Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Hawking: Tri gjërat që e prishin njerëzimin

    Bota Sot | 06.04.2015 23:56



    Inteligjenca artificiale, alienët e përparuar dhe njerëzit armiqësorë. Këto janë tri gjërat që shkencëtari me famë botërore, Stephen Hawking mendon se mund ta shkatërrojnë njerëzimin.

    Stephen Hawking mund të jetë më i famshëm për punën e tij sa u përket vrimave të zeza në hapësirë, apo njëjtësive gravitacionale, por shkencëtari me përmasa botërore është bërë i njohur edhe për idetë e tij të guximshme për gjërat që mund të shkatërrojnë njerëzimin.

    Hawking vuan nga një sëmundje e ngjashme me ALS-në (amyotrophic lateral sclerosis) që e ka lënë të paralizuar dhe jo në gjendje të flasë pa një sintetizues zëri. Por kjo nuk e ka ndaluar profesorin e universitetit të Cambridge që të flasë për gamën e gjerë të rreziqeve me të cilët përballet njerëzimi – duke përfshirë edhe ne vetë.

    Ja disa gjëra që Hawkings mendon se mund të sjellin fundin e qytetërimit njerëzor.

    Inteligjenca Artificiale


    Hawking është pjesë e një grupi të vogël, por në rritje, shkencëtarësh që kanë shprehur shqetësime për Inteligjencën e fortë Artificiale – inteligjencë e cila mund të arrijë, apo edhe madje të kalojë atë njerëzore. “Zhvillimi i inteligjencës artificiale të plotë mund të sjellë fundin e racës njerëzore”, i tha Hawking BBC-së në dhjetor 2014. Kjo deklaratë erdhi si përgjigje ndaj një pyetjeje për një sistem të ri zanor të inteligjencës artificiale, të cilin por e përdor edhe vetë shkencëtari.

    Paralajmërimet e Hawking u bëjnë jehonë atyre të sipërmarrësit miliarder Elon Musk, Drejtor i Përgjithshëm i SpaceX dhe Tesla Motors, i cili e ka quajtur Inteligjencën artificiale si “rrezikun më të madh ekzistencial ndaj njerëzimit”. Muajin që kaloi, Hawking, Musk dhe dhjetëra shkencëtarë të tjerë firmosën një letër të hapur ku përshkruanin risqet, si dhe dobitë e Inteligjencës Artificiale.

    “Për shkak të potencialit të madh që ka Inteligjenca Artificiale, është e rëndësishme të bëjmë kërkime si të përfitojmë prej saj, duke shmangur kurthet e mundshëm”, shkruanin shkencëtarët në letër, e cila u publikua në internet në 11 janar, nga Instituti për të Ardhmen e Jetës, një organizatë vullnetare që ka si qëllim zbutjen e rreziqeve ekzistencialë ndaj njerëzimit.

    Por shumë shkencëtarë që merren me Inteligjencën Artificiale thonë se njerëzimi është larg krijimit të një IA të fortë.

    “Jemi dekada larg një teknologjie për të cilën duhet të shqetësohemi”, thotë Demis Hassabis, një studiues i IA në Google DeepMind. Megjithatë “është mirë ta nisim debatin sot”, shtoi ai.

    Agresioni i njeriut

    Nëse makinat nuk na vrasin, ne mund të vrasim veten. Hawking tashmë beson se agresioni njerëzor mund ta shkatërrojë qytetërimin. Fizikani po i ofronte një shëtitje nëpër Muzeun Shkencor të Londrës Adeze Uyanvahut, një mësues 24-vjecar nga Kalifornia që kishte fituar një konkurs tek VisitLondon.com. Kur Uyanvah e pyeti se “cilat të meta të njerëzve do të donte të ndryshonte”, Hawkings u përgjigj: “E meta njerëzore që do të doja të korrigjoja është agresioni. Mund të ketë patur avantazhe për mbijetesën në kohët e njerëzve të shpellave, për të siguruar më shumë ushqim, territor apo partnerë me të cilët riprodhoheshin, por sot rrezikon të na shkatërrojë të gjithëve”, tha ai.

    Për shembull, një luftë e madhe bërthamore mund t’i japë fund qytetërimit, dhe mund të fshijë racën njerëzore, shtoi Hawking. Kur u pyet se cilën cilësi njerëzore do të donte ta fuqizonte, ai zgjodhi dhembshurinë, “sepse ajo na bashkon në një gjendje paqësore”.

    Hawking mendon se eksplorimi hapësinor do të jetë i rëndësishëm për të siguruar mbijetesën e njerëzimit.

    “Unë mendoj se e ardhmja afatgjatë e racës njerëzore duhet të jetë hapësira, dhe ajo ofron një garanci jetësore të rëndësishme për mbijetesën tonë në të ardhmen, pasi mund të parandalojë zhdukjen e njerëzimit, përmes kolonizimit të planetëve të tjerë”.

    Jeta aliene

    Por Hawking ka bërë edhe paralajmërime ogurzinj përpara këtyre të fundit. Në 2010, ai tha se nëse jeta inteligjente aliene ekziston, ajo mund të mos jetë miqësore kundrejt njerëzve. “nëse alienët na vizitojnë, mendoj se rezultati do jetë pak a shumë ashtu si kur Kristofor Kolombi zbriti për herë të parë në Amerikë, që nuk ishte shumë mirë për vendasit”, tha Hawkings.

    Qytetërimet e përparuar alienë mund të bëhen nomadë, duke kërkuar të pushtojnë dhe kolonizojnë çdo lloj planeti që mund të arrijnë, tha Hawking. “Nëse është kështu, ka kuptim që ata të shfrytëzojnë çdo planet të ri për materiale, me qëllim që të ndërtojnë më shumë anije hapësinore, e kështu të vazhdojnë aventurat e tyre. Kush e di cilët do të ishin limitet?”

    Nga rreziku i Inteligjencës artificiale, tek alienët e përparuar, e deri tek qeniet njerëzore armiqësore, parashikimi që Hawking ofron për njerëzimin duket goxha i zymtë.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    633

    Për: Hawking: Tri gjërat që e prishin njerëzimin

    Kojka (Lakmia) e korit njerzimin!
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...90237346,d.bGg

    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi II : 08-04-2015 më 09:19

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar fegi II për postimin:

    mesia4ever (11-04-2015)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Aferim
    Anëtarësuar
    11-02-2015
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    497

    Për: Hawking: Tri gjërat që e prishin njerëzimin

    Perndryshe, mund te shikoni edhe filmin holliudian (e di, ne shqip nuk tingellon bukur Hollywood) sidoqofte qe ben fjale pikerisht per kete i njeri qe kahere ben patinazh

    The Theory of Everything (2014)

    https://youtu.be/Salz7uGp72c
    Derisa te jete Shqiperia gjysmake, shqiptaret kane per t'u ndjere inferiore edhe ne trojet e tyre.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Hawking: Tri gjërat që e prishin njerëzimin

    Kam lexuar nje teori (nuk e mbaj mend se ete kujt) qe thoshte rreth 2040-50, do te arrinim ne nje singularitet teknologjik ku ne do te arrinim te krijonim AI i cili me pas
    do perfeksiononte veten ne nje menyre te tille qe ne nuk do arrinim ta kuptonim me ket.
    Perllogaritjen e kish bere ne baze te rregullit qe procesoret e kompjutereve dyfishohen per nga fuqia cdo disa vite( 2 a 3 me duket).
    Pastaj jane edhe ato quantum computers qe po perpiqen te zhvillojne, te cilet do i bejne kompjuteret e sotem te duken si vegla te epokes se gurit.
    Kjo puna e inteligjences artificiale duket goxha e rrezikshme.
    Kurse per rrezikun nga rraca aliene besoj se eshte inegzistent.
    Eshte cik si futja kot te krahasosh nje rrace aliene super inteligjente me europianet e mesjetes dhe pasmesjetes.
    Pastaj nqs nje civilizim tjeter ka arritur te shfrytezoje nje burim energjie apo ka zbuluar menyra per te kapercyer problemin e udhetimit nderyjor,
    nuk besoj se do i interesonin shume mineralet e qelbura te tokes.
    Gjithashtu nese nje supercivilizim alienesh egziston, besoj se do e kishin kaluar piken ku nje "kompani mbahet duke shkaterruar nje tjeter" .
    Besoj se me shume do na ndihmonin se do na benin keq.
    Gjithsesi rreziku me real sot per sot, nga keta te tre qe permenden, eshte kjo puna e agresionit apo vetshkaterrimit.
    Shpresojme qee ca kokekrisur te mos na e krisin koken te tereve...

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,031

    Për: Hawking: Tri gjërat që e prishin njerëzimin

    inteligjenca e detyres se mjere te suksesit,eshte inteligjence e mediokrritetit e cila qendron mediokrre edhe kur vepron ne shkalle globale. (M.HEIDEGGER)

  7. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Hawking: Tri gjërat që e prishin njerëzimin

    Citim Postuar më parë nga Aferim Lexo Postimin
    Perndryshe, mund te shikoni edhe filmin holliudian (e di, ne shqip nuk tingellon bukur Hollywood) sidoqofte qe ben fjale pikerisht per kete i njeri qe kahere ben patinazh

    The Theory of Everything (2014)

    https://youtu.be/Salz7uGp72c
    i nderuar mos u tall me fatkeqesine e tjetrit sepse eshte mekat.
    pershendetje

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Aferim
    Anëtarësuar
    11-02-2015
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    497

    Për: Hawking: Tri gjërat që e prishin njerëzimin

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    i nderuar mos u tall me fatkeqesine e tjetrit sepse eshte mekat.
    pershendetje
    Ore po ti ditke vetem te shtremberosh - me kom
    entin tim po synoja teorite e tij mbi Universitet ne teresi. Shendet
    !
    Derisa te jete Shqiperia gjysmake, shqiptaret kane per t'u ndjere inferiore edhe ne trojet e tyre.

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Aferim
    Anëtarësuar
    11-02-2015
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    497

    Për: Hawking: Tri gjërat që e prishin njerëzimin

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    i nderuar mos u tall me fatkeqesine e tjetrit sepse eshte mekat.
    pershendetje
    Ore po ti ditke vetem te shtremberosh - me kom
    entin tim po synoja teorite e tij mbi Universitet ne teresi. Shendet
    !
    Derisa te jete Shqiperia gjysmake, shqiptaret kane per t'u ndjere inferiore edhe ne trojet e tyre.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •