Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 99
  1. #1

    E paligjshmja në jetën shqiptare

    Sa vend zë e paligjshmja në jetën shqiptare?

    P.sh. në Shkodër para dy ditëve një fëmijë 12 vjeç mbeti i vdekur nën rrënojat e një ndërtimi të paligjshem, që po prishej dhe që askush nuk kishte marrë mundimin të zbatonte ligjin dhe në rastin e prishjes dhe të rrethimit te mjedisit ku po kryhej prishja!

    Ose dikush vëndos një pompë uji në shtëpi apo një rezervuar në çati për të mbajtur ujë.

    Dikujt i teket një ditë të bukur të provojë të shpoje në tokë pë të nxjerr ujë qoftë për pije, qoftë për ujitje. Pa pyetur askënd.

    Tjetri çohet në mëngjez dhe hap një lavazh makine duke përdor ujin e pijshëm pa i marr leje askujt.

    Në kohë të verës ju mbushet mendja disa banorëve te fshatit që të çajnë tubat e ujësjellësit pë të ujitur kopshtet.

    Anash rrugëve nëpër Shqipëri shikon grumbuj makinash të prishura, grumbuj pajisjesh elektroshtëpiake pa e pyetur askënd.

    Për disa është krejt normale që të bëje çfarë të doje me fasadën e pjeses së apartamentit të tij. Hap një derë, mbyll një tjetër, zgjeron një dritare, bën një shtesë ballkoni apo garazh etj.

    Ai që ndërton një shtëpi nuk e ka për asgjë që ta lidhë rrymë, ujin, kanalin e ujërave të zeza ku të dojë e si t'ja marre mëndja.

    Një banor fshati nuk e ka për problem që ta hedhe plehun e bagëtive në rrugën që i kalon para, pa e vra mendjen.

    Kujt ti teket mundët që të hape gurore dhe ti shesë ato gurë buzë rrugës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 11-09-2011 më 05:46

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    sa vend ze? 24h:24h dhe 7 ne7 dite te javes. prsh, ne gerdec io tek qeveris te vriste ca persona se ishin te tepert.... dhe lista vazhdon nga ketu e ne kine
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  3. #3
    Perderisa nuk ka shtet, normalisht nuk ka as ligje (ne kuptim qe edhe pse jane ligjet te shkruara, njeri nuk i zbaton).
    Jam dakord me ty qe ne shqiperi shumica bejne sic ua ka qejfi, nuk i intereson ne i shkakton dem te tjerve ose nese ka ane negative veprimi qe ben pa pyetur ekspertet.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #4
    Askush nuk ta zë për të madhe nëse thyen asfaltin apo betonin për të kaluar aty një kanal.

    Ai që nuk paguan faturën e rrymës, nuk e ka për asgjë që në mes të ditës ti thyejë të gjithë matësit.

    Kujt ti teket, pa marrë parasysh se ku banon, mund ta kthejë shtëpinë në kafe, restorant, lavazh, magazinë, ofiçinë, etj.

    Edhe pse vriten nga aksidentet me qindra njerëz në vit akush nuk do t'ja dijë për rregulla qarkullimi, për viza të bardha, pë fëmijë dhe kalimtarë, për makina që stacionin e bëjnë ku t'ua thotë mendja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 11-09-2011 më 05:58

  5. #5
    Kalon nëpër Shqipëri dhe tmerrohesh kur sheh ato vënde kur dikur kanë qenë masive pyjore. Masakër!

    Bie një zjarr diku, ai nuk fiket dot, sepse nuk gjëndet as edhe një impjant ku mund të mirret ujë. Pa folur pastaj për ndërtimet që janë kryer pa asnjë kusht kundër zjarrit.

    Nuk je i sigurtë për ujin apo lëngjet që pi, për ilaçet që blen në farmaci etj.

    Kalon nëpë rrugët e Shqipërisë dhe thuajse kudo mungon sinjalistika e detyrueshme.

    Kushdo që paguan mund të marrë deftesë shkollore të çdo niveli, përfshirë dhe diplomë universitare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 11-09-2011 më 06:20

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Hyjnë në minierë për të vjedhur krom, 1 i vdekur, 1 i plagosur




    PERRENJAS- Një 29 vjecar ka gjetur vdekjen, ndërsa shoku i tij 18 vjeçar është plagosur në një galeri miniere ku, kishin vajtur për të vjedhur krom. Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në minierën e Katjelit, në Përrenjas, raporton korrespondenti i NEWS24 Fatmir Popja.

    Sipas të dhënave të para,Dashamir Logjini, 29 vjec dhe Edison Myftari, 18 vjec gjatë natës kishin hyrë në minierë për të vjedhur krom. Në thellësit e një galerie të mbyllur, 150 metra nën tokë, të rinjtë kanë rrëshqitur aksidentalisht ç'ka ka shkaktuar dhe vdekjen e 29 vjecarit, ndërsa shoku i tij 18 vjec është plagosur rëndë.

    Familjarët pasi kanë parë se dy të rinjtë nuk po ktheheshin, të shqetësuar janë nisur drejt minierës për të kontrolluar, dhe kanë njoftuar policinë për çfarë kishte ndodhur.

    Edison Myftari, është dërguar në spital dhe mjekët thonë se gjëndja e tij shëndetësore është e rënduar, ndërsa policia ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

    (s.g/balkanWeb)


    ---


    kur u vonuan ahere familja u nis nga miniera.. per te pare..
    dmth vidhnin te mjeret hajdute me dijeni te familjes..

    --


    po ja cthot filozofi tupåja per babezine..

    --

    pra per plackitjen..

    ..


    Hua brezave të ardhshëm

    Opinion e Dielë, Shtator 11th, 2011

    EDMOND TUPJA

    Zhan-Zhak Rusoi, ky filozof mendjendritur i shekullit XVIII në Francë, shkruan diku, në veprën e tij “Përsiatje mbi prejardhjen e pabarazisë”: “I pari që, pasi rrethoi me gardh e me hendek një copë tokë, tha: Kjo është e imja dhe gjeti përreth disa njerëz aq të leshtë sa për ta besuar, ky njeri, pra, qe themeluesi i vërtetë i shoqërisë së organizuar. Sa krime, luftëra, vrasje, sa vuajtje dhe tmerre do t’i kishte kursyer racës njerëzore ai që, duke i shkulur hunjtë e gardhit dhe duke e mbushur me dhé hendekun në fjalë, do t’u kishte thënë me zë të lartë sivëllezërve të tij: Mos ia vini veshin këtij mashtruesi: do të merrni fund po të harroni se frutat u përkasin të gjithëve dhe se toka nuk i përket askujt!”. Sigurisht që pa lindjen dhe lulëzimin e pronës private e të marrëdhënieve në prodhim që u zhvilluan si pasojë, shoqëria njerëzore nuk do të kishte bërë përpara dhe nuk do të kishte arritur stadin që njeh sot, por nga citati i Rusoit më është ngulitur mirë në kujtesë ideja se “…frutat u përkasin të gjithëve dhe se toka nuk i përket askujt!”, ide që ma kujtoi, para disa kohësh, një bisedë që pata rastin të ndiqja në radio, gjatë së cilës, një mendimtar, filozof apo sociolog francez pohoi se “ne, njerëzit e sotëm, kujtojmë se planeti Tokë na përket vetëm neve, por harrojmë që, në të vërtetë, ne ua kemi marrë atë hua brezave të ardhshëm”.
    Te këta njerëz të sotëm bëjmë pjesë edhe ne, shqiptarët; si ata, edhe ne, shqiptarët, pandehim se Shqipëria me pasuritë e saj na përket vetëm neve, brezit të sotëm; harrojmë ne, shqiptarët, se Shqipërinë ua kemi marrë hua brezave të ardhshëm, shqiptarë edhe ata, dhe se duhet t’i mendojmë thellë, gjerë e gjatë veprimet tona në mënyrë që vendin tonë t’ua lëmë atyre në gjendje të mirë, madje shumë të mirë. Sigurisht që nuk e kam fjalën thjesht për të mos e ndotur mjedisin – ajër, ujë, tokë –, për të mos i masakruar pyjet, faunën dhe florën e tyre, për të mos i shpërfytyruar qytetet e fshatrat tona, bregdetin, liqenet dhe lumenjtë tanë. E kam fjalën, gjithashtu, sidomos, kryesisht dhe veçanërisht, për “privatizimin” e “nëndheshëm”, pra, të paligjshëm, të shumë sektorëve të ekonomisë, kulturës, shkencës dhe arsimit publik nga ana e atyre që na qeverisën dje, na qeverisin sot e do të na qeverisin nesër. E thënë më troç, e kam fjalën për përdorimin e pronës publike, e të mirave materiale e shpirtërore të krijuar nga populli, si të ishin prona të disa të mëdhenjve, pavarësisht se cilit krah të spektrit të politikës shqiptare i kanë përkitur, i përkasin dhe do t’i përkasin ata. Një përdorim i tillë i paligjshëm i pronës publike të shpie, dashur pa dashur, te slogani “Në emër të popullit, kundër popullit”. Ky përdorim bëhet fatkeqësisht i mundur vetëm në sajë të korrupsionit, i cili tashmë është shndërruar në një realitet i pamohueshëm në Shqipëri.
    Lidhur me korrupsionin në fjalë, i cili e bën të mundur tjetërsimin e pronës publike tek ne, frika është se, po të mos merren de jure e të zbatohen de facto dhe në sinergji masa të rrepta kundër tij dhe (pro)motorëve të tij, shumë shpejt në Shqipëri mund të ndodhë ajo çka shpjegonte para disa muajsh një autor algjerian, i cili sapo kishte botuar në Francë një libër me titull “Korrupsioni dhe algjerianët”; sipas tij, klasa politike algjeriane synon që çdo banor i vendit, sidomos ata që punojnë në sektorin publik, të kthehet në një të korruptuar, kështu që, kur të ketë marrë fund ky proces, korrupsioni nuk do të jetë më një vlerë negative, por do të kthehet, në rastin më të keq, në një vlerë asnjanëse, pra, të pranueshme, duke u bërë zyrtarisht normë, standard, institucion.
    Këtë druaj unë se mos ndodhë, në një të ardhme jo fort të largët, edhe në Shqipërinë time, tënde, tonë, i dashur lexues i vëmendshëm e i paanshëm i kësaj rubrike. Qofsha i gabuar!

  7. #7

    Prisnin pemët tek Liqeni, ndalohen tre persona

    Prisnin pemët tek Liqeni, ndalohen tre persona

    Tërhequr më 11 Shtator 2011

    Policia Bashkiake e Tiranës në bashkëpunim me Komisariatin numër 1 në kryeqytet, ka ndaluar në orët e vona të natës tre persona që prisnin pemët duke dëmtuar Parkun e Madh të Tiranës pranë Liqenit Artificial.


    Në një deklaratë për shtyp policia bashkiake thekson se janë ndaluar shtetasit Dritan Marku, Ardian Dervishaj dhe Shkelzen Shehu pasi akuzohen se kanë prerë një numër të madh pemësh, dhjetra pisha gjatë muajve të fundit.


    Sipas policisë bashkiake të ndaluarit pretendonin se ata prisnin pemët e rrëzuara, por pas verifikimit, doli se justifikimi i tyre nuk qëndronte.


    Policia Bashkiake dhe forcat e Komisariatit numër 1 sekuestruan edhe mjetet që ata përdornin, dy sharra elektrike, dy radio ndërlidhëse si dhe një furgon me targa të falsifikuara që përdorej për transportin e drurit.

    http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047099687/titulli/Prisnin-pemet-tek-Liqeni-ndalohen-tre-persona

  8. #8
    Fëmija i vdekur në rrënoja, familjarët akuza bashkisë
    Tërhequr më 11 Shtator 2011

    SHKODËR - Familjarët e 12- vjeçarit, Kristian Marku, që gjeti vdekjen të premten, në rrënojat e një ndërtimi të prishur, akuzojnë bashkinë dhe Inspektoriatin e Ndërtimit, si shkaktarë të ngjarjes, ndërsa kundërshtojnë deklaratat e bashkisë e policisë, lidhur me ngjarjen. Mes hidhërimit për humbjen e fëmijës që vdiq nën një pjesë solete betoni, babai i tij, Ndoci, xhaxhai Luigji dhe vëllai më i rritur shprehen se nuk është e vërtetë ajo që ka deklaruar bashkia se ndërtimi nuk është prekur nga Inspektoriati Ndërtimor, dhe se e ka prishur pronari, që policia, në një deklaratë të ditës së shtunë, e ka shpallur në kërkim. Ndoc Marku, babai i Kristianit, shprehet se “më ka ikë djali dhe kam paguar çmimin më të hidhur. Duhet të ketë një përgjegjës për këtë që ndodhi. Prishin, nuk largojnë mbeturina, as i rrethojnë. Duke punuar fadroma për prishjen, të mërkurën, askush nuk i largonte njerëzit. Asnjë masë sigurie. Linte soletën në ajër, të varur. Unë ja vë fajin bashkisë dhe Inspektoriatit Ndërtimor dhe do e ndjek deri ku të ketë drejtësi”. Ndërsa xhaxhai i viktimës, Luigj Marku shprehet se përgjegjësia është komplet e shtetit dhe degëve të tij. Mos të shfajësohet njeri dhe ti hidhet faji të tjerëve të pafajshëm.

    http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047099659/titulli/Femija-i-vdekur-ne-rrenoja-familjaret-akuza-bashkise

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar guximi..

    kur ne tiran 300 metra nga zyra topit e 400 nga e berishes.. e 500 nga e lulit.. guxojne te presin peme.. mendo cbejne llogarase e dardhes.. tropojes e thethit..sopotit e kur.voleshit..

    tmerr..

    un e dydrinasi e plaku.. te jemi ne minus 40 grad maj sharrit e nuku i presim pemet..

    nga duall ki pis milet..

    edit durhami i ka ven re keto gjera 100 vjet me pare..

    pra jemi popull maskara..

    ..

    nje miku im ka qen ne leningrad ne fund te 45 ses..

    qyteti kish qen 3 vjet plot i rrethuar..nga gjermani e akull ngric-ani minus 50 grad .. e urija e baterdija.. por populli i kulturuar nuku i kish prekur parqet shekullore..

    ..

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    [QUOTE=Brari;3199081]
    un e dydrinasi e plaku..

    shodranet thone '' po ja bani vedit me sy....

    nga duall ki pis milet..
    /QUOTE]

    andej nga ke dale edhe ti o brar..andej nga ka dale dydrinai e plaku..andej nga ka dale malsori e fushori...jemi nje te tere..apo ne fakt ti me dydrinasin e plakun jeni nga nje planet tjeter....
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •