Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Misteri i Vajimit (Efqelia)

    Misteri i Vajimit ėshtė njė akt i shenjtė, nė tė cilin ndėrsa trupi lyhet me vaj, hiri i Perėndisė thirret tė zbresi nė personin e sėmurė. Ai kryhet nga disa priftėrinj, idealja ėshtė shtatė, por mund tė kryhet edhe nga njė numėr mė i vogėl dhe madje edhe vetėm nga njė prift.

    Institucioni Hyjnor i Misterit: Edhe nė Dhiatėn e Vjetėr vaji simbolizonte hir, gėzim dhe njė prurje nė jetė. Lyerja e tė sėmurit me vaj bėhej nga apostujt siē lexojmė nė Ungjillin e Shėn Markut (6:13). Ata lyenin me vaj shumė tė sėmurė edhe i shėronin.

    Dėshmia mė e qartė e Misterit tė Vajimit (Efqelia) gjendet nė letrėn e Apostullit Jakov (5:14-15). Eshtė i sėmurė ndonjė ndėr ju? Le tė thėrrasė pleqtė e kishės (presbiterėt), dhe le tė luten ata mbi tė, e le ta lyejnė me vaj nė emrin e Zotit. Edhe urata qė ėshtė me besė do ta shpėtojė atė qė lėngon, edhe Zoti do ta ngrerė atė; edhe nė pastė bėrė faje, do t'i falen. Apostulli nuk flet kėtu pėr ndonjė "dhuratė" tė veēantė shėrimi, por pėrshkruan aktin e shenjtė nė njė formė tė pėrcaktuar mirė, qė do tė hynte nė praktikėn e kishės: kryerja e tė cilit bėhej nga presbiterėt e kishės, me lutje, lyerje dhe vaj; dhe apostulli shton qė kemi si pasojė lehtėsimin e trupit dhe faljen e mėkateve. Dhe pikėrisht Misteri kėtė kishte pėr qėllim, shėrimin e trupit dhe faljen e mėkateve.

    Nuk do ishte njė kuptim serioz i fjalėve tė apostullit Jakov rreth lyerjes me vaj, si referim pėr njė metodė tė zakonshme shėrimi tė asaj kohe, sepse vaji, me gjithė atributet e tij tė dobishme, nuk ėshtė njė mjet shėrimi pėr ēdo sėmundje. Apostujt nuk sollėn asgjė nga vetvetja, por ata mėsuan vetėm atė qė Zoti Jisu Krisht i kishte komanduar ata, dhe ēfarė Shpirti i Shenjtė iu kishte frymėzuar; dhe ata e quajtėn vetveten jo "themeluesit" e Mistereve tė Perėndisė, por vetėm "kujdestarė" tė Mistereve dhe "shėrbėtorė" tė Krishtit". Prandaj edhe vajimi, i cili urdhėrohet nga Apostull Jakovi, ka njė themelim Hyjnor.

    Praktikimi nė kishėn e vjetėr: Nė shkrimet e vjetra tė krishtera mund tė gjenden dėshmi indirekte pėr Misterin e Vajimit tek Shėn Irineu i Lionit dhe tek Origjeni. Mė vonė kemi dėshmi tė qarta tek Shėn Vasili i Madh dhe tek Shėn Joan Gojarti tė cilėt lanė lutjet pėr shėrimin e tė sėmurėve tė cilat hynė mė vonė nė ritin e Efqelisė. Tė njėjtat dėshmi kemi edhe nga shėn Qirilli i Aleksandrisė. Nė shekullin e pestė papa Inocenti I i pėrgjigjej njė sėrė pyetjeve nė lidhje me Misterin e Vajimit, duke treguar nė pėrgjigjet e tij qė: a) duhet tė kryhet "mbi besimtarėt qė janė sėmurė"; b) mund tė kryhet gjithashtu nga njė peshkop. Nuk duhet parė nė fjalėt e apostullit, "le tė thėrrasi ai pleqtė e Kishės (prisbiterėt)...", ndonjė ndalim pėr pjesėmarrjen nė aktin e shenjtė tė ndonjė peshkopi; c) ky vajim nuk duhet tė kryhet "tek ata qė janė ndėn njė pendim kishtar", sepse ėshtė njė "Mister", dhe atyre qė u janė ndaluar Misteret e tjera, si mund t'u lejohet ky?

    Ē'ėshtė vajimi i shenjtė. Vajimi i shenjtė ėshtė njė Mister i kishės nėpėrmjet tė cilit fuqia shėruese e Jisuit jepet tek ne sot. Shenja e dukshme ėshtė Lyerja me vaj. Gjithmonė i pėrdorur pėr shėrim nė botėn antike, vaji i Bekuar nga Shpirti i Shenjtė na sjell hirin shėrues tė Perėndisė. Kur ne afrohemi qė tė lyhemi me kėtė vaj tė shenjtėruar, ne sjellim me vete "lutjen plot besė", d.m.th. njė besė tė gjallė personale, qė kur ne tė lyhemi me kėtė vaj, dora e Krishtit do tė na prekė me fuqinė e tij shėruese. Perėndia na flet nė kėtė Mister me 14 pjesė nga Shkrimi i Shenjtė (shtatė nga Letrat dhe shtatė nga Ungjijtė). Ai na flet pėr tė rritur besėn tonė nė fuqinė e Tij pėr tė shėruar. Fakti qė prania e shtatė priftėrinjve rekomandohet (por jo e kėrkuar) pėr celebrimin e kėtij misteri i tregon besės sonė qė tėrė Kisha ėshtė e pranishme dhe po lutet pėr personin e sėmurė sė bashku me tė afėrmit e miqtė. Nėpėrmjet Mistrerit tė Vajimit, ēdo Kishė bėhet njė shenjtėrore e mbushur me lutjet e klerikėve dhe besnikėve, dhe e shenjtėruar nga prania e Shpirtit tė Shenjtė. Tė krishterėt orthodhoksė kurrė nuk i kanė lėnė njerėzit e sėmurė vetėm tek ilaēet dhe mjekimet. Mjekimet dhe kirurgjia janė tė mira; Perėndia i ka dhėnė kėto mėnyra. Por si shtesė tek kėto, ai na ka dhėnė gjithashtu lutjen dhe Misterin e Vajimit. Perėndia kujdeset kur ne jemi tė sėmurė? Sėmundja nuk do tė thotė qė Perėndia po na dėnon. Sėmundja ėshtė ashtu siē shiu qė bie "mbi tė drejtėt dhe tė padrejtėt". Shpesh sėmundja ėshtė njė bekim i maskuar. Na jep kohėn dhe mundėsinė tė mendojmė se krijimi i mirė i Perėndisė ėshtė prishur, shtrembėruar nga mėkati i njeriut. Na ndėrgjegjėson dhe na e bėn tė pranishme gjendjen aktuale tė njeriut - ndarjen nga Perėndia. Por duhet kuptuar qė sėmundja nuk ėshtė qėllimi i Perėndisė. Jisui e shikonte sėmundjen si njė armik. Ajo na kujton qė ne jemi nėn tiraninė e natyrės sė rėnė dhe duhet hiri i Zotit qė tė shėrohemi shpirtėrisht dhe trupėrisht. Nė ungjillin e shėn Llukės (13:16) thuhet pėr gruan qė Krishti e shėroi "tė cilėn e pat lidhur Satanai pėr 18 vjet". Nuk thuhet qė Perėndia e kish lidhur me sėmundje, por Satanai! Nėse vuajtja do ishte nga vullneti i Perėndisė, atėherė pėrse ai do na jepte Misterin e Vajimit pėr shėrimin e sėmundjeve. Perėndia ėshtė nė anėn e shėrimit jo tė sėmundjes. Por ai e lejon shpesh atė pėr tė mirėn tonė, duke e kthyer qėllimin e lig tė Satanait pėr tė na dėmtuar e vrarė, nė shėrim e nė jetė. Pėr kėtė arsye Apostulli thotė: "Dhe lutja me besė do e shpėtoj tė sėmurin"... Ai pėrdor fjalėn shpėtoi, nė vend tė fjalės shėroi. Nė kėtė pjesė ne i shohim fjalėt shėrim, falje dhe shpėtim tė pėrdorura nė vend tė njėra tjetrės. Kisha orthodhokse e ka parė gjithmonė shpėtimin nėn frymėn e Ungjillit, duke mos patur asgjė juridike nė tė. Nuk ėshtė vendimi i ndonjė gjykate, por Jisui Shpėtimtari ėshtė "shėruesi hyjnor", "burimi i shėndetit", sipas fjalėve tė Nikolla Kabasilas, i cili thotė "nuk janė tė shėndoshėt qė kanė nevojė pėr doktorin por tė sėmurėt: "besa juaj ju shėroi" ose "besa juaj tė shpėtoi" janė sinonime. Duke patur kėtė koncept terapeutik tė shpėtimit, misteri i rrėfrmit ėshtė parė si njė "medikament klinik" dhe Kungata si "medikament i pėrjetėsisė".

    Sėmundja mund t'i ēojė njerėzit nė panik dhe dėshpėrim, por gjithashtu mund t'i ēoje tek besa. Dhe nėse, nga sėmundja dikush vjen tek besa, atėherė besa e ēon nė shpėtimin dhe shėrimin. Duke folur pėr kėtė aspekt tė Vajimit. At John Meyendorff shkruan: "Shėrimi kėrkohet vetėm nė suazėn e pendimit dhe shpėtimit shpirtėror, dhe jo si njė qėllim nė vetvete. Ēfarėdo qė tė jetė sėmundja apo pasoja e saj, vajimi simbolizon faljen hyjnore dhe ēlirimin nga rrethi vicioz i mėkatit, vuajtjes dhe vdekjes, nė tė cilin njerėzimi i rėnė ėshtė zėnė rob. Me dhembshuri pėr vuajtjen njerėzore, tė mbledhur sė bashku pėr t'u lutur pėr anėtarin e saj tė sėmurė, Kisha nėpėrmjet priftėrinjve tė saj kėrkon lehtėsimin, faljen dhe lirinė e pėrjetshme. Ky ėshtė kuptimi i Vajimit tė Shenjtė".

    Sipas fjalėve tė Shėn Jakovit dy gjėra janė tė nevojshme pėr Misterin e Vajimit: 1) lyerja me vaj nė emrin e Zotit dhe 2) lutja plot me besė. Gjatė gjithė kohėve qysh prej lashtėsisė vaji ėshtė parė pėr kėtė fuqi terapeutike. Krishti vetė tregon se si vera e vaji u pėrdorėn pėr tė shėruar plagėt e Samaritanit tė Mirė. Vaji ėshtė pėrdorur nė Misterin e Vajimit si njė shenjė e jashtme pėr tė treguar fuqinė shėruese tė Perėndisė dhėnė tek besimtari. Por si nė ēdo mister efektshmėria varet nė njė gradė tė madhe nga dispozicioni i brendshėm i besimtarit. Misteret nuk kanė fuqi magjike; konceptimi magjik ėshtė nė kundėrshtim me frymėn e ungjillit dhe me frymėn e mistereve. Perėndia e ka bėrė njeriun qėnie tė lirė, hiri nuk e dhunon lirinė e njeriut, prandaj kėrkohet "lutja plot me besė", sa mė shumė besė tė kemi aq mė shumė fuqi shėruese Zoti derdh mbi tė. Ēdo Mister ėshtė njė takim personal me Jisuin sot - po aq personal sa e kishin njerėzit qė takonin Jisuin nė ungjill. Kėshtu ne duhet t'i afrohemi Jisuit nė kėtė mister si gruaja e sėmurė nė Ungjill. Nėse mbas kryerjes sė Misterit shėrimi nuk vjen, ne nuk duhet tė dėshpėrohemi, po tė vazhdojmė tė besojmė nė dashurinė e pafund tė Perėndisė sepse Ai mund tė pėrdorė madje edhe sėmundjen pėr tė mirėn tonė nėpėrmjet rrugėve tė Tij tė mistershme.

    Kryerja e Misterit: Ky Mister kryhet pėr tė sėmurėt tė cilėt janė nė gjendje ta marrin nė mėnyrė tė vetėdijshme dhe tė marrin pjesė nė lutje pėr vetveten; por megjithatė mund tė kryhet edhe pėr fėmijė. Vendi pėr kėtė akt tė shenjtė mund tė jetė kisha ose shtėpia ku banon i sėmuri. Misteri i Vajimit tė Shenjtė (Efqelia) paraprihet zakonisht nga njė Rrėfim dhe mbaron zakonisht me Misterin e Kungimit.

    Ana e dukshme e Misterit pėrbėhet nga shtatė lyerje me vaj tė personit tė sėmurė, me radhė nga priftėrinjtė pjesėmarrės. Kjo bėhet nė formėn e kryqit nė ballė, vrimat e hundės, faqet, buzėt, kraharori, nė tė dy anėt e duarve, dhe duke i shoqėruar me lutje dhe me lexime nga pjesė tė veēanta tė Apostullit dhe Ungjillit. Gjatė lyerjes, shtatė herė thuhet kjo lutje: "At i Shenjtė, Shėrues i shpirtrave dhe trupave, qė dėrgove Birin Tėnd tė Vetėmlindur, Zotin tonė Jisu Krisht, i Cili shėron ēdo sėmundje dhe ēliron prej vdekjes: Shėro gjithashtu shėrbėtorin Tėnd (aksh)".

    Riti i Vajimit tė Shenjtė fillon me kėndimin e njė tropari dhe njė kanoni; lutja pėrfundimtare nė rit ėshtė njė lutje pėr faljen e mėkateve. Njė asamble e tėrė e shėrbėtorėve tė Zotit qėndron para Tij nė emėr tė personit tė sėmurė, dhe me anė tė lutjeve plot besė nė emėr tė gjithė kishės i lutet Atij, tė Plotėmėshirshmit, t'i japi tė sėmurit faljen e fajeve dhe ta pastrojė ndėrgjegjen e tij nga ēdo ndyrėsi. Duhet patur gjithashtu ndėr mend fakti qė njė person i cili ėshtė dobėsuar shumė nė trup dhe nė shpirt nga sėmundja nuk mund tė jetė gjithmonė nė gjendje pėr tė bėrė rrėfimin e duhur tė mėkateve. Lehtėsimi i ndėrgegjes sė atij qė merr Misterin e Vajimit tė Shenjtė hap rrugėn gjithashtu pėr njė shėrim hirdhėnės tė sėmundjes trupore nėpėrmjet lutjes plot besė.

    Ėshtė lejuar edhe gjithashtu praktikuar ndonjėherė njė rit i veēantė Vajimi, i cili kryhet nė kishė pėr shumė persona nė tė njėjtėn kohė, nė njė ditė tė vecantė tė caktuar pėr kėtė, pėr shėrimin e pėrgjithshėm tė shpirtit dhe trupit; por ky rit nuk ėshtė krejtėsisht identik me Misterin e Vajimit tė Shenjtė. Nė kėtė rit tė kryer nė mbrėmjen e tė Mėrkurės sė Madhe, si pėr t'u pregatitur pėr vdekjen dhe varrimin e Zotit, tė gjithė tė pranishmit afrohen tė lyhen njė e nga tė shtatė (ose mė pak) priftėrinjtė. Riti ėshtė identik me atė tė Misterit tė Vajimit, pėrveēse qė nėse janė shumė njerėz (dhe shtatė priftėrinj), lyerja mund tė kryhet pėr tė gjithė nė fund tė shėrbesės, dhe jo mbas ēdo leximi tė Ungjiilit. Lyerja shoqėrohet nga refreni i pėrsėritur me njė melodi tė veēantė dhe nė harmoni me periudhėn e kreshmės: "O Zoti dėgjona; dėgjona o Krye Zot, O i Shenjtė dėgjona".

    Vajimi tek Protestantet dhe Katolikėt Romanė: Protestantėt e kanė hequr Misterin e Vajimit, ndonėse Luteri, tė paktėn nė fillim, nuk ishte kundra pėrdorimit tė tij nė kishė. Kisha Romane e jep Vajimin vetėm tek personat e sėmurė qė janė gati duke vdekur, si njė formė pėrgatitjeve pėr vdekjen, prandaj, dhe Misteri ėshtė quajtur tek Romano-Katolikėt "Vajimi i Fundit", Misteri i vdekjes. Njė mėsim i tillė u shfaq nė kishėn Romano Katolikė nė fillim tė shekullit 12, dhe ėshtė nė kundėrshtim me fjalėt e apostullit Jakov.

    Qysh prej kohėve tė vjetra nė kishė, atij qė po vdiste i jepeshin, si pėrgatitje pėr vdekjen, Kungata e Shenjtė e Trupit dhe Gjakut tė Krishtit. Kjo, natyrisht, nuk do tė thotė qė Misteri i Vajimit tė Shenjtė nuk mund tė kryhet tek ai qė po vdes; ata qė po vdesin nga njė sėmundje e gjatė mund ta marrin Vajimin disa herė gjatė sėmundjes sė tyre. Por, duhet patur parasysh qė Misteri i Vajimit ėshtė njė Mister i veēantė, pėr shėrimin e tė sėmurit, dhe nuk ėshtė njė pjesė e nevojshme e riteve tė kryera pėr atė qė po vdes, tė cilat zakonisht pėrfshijnė Rrėfimin, Kungimin dhe Lutjet pėr Daljen e Shpirtit (kur vdekja shihet qė ėshtė afėr). Nėse personi vdes, vaji i shenjtėruar i lėnė pėr Vajimin e Shenjtė, sipas traditės sė vjetėr, hidhet nė formė kryqi mbi trupin nė arkivol, nė mbarim tė shėrbesės sė varrimit.

    Misteri i Vajimi tė Shenjtė ka njė qėllim tė dyfishtė: shėrimin e trupit dhe faljen e mėkateve. Sepse nuk mund tė jesh i sėmurė nė trup pa patur shpirtin tė turbulluar. Nė kėtė kuptim Misteri i Vajimit ka aspekt psikosomatik. Dihet qė pjesa mė e madhe e atyre qė janė tė sėmurė sot janė pikėrisht nga shkaku i fajit, urrejtjtes, armiqėsisė, frikės dhe ankthit. Kėto mendime tė dėmshme nė fillim kapin mendjen dhe pastaj shfaqen nėpėrmjet dobėsimit tė trupit. Sepse njeriu ėshtė njė unitet psikosomatik. Dhe nėse sėmundja vjen shpesh nėpėrmjet mendjes dhe emocioneve, atėhere pėrse jo shėrimi? Nėse mungesa e besės sjell sėmundje, atėhere pėrse besa nuk mund tė sjelli shėrim? Qėllim i dyfishtė i Misterit - shėrim trupor dhe falje - dėshmon pėr unitetin e trupit dhe tė shpirtit, ku nuk mund tė bėhen dallime tė qarta ndėrmjet sėmundjeve shpirtėrore dhe trupore. Misteri tregon konceptin e krishterė; duke e parė trupin si tempullin e Perėndisė dhe jo "burgun" e shpirtit.

    At Joan Pelushi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Sot, diten e merkure te Javes se Shenjte, te krishteret orthodhokse shkojne ne Kisha qe te marrin misterin e vajimit te shenjte. Mund te lexoni me shume per te me lart.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Efqelia - Misteri i Vajimit - E Merkura e Shenjte

    Sot eshte dita e Vajit te Shenjte, e merkura e Javes se Shenjte.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Efqelia - Misteri i Vajimit - E Merkura e Shenjte

    E Mėrkura e Madhe - Misteri i Vajimit, pėr shėrim trupi dhe shpirti

    Tė Mėrkurėn e Madhe nė mbrėmje vijmė nė Kishė pėr tė marrė pjesė nė Misterin e Vajimit (Efqeli) i cili ėshtė njė akt i shenjtė. Nė kėtė Mister ndėrsa trupi lyhet me vaj, hiri i Perėndisė thirret tė zbresė nė personin e sėmurė.

    Misteri ka pėr qėllim shėrimin e trupit dhe faljen e mėkateve.
    Gjatė kėsaj Jave tė Madhe, ndėrsa pėrgatitemi pėr Ngjalljen e Krishtit, Kisha na ofron shėrim trupor dhe shpirtėror nėpėrmjet Misterit tė vajimit.

    Ne mendojmė se nuk kemi nevojė pėr shėrim nė jetėn shpirtėrore, sepse nuk kemi bėrė ndonjė mėkat tė madh; s’kemi vrarė ose vjedhur... etj. Gjithashtu, nėse nuk kemi ndonjė sėmundje tė dukshme, nuk mendojmė se jemi tė sėmurė trupėrisht.

    Por nė fakt secili prej nesh ėshtė i sėmurė trupėrisht edhe shpirtėrisht. Si qenie njerėzore jemi krijuar nga Perėndia pėr tė qenė nė njė marrėdhėnie tė pėrsosur dashurie mė Tė dhe me tė gjithė njerėzit qė kemi pranė. Kur bėjmė kėtė gjejmė lumturinė e pėrsosur. Por nė vend tė kėsaj ne gjejmė zgjidhjen e shkurtėr pėr tė qenė tė lumtur, kujdesemi vetėm pėr veten tonė nė vend qė tė duam Zotin dhe tė tjerėt. Kėshtu i shkaktojmė dhimbje dhe sėmundje vetes dhe komunitetit nė tė cilin jetojmė.
    Prandaj, kur vijmė nė Kishė tė Mėrkurėn e Madhe nė mbrėmje, tregojmė qė pranojmė qė jemi tė sėmurė dhe kemi nevojė pėr shėrimin e Perėndisė.

    Gjatė shėrbesės sė Misterit lexohen 7 pjesė nga Ungjilli dhe 7 nga Apostulli qė na tregojnė pėr veprėn e shėrimit qė Perėndia do tė bėjė pėr ne.
    Njė nga kėto lexime ėshtė nga letra e Jakovit (5:14-15), ku ai udhėzon drejtuesit e Kishės tė lyejnė tė sėmurėt me vaj tė shenjtė pėr shėrim. Kur shkojmė tė lyhemi me vaj tė shenjtė pėr shėrim tregon qė ndjekim udhėzimet e Shkrimit tė Shenjtė. I kėrkojmė Zotit tė nė shėrojė nė trup dhe shpirt nga tė gjitha sėmundjet e njohura e tė panjohura.

    Shėrimi ynė si person sjell shėrim nė marrėdhėniet tona me tė tjerėt nė komunitet. Shėrimi i secilit kontribuon nė shėrimin e tė gjithėve, sepse jemi tė lidhur ngushtė me njeri-tjetrin. Qė tė kemi njė shoqėri dashurie dhe tė ecim si bij tė dritės nevojitet t’i kėrkojmė Zotit ēdo ditė tė na shėrojė trupėrisht dhe shpirtėrisht.


  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Efqelia - Misteri i Vajimit - E Merkura e Shenjte


Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •