Përkundrejt kritikës tendencioze të politikanit ateist Ben Blushi kundër Kryepeshkopit të nderuar Anastas , kryetarit të K.O.A.SH. përsa i përket pëdorimit të gjuhës së tij të lindjes greqisht gjatë ceremonisë së Pashkëve orthodokse natën në të gdhirë midis 11-12 Prill 2015, një festë religjioze jo vetëm e komunitetit orthodox shqiptar por edhe festë botëror, kritikë të cilës i u dha një përgjigje saktë dhe elokuente nga At Anastas Bendo shkrimin e botuar në gazetën Panorama të dt.14 prill.
E njëjta retorikë boshe u përsërit edhe nga një atesit tjetër ky historian i njohur por i diplomuar për letërsi filologji në Universitetin e Tiranës (http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Moikom_Zeqo).
Në intervistën e z. Moikom Zeqo, dhënë për gazetën SOT të ditës së premte, u rikonfirmua urrejtja, dhe mungesa e njohurive religjioze e këtij Ateisti ndaj komunitetit Orthodoks, K.O.ASH., dhe Kryepeshkopit Anastas. Në pyetjet e bëra me kujdes nga gazetarja, z. Moikom një historian i respektuar, dha disa përgjigje aspak korrekte duke keq interpetuar disa nene të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Pavarësisht spjegimeve të qarta dhe korrekte të dhëna nga K.O.A.SH., Hirësi Andoni, Lidhja e intelektualëve Orthodoksë, të cilët kanë theksuar se përdorimi i gjuhës greqisht në moment të caktuara nga Kryepeshkopi Anasta,s jo vetëm nuk është e gabuar dhe e kundraligjëshme sepse sic tha përfaqësuesi i K.O.A.SH., Thoma Dhima në një intervistë për NEWS 24, përmëndi `se në kishat ortodokse meshohet gjithmonë shqip. "Blushi le te pyese te atin qe eshte praktikant i rregullt i kishes ortodokse" . Mesazhi që kryepeshkopi Janullatos përcolli në gjuhën greke natën e Pashkëve është pjesë një rregulli që ndiqet nga të gjitha Kishat Ortodokse, duke shtuar se gjatë daljeve të tij jashtë Shqipërisë kryepeshkopi meshon edhe në gjuhën shqipe. “Citimi në greqisht është në raste festash, kur kryepeshkopi u drejtohet besimtarëve dhe është çështje serioziteti që kryepeshkopi e përcjell në një një gjuhë që e njeh lirshëm”-ka theksuar Dhima. Sipas tij, Kisha Ortodokse ka vetëm 5 klerikë të huaj, ndërsa komunitetet e tjera fetare në Shqipëri kanë një numër shumë herë më të madh klerikësh të huaj.
(http://ëëë.lapsi.al/lajme/2015/04/14...etëm-në-kishën).
Po kështu dhe Hirësi Andoni tek emisioni `tonight ilva Tare`, përsëriti se predikimet Kryepeshkopi i Anasatas i bën në reqisht sepse predikimet janë të vështira që ai ti lexojë në shqip dhe mund të bëjë gabime, qoftë për shkak të moshës.
Në intervistën e tij z. Moikom Zeqo përmëndi Kushtëtutën e Republikës së Shqipërisë dhe ju përgjigj gazetare Julia Vrapi në këtë mënyrë: ` Gjuha zyrtare e Kishës Autoqefale Shqiptare është shqipja, sepse kjo buron nga një parim i madh i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që thotë se gjuha zyrtare dhe në gjithë institucionet është gjuha shqipe. Nuk mund të ketë brenda hapësirës që zotëron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë institucione, që të mos njohin gjuhën zyrtare shqipe. Nga kjo nuk bëjnë përjashtim as institucionet fetare`.
Në fakt ishte më tepër përgjigje për të justifikuar në një farë mënyre politikanin Ben Blushi, i cili pas retorikës së tij arrogante se `kur do të flasë Janullatosi shqip`, u kritikua nga përfaqësuesit e K.O.A.SH., me të drejtë si një ateist dhe ndërhyrës në punët e brëndëshme të një institucioni fetar.
Në përgjigje të intervistës së z. Moikom Zeqo i cili akuzon Kryepshkopin Anastas se përdor greqishten në predikimet e tij në Kishat e Shqipërisë, duke ditur se duhet të jetë në shqip unë po rikujtoj disa argument ndoshta të konsumuara më parë por që janë përsëri aktuale. i rikujtoj disa nga këto argument sepse po shihet qartë dita ditës se një pjesë e disa intelektualëve shqiptarë, disa media të shkruara apo dhe televizive në momentët që nuk kanë cfarë të thonë, duke mos patur risi, lajme, skandale për të paraqitur, në disa raste këta intelektualë për tu dukur si patriotë të thekur dhe interesaantë në sytë e publikut, herë pas here dhe nganjëherë dhe sistematikisht sidomos kur ka festa religjioze orthodokse akuzojnë në mënyrë të mërzitëshme dhe pa asnjë argument K.O.ASH. dhe Kryepeshkopin për uzurpimi e Kishës dhe për shkak se flet greqisht.
Argumentat se përse sulmohet një Kryepeshkop i Nderuarsi Anastasi janë sa djallëzore , por edhe të rrezikshme përsa i përket demtimit dhe shkaktërrimit të bashkejetesës fetare në vënd, dhe mesa duket këta politikanë dhe historian apo letrarë ashtu si është zakoni i atyre që nuk knë ndonjë punë, merren me punët e të tjerëve duke… ngatërruar punë dhe duke futur fitilat e tensioneve religjioze dhe fetare.
Argumenti i parë është se Kryepeshkopi Anastas erdhi këtu si eksark (i dërguar) dhe më vonë u caktua pasi u pranua nga qeveria dhe Presidenti i atëhershëm të drejtonte K.O.ASH., komuniteti, dhe pronat e së cilës ishin shkatërruar plotësisht, dhe praktikisht nuk kishte priftërinj orthodokse për të drejtuar komunitetin dhe të meshonin në kisha përpara besimtarëve. Aq është e vërtettë sa në një moment të cktuar të asaj kohe , thuhet se Presidenti i atëhershëm i kërkoi një mjeku të njohur nga familje orthodokse të drejtonte K.OASH., Mjeku siguirisht nuk pranoi sepse për tu bërë kryepeshkop duhet shkolla përkatëse dhe Beqaria.
Dihet që përfundimin e misionit të tij, do të vendoset si Kryepshkop një prift shqiptar që plotëson kushtet religjioze orthodokse në krye të K.O.A.SH.
Argumetni i dytë, Pranimi për të drejtuar K.O.AS.H., nga ana e Kryepshkopit u bë sepse edhe Kryeqëndra e Kishave Orthodokse në Stamboll dhe miratimin.
Pra ishte mungesa e priftërinjve e librave, e ndërtesave që detyroi shtein shqiptar të pranonte një përfaqësues të huaj për të drejtuar një institucion fetar që praktikisht ishte plotësisht i shkatërruar nga rregjimi ateist komunist.
Argumenti i Tretë, puna dhe përkushtimi i jashtzakonshëm i Kryepshkopit për ringritjen e K.O.A.SH., tërhoqi vëmëndjen e përtacëve shqiptarë por edhe të individëve të caktuar politikanë, biznesmenë, etj, kërkonin `pjesë` nga investimet që u bënë për të ringritur institucionet fetare, ose thjesht nga individë që kërkonin të sabotonin punët, të cilët filluan ti vënë shkopinj nën rrota që në fillimet e drejtimit të tij me pretekste nga më të ndryshmet përfshi edhe këto të sotmet si.. përse predikon në greqisht, dhe shpifje të tjera që njihen, duke përfshirë dhe argumentin historik që përdor z. Moikom në intervistë ku përmënd se kisha shqiptare orthodokse u ngrit nga patriotitët shqiptarë si Fan Noli, dhe dëshmorët si Papa Kristo Negovani, etj. Asnjëherë dhe në asnjë rast Kryepeshkopi i nderuar nuk ka ofenduar dhe aq më pak nënvlerësuar rolin e këtyre individëve të nderuar të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë aq sa dhe në një koment të bërë një vit më parë, Kryepeshkopi i nderuar tha për Fan S. Nolin me rastin e 100 vjetorit të predikimit për herë të parë në Shqipëri më 10 Mars 1914, se `nëse do të kishin jetuar në të njëjtën kohë ata do të ishin miq të mirë`.
Argumenti i Katërt, kundërshtimet e mëdha dhe preokupuese për K.OA.SH, e për vetë Kryepeshkopin Anastas, filluna të kenë ngjyrime pseudo patriotike dhe nacionaliste, të cilat duke rikujtuar historinë e kaluar dhe duke ngatërruar problemet e kaluara me të sotmen akuzonin në mënyrë qesharake Kryepeshkopin sikur ishte ai përgjegjësi i ngjarjeve të kaluara, ose e akuzonin atë si avangardën e shtetit grek për të ri-marrë Epirin e Veriut (?!), akuzat absurde u katapultuan në ndonjë moment edhe nga historiani Kristo Frashëri i cili ndonëse njeh mirë historinë nuk njeh mirë kanonet religjioze orthodokse. Të gjithë bënin sikur Kryepeshkopi Anastas të ishte përgjegjës edhe për ngjarjet politike si problemet e detit, Himarën, varrezat, etj. Një observonjës i qete dhe pa paragjykime do të shikonte dhe do të sqaronte me lehtësi se nuk duhen ngatërruar vendimet politike të qeverive shqiptare me problemet religjioze të cilat nuk kanë lidhje me ato vendime.
Argumetni i Pestë, por jo më pak i rëndësishëm është se Kryepeshkopi Anastas ka punuar fort dhe me përkushtim për forcimin e komunitetit orthodox duke ngritur një seri institucionesh të rëndësishme si shkolla fillore, Universitetin Logos, Akademinë teologjike për të lauruar priftërinj më shkollë të lartë shqiptarë për të ardhmen, Klinikën orthodokse , ka ndihmuar ndoshta më shumë se cdo komunitet fetar mdje dhe më shumë se vetë qeveria shqiptare- kosovarët duke i ndihmuar me veshje, cadra, ushqime, ndihma që e kalojnë shumë prej 2-3 milionë eurë, ndihma të cilat asnjë media nuk i ka raportuar ndoshta për shkak të një klime të fshehtë armiqësore ndaj tij dhe vetë K.O.A.SH.
Argumetni i gjashtë, është se përkushtimi i Kryepeshkopit në forcimin e bashkëjetesës fetare dhe në vlerësimin e tolerancës së shkëlqyer fetare në Shqipëri, pasqyrohet në marëdhëniet e shkëlqyera që ka ai personalisht dhe besimtarët me komunitetet dhe institucionet e tjera fetare në Shqipëri, aq sa në të tërë veprimtarinë e tij misionare në Shqipëri, nuk ka asnjë kritikë apo pakënaqësi nga institucionet dhe komuntetet fetare si ato katolike, myslimane, bektashiane, etj, përkundrazi të tërë e duan dhe e respektojnë njëlloj si komuniteti ynë orthodox.
Argumenti i shtatë, akuzat kundër tij për fat të keq vijnë kryesisht ose nga intelektualë me tradita orthodokse por që në kohën e PPSH prindërit e tyre kishin pozita të rëndësishme në drejtimin administrative e politik të atij sistemi komunist i cili i transformoi në ateistë dhe në pseudo-patriotitë, ose nga individë që janë larguar nga K.O.ASH., për shkaqe korrupsioni dhe rryshfeti, apo nga individë dhe grupe që nuk e duan orthodoksinë por që kërkojnë të luajnë zhurmuesin duke drejtuar tehun kundër një komuniteti të caktuar që po forcohet vazhdimisht, për të fshehur apo kamufluar armiqtë e vërtetë të Shqiprisë të cilët janë: ekstremizmi fetar-papunësia-degjenerimi moral dhe social-emigracioni.
Disa kritika për z. Moikom ashtu sikundër i përmënda disa më sipër përsa i përket intervistës së tij, mund të jenë:
-K.O.ASH., është Kisha Autoqefale e Shqipërisë dhe jo e shqipëtarëve, sepse në Shqipëri ka minoritete e për pasojë në disa kisha minoritetesh mund të predikohet në gjuhët e tyre, dhe këtu nuk ka përse të fryhet tymnaja e nacionalizmit. Sepse del pyetja: Shqipëria është në NATO së bashku me Greqinë, Serbia, Mali i Zi , Maqedonia, aspirojnë për tu futur në BE- atëhere ku është armiku që do të na vijë nga fqinjët, sipas z. Moikom? Përse përdoret lufta kundër Kryepeshkopit për të nxitur një pseudo patriotizëm dhe nacionalizëm pa të ardhme?
-Gjuha shqipe është gjuha zyrtare e institucioneve në Shqipëri dhe në përgjithësi është respektuar edhe nga Kryepeshkopi Anastas i cili duke qënë i huaj përdor greqishten në pasazhe të vështira fetare, po kështu edhe drejtuesit politikë përdorin gjuhë të huaj kur komunikojnë përfaqësues të huaj përpara popullit dhe gazetarëve, atëhere, edhe këtu u shkelka kushtetuta i nderuar z. Moikom?
-z. Moikom përsërit të njëjtin gabim që bëjnë edhe njerëz të tjerë kur duan të kritikojnë Kryepeshkopin për gjuhën, në një kohë që edhe Drejtuesi i Fesë Katolike Monsinjor Massafra flet italisht, përse nuk e kritikon atë o z. Moikom? Në xhami 5 herë në ditë flitet arabisht të cilën e dëgjon populli në të gjitha rrugët e qyteteve, atëhere si t`ja bëjmë z. Moikom? A nuk do të ishte mirë që edhe ata të flisnin arabisht brënda mureve të xhamisë?
Kjo tregon se ju nuk e kuptoni religjionin dhe religjionet, sepse Bibla është shkruar në hebraisht-latinisht-greqisht, dhe Kurani në arabisht. Është mirë që predikimi të bëhet në gjuhën amtare prej nga vjen edhe Autoqefalia edhe në Shqipëri. Kjo respektohet edhe sot tek ne- gjuha. Predikimi në gjuhë të tjera nuk cënon autoqefalinë sepse ka minoritete dhe bashkësi që flasin gjuhë tjetër, Nuk është për tu patur frikë.
-z Moikom përsërit fate historike se si prelatët e fesë katolike dhe orthodokse kanë përkthyer në gjuhën shqipe Biblën si Meshari , Bibla e përkthyer në toskërisht nga Kristoforidhi etj. Të tëra këto fakte historike të vërteta sot janë tejkaluar dhe janë realitet e për pasojë nuk përbëjnë ndonjë argument për të sulmuar Kryepeshkopin i cili predikon në shqip në të gjitha kishat dhe në raste të veçanta predikon pasazhe në greqisht dhe kjo nuk është arësye për ta sharë dhe denigruar.
- z. Moikom harron një fakt të pabesueshëm që ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar pas viteve `90; në një kohë kur shtetësia shqiptare u është dhënë më mijra kosovarëve, me dhjetra artistëve, këngëtarëve, migrantëve, për kryepeshkopin Anastas cili ka që nga viti 1993 e deri më sot, nuk i është dhënë nënshtetësia shqiptare, në një kohë kur Kryepeshkopi është nderuar me Urdhra nderi nga disa Presidentë shqiptarë dhe është qytetar nderi në disa qytete.
Përse bëhet kjo shkelje e Kushtetutës i nderuar z. Moikom? Përse e etiketoni ju dhe Ben Blushi si `armik`, Kryepeshkopin tonë të nderuar i cili repektohet nga Komuniteti Orthodoks njëlloj si Fan Noli? Ju duhet ta dini që nëse Fan Noli e bëri Jezu Krishtin të flasë shqip, Kryepeshkopi Anastas e ringjalli Kishën Autoqefale Orthodokse të Shqipërisë nga vdekja e sigurtë e shkaktuar nga KOmunizmi ateist.
Së fundmi, një pyetje të fundit në vënd të intervistës suaj: Me kë jeni ju z. Moikom, me erudition, profesorin që nderohet në cdo cep të globit dhe që është anëtar nderi në shumë universitete të botës Kryepeshkopin Anastas, apo me intrigantët, zullumqarët, arrogantët, përtacët, të korruptuarit, pseudo patriotët që po mbushin kafenetë, partitë politike, dhe mediat shqiptare që po dëmtojnë rëndë bashkëjetesën fetare dhe për pasojë tolerancën fetare në Shqipëri?
Krijoni Kontakt