-
i/e regjistruar
Fadil Lushi
Fadil LUSHI
ATA QĖ MĖ KOT TROKITNIN NĖ DYER TĖ MBYLLURA
Njė mikut tim, njė ditė i ishte fiksuar nė mendje ideja rreth gjurmimit tė historive tė ca shqiptarėve tė cilėt dikur moti, kishin kėrkuar lirinė e vonuar tė vatanit tė tyre. Mu duk njė ide mjaft fisnike, humane dhe mbase emancipuese, por nė fakt ishte njė punė bajagi e sikletshme. Kur ky im mik mė takoi nė sabah, mė tha: Kėtė punė do ta bėsh ti, pasi qė ti di mė mirė tė bėsh gjurmime tė ti-lla... dhe, nėse do ta bėsh kėtė, mos harro tia (pėr)caktosh me pėrpikėri dallimet. Ia ktheva se po ta bėj, do ta bėj me pėrkushtim, aq sa di dhe aq sa mundem. Nuk do ta bėj ashtu shkel e shko, pasi qė njerėzit e tillė gjegjėsisht ata qė jetuan para vaktit tonė, nuk meritojnė dedikime me shkarravina!
Para se tė filloja ta ndėrtoj paragrafin e parė, mė iku mendja te Visari nga Durrėsi. Tė gjithė ata qė kanė pasur mundėsi ta lexojnė veprėn e Visar Zhitit, Ferri i ēarė, pa dyshim se kishin gjetur njė mal me histori tė denigruar dhe tė llahtarshme, njė histori qė llafos vuajtjet e njerėzve tė lanė pas dore edhe nga shteti, edhe nga... Ajo vepėr shpėrfaq edhe ca vaki tė nėnės sė Visarit, e cila nė muajin dhjetor tė motit 1979 kishte TROKITUR nė derėn e Dritėro Agollit, qė asokohe kishte qenė kryetar i shkrimtarėve tė Republikės sė Shqipėrisė, kishte TROKITUR edhe nė derėn e Ismail Kadaresė, edhe nė derėn e Bashkim Shehut, tė birit tė kryeministrit tė Shqipėrisė, Mehmet Shehu, si edhe nė dyert e institucioneve qendrore, institucione kėto qė tė padėgjueshmėve a armiqve tė popullit ua merrnin masėn e samarxhiut. Kjo nėnė kishte kėrkuar prej tyre qė t'i ndihmojnė pėr t'ia liruar tė birin e saj nga burgu i Tiranės dhe mė pastaj nga ai i Spaēit. Fatkeqėsisht, ajo nėnė asnjėherė nuk e shijoi a nuk e mori ndihmėn e tyre. Se pse nuk e shijoi atė ndihmė, ne nuk e dimė..., mbase kėtė informacion mund ta kenė emrat e lartpėrmendur..., po edhe ata qė dėshmuan kundėr Visarit nė procesin gjyqėsor, ata tė cilėt ishin nė cilėsi tė kodoshėve dhe nė cilėsi tė dėshmitarėve tė rremė.
Sot tė kėrkosh tė bėsh paralelizėm a tė bėsh dallimin, sado qoftė i vockėl, mes diktaturės shqiptare dhe asaj tė ish-Jugosllavisė sė Titos, mes diktaturės sė shtetit ku aktualisht frymojnė shqiptarė maqedoncė, mes Burrelit, Spaēit, Goli Otokut, Idrizovės, mes proceseve tė montuara politike (pjellė e Enverit dhe di-ktatorėve tė tjerė tė tillė si ai), mes Sopotit, Gostivarit, Brodecit dhe sė fundi edhe me atė tė Monstrės, do tė ishte njė marrėzi e radhės, jo se nuk e bėn dot, por edhe sikur ta bėsh nuk tė del hesapi, sepse nuk do tė gjesh kurrfarė dallimi mes tyre..., atė dallim qė ma kėrkoi miku im ta bėj nė fillim tė shkrimit(!?). Dikur moti, gjegjėsisht nė vitet e gjashtėdhjeta, njė shqiptar i dėnuar politik, pas kushedi sa motesh kishte braktisur burgun nė Petrova Rupa famėkeq dhe kur kishte arritur nė stacionin hekurudhor tė Shkupit, dikush e kishte pyetur: Hė, more burrė, ku do shkosh tani(!?). Ai ishte pėrgjigjur: Eh, ē'tė tė them xhanėm, mos mė pyet mua se ēdrejtim do tė marr..., pyete rrugėn me kalldrėm, ajo tė tregon me tamam se ku do mė ēojė(!?). Pasi pėrfundoi bisedėn e shkurtėr, tundi kokėn dhe ktheu shikimin dhe mendjen nė drejtim tė Goli Otokut, duke menduar se e kishte pas shpine, e jo njė mijė kilometra larg tij..., sikur donte ti kthehej(!?). Ata qė e mbajnė mend kėtė njeri, thonė se ai nuk kishte askėnd nga familja..., prindėrit kishin ndėrruar jetė derisa ai hiqte tė zinjtė e ullirit..., zonjėn ia kishin (ri)martuar me zor, me njė komunist shqiptar, i cili nė vaktin e sundimit tė tij, urinonte nė magjen e miellit tė fqinjit tė tij fukara. Thonė se askujt nuk i kishte hak, po pėrkundrazi, tė tjerėt i kishin hak. Kur ishte ndėrgjegjėsuar se nuk e pėrfillnin dhe nuk ishte nė shėrbim tė mėhallės, nė shėrbim tė vatanit e aq mė pak tė miletit, kishte vendosur qė tė mos TROKASĖ nė asnjė derė..., kishte vendosur tė ēatdhesohet dhe tė merrte arratinė, diku larg nė tokė tė huaj, pėr tė kėrkuar njė copė tokė pėr njė varr pa gur..., pėr njė varr pa nam e pa nishan. Njė hartuesi (anonim) tė jetėshkrimit tė tij, i kishte ngecur lapsi nė momentin kur i ishte dashur ta lakojė, ta defino-jė dhe sė fundi ta pėrcaktojė me tamam statutin e kėtij tė ish tė burgosuri.., thje-sht, nuk i dilte hesapi, se ky a ishte disident, patriot, refugjat, njeri i pashpresė, njeri pa familje, njeri i ēmendur, njeri jabanxhi a i huaj nė vatrėn e tij shekullo-re.., njė njeri qė asnjėherė nuk ishte i preokupuar me bukėn e gojės sė tij sa ishte nė dilemė se ku do tė strehohej..., njė njeri, qė nuk i besonte tė vėrtetės se shqiponjat e tij tė dikurshme ishin shndėrruar nė sorra tė zeza(!?).
Vakitė e njerėzve janė tronditėse, po njė akoma ma tronditėse ėshtė edhe ajo e bashkėvendėsit tanė, Hashim Toplica (ndjesė pastė), i cili nė kazamatet e Enverit vuajti jo mė pak se tridhjetė e nėntė vjet, pesė muaj dhe njėmbėdhjetė ditė... dhe, kur kthehet nė vatanin e tij tė harruar, fillimisht TROKET nė derėn e tij tė madhe. Kur e bija e tij kishte hapur atė derė tė fisme ishte ballafaquar me njė njeri tė panjohur, me njė njeri jabanxhi, me njė njeri i rraskapitur, me njė njeri tė vrarė shpirtėrisht, me njė njeri me zemėr tė dėrrmuar. E bija, sikur donte ta mbyllte DERĖN E HAPUR, sikur donte ta pyeste e ti thoshte se kush ishte dhe kė kėrkonte. Ndėrkaq, njeriu qė TROKITI nė DERĖN e tij, i thotė sė bijės se po kėrkonte tė kaluarėn e tij tė vjedhur..., se po kėrkonte tė kaluarėn e vet tė lavdishme, se po kėrkonte tė kaluarėn e vet tė hidhur, se po kėrkonte kalamajtė e vet, se po kėrkonte kujtimet e veta, se po kėrkonte... Ndaj, po ti kishin, le tia kthenin..., se ato ishin tė tijat. Se si kishte pėrfunduar ai takim aty nė DERĖN e hapur e tė fisme, unė qė po shkruaj kėtė vėshtrim, asnjėherė nuk arrita tė hetoj asnjė tė vetmen provė. Njė gjė e di, njeriu qė TROKITI nė derėn e tij mė vonė kishte trokitur edhe nė dyert e ca institucioneve me kėrkesėn qė tia kthejnė shtetėsinė e humbur qė prej kohėsh. Thonė se ėshtė e zorshme dhe e sikletshme tė trokasėsh nė dyer tė mbyllura. Edhe unė dikur (me sebep) TROKITA nė do dyer.., asnjėherė nuk mi hapėn... Ndoshta ishin dyer tė gabuara(!?)... Ku ta dimė!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt