Ne Tirane Erion Veliaj pėrballė Halim Kosovės
Halim Kosova do tė jetė kandidati i Partisė Demokratike qė do tė garojė pėr Bashkinė e Tiranės nė zgjedhjet lokale tė 21 qershorit, ndėrsa Erjon Veliaj u konfirmua si kandidati i Partisė Socialste.
PS-ja dhe PD-ja kanė zgjedhur gati tė njėjtėn kohė pėr tė prezantuar kandidatėt e tyre.
"Kemi finalizuar edhe procesin e Tiranės. Pėr kėtė do tė flasim edhe mė gjatė. Por shkurtimisht kandidati ynė pėr Tiranėn do tė jetė Erion Veliaj", tha kreu i PS-sė Edi Rama nė njė dalje tė shkurtėr pėr mediat pas takimit qė ka zhvilluar me deputetėt e PS-sė nė ambientet e selisė rozė.
Halim Kasova nuk ėshtė prezantuar nė selinė e Partisė Demokratike, por tek lulishtja pėrballė Muzeut Kombėtar.
Halim Kosova u pėrfshi nė listėn e demokratėve nė zgjedhjet parlamentare tė 23 qershorit duke u zgjedhur deputetet nė parlamentin e Shqipėrisė.
Muajt e fundit tė mandatit tė qeverisė Berisha, Halim Kosova mbajti postin e ministrit tė Shėndetėsisė ndėrsa pėr shumė vite ishte drejtor i spitalit “Mbretėrsha Geraldinė”.
Nė fjalėn e tij Kosova falėnderoi kreun e PD-sė Lulzim Basha dhe Partinė Demokratike pėr besimin ndaj figurės sė tij pėr bashkinė e Tiranės.
Ai tha se ēdo njeri qė ka mundėsi tė kontribuojė pėr familjen dhe shoqėrinė, duhet tė pėrveshė mėngėt, ndėrsa shtoi se nuk do ta braktisė profesionin e tij si mjek.
“ Nuk ėshtė se jam njeri qė nuk e di sa punė duhet pėr ndryshimin. Vij nga sektori i shėndetėsisė, njė sektor qė ėshtė human, kam pasur mundėsi ta demonstroj sa herė mė ėshtė dhėnė rasti. Nuk ėshtė se po e braktis, sepse edhe Tirana nė vetvete ka sistemin shėndetėsor brenda. Mbėshtetja qė kam pasur kėto ditė nuk ėshtė tjetėr veēse njė detyrim i madh i jashtėzakonshėm.
Dhe sapo mu komunikua, sapo filluan dhimbjet pėr tė lindur lajmi i shėndetshėm qė sapo doli nė pah, mua si gjithmonė mu prish gjumi si nė tė tilla raste. Dhe duke u pėrpėlitur nė orėn 03:00 tė mėngjesit, bashkėshortja mė tha: Po ti ēfarė ke? I thashė: ‘Paske qenė e thėnė qė nė kėtė dynja tė mos fle njėherė rehat!’
Megjithatė e pranoj me shumė kėnaqėsi sepse nė fund tė fundit do sakrifikojė njė grup njerėzish pėr t’i shėrbyer njė popullate e cila ka nevojė akoma mė shumė pėr tė shkuar aty ku duhet. Unė ju falėnderoj tė gjithėve dhe nuk jam shumė i fjalėve, sesa jam i punės”, tha ai.
Basha: Kosovėn e zgjodhi populli
Gjatė prezantimit tė Kosovės, Basha tha Kosova ėshtė figura qė pėrfaqėson zėrin e qytetarėve. Ai tha se “doktor Halimin e zgjodhėn qytetarėt”.
“Ėshtė momenti i qytetarėve. Ne vetėm njoftuam se nė kėtė orė do tė ishim kėtu nė zemėr tė kryeqytetit dhe qytetarėt kanė ardhur pėr t’iu bashkangjitur njė ngjarje me rėndėsi pėr jetėn e tyre, pėr tė sotmen dhe tė nesėrmen e tyre. Unė jam kryetari i bashkisė nė detyrė dhe kryetari i PD, por sot kam njė nder tė veēantė qė tejkalon tė dy kėto detyra sepse i jap sot njė ndjenje konsensusi tė pėrgjithshėm qė ka rrokur tė madh dhe tė vogėl, tė djathtė dhe tė majtė, tė njė entuziazmi qė ka kaluar kufijtė e Tiranės, njė entuziazėm kombėtar.
Kam ardhur kėtu nė prani tė figurave tė nderuara tė qytetit tonė me njė pjesė prej tė cilave sapo pimė njė kafe miqėsore pėr tė njoftuar njė vendim qė nuk i takon vetėm PD-sė, por qė buēet fuqishėm nga zėri i mijėra qytetarėve tė Tiranės qė me zėrin e tyre kanė vendosur t’i besojnė qytetin e tyre njė pėrqasje, njė pėrkushtimi tė ri qė vjen duke zgjedhur njė mjek, jo politikan.
Njė njeri qė u ka shėrbyer qytetarėve, njerėzve nė nevojė si mjek pėrmasat e tė cilit sfidojnė ēdo fjalė. Dhe qė tani bėhet gati tu shėrbejė si kryetari i ardhshėm i bashkisė sė Tiranės. ‘Duam njė mjek dhe jo politikan’, thotė zėri i qytetarėve. Unė i pari dua ta respektoj duke ofruar njeriun e ndershėm dhe menaxherin e sprovuar, i cili luftoi korrupsionin kudo dhe qė promovoi vlerat duke luftuar klientelizimin dhe horrllėqet. Por mbi tė gjitha vijmė tek ju me njeriun qė e do Tiranėn”, tha Basha.
Kush ėshtė Erion Veliaj?
Ministri i qeverisė “Rama” vazhdimisht i ka bėrė karshillėk kreut tė Bashkisė Tiranė, Lulzim Basha, ku rasti mė i fundit ishte “Festa e Verės”. Veliaj ka lindur nė Tiranė, mė 17 dhjetor 1979. Ai ka studiuar pė Shkenca Poltike nė Grand Valley State University nė Miēigan tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Mė pas ai pėrfundoi studimet Master nė Mbretėrinė e Bashkuar pranė University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian.
Ai hyri nė politikė pas njė angazhimi tė gjatė nė shoqėrinė civile duke formuar fillimisht Parinė G99 dhe mė pas u bė pjesė e Partisė Socialiste. Nė vitin 2003, Veliaj themeloi lėvizjen “MJAFT”. Ai drejtoi lėvizjen “MJAFT” deri nė nėntor tė vitit 2007. Nė vitin 2011, ai iu bashkua kryesisė sė Partisė Socialiste sė Shqipėrisė si Sekretar pėr Rininė dhe Emigracionin. Nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastėr. Ėshtė i martuar prej vitit 2014.
Kush ėshtė Halim Kosova?
Halim Kosova me profesion mjek u bė pjesė e qeverisė “Berisha” pas prishjes sė koalicionit me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim duke u emėruar ministėr i Shėndetėsisė. Nė zgjedhjet e fundit parlamentare, Kosova u zgjodh deputet i Qarkut tė Tiranės.
Halim Kosova ka lindur mė 28 tetor tė vitit 1954. Ėshtė diplomuar nė Fakultetin e Mjekėsisė, Universiteti i Tiranės. Kosova mban gradėn shkencore "Doktor i Shkencave Mjekėsore".
Nga viti 2003 deri nė vitin 2014, ka mbajtur pozicionin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė maternitetin “Mbretėresha Geraldinė".
Shekulli
Krijoni Kontakt