
Postuar mė parė nga
Nuh Musa
Pse argument ???.....pse e komenton nje ceshtje banale ne kahje qe nuk eshte me rrendesi per diskutimin ???....pyetja ishte se "a e flet te verteten Halili"....une u perqendrova tek Halili, duke e kritikuar ate, dhe dhash nje shembull krahasues mbi menyren se "si" e zhvillon ai diskutimin (ne menyre tendecioze, me gjuhe populiste). Nuk ishte pointa tek "besimi" ne pergjithesi qe i len njerezit te besojne ose jo, dhe pse besojne ose jo, por tek Halili dhe pyetja qe ben iliria !
Pikerisht pra, sot e beson Allahun, por e pin edhe vodken, e neser do ti frigohet Allahut dhe do te shkoje ne xhami........por gjithesesi, nuk eshte personi hypotetik (ki qe sot pin alkohol e neser shkon ne xhami) faktori kyc i zbardhjes se pyetjes se "sa religjioz jemi". Kjo ne fakt eshte nje pyetje qe ka edhe pergjigje shume te thjeshte, mjaftone nje sondazh reprezentativ me pyetje te ngjajshme sic i shkruajta me larte, ndare neper gruppe "moshe" (kuptohet se nje 20 vjecare ka nje qendrim tjeter ndaj fese se nje 60 vjecare, nje i "shendosh" se nje i "semure", nje i "pashkolluar" se nje i "shkolluar" etj....).
Ne pergjithesi ne jemi popull musliman, te tille na ben trashigimia, kete edhe e tregojme nga jashte, ne vendin tone ka kulture islame qe shfaqet vizualisht me xhamia, ne veshjen e njerezve etj....kurse, pikerisht religjioziteti ne kulturen islame nuk ka qene molle sherri, je musliman, mbaje per vete, nuk je musliman, mbaje per vete.....nuk ka dhune ne fe !!!, pra, pikerisht, kjo qe sot e lexojme, e ndegjojme, e shohem, nuk eshte nga kultura jone baballare.....si shkau, si katoliki, si muslimani, qe te gjithe kane qene te lumtur ne normalitetin e tyre, perderisa dolen kesisoj duduka si Halili dhe kompania, qe edhe vet nuk e dijen pse veprojne keshtu sic veprojne....
Une nuk jam i sigurte, pse zhvillohet nje diskutim i ketille. Vendi jone eshte nje pjese e europes, ku se paku tash e 600 vjet, popujt jane mesuar te jetojne ne ambiente te perzjera, si etnikisht, ashtu edhe fetarisht. Ne vendet tona ka edhe ezan, edhe kembana kishe.....
PO, ne pjesen perendimore te europes ka nevoje per diskutime, per sqarime te pyetjeve te ketilla, ngase ne perendim popujt jane kacafit me shekuj, jane shkaterruar pjeserisht, jane pergjakur, vetem e vetem se kane qene me bindje te ndryshme fetare, dhe kete, edhe brenda nje race, brenda nje kulture, brenda nje shpije.....ne perendim SOT diskutime te ketilla zhvillohen me preteksin per ta mat pulsin e kohes (me te njejtin senzibilitet sic veprojne edhe kunder nacionalsocializmit) , ngase ne "homogjenitetin" ata kane pare sherre, tmerr......pra, ne perendim zhvillohen diskutime te ketilla me intencionin e KUNDERT sec zhvillohet ne vendin tone. Ne perendim "religjiozitetit" ja kane frigen njerezit, ngase e nderlidhin ate me nje te kaluar te hidhur. Po c'hamamin kemi neve ore, kur pikerisht e cmojm te kaluaren tone per harmonine e madhe qe kemi patur me "inhomogjenitetin" e shoqerise ???.....e sheh ku eshte defekti.
Andaj edhe qe ne start, diskutime te ketilla per kulturen tone, jane ne shkalle te larte stupidoide, nje idiotizem i kulluar, i panevojshem....andaj edhe pyes, PSE ???, kujt i sherben nje diskutim i ketille, pos hutimit te frymes shoqerore pa piken e nevojes. Ne krijojm ne menyre artificiale probleme qe nuk i kemi !. Nder shqiptaret nuk ka probleme me religjiozitetin !.........alkohol eshte konzumuar ne shoqerine tone PANDERPRERE me mijera vjet. Muslimani nuk e konzumon alkoholin, sepse ja ka rrespektin fese se vet, por ka plot musliman, qe ne kohe te vecanta te jetes se tyre nuk e kane hall fene, ju kendet, dhe e pijn alkoholin. Ne kohet e lashta shkonin e pinin te shkijet, mshehet, vecmas, sot dikush vepron njejte, poashtu mshehet, kurse ka te tille qe e mbajne edhe ne shtepi, ose sa i kan pleqet gjalle per nder te tyre nuk e mbajne hapur ne shtepi, nuk e pijne etj......kjo eshte ceshtje KULTURE e individit, mvaret nga ajo se sa e kupton individi realitetin e vet, nuk ka te beje me inatin e njerit karshi tjetrit. Nje musliman nuk pihet e behet tap per inat te nje muslimani tjeter, ti tregoje atije se muslimani me i dobet eshte muslimani me i mire, por thjeshte e pin, sepse ashtu don, dhe nese e pyet, prap do te thote se eshte edhe musliman, se edhe e din se nje musliman nuk duhet ta pije alkoholin. Shume thjeshte apo ???, pleqet ma para kan than, kush eshte pijanec, 40 dite nuk ka iman.....pra, edhe me heret ka qene ki problem i njohur per shqiptaret, dhe islami nder shqiptaret edhe sot e kesaj dite ekziston....edhe pse dikush ka pijt......mos e lejoni vetveten qe te manipulojne njerez me juve, se ne pjesen dermuese te rasteve kjo behet nga injoranca, jo se dikush ta don te keqen. Por ka rraste ne jete, kur dikush me preteksin se ben "mire", ne fakt ben keq. Ki shembullo me larte eshte nje nga keto rastet, qe ne fakt bejne me shume dem se hajer.
Tung
Krijoni Kontakt