Pushteti i ri/ Skema e milionave me kompani marketingu
Pushteti i ri e ka gjetur ēelėsin si tė bėjė para’ duke pėrfituar nga fondet publike. Nė pak kohė e ka kuptuar se milionat mund tė vilen nga buxheti i shtetit me kompani e agjenci marketingu e reklamash. Erion Veliaj duket se ishte i pari qė e nuhati kėtė. Vėllai i tij administron prej kohėsh kompaninė Gogel. Por ai nuk mund t’i jepte atij kaq hapur shuma tė konsiderueshme nga buxheti i shtetit. Opozita thotė se pėr kėtė qėllim ai krijoi EAG Communication, njė agjenci reklamash e marketingu qė fitoi pa garė tenderi 400 milionė lekėsh pėr zbukurimin e Tiranės me rastin e vizitės sė Papa Franēeskut. Ajo u krijua nė janar tė vitit 2014 dhe nė 8 muaj arriti tė marrė njė tender tė rėndėsishėm pėr tė dekoruar me shpejtėsi (koha u konsiderua e pamjaftueshme) kryeqytetin, ndonėse kishte vetėm 5 punėtorė.
Erion Veliaj ka lidhje edhe me njė tjetėr kompani marketingu qė ėshtė nė pronėsi tė Amantia Pezės, vajzės sė deputetit tė PS -sė, Dashamir Peza. Anima Pictures ėshtė shfaqur disa herė si agjenci mbėshtetėse e aktiviteteve tė Ministrit tė Mirėqėnies Sociale. Ajo organizoi nė mėnyrė “vullnetare” TrakuFest-in, aktivitetit qė i priu martesės Veliaj - Xoxa nė kalanė e Gjirokastrės. U shfaq edhe tek Peza n’Fest, aktiviteti i pėrvitshėm nė pėrkujtim tė Konferencės sė Pezės, qė vitin e shkuar u la nė dorė tė Erion Veliajt, edhe pse nė shkelje tė plotė tė protokollit. Sėrish fonde publike nė qarkullim dhe emra kompanish marketingu e komunikimi tė tė afėrmve tė pushtetit qė qėndrojnė pas tyre.
Njė kompani tė tillė pėr marketing e komunikim hapi edhe motra e njė tjetėr deputeti socialist. Fjoralba Balla Soukis, motra e Taulant Ballės e regjistroi subjektin “ARTS” mė 25. 02.1013, si aksionere e vetme, dhe me adresė tė zyrave pranė “Dy Kullave” nė Bulevadin “Dėshmorėt e Kombit”.
Mė 9 dhjetor tė vitit 2013, pak muaj pas ardhjes sė socialistėve nė pushtet, Fjoralba Sukis heq dorė nga administrimi dhe aksionet dhe i kalon ato tek Kledia Stefani. Nė kėtė periudhė kompania ka shtuar objektin e veprimtarisė duke ofruar njė gamė jashtėzakonisht tė gjerė shėrbimesh.
Por vetėm 4 ditė mė pas, Kledia Stefani i shet 100 % aksioneve tė kėsaj kompanie Aurora Cekanit dhe largohet nga detyra e administratores, post qė e merr Nadja Buka.
Emri i Fjoralba Balla Soukis nuk figuron mė nė kompani. Por si pėr ēudi, pronarja e re, qė e bleu kompaninė “ARTS”, jo direkt prej saj, por nga Kledia Stefani, rezulton tė jetė vazja e dajės sė Fjoralba dhe Taulant Ballės. Nė profilin e saj nė Facebook ajo ka edhe njė foto tė Taulant Ballės, tė zgjedhjeve tė 23 qershorit, ku i fton miqtė tė votojnė pėr tė.
"Nuk e ka fallsifikuar njeriu- lekun ashtu sic e fallsifikon leku - njeriun. vleresimin e merr ai servili, kafedhenesi, fiks sindroma e parase se celbur ne demokracine tone te ngelur"
Aurora Cekani, veē pronėsisė sė kompanisė sė reklamave, ėshtė edhe e punėsuar si specialiste tek Agjencia e Legalizimeve, ALUIZNI, pas ardhjes sė Partisė Socialiste nė pushtet.
Kėshtu, Fjoralba Balla Soukis de jure nuk figuron nė krye te kompanisė, por de facto e drejton atė. E pranon edhe vetė nė rrjetin social LinkedIn.
Portali ekspres.al shkruan se shitja 2 herė brenda 4 ditėsh e kompanisė ėshtė bėrė pėr tė mbuluar emrin e motrės sė Taulant Ballės nė krye tė kėtij biznesi dhe pėr tė pėrfituar sa mė shumė fonde publike me ndihmėn dhe ndėrhyrjen e deputetit. Sipas kėtij portali, me ndėrhyrjen e Taulant Ballės, kompania “ARTS” fitoi vjet tenderin pėr tė bėrė marketingun e Ditės sė Verės, nė Elbasan. Balla ėshtė deputet i kėtij qarku. “ARTS” mori pėrsipėr organizimin e panairit tė biznesit, dekorimin e qytetit dhe ngritjen e infrastrukturės pėr zhvillimin e aktiviteteve, duke pėrfituar shuma tė konsiderueshme parash.
Ekspres.al e lidh veprimtarinė e kėsaj kompanie me njė sėrė aktivitetesh dhe shėrbimesh qė ka pėrfituar nga ndėhyrjet e deputetit socialist. Kompani ofron shėrbime edhe nė produksionet televizive, filma, spote, dokumentarė, publikime revistash, gazetash e librash, organizim panairesh, ekspozitash apo eventesh sportive, projektim, implemetim dhe menaxhim tė strukturave turistike, kėrkim tregu edhe nėpėrmjet shėrbimit telefonik, distributor i produkteve dhe materialeve promocionale, prodhim, tregtim, marrje pėrfaqėsi brenda dhe jashtė vendit, tregtim i veprave tė artit, restaurime tė veprave tė artit si; piktura, skulptura e monumente tė tjera, ndėrtime civile dhe industriale, studime mjedisi, vendburimesh gjeologjike, minerare, naftė e gaz mbajtėse, gjeotermale, gjeofizike si dhe studime nėnujore dhe pėrpunime nėnujore, shėrbime edukimi, kualifikimi, trajnimi etj.
Dhe tė gjithė kėto shėrbime, qė kanė kosto tepėr tė larta, i menaxhon njė specialiste e ALUIZNI -t tė Artan Lames, e sapodalė nga bankat e shkollės.
Sė fundi “ARTS” flitet se ėshtė angazhuar me marketingun e Lotarisė Kombėtare, pjesė e Austrian Lottery. Fjoralba Balla rezulton se ka punuar nė Lotarinė Kombėtare. Ajo ka qenė drejtuese e projekteve sociale deri pak kohė mė parė. Ka punuar tek e njėjta Llotari qė vėllai i saj nė korrik tė vitit 2012 e akuzonte pėr korrupsion nga foltorja e kuvendit.
"Austrian Lottery ėshtė nėn hetim pėr korrupsion nė vendin e vet, ndėrsa nė Shqipėri blen tė njėjtėn licencė, 100 herė mė lirė se sa nė Austri. Pra, kėtu jo vetėm qė duhet hetuar, por kjo duhet bllokuar me ēdo kusht. Dua t'i drejtohem sot edhe kėsaj kompanie dhe them se ne do tė kėrkojmė njė hetim pėr korrupsion, ndaj kėtij subjekti, njė hetim tė plotė nė Shqipėri dhe nė Austri dhe kudo gjetkė ku janė zhvilluar biseda, ku janė bėrė pagesa 'cash' dhe ku janė dhėnė rryshfete. Do tė zbardhim tė gjitha pazaret, tė gjitha parakontratat. I them sot kompanisė "Australin Lottery", qė tender-komedia e Ridvan Bodes, nuk vlen, ndėrsa licencėn qė kanė rėnė dakord me Zenin, ne do ta anulojmė dhe do t'ia kthejmė atė shqiptarėve. Nuk mund tė lejojmė qė shqiptarėve t'ju merren njė pronė publike, prej mė shumė se 100 milionė eurosh, se kėshtu ka rėnė dakord Zeni nė Austri", deklaronte Balla mė 26 korrik tė 2012 -ės.
Prej ardhjes sė Partisė Socialiste nė pushtet, Taulant Balla jo vetėm qė nuk ka ndėrmarrė ndonjė nismė tė tillė pėr t’iu pėrmbajtur premtimeve, por kompania e themeluar nga motra e tij dhe e drejtuar de jure nga vajza e dajės, po i bėn fushatėn e marketingut Lotarisė Kombėtare. Kėshtu pushteti i ri po i bie fare shkurt. Tė afėrm ministrash e deputetėsh tė mazhorancės i kanė pėrqendruar energjitė e tyre nė kompani marketingu, reklamash e komunikimi dhe befas fitojnė tendera pa qenė nevoja edhe tė garojnė me kompani qė kėtė aktivitet e ushtrojnė prej vitesh, kur bėhet fjalė pėr tendera qė jepen nga qeveria.
Lapsi.al
Krijoni Kontakt