Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    OJQ’ja kosovare që punon për Iranin dhe rekruton kundër Amerikës

    Emri:  me-ahmedinin.jpg

Shikime: 1441

Madhësia:  24.8 KB

    Shqipëria u alarmua kohë më parë se celula agjenturash iraniane me qëllim edhe vrasjen e opozitës po veprojnë. Por, sa është e prekur Kosova nga ndikimi i Iranit? Express sjell rrëfimin për OJQ’të “shiite” nën vëzhgim të autoriteteve kosovare, për financat e tyre lidhjet me botën e biznesit e të patundshmërive, lidhjet në BIK’, hetimet penale kundër imamëve kontroversë, por edhe rekrutimin e të rinjve kosovarë në Iran për ta luftuar Amerikën

    Zehra Hududi, një e re kosovare nga Prizreni, para tri vitesh e vizitoi Iranin, një republikë islamike me shumicë “shiite”, njëri nga dy sektet e fesë islame (“sunnitët” janë sekti tjetër dhe më i madhi) që luftojnë me shekuj mes vete në Lindjen e Mesme.

    Ajo deklaroi për televizionin iranian “Nasr TV” arsyen e kësaj vizite. “Jam këtu që ta luftoj Izraelin dhe Amerikën”, tha Zehra, e bija e Ikballe Huduti-Berisha, që për autoritetet kosovare është themeluese e fondacionit “Kur’ani”, një fondacion që për vite të tëra ka operuar aktivisht në Kosovë me fonde qindra mijëra-euro.

    Express ka pritur për muaj të tërë, por nuk ka mundur të marrë një koment nga Zehra Huduti për deklaratat e saj dhe se si ajo do t’i luftojë këto dy shtete.

    Edhe Iballe Berisha Huditi ka thënë për Express se nuk do të përgjigjet në asnjërën prej çështjeve për të cilat e ka pyetur gazeta.

    Iballe Huditi-Berisha, e njohur edhe si “Hoxhanesha Ikballe”, themeloi dhe e kishte me qira në pronën e sajnjë fondacion fetar islamik që për autoritet shtetërore kosovare i përket rrymës “shiite”, dhe për këto autoritet, ajo bashkë me bashkëshortin e saj, Asllan Huduti, një biznesmen i patundshmërive, shpërndan idetë e këtij sekti.

    Ionnis Michaletos, një ekspert i Ballkanit në analizën e tij “Pushteti i butë i Iranit mbërrin në Ballkan”, shkruan që kjo OJQ (Fondacioni Kur’ani), dhe një sërë OJQ’sh të tjera që Express ka zbuluar se lidhen me qiftin Huduti, punojnë për interes të Iranit në Kosovë.

    “Irani...ka ngritur disa OJQ, por zgjerimi i tyre është shumë i vështirë, ndër të tjera edhe për shkak të konkurrencës së ashpër të forcave syni të Arabisë Saudite dhe Turqisë, si edhe prezencës së fortë të forcave ndërkombëtare policore, ushtarake dhe civile”, thotë ai dhe sqaron se fondacioni “Kur’ani” drejtohet nga universiteti iranian “Xhometul Noustafa”- drejtor i të cilit (universitetit) është Imami Muhamed Bagher Salehi, vëllai i të cilit është diplomat i lartë iranianë.

    Për OJQ’në thotë se synon të ngrejë një muze të kulturës iraniane si edhe të ngrejë një katedër të studimeve iraniane në universitetin vendor dhe atë e lidh me OJQ”në tjetër- “Ehli Bejti” që e ka qendrën në Prizren dhe boton literaturë fetare e ofron edhe bursa për studime fetare në qytetin e Qom­it për studentët kosovarë

    Mikesha e Ahmadinejadit - një qitëse e mirë me armë

    Megjithëse një predikuese fetare, Ikball Berisha- Huduti me krenari e mbanë në profilin e saj në facebook një video të shoqëruar me muzikë orientale duke gjuajtur me armë. “Mirë, nuk paskam harruar”, thotë ajo derisa sheh suksesin në qitje me armë zjarr derisa citon një thënie të Profetit Muhamed: “Prindërit janë të obliguar ndaj fëmijëve që t’ua mësojnë (pos tjerash edhe) përdorimin e armës”.

    Ikballja, ka po ashtu publike një fotografi me ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad, por që me gjithë insistimin e Express refuzoi ta komentonte.


    OJQ’ja” Kur’ani” në Kosovë u themelua nga një iranian

    Hasan Azari Bejandi është një iranian që operon në Kosovë bashkë me familjen Huduti, që organet kosovare të hetimit e përshkruajnë si shpërndarës të “shiizmit” në Kosovë.

    Ai është drejtori i shoqatës “Kur’ani” që për autoritetet kosovare themeluese është Ikballe Huditit e bashkëshorti i saj, Asllan Huduti.

    Kjo shoqatë është regjistruar në Kosovë në vitin 2002, kurse, sipas dokumenteve që i posedon Express, qarkullim financiar vetëm në një vit ka mbërritur në mbi 100 mijë euro.

    Por kjo shoqatë nuk funksion si e vetme.

    Një hulumtim i Express gjen se shoqata është e lidhur OJQ'ja "Nisa”, “Bregu i Diellit”, ; OJQ'­ja "Ehli Bejti" dhe media të shtypura si revista “Vlera”, "Lumturia" e një sërë mediesh të tjera elektronike që përhapin frymën e revolucionit islamik në Iran në Homeinit. Në nga këto faqe është edhe portali ‘mediaelire.net”.

    Përmes drejtorit iranian lidhja shkon edhe te Instituti për Shkencat Humane “Ibni Sina” që deklarohet si një “organ i pavarur që kryen veprimtari në lëmit e arsimit, kërkimit shkencor, studimeve filozofike, studime në fushën e kulturës dhe civilizimit islam dhe oriental dhe veçanërisht, iranologjinë, gjuhën dhe literaturën perse.

    Ky institut u regjistrua si OJQ me numër 51139089 në Ministrinë e Administratës Publike Drejtor Ekzekutiv është Abdullah Rexhepi, ndërsa themelues është Hasan Azari, që është në të njëjtën kohë edhe drejtor i Shoqatës “Kur’ani” në Prizren.

    Lidhjet me biznesin e pronave dhe dyshimet për shpëlarje parash

    Express ka mësuar se deri tash OJQ “Kur’ani” ka një lidhje financiare me një tjetër OJQ që punon në Prishtinë si konvikt- OJQ’në “Bregu i Diellit”.

    Gazeta ka mësuar se ato të dyja janë duke u shikuar seriozisht nga autoritet shtetërore kosovare – ato që merren me shpëlarjen e parave dhe ato që hetojnë terrorizmin, dhe atë për shkak të qarkullimeve financiare të këtyre dy OJQ’ve më të cilat lidhen përmes shitblerjeve të patundshmërive drejt me qiftin Huditi (Ikballe dhe Sllan Huditi).


    Emri:  as_6414.jpg

Shikime: 1377

Madhësia:  53.7 KB
    Asllan Huditi, biznesmen i patundshmërive, është pjesë e transaksioneve për prona që ka blerë OJQ’ja “Bregu i Diellit”, i cili ka marrë mijëra euro nga Gokhan Yildiz, drejtues i kësaj shoqate.

    Paratë u morrin në emër të blerjes së një trualli, por për autoritetet kosovare ky është një transaksion i dyshimtë.

    Express ka provuar të marrë një koment nga Huditi për këtë rast, por ajo ka refuzuar të përgjigjet.

    Asllan Huduti është biznesmen i patundshmërive. Express ka gjetur se ai ka pronësi ose aksione në D.P.T. "Gallery" N.SH. " Complete ", ndërsa vetën publikisht e nënshkruan si ndërmjetës në këto biznese.

    Edhe gruaja e tij, Ikballe Huduti ka bizneset e saja. Ajo ka pronësi në biznesin NPSH “Kevser" si dhe në shtëpinë botuese "DIELLI PAS REVE", me të cilën edhe e boton revistën “Vlera”.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: OJQ’ja kosovare që punon për Iranin dhe rekruton kundër Amerikës

    Fotografitë me masakra në fletore fëmijësh nga Irani në Kosovë

    Gazeta Express mëson se dogana kosovare ka kapur një pako me material propagandistikë, kryesisht masakra, të futura në fletore fëmijësh. Adresa del e lidhur me drejtuesit e shoqatës “Kur’ani”.

    Ikballe Huduti nuk pranoi ti komentonte këto dokumente që i ka parë Express e që janë ende në pronësi të autoriteteve kosovare.

    Ky material propagandistik (masakra dhe sipas konstatimeve policore, edhe imazhe të të ashtuquajturve “shehid”) i dërguar nga Irani përmes Dubait e në Aeroportin e Prishtinës si destinacion kishte drejtorin e “Kur’anit” Hasan Azari Bejandi.

    Kohë më parë medita shqiptare publikuan akuza të regjimi i Iranit ka ngritur një celulë të shërbimeve sekrete në Ambasadën e tij në Tiranë, me qëllim që të veprojë kundër anëtarëve të opozitës që ndodhen në Shqipëri, si Organizata Popullore Muxhahedin e Iranit (PMOI/MEK) si dhe Luftëtarët e Lirisë.

    Seyyed Bagher Hosseini- një zyrtar iranian, duke iu drejtuar qeverisë shqiptare tha se, anëtarët e këtyre organizatave nuk janë të rrezikshëm vetëm për ata, por mund të sjellin edhe destabilizimin e rajonit (18 maj 2012).

    Nga ana tjetër, rrjeti shtetëror i lajmeve IRINN raportonte më 17 maj të vitit 2013 se “vendet e Ballkanit do të jenë dëshmitarë të shpërthimeve dhe të kabotazheve në të ardhmen, nga të cilat do të përfitojnë SHBA dhe regjimi zionist.”

    “Kur’ani”, OJQ’ja kosovare është e lidhur ngushtë me fondacionin me të njëjtin emër në Shqipëri, dhe për analistë të shiizmit, është nëndegë e saj.

    Figurat e larta të BIK’ut në peyroll’in e shoqatës “Kur’ani”

    Shoqata ‘Kur’ani” e përshkruar nga autoritet shtetërore si përhapëse e “shiizmit” në Kosovë megjithatë ka një marrëdhënie me bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), imamë të së cilës janë duke u hetuar për gjuhë të urrejtjes kundër shiitëve.

    Express ka raportuar kohë më parë se së paku dy imamë kosovarë nga më shumë se dhjetë të tillë që u arrestuan në nj aksion të madh të prokurorisë kundër terrorizmit, mund të akuzohen për nxitje të urrejtjes kundër këtij sekti- diçka që e ka konfirmuar publikisht shefja e prokurorëve special kosovarë, Sevdije Morina.

    “Kur’ani” si OJQ në publikimin e saj ‘Kur’ani në Islam” kishte pasur për redaktor Fahrush Rexhepin, një zyrtar i lartë i BIK’ut i cili për më shumë se nj mandat ka shërbyer në kryesinë kësaj bashkësie fetare që kur atë e drejton Naim Ternava- i zgjedhur për të tretën herë në krye të BIK’ut në mënyrë të dyshimtë.


    Emri:  igballe-hududi-2.jpg

Shikime: 686

Madhësia:  29.2 KB

    Megjithëse paradoksale, deri tash në Kosovë shiitë dhe sunitët kanë bashkë-jetuar në një bashkësi fetare- në BIK, por shiitët tash po bëjnë një përpjekje për ta krijuar bashkësinë e tyre fetare.

    Siç pati raportuar Express, Bashkësia e Tarikateve jo-zyrtarisht tashmë ekziston, dhe ata akuzojnë menaxhmentin aktual të BIK’ut që i përzuri jashtë duke i afruar rrymat radikale, siç është ‘vahabizmi’.

    Së fundi, edhe Avokati i popullit i ka dhënë përkrahje nismës së shiitëve për të u darë edhe zyrtarisht nga BIK’u kur të ri-draftohet Ligji për Liritë fetare dhe kur të bëhen ligje të reja në fushën e menaxhimit të aktiviteteve fetare nga shteti.


    Akuzat e imamëve vahabistë kundër shoqatës “Nisa”

    Janë dy imamë të BIK’ut që sipas Kryeprokurores së Prokurorisë Speciale, Sevdije Morina po hetohen për nxitje të urrejtjes fetare ndaj shiitëve, por ajo nuk i zbuloi emrat.

    Express ka gjetur se bash për OJQ’në “Nisa” (Kaptinë e Kur’anit që në shqip përkthehet “gruaja”)- një nga OJQ’të e lidhura me qiftin Huditi, janë dy imamë eminentë kosovarë të arrestuar verën e 2014’ës që kanë ngritur dyshime që punon për agjendat e Iranit dhe e akne akuzuar rëndë atë.

    Shefqet Krasniqi e Enis Rama kanë ligjëratat e tyre në lidhje me OJQ’në “Nisa”, ku akuzojnë shoqatën që po i shpërdorë edhe fëmijët për kauzën e tyre.

    Para arrestimit të tyre në ‘youtube.com’ ekzistonin ligjërata si “Disa fjal për Shoqatën “NISA” të Igballe Berisha Huduti në Kosovë .? Dr.Shefqet Krasniqi” e “Larg nga Ikballe Huduti dhe shoqata ‘Nisa’ misionar te shiizmit – Enis Rama”.

    Emri:  enis-rama.JPG

Shikime: 643

Madhësia:  26.0 KB

    Express ka provuar që të marrë nga një koment prej imamëve në fjalë për këto komente të tyre, përmes kontakteve që ka pasur në dispozicion, por nuk ka arritur që t’i kontaktojë, kurse Ikballa Hudutit ka refuzuar që të komentojë edhe për këtë gjë.

    Enis Rama e Shefqet Krasniqi përmenden edhe nga raportet ndërkombëtare si nxitës të urrejtës. Krasniqi u arrestua nga Prokuroria edhe nën dyshimin për shpëlarje të parave, kurse Ramës, kryeredaktor në “Peace TV” iu përmendën edhe ligjërata të tij anti-semite.

    Për Ionnis Michaletos, një ekspert i Ballkanit në analizën e tij “Pushteti i butë i Iranit mbërrin në Ballkan” baza e pushtetit të butë të Iranit, e pasqyruar në mënyrë sinoptike, është disi e pamjaftueshme për ambiciet potenciale të Teheranit për të përhapur ndikimin e tij në Ballkan. Gjithsesi duhet të kihet parasysh fakti që në Turqi dhe më pak në Greqi, Serbi, Kroaci, Bullgari dhe Rumani ekziston një infrastrukturë e gjerë e biznesit iranian.

    “Gjithsesi për shkak të embargove të vendosura ndaj Iranit edhe kjo infrastrukturë pushteti të butë është shumë pak e ekspozuar dhe mund të jetë edhe më e gjerë se sa ajo që dallohet me shikim të parë. Shoqata në dukje jo­ iraniane mund të ndjekin të njëjtat synime, por në mënyrë të fshehtë”, konstaton Michaletos.


    Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/e...aign=copyright

    Disa video dhe foto jane hequr nga ky artikull?!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: OJQ’ja kosovare që punon për Iranin dhe rekruton kundër Amerikës

    Ja pra kush ja mban dertin ne fakt kosoves.......shefqeti dhe enisi.....ironi e fatit i thuan kesaj.....si than philosophet dhe sociologet gjerman Adorno/Horkheimer (shkolla e frankfurtit) : grave e cifuteve ju shihet se asnjehere nuk kane sunduar...une do shtoja ne kete grup edhe shiitet ne kry me iranin si shtet nacional i kohes moderne. Nese njerezit qe nuk kane sunduar, befas kane fuqi ne duart e tyre, ata mund vetem ta dhj...erin fare, se hajr nuk do te shohesh....

    Gjithe tragjedia aktuale ne lindjen e afert "babe" e ka politiken iranjane.....e ajo politike po leshon rrenje edhe ne vendin tone (natyrisht se nuk ka gjasa qe te prosperoje ngase ju mungon sfondi historik, edhe pse mundohen dervishet me i fut ne kallepin e tyre). Kurse "islami" edhe ne kete rast eshte "opiumi" i famshem per popullin. Mos te kish qene kjo reale, do te mendonim se kemi te bejme me skenerine e nje filmi hollywoodian te kategorise dyte ose trete....
    albanish by nature

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: OJQ’ja kosovare që punon për Iranin dhe rekruton kundër Amerikës

    Keto organizata mbeshteten nga sherbimet sekrete serbe me qellim denigrimin e me tutjeshem te shtetit te Kosoves, dhashte Zoti qe shteti i Kosoves te ndaloje me ligj keto organizata pasi shqiptaret nuk kane problem me Izraelin dhe nuk jemi kunder asnje populli ne Lindjen e Mesme.
    kjo behet me qellim krijimin e mijera sekteve fetare per percarjen e shqiptareve. Turp per keta e turp per shtetin tone...

  5. #5
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: OJQ’ja kosovare që punon për Iranin dhe rekruton kundër Amerikës

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Keto organizata mbeshteten nga sherbimet sekrete serbe me qellim denigrimin e me tutjeshem te shtetit te Kosoves, dhashte Zoti qe shteti i Kosoves te ndaloje me ligj keto organizata pasi shqiptaret nuk kane problem me Izraelin dhe nuk jemi kunder asnje populli ne Lindjen e Mesme.
    kjo behet me qellim krijimin e mijera sekteve fetare per percarjen e shqiptareve. Turp per keta e turp per shtetin tone...
    Cka ju osht bo ki serbi tollosum ore....aftesia e serbeve qenka intergalaktike, superiore, fenomenale, ndoshta neve se paskemi kuptuar akoma, se ne "realitetin" e disave, kosova qenka akoma vend i serbise, e neve na duket si e pamvarur...........kupto, se ato qe ta bejn mendjen dhall, se serbia qenka dikushi ne punen e kosoves, pikerisht ate qellim edhe e kane, te ta bejne serbin me ndikim edhe aty ku nuk ka gjasa reale te ndikoje.

    ......IRANI eshte shtet me "cojones", nuk i duhet ndihma e serbise per te infiltruar vende ku mund te ndikoje ne interessin e vet. Nje hap i mire do te ishte ai qe e beri austria para ca diteve, impelemntimin e ligjit kunder financimit te organizatave joqeveritare nga JASHTE.....aty ku nuk ka €urona, aty nuk ka edhe levizje....me GARANCI !!!
    albanish by nature

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Nuh Musa për postimin:

    mesia4ever (15-03-2015)

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: OJQ’ja kosovare që punon për Iranin dhe rekruton kundër Amerikës

    ...kosova(e edhe fiset shqiptare nuk jane mbrapa)po lulezon drejt nje kulture te lindjes araboturkoperse.....Pas luftes se fundit ne kosove,duke qene"hallakame",kosova u be vend i sigurt per organizatat islamike te cilat deri atehere nuk kishin edhe shume mundesi veprimi.Keto organizata,duke gjetur popullsine kosovare ne mjerim ekonomik,gjeten folene e gatshme per manipulim dhe veprim te pa imagjinuar ne shume fusha veprimi.Per te bere shkrimin me te thjesht duhet te shkojme pakez ne histori:Populli Shqiptar i Kosoves mban mend mire(sepse nuk jane vite te largeta)marreveshjet e serbise dhet te jugosllavise me qeverite turke,per te larguar popullsine"turke"nga viset shqiptare.Keto veprime ishinj te lidhura ngusht me hoxhet e atehershem(hoxhe te dyshimt te ardhur edhe nga viset serbe,turke,e ruse,por edhe hoxhe kryekeput analfabete vendor)te cilet pergatisnin terrenin per largimin e popullsise vendase vullnetshem drejt turqise.Hoxhet e atehershem mbushnin xhepat e tyre pa bere llogari se po e zbraznin kosoven nga Vendesit(sa ironike asnjehere hoxhet nuk punuan per atedheun,perjashto aty ketu ndonje individ)....
    ....E njejta gje dhe situate perseritet edhe ne ditet tona,ku hoxhet jane bere biznismen te sukseshem.keta hoxhet e sotshem kane(bere biznes te mire) ndertuar baqshk me organizatat islamike xhami_raketa cep me cep te kosoves.Valle! a nuk eshte ky imazh i bukur dhuruar kosoves nga keta hoxhe te dyshimt(matrapaz)????!!!..
    Ose,a nuk eshte e vertete se kosova po shkon drejt lindjes islamike dhe se keta hoxhe te ardhur(te pjellur)mbas luftes po qojne uj ne mullirin serb qoft me dashje apo indirekt????!!!...
    ...Mandej,kjo mjergullnaj e ardhur pas luftes se fundit pikerisht nga keta hoxhe_matrapaz c'te mira i solli kosoves???!!!..Thone populli ka sy,porse,mesa duket popuuli i ka mbyllur syte dhe bashk me keta hoxhe_matrapaz te sukseshem,po shkon drejt humneres_lindjes,ashtu sic kishte mbyllur syte ne kohen e serbise dhe ish jugosllavis kur dexhonte propaganden e hoxheve dhe pranonte veten per turq.
    ...Per te qene me konkret,dua te shtoj edhe dicka ketuopulli ne kohen e hoxheve te ish jugosllavise ishte analfabete.Po sot c'behet???!!!..Valle ky popull ende eshte analfabete qe nuk dallon"ngjyrat"?????!!!...
    Ndryshuar për herë të fundit nga dielli1 : 12-03-2015 më 04:29

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dielli1 për postimin:

    mesia4ever (15-03-2015)

  9. #7
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: OJQ’ja kosovare që punon për Iranin dhe rekruton kundër Amerikës

    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    ...kosova(e edhe fiset shqiptare nuk jane mbrapa)po lulezon drejt nje kulture te lindjes araboturkoperse.....Pas luftes se fundit ne kosove,duke qene"hallakame",kosova u be vend i sigurt per organizatat islamike te cilat deri atehere nuk kishin edhe shume mundesi veprimi.Keto organizata,duke gjetur popullsine kosovare ne mjerim ekonomik,gjeten folene e gatshme per manipulim dhe veprim te pa imagjinuar ne shume fusha veprimi.Per te bere shkrimin me te thjesht duhet te shkojme pakez ne histori:Populli Shqiptar i Kosoves mban mend mire(sepse nuk jane vite te largeta)marreveshjet e serbise dhet te jugosllavise me qeverite turke,per te larguar popullsine"turke"nga viset shqiptare.Keto veprime ishinj te lidhura ngusht me hoxhet e atehershem(hoxhe te dyshimt te ardhur edhe nga viset serbe,turke,e ruse,por edhe hoxhe kryekeput analfabete vendor)te cilet pergatisnin terrenin per largimin e popullsise vendase vullnetshem drejt turqise.Hoxhet e atehershem mbushnin xhepat e tyre pa bere llogari se po e zbraznin kosoven nga Vendesit(sa ironike asnjehere hoxhet nuk punuan per atedheun,perjashto aty ketu ndonje individ)....
    ....E njejta gje dhe situate perseritet edhe ne ditet tona,ku hoxhet jane bere biznismen te sukseshem.keta hoxhet e sotshem kane(bere biznes te mire) ndertuar baqshk me organizatat islamike xhami_raqketa cep me cep te kosoves.Valle! a nuk eshte ky imazh i bukur4 dhuruar kosove3s nga keta hoxhe te dyshimt(matrapaz????!!!..
    Ose a nuk eshte e vertete se kosova po shkon drejt lindjes islamike dhe se keta hoxhe te ardhur(te pjellur)mbas luftes po qojne uj ne mullirin serb qoft me dashje apo indirekt????!!!...
    Kush punon, fiton !!!.....puno pra edhe ti me shume se hoxhollaret, dhe "heureka", kosova do te perparoje sipas qellimit tend.....dhe qellimi i jot me kosoven eshte cili, mund te na tregosh ???.........kosovaret jane dermueshem musliman, dhe eshte e drejte e tyre te ndertojne xhamia, bile edhe me minare 17,5 metra te larta....nese ju ndihmon serbia, eeee vallahi, mund me i zgat minaret edhe minimum per 1,75 metra....pra, gjithesej 19,25 m minare te larta....konkluzioni = krejt xhamite qe i kane minaret 19,25m te larta i ka ndertuar serbia !
    albanish by nature

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: OJQ’ja kosovare që punon për Iranin dhe rekruton kundër Amerikës

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Gjithe tragjedia aktuale ne lindjen e afert "babe" e ka politiken iranjane...
    A jo Izraeli a ? nga goja e cdo muslimani e ndegjon kete,Izraeli,Izraeli.
    Apo tragjedine e shkakton Turqija ne Lindjen e aferte ?
    Apo te dyja se bashku ?

    Turqija eshte vend anetare i NATOs dhe mik i Izraelit.Kryengritjen ne boten sunite e ka perkrahur me te gjitha forcat Turqija e Erdoganit permes Vellazerise Muslimane.Kjo do ishte krejt ne rregull,por kur errdhi rradha te Siria dual ne drite loja Turke.Para kryengritjes sunite ne Siri, egzistonte boshti stabil shiit Teheran - Bagdat - Damask - Bejrut.Turqija ofroi te gjitha mundesite,luajti rolin kyc qe ky bosht te shkaterrohet (lesho ISISin permes kufirit te vet,armatos ate,shero ISISin ne spitalet e veta,incizo nga ajri pozitat e armiqeve te ISISit..etj) ... Natyrisht e gjitha per llogari te Izraelit, dhe ja arriten, e ne anen e Izraelit shaktuan gezimim te pamase,...ja futen ISISin ne mes shiiteve.
    Caku kryesor per Izraelin eshte dobesimi i Iranit dhe aletaeve te tij,sepse i frigohet me se shumti si armik.Boten sunite Izraeli as qe e llogarit si armik potencial,te pakten ne 100 vitet e arrdhshme.
    Dhe kerceu Erdogan dyftyreshi ti realizoj caqet strategjike hebreje,...diten shan Izraelin per interesa te poltikes ditore,ndersa Naten merr urrdhera nga dyshja Washington - Rijad qe te ja lepij prapanicen Izraelit.

    Izraeli nuk munde te fajesohet per tragjedine e atyre njerezve atje,ajo i realizon interesat e veta afatgjate,duke perdorur si mashe Turqine dhe Sauditet.
    Mbetet Politika turke fajtore per tragjedite atje,politika e tyre eshte me shume se kurve,Kurvajke.Sauditet nuk ka nevoje te permenden ,ata per nga defolti jane te tille.
    ..e ajo politike po leshon rrenje edhe ne vendin tone (natyrisht se nuk ka gjasa qe te prosperoje ngase ju mungon sfondi historik, edhe pse mundohen dervishet me i fut ne kallepin e tyre).
    Po cka ja ndien bilbilushi Iranit per Ballkanin,cilet qenkan interesat e Iranit ne Ballkan ?
    Hapesiren tone dhe ate boshnjake e ka piketuar Turqija dhe keto aspirata jane haptazi,ska te beje me Iranin.Interesat e Turqise dhe Iranit nuk preken ketu.
    Ata te dy hoxhallare qe i permend le te na mbrojne nga rreziku neootoman ( qe ne fund te fundit te dy imamet jane lojtar te Erdoganit,edhe pa vetedije).
    Ska pune ketu rreziku Pers.
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  11. #9
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: OJQ’ja kosovare që punon për Iranin dhe rekruton kundër Amerikës

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    A jo Izraeli a ? nga goja e cdo muslimani e ndegjon kete,Izraeli,Izraeli.
    Apo tragjedine e shkakton Turqija ne Lindjen e aferte ?
    Apo te dyja se bashku ?

    Turqija eshte vend anetare i NATOs dhe mik i Izraelit.Kryengritjen ne boten sunite e ka perkrahur me te gjitha forcat Turqija e Erdoganit permes Vellazerise Muslimane.Kjo do ishte krejt ne rregull,por kur errdhi rradha te Siria dual ne drite loja Turke.Para kryengritjes sunite ne Siri, egzistonte boshti stabil shiit Teheran - Bagdat - Damask - Bejrut.Turqija ofroi te gjitha mundesite,luajti rolin kyc qe ky bosht te shkaterrohet (lesho ISISin permes kufirit te vet,armatos ate,shero ISISin ne spitalet e veta,incizo nga ajri pozitat e armiqeve te ISISit..etj) ... Natyrisht e gjitha per llogari te Izraelit, dhe ja arriten, e ne anen e Izraelit shaktuan gezimim te pamase,...ja futen ISISin ne mes shiiteve.
    Caku kryesor per Izraelin eshte dobesimi i Iranit dhe aletaeve te tij,sepse i frigohet me se shumti si armik.Boten sunite Izraeli as qe e llogarit si armik potencial,te pakten ne 100 vitet e arrdhshme.
    Dhe kerceu Erdogan dyftyreshi ti realizoj caqet strategjike hebreje,...diten shan Izraelin per interesa te poltikes ditore,ndersa Naten merr urrdhera nga dyshja Washington - Rijad qe te ja lepij prapanicen Izraelit.

    Izraeli nuk munde te fajesohet per tragjedine e atyre njerezve atje,ajo i realizon interesat e veta afatgjate,duke perdorur si mashe Turqine dhe Sauditet.
    Mbetet Politika turke fajtore per tragjedite atje,politika e tyre eshte me shume se kurve,Kurvajke.Sauditet nuk ka nevoje te permenden ,ata per nga defolti jane te tille.

    Po cka ja ndien bilbilushi Iranit per Ballkanin,cilet qenkan interesat e Iranit ne Ballkan ?
    Hapesiren tone dhe ate boshnjake e ka piketuar Turqija dhe keto aspirata jane haptazi,ska te beje me Iranin.Interesat e Turqise dhe Iranit nuk preken ketu.
    Ata te dy hoxhallare qe i permend le te na mbrojne nga rreziku neootoman ( qe ne fund te fundit te dy imamet jane lojtar te Erdoganit,edhe pa vetedije).
    Ska pune ketu rreziku Pers.
    Izraeli, 20 mio. fryma.......ne asnje model "matematikore" izraeli nuk paraqet konkurence per arabet, qe jane mbi 300 mio......problemi i izraelit eshte i kufizuar, dhe jane pikerisht "shiitet", ne kry me shtetin e iranit, qe nuk bejne pushim se brohorituri kunder ekzistences se shtetit te izraelit !. Arabet sunnit kane probleme me "padrejtesine" qe ushtron izraeli ndaj palestinenzeve, e jo me te drejten e ekzistences se nje shteti cifut. Cifutet kane qene dhe do te mbeten pjese e realitetit arab, kane bashkjetuar, koekzistuar. "JU FENE TUAJ, NE FENE TONE"........ndryshe me shiitet, lufta e ftohte shiito/sunnite eshte shekullore, ne kete kontekst izraeli nuk ka asnjecfare domethenje.

    Sa per turqine.....nuk kam asnje koment, synymete megalomane te erdoganit dhe realiteti jane dy gjera te ndryshme (mos valle eshte krejt nje loje ???). Sido qe te jete, turqia i ka interesset e veta dhe i del bukur mire mbi tre, kater karike ku rrin ulur....ngase si anetate e natos nuk rrezikohet, nuk mund te rrezikohet (njekohesisht aman as qe edhe mund te pozicionoje synyme te veta ushtarake) ....

    Sa per vendin tone........ne dy, nipat, ndoshta edhe sternipat, nuk do kene nevoje te meren me ndikime politike te persianeve.........fale hoxhollareve te lartpermendur !!!


    tung
    albanish by nature

  12. #10
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: OJQ’ja kosovare që punon për Iranin dhe rekruton kundër Amerikës

    O Musa,nuk vie rreziku nga Teherani por nga Rijadi permes Stambollit.Vie nga extremizmi sunit.
    Irani eshte antipod gjeopolitik i i Sauditeve,dhe Irani nuk eshte aspak cmendurisht i fanatizuar si wehabistet e Saudise.Asgje sot e as ne te kaluaren e Islamit,nuk mundet te krahasohet me selafo-wehabizmin.
    Permendoret te cilet kane mbijetuar mbi 15. shekujsh nen Islamin shkaterrohen me dinamit nen wehabistet.Wehabo-selafizmi eshte helm i shejtanit dhe asgje nuk mundet te krahasohet me to....Nuk hasen variante shiite te Al_Kaedes,Boko Haramit,talibaneve,ISISit ~ keto i gjen vetem ne boten sunite.
    Te marresh Hezbollahun shiit ajo eshte levizje liberale ne krahasim me keto egersira te numeruara sunite.Wehabo-selafizmi dhe variantet e saj jane helm modern,kancer i njerezimit ,sidomos i botes muslimane dhe lirisht munde te krahasohet me nazizmin.

    Te akuzosh Iranin dhe regjimin e tyre apo cilin do regjim ne bote me regjimin e Rijadit,nuk ka shije dhe tregon mungese te plote te shikimit te gjerave nga realiteti.
    Ti shihet qe je iranofob dhe shiitofob dhe nuk mundesh ta analizosh situaten drejte.Ose je thjesht simpatizant i fashizmit selafo-wehabist,njejte si keto dy hoxhallaret (qe jane gjysmeanalfabet ekstremist fetar).
    Enis Rama e Shefqet Krasniqi do na mbrojne neve nga Teherani (!!!) ...pa pa pa ... po cili na qenka ai rrezik dhe cfar pesha kane keto palohoxhallar obskurantist ne shoqerine shqiptare qe ta mbrojne dike ?!! Po e kunderta ore,shoqerija shqiptare duhet ti luftoje keta Enisa e Shefqeta.Keta dhe te tjere jane pjese e kancerit selafovehabist.
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar semiku për postimin:

    ocean (16-04-2015)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •