Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 53
  1. #21
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Ben Blushi, anetar i corbes se Rilindjes qe kritikon Rilindjen.

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Nje pjese ikin sepse duan te shtiren hiqen si martire te demokracise,te persekutuar nga shteti padrejtesite e politikes
    dhe futen ne ndonje azil te Europes te marrin strehim qyl dhe ushqim qyl lol.
    Shumica e atyre qe kane ikur, e kane bere per arsye ekonomike.
    Normal qe ka nga ata qe shkojne ne azil ne Gjermani per ter perfituar 300-400 euro qe i jep Gjermoni por as qe duhen mare parasysh, jane nje pjese shume e vogel qe mendojne keshtu.
    Pra hiqi nga lista jote idiote

    Nje pjese ikin sepse mendojne qe leku fitohet me lehte ne Europe dhe i merr te gjitha me lehtesi pune shtepi,mirqenie.
    Leku fitohet me lehte ne Europe apo kudo tjeter, hajde provo ne skiperi te fitosh lek me djerse..
    Nje pjese ikin sepse jane rritur shume taksat u rrit cmimi i bukes,elektrikut,etj
    Ca te keqe ka ketu?
    Nje pjese ikin sepse kane shume kohe pa pune ne Shqiperi,Kjo kategori ka plotesisht te drejte qe iken.
    Po brother
    Nje pjese ikin qe te merren me pislliqe shesin droge ne zvicer itali etj,nuk ikin qe te punojne por te shesin droge duke menduar
    qe nuk do kapen sepse qytetet e Europes jane shume te medhaja dhe ato nuk do bien ne sy si dhe eshte nje menyre per tu pasuruar
    shpejt dhe pastaj kthehen ne Shqiperi dhe fillojne ndonje biznes ndertimi lol.
    O njeri, ulu ne toke, ti sikur flet nga nje planet tjeter. Ke qene ndonjehere ne skiperi? Ata qe kane dashur te meren me droge etj nuk kane pritur vitin 2015!!Per ta hapur ka qene perhere kufiri!
    Nje pjese ikin qe ti shpetojne drejtesise,kane kryer pislliqe ne Shqiperi dhe per ti shpetuar arrestimit burgut ikin jashte.
    Po, por jane nje % shume e vogel, nuk ja vlen te permenden ne listen tende idiote.
    Nje pjese ikin per ti shpetuar gjakmarrjeve hasmerive.
    Po brother
    Nje pjese ikin per te vazhduar studimet jashte.
    Po brother
    KJo eshte tekstura sociale e eksodit 2015.
    Ti ben7 nuk e ke fare idene cfare ndodh ne shqiperi, njerezit ikin se nuk kane buke te hane!
    Duket e veshtire per t'u besuar por ka plot njerez te tille qe me shume veshtiresi nxjerrin buken e gojes.
    Pastaj eshte kategoria tjeter qe kane te ardhura SA PER TE JETUAR.
    Dhe keta hyne pak a shume te kategoria mezi-nxjer-buken-e-gojes.
    Pastaj eshte kategoria tjeter, njerezit qe kane 2 pare lek, por e kuptojne qe skiperia nuk ka te ardhme, kjo kategori ka 2 pare shkolle dhe nje zanat.
    Kjo kategori e ka kuptuar qe femijet e tyre, nese qendrojne ne banana-land, do behen barbona, kriminele e te-pashkolle.
    Nje pjese e mire e ketyre njerezve te kesaj kategorie me shkolle+zanat kane per te perfituar ndonje azil ne Gjermani a France.
    Dhe ne skiperi do vazhdojne te jetojne barbonat, pertacat, apo ata te mjeret qe kane fatin e keq te refuzohen nga Gjermani a Francezi.
    Keshtu pra brother ben7.
    Cdo gje eshte relative...

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Ben Blushi, anetar i corbes se Rilindjes qe kritikon Rilindjen.

    blushi po tregon qytetari e pergjegjsi.
    bravo blushi

  3. #23
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Ben Blushi, anetar i corbes se Rilindjes qe kritikon Rilindjen.

    O brar, gjall qenke??


    .........


    Ben Blushi asht vlere e PS-se dhe e gjithe politikes shqiptare.
    Por nuk esht lider...
    Qe t'jesh lider duhet t'bash marrveshje me horrat, dhe kte Blushi nuk e ben dot...

    Me fjale te tjera Blushi vetem ban noj hartim t'bukur, dhe kaq...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputeti socialist Ben Blushi: Rilindja Socialiste vdiq!

    Ben Blushi në Të Paekspozuarit: Rilindja, truk për ta nënshtruar PS dhe për ta përdorur



    Një shëtitje mes dëshpërimit” është titulluar puntata e mbrëmjes së 23 prillit 2015, e emisionit “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ku në fokus janë largimet masive të shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.
    I ftuar në studio është Ben Blushi, deputet i Partisë Socialiste, i cili ditët e fundit bëri kritika të forta ndaj qeverisë Rama.
    Në pjesën e parë të emisionit u transmetua një material filmik nga jeta në Cakran të Fierit, ku ka pasur edhe largime të shumta të banorëve drejt vendeve të BE-së dhe kryesisht Gjermanisë.

    Blushi: Eksodi si epidemi, ka humbur besimi te qeveria dhe opozita

    Pas materialit filmik, deputeti Blushi e konsideroi një situatë dramatike ekspodin që po ndodh aktualisht me shqiptarët.
    “Nevoja për të ikur nga Shqipëria po kthehet në epidemi. Shqiptarët kanë pasur gjithmonë arsye të iknin nga Shqipëria. Por nuk ka rast më tragjik se kjo që po ndodh. Se ikën në fillim, në eksodin e ’91 dhe u larguan me idenë që do të ktheheshin. Pati eksod edhe në ’97 për arsyet që dihen. Por ky që po ndodh është akumulim i dëshpërimit dy vjet pasi shqiptarët votuan për të ndryshuar qeverinë. E dini pse është më e rëndë? Se deri më 2013 nuk kishte shpresë te qeveria por te opozita. Ndërsa tani nuk ka besim as te qeveria dhe as te opozita. Pra, kemi një deshpërim që po kthehet në epidemi. Po na bie popullsia. Nuk ka asnjë popull në botë që ka humbur 30% të popullsisë dhe këtu nuk ka luftë civile, grupe terroriste, konflikte fetare apo etnike, për cfarë duan të ikin shqiptarët?”, shprehet Blushi.


    Blushi: Nuk i besoj shifrave të qeverisë për punësim

    Deputeti socialist deklaroi se nuk i beson shifrave të qeverisë për punësimin, çka sipas tij e tregojnë shifrat e largimit. “Më 2014 kanë ikur nga Shqipëria 40 mijë banorë, është njësoj sikur fshihet Pogradeci. Nëse qeveria jep shifra të pabesueshme, atëherë kjo rrit dëshpërimin te shqiptarët”, u shpreh Blushi.
    Ai deklaroi se “është qeverisja e keqe si metodë që ka akumuluar dëshpërim”.

    Blushi ka deklaruar se burimet natyrore të Shqipërisë po administrohen keq dhe kjo ka shkaktuar dëshpërim te shqiptarët.
    Blushi deklaroi se eksodi po ndodh pas ngjarjeve të 2-3 muajve të fundit që iu shtua problemeve të mëparshme.
    “Cfarë ka ndodhur këto 2-3 muaj? Pati përmbytje që nxorri në pah mjerimin. Shqiptarët e kuptuan se shteti nuk të mbron, por të bezdis, atëherë kur nuk ke mundësi. Ka pasur situata me tritol dhe kjo ka impakt te njerëzit. Pati një fushatë selektive të mbledhjes së detyrimeve të energjisë elektrike, çmimi i energjisë u rrit për këta fukarenj. U futën në burg fukarenj, por asnjë i pasur”, deklaroi Blushi.
    I pyetur nga gazetari Rakipi për strategjitë e zhvillimit që ka qeveria, Blushi deklaroi se Shqipëria zhvillohet me model.
    “Si po i shpërndan shteti paratë që mbledh nga taksat? Shteti që ishte deri dje dhe ky që kemi sot, në linja të përgjithshme e shpërndanin njësoj atë që iu mbledh njerëzve. Nuk ka rritje të buxhetit në arsim, apo në shëndetësi. Inercia ka shkaktuar dëshpërim te njerëzit”, u shpreh Blushi.


    Blushi: Borxhin më të madh të energjisë e kanë të pasurit, burgosen të varfërit

    Deputeti socialist shtoi se 60-70 për qind e borxhit në energji e kanë të pasurit, ata që kanë fabrika dhe industri dhe jo të varfërit, ndërkohë që asnjë i pasur nuk është future në burg.
    “Prandaj them që ka dështuar modeli. Një i pasur nuk duhet të trajtohet njësoj si një i varfër. Ka humbur shpresa e fundit, që ishin zgjedhjet dhe njerëzit nëpërmjet ndërrimit të qeverive shpresuan. Por ndodhi sërish inercia dhe sistemi po kthehet favorizues për një pjesë të shqiptarëve, atyre që janë të pasur. Të pasurit dhe të varfërit janë të ndryshëm në pasuri, por jo në të drejta. Perceptimi i shqiptarëve është që kjo qeveri nuk i barazoi të varfërit dhe të pasurit në të drejta dhe ata kanë vetëm një rrugë, të largohen dhe kjo po ndodh. Është një fazë dëshpërimi akut dhe nëse nuk do të ishte BE që do t’i kthente mbrapsht, këtu do të iknin 1 milion njerëz”, deklaroi Blushi.

    Blushi: Po qeverisemi keq, Rilindja parti brenda partisë

    Gazetari Ylli Rakipi ka pyetur deputetin Blushi për kritikat e tij për Rilindjen.
    “Ka qenë një amballazh dhe koha e tregoi këtë. Unë nuk para besoj shumë, por ka pasur njerëz që e kanë besuar këtë. Unë jam i dëshpëruar si ata, edhe pse kam mundësi të paguarj faturën e dritave dhe karburantin e makinës. Për një shoqëri që është çdo ditë e më pak e arsimuar, shqiptarët ushqehen më keq së vendet e tjera, kanë korrupsionin më të lartë se fqinjët. Pse këta popuj kanë aftësi shtetformuese më të mira se ne? Nuk dua ta besoj se nuk kemi aftësi genetike për t’u qeverisur normalisht, por në fakt po qeverisemi më keq. Të gjithë treguesit e tregojnë këtë: ka rënë konsumi, cmimi i energjisë dhe i karburanteve është më i larti në rajon. E kam përshkruar Rilindjen si një parti brenda partisë. PS nuk është pronë publike, por pasuri kombëtare, një instrument politik si partia më e madhe që iu jep njerëzve mundësi të ndryshojnë jetën e tyre përsa kohë ka kërkuar vota. Nëse PS nuk është demokratike dhe nuk është e tillë, më beso mua, si mund të jetë Shqipëria dmeokratike?!” ka deklaruar Blushi.
    Ai ka shtuar se “një parti e madhe, duhet të funksionojë si shoqëri aksionere, ku aksionerët mblidhen dhe zgjedhion administratorin. Por kjo nuk do të thotë që administratori të kthehet në pronar” . “Rilindja është një parti brenda partisë që po shkatërron partinë”, ka thënë Blushi.


    Blushi: Edi Rama u zhduk pas zgjedhjeve, ministrat i shpalli në televizor

    I pyetur për faktin se përse Blushi nuk është pjesë e kabinetit qeveritar, deputeti socialist deklaroi se zgjedhjet i fitoi PS dhe jo Rama.
    “Kryeministri u zhduk pas zgjedhjeve dhe doli vetëm 1 herë në televizion dhe tha kjo është qeveria ime. Më mirë që nuk jam në qeveri se nuk mbaj kosto për këtë dëshpërim të shqiptarëve.”, deklaroi Blushi. Ai shtoi se ministrat e zgjedhur nuk kanë pasur hapësirën dhe lirshmërinë për të bërë gjëra.


    Blushi: Rilindja, truk për ta nënshtruar PS dhe për ta përdorur

    Blushi ka deklaruar se qeveria ka devijuar nga parimet e saj dhe nga ato për të cilat u zgjodh.
    “Unë duhet të bëj sot një ndarje mes PS dhe Rilindjes. Shqiptarët besojnë se Rilindja ishte një truk për ta nënshtruar PS dhe për ta përdorur, për t’i marrë votuesit dhe për t’i nënshtruar. Socialistët e thjeshtë e bëjnë këtë dallim”, është shprehur Blushi.

    Blushi: PS nuk vinte dot në pushtet pa LSI

    I pyetur për bashkëpunimin me LSI, Blushi deklaroi se e ka mbështetur koalicionin me Metën. “Është një skemë e ndarjes së pushtetit për të cilën nuk jam kundër. PS nuk vinte dot në pushtet e vetme”, u shpreh Blushi.

    Blushi kundër liberalizimit të kanabisit

    Deputeti socialist ka komentuar edhe idenë e liberalizimit të kanabisit, të hedhur nga deputeti socialist Kokëdhima.
    “Unë jam kundër që të bëhet kultivimi i kanabisit. Nëse tregu botëror do e kërkonte këtë gjë, do e kishin bërë vendet e tjera. Ne kemi shumë pak tokë, edhe po ta mbjellim të gjithë me kanabis nuk do konkurronim dot Serbinë. Kultivimi i kanabisit nuk e nxjerr vendin nga kriza, ky nuk mund të jetë model dhe reformë për të rritur buxhetin, pagat e pensionet, për të qenë më konkurrues. Si mund të kemi dy standard, që para 6 muajve ua mbyllëm parcelat njerëzve në Lazarat dhe tani të themi që pas 1 viti do e kultivojmë”, ka deklaruar Blushi.

    Kritikat, Blushi: Ka edhe deputetë që mendojnë si unë

    I pyetur nga gazetari Rakipi për kritikat që kanë bërë në adresë të tij një pjesë e deputetëve Blushi ka deklaruar: “Ka shumë kolegë të mi që mendojnë si unë, ka edhe nga ata që mendojnë kundër. I ftoj të më shajnë nëse mendojnë se mund të zgjidhin ndonjë gjë”, ka thënë Blushi.


    Blushi: Sot shoqëria është pesimiste

    Duke iu rikthyer çështjes së eksodeve dhe librit “Hëna e Shqipërisë”, gazetari Rakipi ka pyetur deputetin socialist nëse shqiptarët janë një popull i eksodeve.
    “Pamjet e anijeve në vitin ’91 janë biblike. Unë lexoj pesimizmin e shoqërisë dhe sot ato janë fakte. Më tregoni një optimist të vertetë që shpreson se nesër do të jetë më mire, vështirë ta gjesh. Premisa që unë nisa të shkruaj këtë libër ishte vetëm një e dhënë që e gjeta në parashikimin e OKB për rritjen demografike të botës. Kjo e dhënë tregon se pas 100 vjetësh Shqipëria pritet të shkojë nga 2.8 milionë banorë që ka sot në 1 milionë banorë. Unë thashë si ka mundësi? Analizova një sërë arsyesh dhe kështu u shkrua ky libër, bazuar edhe sesi kemi ardhur ne përgjatë historisë”, u shpreh Blushi.
    Duke vijuar analizën e tij, Blushi shtoi se në 500 vjet ne jemi shtuar me 4-5 herë, ndërsa vendet e tjera me 20 herë dhe kjo ka ndodhur për shkak të keqqeverisjes.
    “Në një kuptim historik shqiptarët mbeten popull i palumtur dhe pesimist dhe ky pezimizëm është burim i kësja që po ndodh”, ka thënë Blushi.

    Eksodi, Blushi: Ne eksportojmë model negativ në Kosovë

    I pyetur për ngjashmëritë mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila gjithashtu po vuan nga eksodi, Blushi ka shpjeguar se të metat e mbledhura në 2 vitet e fundit po ia infektojmë edhe Kosovës. ‘Ne eksportojmë model negativ në Kosovë”, ka thënë Blushi.
    Deputeti socialist deklaroi se ne nuk jemi popull endacak . ‘Nuk kemi arsye genetike, arsye klimaterike, arsyet janë vetëm administrimi. Nëse vazhdojmë të administrohemi kaq keq dhe demokracia kthehet në një regjim që nuk ndryshon, por thjesht ndryshon nga e majta dhe pastaj e djathta, njerëzit do të ikin” u shpreh Blushi.

    Blushi: Ikja nga Shqipëria e të pakënaqurve, opozita ka frikë se i ikin votuesit

    I pyetur nga gazetari Rakipi për rolin e opozitës, Blushi deklaroi se është e natyrshme që ajo ta shfrytëzojë këtë. “Opozita ka frikë se me rritjen e shkallës së të larguarve nga Shqipëria, që presupozohet që janë të pakënaqurit, opozitës i ikin votuesit. Unë po lexoj panikun e tyre. Besimi që shqiptarët i dhanë qeverisë në zgjedhje, tani nuk është më. Arsyet janë rritja e papunësisë, rënia e konsumit, rritja e çmimit të energjisë, karburanteve, rritja e nivelit të borxhit”, ka thënë Blushi.
    Sipas tij, pasiguria dhe pesimizmi që ka përfshirë shqiptarët do të çojë në ulje të lindshmërisë dhe plakje të popullsisë, duke humbur avantazhin që kishte Shqipëria si popull me moshë të re.

    Blushi: Në Parlament njerëz të pasur, për të blerë votën

    I pyetur nga Ylli Rakipi për të pasurit që po hyjnë në politikë, ndryshe nga sa ndodh në botë, Blushi ka deklaruar se modeli është i tillë që inkurajon të pasurit se kanë mundësi të blejnë vota dhe influencë.
    “Nuk është fatkeqësi ta kesh babanë e varfër, por kur pushteti nuk të ndihmon dhe të lë në nivelin e babait tënd, atëherë detyrohesh të ikësh. Modeli aktual ndihmon vetëm të pasurit që të bëhet deputet apo kryetar bashkie, apo drejtor. Një grusht njerëzish që kanë para sot po futen në parlament. Nga 2001 deri më 2015 gjithmonë e më shumë të pasur hyjnë në parlament dhe diferenca me Evropën edhe në këtë rast është e frikshme. Ka pasur njerëz nga ’91 deri më 2001 që kanë qenë të varfër dhe kanë hyrë në parlament që të pasurohen, por kjo nuk ndodh më. Tani në parlament po hyjnë vetëm të pasur. Është gabim nëse të pasurit duan të hyjnë në parlament, por ata i tërheqin që të financojnë fushatën, të blejnë vota dhe influencë”, është shprehur Blushi.

    Blushi: Disa qytete të vogla për 50 vjet do zhduken

    Deputeti socialist ka komentuar edhe migracionin që po ndodh në Shqipëri. “Jënë 3-4 qytete të mëdha që po grumbullojnë njerëzit dhe energjinë, ndërsa ka disa qytete të vogla që për 50 vjet do të zhduken”, ka deklaruar Blushi.

    Integrimi në BE, Blushi: Evropa e dobësuar, ne duhet të na kishte pranuar

    I pyetur nga gazetari Rakipi për integrimin në Bashkimin Evropian, Blushi deklaroi se është shpëtim fakti që jemi afër Evorpës.
    “Evropa nuk është në ditët e saj më të mira. Evropa shkëlqente më shumë në botë në vitin ’91. Sot nuk është kështu. Kriza e zgjatur ekonomike, plakja demokrafike, konfliktualiteti dhe vitet e fundit edhe dominimi nga Gjermania e kanë dobësuar pak dhe kjo na ndikon dhe ne. Na ndikon pasi Evropa e lodhur nga zgjerimi e ka shtyrë Evropën të na lëjë në pritje. Do të ishte mirë të na kishte futur më shpejt se 3 milionë banorë jemi”, është shprehur Blushi.


    Blushi: Arsimi është shkatërruar në vite. Jam pesimist për reformat që ka marrë qeveria

    I pyetur për gjendjen e arsimit, deputeti socialist deklaroi se ky sektor është shkatërruar në vite.
    ‘Masat e ndërmarra në vite e kanë shkatërruar arsimin. Reforma në arsim me liberalizimin e universiteteve dhe konkurrenca e padrejtë mes privatit dhe publikut çoi në një xhungël që i shkatërroi të dyja. Duhen masa radikale që gjendja të ndryshojë. Qeveria mori nisma në fillim, por ato u dobësuan rrugës dhe unë sot jam pesimist”, u shpreh Blushi.
    Blushi: Personazhet politike sot, njësoj si prefekti në filmin “Koncert në vitin 1936″
    Ai deklaroi se personazhet politike sot në Shqipëri janë të njëjtë me ata të filmit “Koncert në vitin 1936″. “Unë kam përdorur në librin tim personazhet e filmit, si prefekti që i gjen sot në Shqipëri. Mentaliteti ka ndryshuar shumë pak”, ka thënë Blushi.

    Blushi: Borxhi ynë nuk është ulur që nga viti 1997

    Deputeti socialist ka folur edhe për rritjen e borxhit, si një shqetësim për ekonominë dhe vendin.
    “Gati 1 miliard dollarë borxh ka marrë kjo qeveri në 2 vjet, me argumentin se do të lajë borxhet e qeverisë së mëparshme. BE e ka pasur limitin e borxhit si detyrim. Unë e kam propozuar në parlament që të vendoset në Kushtetutë që borxhi të mos kalojë një limit. Ne kemi 7.2 miliardë dollarë borxh dhe nga viti 1997 borxhi ynë nuk është ulur, tani ka arritur në 72-73%. Si do ta paguajmë ne këtë borxh, duke parë Greqinë, a i kemi ne mundësitë për ta shlyer? Burimet tona po përdoren shumë keq. Shpenzimet për borxhin pengojnë që sot të mos kemi paga e pensione më të larta, shkolla e rrugë më shumë”, ka deklaruar Blushi.
    Zgjedhjet e 21 qershorit, Blushi: Koalicioni i majtë, besueshmëri te aleatët
    I pyetur nga gazetari Rakipi për zgjedhjet lokale dhe koalicionet , Blushi ka deklaruar se kjo tregon besueshmërinë ndaj mazhorancës.
    “Ne jemi në pushtet dhe rrezatojmë një farë energjie, më shumë se opozita që merr kauza spontane dhe më pas i prish edhe kur qeveria ia dhuron. Pra, një koalicion më i gjerë tregon një shkallë besueshmërie te aleatët”, ka thënë Blushi.
    Deputeti socialist deklaroi se procesi i përzgjedhjes së kandidtaëve duhet të ishte më transparent. “Unë besoj se duhet respektuar statuti. Në thelb mendoj se me një proces më kolegjal dhe fushata do të ishte më e lehtë dhe më e përballueshme se qeveria ka kosto edhe për 2 vjet”, ka thënë Blushi.
    I pyetur nëse eksodi i kohëve të fundit do të ndikojë te zgjedhjet lokale, deputeti socialist deklaroi se duhet parë nëse do të ketë braktisje të votimeve. “Njerëzit kanë arsye më shumë të votojnë për mazhorancën sesa për opozitën. Dikush që dëshpërohet nga qeveria dhe ka shumë të tillë se kanë pritur më shumë, votën e tyre nuk ia japin opozitës. Kjo tregon se dëshpërimi është më i lartë se kurrë. Në këto zgjedhje duhet parë braktisja, pra sa njerëz do ta braktisin sistemin tonë”, ka argumentuar Blushi.
    I pyetur për opozitën dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, Blushi deklaroi se Shqipëria ka shumë nevojë për opozitë.

    Blushi: Momentet e mia më të vështira në PS në vitet 2012-2013

    Ndërsa për kritikat ndaj mazhorancës dhe pyetjes së gazetarit Rakipi për një largim të mundshëm, Blushi deklaroi se ka pasur momente të vështira në vitin 2012-2013.
    “Më është dukur se në atë periudhë rrugët e mia u mbyllën me PS. Nuk është dhe nuk ka qenë zgjedhja ime, nuk do ta uroja. Besoj se PS siç është sot po i kufizon hapësirat e lirisë shumë njerëzve, përfshi dhe mua. Por kjo nuk do të thotë se nuk kam shpresë se gjërat nuk do të ndryshojnë rrugës. Dështimet i ndihmojnë partitë të përmirësohen”, ka deklaruar Blushi.
    I pyetur për të përditshmen e tij, Blushi deklaroi se iu është kthyer shkrimeve të publicistikës.


    ORA NEWS

  5. #25
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Ben Blushi, anetar i corbes se Rilindjes qe kritikon Rilindjen.

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Ti ben7 nuk e ke fare idene cfare ndodh ne shqiperi, njerezit ikin se nuk kane buke te hane!
    Duket e veshtire per t'u besuar por ka plot njerez te tille qe me shume veshtiresi nxjerrin buken e gojes.
    Pastaj eshte kategoria tjeter qe kane te ardhura SA PER TE JETUAR.
    Dhe keta hyne pak a shume te kategoria mezi-nxjer-buken-e-gojes.
    Pastaj eshte kategoria tjeter, njerezit qe kane 2 pare lek, por e kuptojne qe skiperia nuk ka te ardhme, kjo kategori ka 2 pare shkolle dhe nje zanat.
    Kjo kategori e ka kuptuar qe femijet e tyre, nese qendrojne ne banana-land, do behen barbona, kriminele e te-pashkolle.
    Nje pjese e mire e ketyre njerezve te kesaj kategorie me shkolle+zanat kane per te perfituar ndonje azil ne Gjermani a France.
    Dhe ne skiperi do vazhdojne te jetojne barbonat, pertacat, apo ata te mjeret qe kane fatin e keq te refuzohen nga Gjermani a Francezi.
    Keshtu pra brother ben7.
    Ikin se skane buke te hane ?????
    Kjo eshte klisheja qe perdoret me shume dhe si justifikim
    per te mbuluar probleme te tjera te individit ne Shqiperi
    si idiotesia, dembelizmi,injoranca,mungesa e pergjegjshmerise si individ etj.
    Si ka mundsi qe shumica ne Shqiperi ka buk te haje dhe megjithese vuan aty ketu ka probleme nuk shkon aq larg sa te
    marre rrugen e mergimit?
    Nje pakice nuk ka buke te haje dhe kjo lidhet direkt me rrethanat dhe vendi ku ky person
    jeton,me arsimin e tij,me injorancen etij,idiotesine,me mungesen e pergjegjsise.
    Te gjithe qe punojne nuk vuajne per buken e gojes ne Shqiperi.
    Vuajne per buken e gojes,fshatare injorante qe jetojne ne shtepi germadha ne fshatra te humbura ne malsi,qe jane dembele injorante
    qe vetem ankohen,vuajne per buken e gojes pijanece,kumarxhinjte qe i lejne leket neper kumare kazino,baste,alkolista dhe te apasionuar
    pas kafeneve qe sbejne asgje vetem merren me politike gjithe diten,pastaj ja vejne fajin shtetit per problemet dhe pa aftesite e tyre dhe marrin rruget e mergimit.
    Vuajne per buken e gojes pleq,invalide,debila,gabele te bregut te lumit dhe persona me probleme shendeti mendore etj.
    Cdo shtet ne bote e ka nje shtrese te shoqerise qe eshte fundi,ne varferi ekstreme dhe kjo nuk eshte problemi dhe faj i shtetit por faji i vete ketyre individeve
    qe nuk bejne asnje perpjekje per te dale nga varferia por e kane pranuar varferine si fatalitet dhe jetojne ne shit.
    Ben Plusi + e lidh hemoragjine e popullsise me qeverisjen e socialisteve i jep shkaqe politike dhe ve para pergjegjsise edhe qeverine e Rames dhe kjo ndodh 1 muaj e gjysem para zgjedhjeve.
    Ky emision ka per qellim te manipuloje publikun te tregoje publikut pa aftesine e qeverise se Rames fajin e qeverise dhe partise socialiste dhe Ben Plusi te fitoje ne votime ne qershor.
    Plusi na del si ideatori, analisti,i ndershmeri i prirur per ndryshime dhe reformatori.Emisioni perdoret edhe si platforme qe Ben Plusi te fitoje simpati perkrahje dhe marre pushtet ne qershor.
    Qellimi i tij eshte ultra egoist,intervista e tij eshte demagogji pasi cdo gje ai e ben per interesat personale te by&thes se tij dhe nuk i plas per popullin fare.
    Te vejme pikat mbi i dhe te flasim realistikisht,kjo eshte e verteta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 24-04-2015 më 23:09
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-05-2010
    Postime
    37

    Për: Deputeti socialist Ben Blushi: Rilindja Socialiste vdiq!

    o ben askush nuk i di te gjitha, pra ne shume drejtime cdokush eshte injorant, e sa per ato fshataret qe jetojne ne male, ishin ato, pa je ti tani...
    nuk e di se ku jeton ti, por te lexoj dhe nuk ka mundesi te jetosh ne shqiperi, sepse nuk do shruaje keshtu po te jetoje te Nena jone shqiperi...


    blushi po thote te verteten, sepse po ti takosh shqiptaret shumica e tyre mendojne dhe flasin si blushi, dhe ne kete rast nuk ka me lidhje a je ps pd a lsi, por sa guximtar je ta thuasht ate qe eshte dhe ta mohosh ate qe nuk eshte...sepse ne radhe te pare jemi njerez, te tjerat vijne pas kesaj...

    o ben pershendetje

  7. #27

    Për: Ben Blushi, anetar i corbes se Rilindjes qe kritikon Rilindjen.

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ikin se skane buke te hane ?????
    Kjo eshte klisheja qe perdoret me shume dhe si justifikim
    per te mbuluar probleme te tjera te individit ne Shqiperi
    si idiotesia, dembelizmi,injoranca,mungesa e pergjegjshmerise si individ etj.
    Si ka mundsi qe shumica ne Shqiperi ka buk te haje dhe megjithese vuan aty ketu ka probleme nuk shkon aq larg sa te
    marre rrugen e mergimit?
    Nje pakice nuk ka buke te haje dhe kjo lidhet direkt me rrethanat dhe vendi ku ky person
    jeton,me arsimin e tij,me injorancen etij,idiotesine,me mungesen e pergjegjsise.
    Te gjithe qe punojne nuk vuajne per buken e gojes ne Shqiperi.
    Vuajne per buken e gojes,fshatare injorante qe jetojne ne shtepi germadha ne fshatra te humbura ne malsi,qe jane dembele injorante
    qe vetem ankohen,vuajne per buken e gojes pijanece,kumarxhinjte qe i lejne leket neper kumare kazino,baste,alkolista dhe te apasionuar
    pas kafeneve qe sbejne asgje vetem merren me politike gjithe diten,pastaj ja vejne fajin shtetit per problemet dhe pa aftesite e tyre dhe marrin rruget e mergimit.
    Vuajne per buken e gojes pleq,invalide,debila,gabele te bregut te lumit dhe persona me probleme shendeti mendore etj.
    Cdo shtet ne bote e ka nje shtrese te shoqerise qe eshte fundi,ne varferi ekstreme dhe kjo nuk eshte problemi dhe faj i shtetit por faji i vete ketyre individeve
    qe nuk bejne asnje perpjekje per te dale nga varferia por e kane pranuar varferine si fatalitet dhe jetojne ne shit.
    Ben Plusi + e lidh hemoragjine e popullsise me qeverisjen e socialisteve i jep shkaqe politike dhe ve para pergjegjsise edhe qeverine e Rames dhe kjo ndodh 1 muaj e gjysem para zgjedhjeve.
    Ky emision ka per qellim te manipuloje publikun te tregoje publikut pa aftesine e qeverise se Rames fajin e qeverise dhe partise socialiste dhe Ben Plusi te fitoje ne votime ne qershor.
    Plusi na del si ideatori, analisti,i ndershmeri i prirur per ndryshime dhe reformatori.Emisioni perdoret edhe si platforme qe Ben Plusi te fitoje simpati perkrahje dhe marre pushtet ne qershor.
    Qellimi i tij eshte ultra egoist,intervista e tij eshte demagogji pasi cdo gje ai e ben per interesat personale te by&thes se tij dhe nuk i plas per popullin fare.
    Te vejme pikat mbi i dhe te flasim realistikisht,kjo eshte e verteta.
    Ti je spektakolar. Ik e bridh njehere fshatrat e thelle te Veriut dhe Jugut te Shqiperise e do ta marresh vesh mire se cili eshte etaloni per fjaline "Nuk kane buke te hane".
    Ti flet nga toka e endrrave dhe ben referate alla brareske. O beno, nuk ka leke te haje buke dynjaja. U ka hyre thika ne kocke.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899

    Për: Deputeti socialist Ben Blushi: Rilindja Socialiste vdiq!

    Vallaj ka vajt aty ku smba mo, i ka ngri kaka nbyth njerzve

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Ben Blushi, anetar i corbes se Rilindjes qe kritikon Rilindjen.

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ikin se skane buke te hane ?????
    Kjo eshte klisheja qe perdoret me shume dhe si justifikim
    per te mbuluar probleme te tjera te individit ne Shqiperi
    si idiotesia, dembelizmi,injoranca,mungesa e pergjegjshmerise si individ etj.
    Si ka mundsi qe shumica ne Shqiperi ka buk te haje dhe megjithese vuan aty ketu ka probleme nuk shkon aq larg sa te
    marre rrugen e mergimit?
    Nje pakice nuk ka buke te haje dhe kjo lidhet direkt me rrethanat dhe vendi ku ky person
    jeton,me arsimin e tij,me injorancen etij,idiotesine,me mungesen e pergjegjsise.
    Te gjithe qe punojne nuk vuajne per buken e gojes ne Shqiperi.
    Vuajne per buken e gojes,fshatare injorante qe jetojne ne shtepi germadha ne fshatra te humbura ne malsi,qe jane dembele injorante
    qe vetem ankohen,vuajne per buken e gojes pijanece,kumarxhinjte qe i lejne leket neper kumare kazino,baste,alkolista dhe te apasionuar
    pas kafeneve qe sbejne asgje vetem merren me politike gjithe diten,pastaj ja vejne fajin shtetit per problemet dhe pa aftesite e tyre dhe marrin rruget e mergimit.
    Vuajne per buken e gojes pleq,invalide,debila,gabele te bregut te lumit dhe persona me probleme shendeti mendore etj.
    Cdo shtet ne bote e ka nje shtrese te shoqerise qe eshte fundi,ne varferi ekstreme dhe kjo nuk eshte problemi dhe faj i shtetit por faji i vete ketyre individeve
    qe nuk bejne asnje perpjekje per te dale nga varferia por e kane pranuar varferine si fatalitet dhe jetojne ne shit.
    Ben Plusi + e lidh hemoragjine e popullsise me qeverisjen e socialisteve i jep shkaqe politike dhe ve para pergjegjsise edhe qeverine e Rames dhe kjo ndodh 1 muaj e gjysem para zgjedhjeve.
    Ky emision ka per qellim te manipuloje publikun te tregoje publikut pa aftesine e qeverise se Rames fajin e qeverise dhe partise socialiste dhe Ben Plusi te fitoje ne votime ne qershor.
    Plusi na del si ideatori, analisti,i ndershmeri i prirur per ndryshime dhe reformatori.Emisioni perdoret edhe si platforme qe Ben Plusi te fitoje simpati perkrahje dhe marre pushtet ne qershor.
    Qellimi i tij eshte ultra egoist,intervista e tij eshte demagogji pasi cdo gje ai e ben per interesat personale te by&thes se tij dhe nuk i plas per popullin fare.
    Te vejme pikat mbi i dhe te flasim realistikisht,kjo eshte e verteta.
    Hajde ketej ndonje xhiro.
    mos merr leke me vete.
    perpiqu te gjesh nje pune dhe te mbash veten.
    nese pas nje jave nuk ke vdekur nga uria, do hysh ne Gines
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Deputeti socialist Ben Blushi: Rilindja Socialiste vdiq!

    Ben Blushi eshte "Asi" nen mange i Socialisteve ne zgjedhjet e 2017-es. E han mileti e han, ehuha sa here e ka ngrene ky popull, do ta haje edhe ne 2017-en patjeter.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •