiperi.



    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ikin se skane buke te hane ?????
    Kjo eshte klisheja qe perdoret me shume dhe si justifikim
    per te mbuluar probleme te tjera te individit ne Shqiperi
    si idiotesia, dembelizmi,injoranca,mungesa e pergjegjshmerise si individ etj.
    Si ka mundsi qe shumica ne Shqiperi ka buk te haje dhe megjithese vuan aty ketu ka probleme nuk shkon aq larg sa te
    marre rrugen e mergimit?
    Nje pakice nuk ka buke te haje dhe kjo lidhet direkt me rrethanat dhe vendi ku ky person
    jeton,me arsimin e tij,me injorancen etij,idiotesine,me mungesen e pergjegjsise.
    Te gjithe qe punojne nuk vuajne per buken e gojes ne Shqiperi.
    Vuajne per buken e gojes,fshatare injorante qe jetojne ne shtepi germadha ne fshatra te humbura ne malsi,qe jane dembele injorante
    qe vetem ankohen,vuajne per buken e gojes pijanece,kumarxhinjte qe i lejne leket neper kumare kazino,baste,alkolista dhe te apasionuar
    pas kafeneve qe sbejne asgje vetem merren me politike gjithe diten,pastaj ja vejne fajin shtetit per problemet dhe pa aftesite e tyre dhe marrin rruget e mergimit.
    Vuajne per buken e gojes pleq,invalide,debila,gabele te bregut te lumit dhe persona me probleme shendeti mendore etj.
    Cdo shtet ne bote e ka nje shtrese te shoqerise qe eshte fundi,ne varferi ekstreme dhe kjo nuk eshte problemi dhe faj i shtetit por faji i vete ketyre individeve
    qe nuk bejne asnje perpjekje per te dale nga varferia por e kane pranuar varferine si fatalitet dhe jetojne ne shit.
    Ben Plusi + e lidh hemoragjine e popullsise me qeverisjen e socialisteve i jep shkaqe politike dhe ve para pergjegjsise edhe qeverine e Rames dhe kjo ndodh 1 muaj e gjysem para zgjedhjeve.
    Ky emision ka per qellim te manipuloje publikun te tregoje publikut pa aftesine e qeverise se Rames fajin e qeverise dhe partise socialiste dhe Ben Plusi te fitoje ne votime ne qershor.
    Plusi na del si ideatori, analisti,i ndershmeri i prirur per ndryshime dhe reformatori.Emisioni perdoret edhe si platforme qe Ben Plusi te fitoje simpati perkrahje dhe marre pushtet ne qershor.
    Qellimi i tij eshte ultra egoist,intervista e tij eshte demagogji pasi cdo gje ai e ben per interesat personale te by&thes se tij dhe nuk i plas per popullin fare.
    Te vejme pikat mbi i dhe te flasim realistikisht,kjo eshte e verteta.
    Cdo gje eshte relative...

  2. #32
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Deputeti socialist Ben Blushi: Rilindja Socialiste vdiq!

    Kjo pseudo-rroge qe permend nuk eshte e pergjithshme sepse firmat e ndertimit
    nuk paguajne njesoj dhe nuk besoj qe te jete rroge qe paguhet gjithandej keshtu.

    Nje banakier lokali paguhet me shume,nje shites dyqani paguhet me shume
    Ka plot pune te tjera qe paguajne me shume por problemi eshte se ai punetori
    qe ti ke marre si shembull eshte komplet injorant,pa skills so paguhet minimumi
    ne nje biznes batakcinjsh.
    Qe te rregullosh jeten duhet te ndihmosh veten, futesh ne ndonje kurs marresh ndonje zanat
    dhe nuk do vuash per buken e gojes.
    Keto qe paguhen minimumi jane injorante,kercunj...s'kane asnje zanat,s'kane aftesi truri,nuk dine te
    bejne asgje te kualifikuar.
    Rrenja e problemit eshte aftesite profesionale dhe shkalla e pergjegjsise dhe jo shteti,jo demokratikja jo socialistja dhe politika e leshit.
    Persona me aftesi me te mira profesionale dhe me shkalle te larte pergjegjsie per familjen dhe jeten
    bejne para me te madhe dhe kane me shume sukses ne jete.Ai qe eshte profesionist nuk paguhet asnjehere keq,sepse puna e tij e kualifikuar flet volume per kete person
    dhe llogjikisht e meriton pagesen e larte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 27-04-2015 më 21:12
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar benseven11 për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  4. #33
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Deputeti socialist Ben Blushi: Rilindja Socialiste vdiq!

    Ben7 o inteligjence artificiale !

    E ke idene sa paguhet nje banakier ne shqiperi? Po nje faturino autobuzi (ai qe shet bileta urbani - se mbase nuk e di) ??
    E kupton se niveli i jeteses eshte aq i ulet saqe po nuk vodhe, vdes? Vdes o vdes !
    Banakieri vjedh pronarin, faturino shet 1 bilete 2-3 here, e keshtu me radhe.
    Na tregon perralla tani.

    Ok ja marim shembullim tim, jam 18 vjec, nuk dua te bej fakultet sepse nuk me pelqen dhe nuk kam te ardhura te mjaftueshme.
    Ku do me drejtosh zotrote?
    Ka ndonje shkolle profesionale ketu verdalle? Shteterore po flas se private me lek ka plot.
    Ke pare ndonjehere shkolle profesionale ne shqiperi?
    Pine hashash tere diten cunat !
    Ose nese jo tere diten, cdo pushim midis oresh, behen dru !
    Pse? Sepse jane te rinj, dhe nese nuk ka rregull, nuk ka disipline, normalisht do bejne pislliqe.

    Normal qe mbizoteron injoranca.
    Shume pake jane autodidakte, te tjeret kane nevoje per mesime ne shkolla cilesore.
    Shkollat ne skiperi jane bere kurvatrice. Pa pike disipline.
    Normal qe nuk ka disipline, mesuesi e blen vendin e punes me 3-5 mi euro, nuk i rruhet shume per te ardhmen e femijeve te mi.
    Mos flisni me idealizma nga larg.
    Cdo gje eshte relative...

  5. #34
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Deputeti socialist Ben Blushi: Rilindja Socialiste vdiq!

    Nje Kamarier mer ne muaj $ 150 / Nje Banakier mer $ 180 - 200 / Nje Rrobaqepse mer $ 150 - 180 / Nje Puntor Llaçi mer $ 250 - 300 / Nje Shofer autobusi mer $ 300 - 400 / Nje Shofer kamioni per 8 ore mer $ 400 - 500 ndersa ata qe punojne sa per dy shofera marin $ 600 - 1000 ( po gjysmen e rroges e len rrugash per shpenzime personale ) / Nje pastruese lokalesh, zyrash apo ambiente private mer $ 150 / Nje baby siter mer $ 150 - 200
    etj ejtj

    Tani, me keto çmime, i vetmi qe mbijeton disi eshte shoferi i kamionit i cili punon sa per dy. Nje familje me 5 veta, i duhen te pakten $ 500 ne muaj per te bere nje jete teper modeste

  6. #35
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Kongresi i PS, Blushi mund të kandidojë përballë Ramës

    Deputeti Ben Blushi deklaroi se, do të paraqitet me një platformë të tijën politike në Kongresin e Partisë Socialiste, që do të mbahet më 19 mars, duke lënë të hapur kështu kandidimin për kryetar përballë Edi Ramës.

    Duke folur në një prononcim ekskluziv për Top Channel, Blushi thekson se, megjithatë e rëndësishme është që në parti të ketë një proces zgjedhor demokratik. Me deputetin Blushi ka biseduar gazetari Muhamed Veliu.

    TCH: A do të garoni për postin e kryetarit të partisë, përballë Edi Ramës?

    Ben Blushi: Nuk është kjo çështja. Çështja është nëse ka, apo jo, zgjedhje. Duhet të pyesni Edi Ramën dhe duhet ta japë këtë përgjigje besoj. Pse i pengon zgjedhjet për kryetarin e partisë? Kjo është dilema e madhe e këtij Kongresi. Pra, a do të ketë, apo jo, zgjedhje për kryetarin e partisë? Sigurisht që duhet të ketë, sepse mandat 7-vjeçar nuk ka kryetar partie që të ketë. Është e pamundur, e padrejtë, e papërligjur, jashtë çdo tradite tonën dhe europiane, që një kryetar partie të ketë një mandat të përhershëm. Nëse shkohet për këtë në Kongres, unë nuk mund ta pranoj. Në ditën që do të ketë zgjedhje, do të them nëse do të kandidoj apo jo.

    TCH: Nëse do të ketë garë, ju jeni i gatshëm për të kandiduar?

    Ben Blushi: Besoj se ka arsye, që të ketë më shumë se një kandidat në këtë Kongres. Jo vetëm për t’i dhënë kuptim garës, por sepse Partia Socialiste ka nevojë për një platformë alternative, sesi të qeveriset më mirë; çfarë qëndrimi duhet të mbajë partia; koalicioni që ka, apo që duhet të ndërtojë, si dhe shumë çështje të tjera që janë në diskutim, të cilave Partia Socialiste pa kolegjialitet nuk po u jep përgjigjet e duhura.

    TCH: A do të jeni ju njëri prej atyre në garë?

    Ben Blushi: Ditën që do të ketë zgjedhje, do ta them me patjetër. Duhet të vendosim që të kemi zgjedhje njëherë. S’mund të ketë parti pa zgjedhje. Ditën që do të ketë zgjedhje, do të vendos se çfarë do të bëj. Por, pse nuk e pyesni Edi Ramën se, përse i pengon zgjedhjet në parti? Kush është arsyeja që i pengon?

    TCH: Ka disa aludime, që po përgatiteni për ngritjen e një partie të re. Sa e vërtetë është kjo?

    Ben Blushi: Unë jam në një parti, jam pjesë e një partie politike që nga viti ’97, shpresoj që ajo të bëhet më e mirë dhe po përpiqem që ajo të përmirësohet, sepse besoj që ka mundësi të përmirësohet. Kam një pyetje për të gjithë: A mund të ketë një vend demokratik, nëse partitë e veta nuk janë demokratike? A mund të jetë Anglia, për shembull, apo vendet e Europës në përgjithësi, vende demokratike, nëse partitë e tyre nuk bëjnë zgjedhje, janë monokratike, nuk përfaqësohen të gjithë ata që mendojnë ndryshe, nuk ka zgjedhje, s’ka kolegjialitet? Imagjinoni për shembull në Britaninë e Madhe, sikur laburistët të mos kishin zgjedhje dhe t’i jepnin kryetarit mandat të përhershëm? Kjo është ajo fatkeqësi, që po ndodh sot në Shqipëri. Prandaj të gjithë problemet që kemi sot, kriminalizimin, financimet e dyshimta, mungesën e kolegjialitetit, vendime jashtë statutit e që bien ndesh me programin... Sidomos në rastin tonë kjo po theksohet, nuk po qeveriset si një parti e majtë. Këto pra, gjithmonë e më shumë bëhen prè apo vendime të një njeriu. Unë jam kundër kësaj praktike dhe po shkojmë në Kongres për ta refuzuar këtë vullnet.

    TCH: A do të keni një platformë tuajën në Kongres?

    Ben Blushi: Sigurisht që po. Është e sigurtë që do të kem, ose do të mbështes një platformë.

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  7. #36
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Përplasjet në PS, të majtët drejt një Kongresi me debate

    Sulmi i fundit i Ben Blushit ndaj kryetarit të PS-së, pas një sërë kritikash - gati akuzash,- që ai bën ndaj Ramës prej vitesh, duket se po e kthen Partinë Socialiste në një klimë të ngjashme me kongreset e viteve 1999 dhe 2000

    Koha e intrigave dhe përplasjeve politike brenda së majtës, që sapo kishte ardhur në pushtet, nisën të kulmojnë vetëm një vit pas zgjedhjeve problematike të 1997-s. I dorëhequr në shtator të 1998-s nga posti i kryeministrit, Fatos Nano u sfidua në kongresin e radhës në Partinë Socialiste nga Pandeli Majko, pasuesi i tij në qeveri.

    Dyshja Majko-Meta, që drejtonin qeverinë pas grushtit të shtetit më 14 shtator, krijoi një aleancë, që në përfundim synonte zgjedhjen e Majkos kryetar të partisë në pushtet. Por, në një takim pak përpara Kongresit me kryetarin Nano, Meta, i cili mbante edhe postin e kryetarit të FRESSH-it, drejtoi votat e të rinjve drejt tij, duke i shkaktuar humbjen Majkos.

    Me humbjen në zgjedhjet për kryetar të partisë, Majko la edhe postin e kryeministrit. Në këtë mënyrë ishte Meta, ai që zuri vendin e ish-aleatit të tij në drejtimin e qeverisë, duke u zgjedhur me votim nga forumet, mbase kjo ishte marrëveshja.

    Koha e paqes brenda socialistëve u shoqërua me kandidimin e ish-ministrit të Kulturës, Edi Rama, në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës me mbështetjen e fortë të të gjithëve, veçanërisht të Metës, që në këtë mënyrë largoi nga qeveria njeriun që i zinte hapësirën politike dhe mediatike të qeverisë.

    Pas humbjes më 20 gusht të 2001-shit të kandidatit të mbështetur nga Nano për kryeministër, Arben Malaj humbi në votimin e KPD-së përballë Ilir Metës, që u rikonfirmua kryeministër, kryetari i PS-së nisi lëvizjen për “katarsis”, lëvizje që pozicionoi aktorët aktualë të politikës në anë të ndryshme dhe çeli një spirale, e cila duket se nuk ka përfunduar ende.

    Viti 2003 solli edhe përplasjen finale në muajin dhjetor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, pas rikonfirmimit në këtë post në vitin 2003, shpalli kandidimin e tij për postin e kryetarit të Partisë Socialiste, duke marrë edhe mbështetjen e Ben Blushit në atë kohë.

    Në përfundim, Nano rizgjidhet kryetar me mbi 260 vota, Mejdani me 61 dhe Edi Rama me 41. Ky i fundit deklaronte se, kandidonte që të shpëtonte Partinë Socialiste nga humbja e sigurtë në vitin 2005. Këtë theksoi edhe para delegatëve të Partisë Socialiste në Kongres, fjalim që u zbeh nga entuziazmi i rizgjedhjes së Fatos Nanos.

    Përplasja e dy të mëdhenjve vazhdonte, deri sa në dhjetor të vitit 2003, pas një mbledhjeje Kryesie 8 orë të gjatë, paqja nuk u arrit dhe Meta la çdo post që mbante në qeverinë e PS-së, duke ikur për të krijuar LSI-në.

    E vetmja tezë fituese e Edi Ramës ishte miratimi i platformës për fraksionet. Paradoksalisht, më shumë se një dekadë më pas, Edi Rama dhe Ben Blushi duken në kahet ekstreme edhe në këtë pikë, që dikur i bashkoi në garën për rinovimin e lidershipit të selisë rozë.

    / Top Channel



    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  8. #37
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Ben Blushi në "Top Story": PS e drejtoj më mirë se Rama; jam i zhgënjyer me qeverisjen

    Ben Blushi, deputeti rebel, ish-miku dhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, tashmë zyrtarisht i del atij përballë. Ai thotë se do të dalë me një platformë të tij dhe shton se beteja e tij është parimore, por a po kërkon ai postin dhe karrigen e Edi Ramës?

    Përse Blushi del kundër kryetarit dhe partisë së tij? Çfarë synon lëvizja e tij dhe çfarë do të bëjë ai nëse humbet betejën e tij në kongresin e marsit? Një parti? Apo një libër të ri?

    Për t’iu përgjigjur këtyre dhe të tjera çështjeve të aktualitetit politik, këtë të enjte në Top Story ishte i ftuar vetë Ben Blushi, përballë një paneli me analistë.

    Ai e nisi fjalën e tij duke deklaruar se kërkon mbajtjen e zgjedhjeve brenda PS-së për të risjellë demokracinë dhe kolegjialitetin dhe shprehu bindjen se nëse do të ishte në krye të partisë, do ta drejtonte atë më mirë sesa Edi Rama.

    “Partitë politike janë fuqitë e pushtetit, nëse ato nuk janë demokratike nuk mund të ketë demokraci. Merkeli në maj kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme dhe fill pas tyre mbajti zgjedhjet brenda partisë. Thatcherin e hoqi partia e vet, jo zgjedhësit; Toni Blairin e hoqi partia e vet. Partia të heq kur sheh që nuk jep më garanci që zgjedhjet fitohen. Nuk them që jemi në këtë pikë, por partitë janë fuqia e shtetit. Jemi partia e parë në Europë që perëndimi na ka thënë dekriminalizojeni, sepse ligji kaloi për ne. Por si hynë banditët në Partinë Socialiste? Si hynë këta? Asnjëri nuk hyri vetë, i futi mungesa e demokracisë brenda partisë”, deklaroi Blushi.

    “Kjo parti e drejtuar nga Edi Rama në këto 3 vjet nuk ka demokraci, ka kryetarë banditë nëpër degë, ka njerëz nga shekulli i kaluar që kanë zaptuar jugun. Unë konkurroj se mendoj që e drejtoj PS më mirë se Edi Rama. E bëj më kolegjiale, më të hapur, një parti që nuk fut banditë dhe nuk zëvendëson ata që lexojnë me ata që kanë armë sepse kjo po ndodh. Shumë njerëz më thonë për çfarë e bën ti këtë? Unë e bëj këtë për njerëzit, e bëj këtë për të gjithë, e bëj se besoj që mund ta drejtoj PS më mirë se Edi Rama, ta bëj një parti demokratike, të hapur, kolegjiale dhe një parti të majtë sepse nuk është ashtu sot”, shtoi ai.

    Blushi u shpreh se Partia Socialiste ka humbur identitetin e saj dhe nuk po qeveris si e majtë.

    “Të gjithë vendimet që janë marrë kohët e fundit në Parlament dhe ato që janë tërësisht personale. Të gjitha koncesionet. Sot PS nuk është as e majtë dhe as e djathtë, është konfuze. Në 3 vjet varfëria është shtuar dhe ne nuk bëjmë aq sa duhet për të varfërit. Po si mund të bëjmë për të varfërit kur partia ka ose banditë ose të pasur. Si ka mundësi që në grupin tonë parlamentar janë 10 njeërzit më të pasur në Shqipëri? Pse vijnë ata në një parti të majtë?”, u shpreh ai.

    Blushi tha se Edi Rama ka ndryshuar dhe nuk është më ai që ka mbështetur në vitet 2003-2005, kur edhe mori kreun e partisë.

    “Unë kam mbështetur idetë dhe jo njerëzit. Kam mbështetur një parti të hapur”, deklaroi Blushi.

    Blushi rezervoi kritika edhe për gjendjen ekonomike dhe reformat.

    “Kemi rritur borxhin publik dhe nuk e kemi futur në punë atë. Kemi rritur emigracionin sepse fatkeqësisht nuk ka më shpresë në këtë vend. Qeverisja jonë nuk ka qenë e drejtë në asnjë ditë të saj. Reforma në energji, unë kam qenë mbështetës i saj, por fatkeqësisht dha 3 rezultate: e para, financat e OSHEE nuk janë përmirësuar, e dyta ka qenë selektive. Keni dëgjuar ju ndonjë biznesmeni t’i merren detyrimet?! Jo. Dhe e treta ka rritur çmimin e energjisë për ata që janë më të varfër”, tha ai.

    Blushi foli edhe për një “përplasje” me Edi Ramën për listën e deputetëve në Qarkun e Elbasanit në vitin 2013, ku deputeti socialist e kryesonte atë.

    “Një nga gjashtë deputetët që votuan Bamirin si president në 2007-n, Rama më tha të fusim në listë, ta bëjmë deputet. Unë i thashë jo. Unë refuzova, por e dini ku është ky njeri sot? Është sot kryetar i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit. Unë këtë nuk e kam bërë, s' e kam pranuar dhe nuk e pranoj ta bëj. Unë nuk votoj për Saliun, Rama bën koalicion me banditë. Rama nuk bën zgjedhje sepse Edi Rama nuk do metër, nuk do votimet se ato tregojnë sa veta të mbështesin dhe sa jo”, u shpreh ai.

    Por nëse do të merrte kryesimin e PS-së, cili do të ishte vendimi i Blushit në lidhje me koalicionin qeveritar me Metën?

    “Ky koalicion dhe Edi Rama janë përgjegjës se nuk po gjejnë dot ekuilibrin e duhur. Koalicioni po prodhon pushtet, por jo reforma. Unë do ta ndryshoj këtë koalicion, do ta bëj më funksional”, u shpreh ai.

    Megjithatë, Blushi nuk është për rotacion pushteti PS-PD, por flet për një lloj tjetër rotacioni. Sipas tij, me kosto më të vogël për shqiptarët.

    “Nuk them që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Unë mendoj që për shqiptarët sot ka kosto më të lirë dinjiteti, jete dhe politike nëse pushteti ndërrohet brenda PS-së sesa PS-PD. Unë kandidoj brenda PS për të qeverisur më mirë shqiptarët”, tha ai.

    Blushi pati kritika edhe për qëndrimin e 21 Janarit.

    “Kam qenë më 21 Janar dhe si të gjithë u shpërndamë kur ndodhi. Nuk harroj dy gjëra, ai që i vrau, Berisha i vrau ata në pabesi, i vrau në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me çdo normë morale. Kjo nuk diskutohet. Por atë ditë Edi Rama i thirri njerëzit në protestë dhe iku. Nëse nuk do të ikte, por do kishte dalë në ballë të protestës, ata të katërt nuk do ishin vrarë. Pra, nëse unë thërras njerëzit në protestë, edhe sikur ta di që para meje ka armë, do dal vetë i pari. Edi Rama shet gjëra që nuk shiten, shet gjëra që nuk i bën dot, kështu shiti dhe 21 Janarin”, deklaroi ai.

    / Top Channel


    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Vinjol për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  10. #38
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Kreu i PS, Ndocaj përballë Ramës?, deputeti: Askush s’duhet të ketë fobi për kandidimet

    Pas zërave se deputeti i Qarkut të Lezhës, Eduard Ndocaj do të kandidojë përballë Edi Ramës, për kryetar të PS në kongresin e 19 marsit, deputeti ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook:
    Postimi i Ndocaj në FB
    Qendrim zyrtare i z. Ndocaj per garen e Kryetarit te PS
    Po qarkullone nje lajm ne lidhje me mundesine e garimit te z. Ndocaj per Kryetar te PS.
    Hyrja e statutit te PS fillon me nenvizimin se Demokracia e brendshme eshte shtylla kryesore e funksionimit te PS.
    Tashme kemi nje date te caktuar ne lidhje me zgjedhjen e Kryetarit te ri ose rikonfirmin. Kjo date eshte 19 Mars.
    Gara demokratike dhe garimi jane pjese te rendesishme qe e shendoshin PS.
    Askush nuk duhet te kete fobi per kandidimet si dhe kushdo qe mendon se mund te jap dicka te re mund e duhet te garoje per Kreun e PS.
    Rrugetimi i z. Ndocaj nga 2013 deri me sot ka qene relativisht i gjate dhe i ndryshem nga te tjeret.
    Ne rrugetimin e tij z. Ndocaj ka pare shume gjera te papelqyera te politikes shqiptare.
    Nje fryme e re eshte ne sherbim te nje politike te re e ne sherbim te qytetareve.
    PS mbetet partia me e madhe ne vend me potenciale te jashtezakonshme.
    Qytetaret ne keto tre muaj e kane frymezuar z. Ndocaj per te marr pergjegjesi e iniciativa me te rendesishme se sa ajo e mandatit te Deputetit.
    Mandati i deputetit ne nje loje politike te mbyllur eshte i pamjaftueshem per te kontribuar ne proceset e rinovimit te mendesise politike e modelit politik shqiptare.
    Cdo angazhim i konfirmuar nga Ndocaj do te jete serioz e do te shkoj deri ne fund.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  11. #39
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Deputeti socialist Ben Blushi: Rilindja Socialiste vdiq!

    u be deti kos thot beni ca ka edi me shume se mua edhe un dua te behem krietar te njejtin mendim ka edhe kaubojsi i lezhes
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  12. #40
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Deputeti socialist Ben Blushi: Rilindja Socialiste vdiq!

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    u be deti kos thot beni ca ka edi me shume se mua edhe un dua te behem krietar te njejtin mendim ka edhe kaubojsi i lezhes
    Shume drejt(sipas mendimit tim personal) si dhe lexova te vetmin koment per fjalimin ......Un confronto di baso livello,come la politica di questo paese.Giornalista e il politico fotto della stessa pasta.

    Ne kemi nje shprehje te urte popullore(mbase e importuar)....nje dege e shtrember prish barren apo stiven e druve.
    Duhet nje shprehje e re....nje dru i drejte nuk mund ta mbaje ne ekuiliber mullarin e ngritur nga deget e deformuara!
    Por.....hajde edhe kete here si perhere.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •