Fadil LUSHI


“NJERĖZ“ TĖ URITUR PĖR PUSHTET!?

Vite me radhė nė gazetat tona tė pėrditshme opinionistėt “hedhin” shpesh pikėpamje a vėshtrime qė llafosin a lakojnė vaki tė ndryshme. Kur t'i lexosh mes rreshtash, tė krijojnė pėrshtypjen kinse janė shkruar me stilin e mendimtarit tė madh shqiptar, gjegjėsisht “me atė fjalorin cinik dhe mosbesues konician”(!?). Disa prej tyre me kėsi “shkarravinash” mėtojnė ashtu padrejtėsisht tė vihen nė nivelin intelektual tė Faikut, madje edhe kur janė tė ndėrgjegjshėm pėr pamundėsinė, ata bėjnė pėrpjekje, pa marrė parasysh kaēikun e vet, qė nė shkrimet e tyre tė pėrēojnė mesazhe ashtu “identike” si tė Konicės. Disa prej kėtyre shkrimeve “thuren” me qėllim qė tė na “ēarmatosin” nga ai “tarafllėk” yni (politik) kolektiv, disa sikur duan ashtu me “zor” ta ushqejnė e ta mbajnė gjallė atė kujtesėn tonė pamore dhe dėgjimore edhe ashtu tė brishtė..., ka edhe shkrime tė tilla qė kanė nė “shėnjestėr” “kotėsitė dhe iluzionet” tona tė trashėguara..., pastaj ka shkrime, opinione a vėshtrime qė ndjellin pesimizėm, qė ndjellin trishtime, qė ndjellin mėrzi dhe gjumė..., ka vėshtrime qė asnjėherė nuk shkojnė pėrtej “veshit tė shurdhėr tė lexuesit, sidomos tė atij qė i ka punėt nė “terezi”, shkrime qė nuk shkojnė nė vesh tė “miletit” e aq mė pak nė vesh tė lexuesit serioz..., ka edhe tė tilla vėshtrime a opinione qė janė pa “bojė”, ca tė tjera tė stisura a tė sajuara me atė gjuhėn e zymtė e tė zbehtė dhe me “zėrin e ftohtė”. Marrė nė pėrgjithėsi, kėto vėshtrime ta rikujtojnė atė punėn e mėllenjės me ngjyrė tė bardhė, e cila kur s’ka “pėr tė bėrė punė tjetėr”, vend e pa vend e lėshon glasėn dhe mandej shkel mbi tė. Ndėrtohen edhe opinione tė mirėfillta, tė cilat kanė pėr kryefjalė njerėzit me dilema nga mė tė ndryshmet, me dilema nė identitet, me “dilema gjinore”, me “dilema hamletiane”, me dilema politike etj., ndėrkaq opinionet qė “hartohen” aty pėr aty, kanė kryetemė “urrejtjen e argatėve injorantė tė politikės ditore”, si dhe “kryeplakun dhe klerin e fshatit tė harruar“, tė cilėve dikur moti, nė burgjet famėkeqe, ua kishin hequr ca dėrrasa(!?).
Neve nuk na “takon tė dimė” se ēka ndodh me shkrimet qė u ka “dalė kallaji”, neve nuk na intereson fakti se pse ato editoriale “duhej tė dalin domosdoshmėrisht” nga sirtarėt e partive politike a edhe tė pushtetarėve, neve nuk na “duhet tė dimė” se nga dalin analizat dhe vėshtrimet, sidomos ato tė cilat vakitė dhe meseletė i shtrembėrojnė deri nė atė “derexhe”, saqė “ta ēojnė pordhėn nė zemėr(!?)”, ta kallin neverinė dhe tė detyrojnė tė dyshosh nė moralin e atij “shkarravitėsi”, i cili asnjėherė nuk mban pėrgjegjėsi pėr atė qė shkruan. Tekefundit, opinionet, analizat, vėshtrimet, editorialet etj. pėrherė kanė qenė pjellė e politikės ditore respektivisht asaj aktuale..., tė asaj politike qė ka ngatėrruar drejtimin, asaj politike grabitqare, e politikės sė grushtit tė hekurt..., e politikės sė kulaēit dhe tė kėrbaēit qė bėhet herė me premtime tė bukura herė me kėrcėnime!?..., tė ca politikanėve “axhami” qė “sundojnė” kėtu nė nėnqiellin e Gadishullit Ilirik dhe pėrreth tij, opinione qė dalin nga mexhlise provinciale ku kryefjala a kryeshtylla e tyre ėshtė politikė mėhallėsh, politikė “kalamajsh”, politikė ēajtoresh katundi e tė tjera, politikė e dalė nga njerėz provincialistė tė cilėt nė tė “u futėn pa ftesė e pa leje”, pa merita, pa pėrgatitje paraprake e pa taban..., njerėz qė morėn vendin e njerėzve tė merituar, njerėzve tė cilėve ashtu padrejtėsisht iu nėpėrkėmb dinjiteti, njerėzve qė iu nėpėrkėmb trashėgimia familjare, njerėzve qė iu nėpėrkėmb e drejta e tė qenit i barabartė me tė tjerėt e tillė si ata..., njerėz qė iu nėpėrkėmb e drejta e tė menduarit ndryshe..., njeriun qė e mallkuan me atė thėnien e poshtėr dhe johuman: “tė rėntė damllaja e tė vdektė plaka(!?)”..., njeriun, tė cilit dikur i kishin thėnė, “mblidh mendjen a fiqirin dhe ik nga kėtu dhe mos na e prish rehatinė..., nėse nuk e bėn kėtė, atėherė do tė duhet tė heqėsh dorė nga nacionalizmi yt i fėlliqur, do tė braktisėsh vendin a vatanin, ose do tė ndėrrosh mbiemrin qė ka lėnė nishan nė jetėn e familjes dhe tė fisit pėr tė keq”(!?).
Qė ky vėshtrim yni tė mos futet nė “strajcėn e shkrimeve tė sajuara”, do bėjmė ēmos qė nė fillim ta pezullojmė “tarafllėkun” tonė, gjegjėsisht do tė pėrjashtojmė ēdo anim qoftė dedikuar opozitės a pushtetarėve. Ne nė vijim tė kėtij vėshtrimi do tė shkruajmė vetėm pėr atė qė po ndodh kėtejpari nė “kazinotė politike” tė Gadishullit Ilirik, qoftė nė Tiranė, nė Prishtinė a nė Shkup. Ajo ē'po ndodh me “zaret politike” nė Tiranė, ēuditėrisht do tė bėjė vaki edhe nė dy qendrat e tjera shqiptare. E pėrbashkėta e tyre ėshtė e lidhur ngushtė me grumbullimin e aktivistėve tė partive politike opozitare. Se ato do t'i “emėrtosh” si manifestime paqėsore e dinjitoze, se do t’i quash mitingje apo tubime, ėshtė ēėshtje e “shijes sė fjalorit politik tė gjithsecilit”(!?). Njė gjė ėshtė e vėrtetė, ato tubime, mitingje pothuaj edhe manifestime, nė instancė tė fundit, mbeten vetėm “blof-mitingje, blof-tubime apo edhe makijaveliste”, ku opozita “e pėrgjumur” politike me atė “komunikimin e saj ungjillor” kėrkon me ēdo kusht “shporrjen e pushtetit aktual dhe bashkė me tė edhe shkuljen dhe sikterisjen e sė keqes sė trashur”..., “sikterisjen” e politikanėve tė cilėt pėr “njė ēerekshekull, lėre qė nuk bėnė gjė tjetėr, por edhe shkatėrruan e grabitėn gjithēka qė ishte ndėrtuar e ngritur prej djersės sė popullit...,”, politikanė qė pėr njė ēerekshekull premtuan, gėnjyen dhe u tallėn me votėn deliberative tė votuesit, politikanė tė cilėt pėr njė ēerekshekull ishin shitės tė pėrrallave politike, tė pėrrallave pėr fėmijė, politikanė tė cilėt pėr njė ēerekshekull ishin dėshmitarė tė heshtur tė korrupsionit, politikanė tė cilėt pėr njė ēerekshekull “aminuan” punėt e pista tė aparatit shtetėror tė korruptuar, politikanė tė cilėt sot e gjithė ditėn e Perėndisė mėtojnė me ēdo kusht ta (ri)marrin pushtetin (e ko-rruptuar) dhe po kėta politikanė “ēuditėrisht harrojnė”(!?) ta pranojnė tė vėrtetėn se vetė ata ishin krijues “tė sė keqes tė trashur”.
Sot, tė heshtėsh a tė mos heshtėsh, kjo (s)ėshtė ēėshtja, tė shkruash a tė mos shkruash me a pa “tamam”, askujt nuk i plas fare, tė ulėrish a tė mos ulėrish, ėshtė njėsoj sikur ta pranosh atė hilen a zullumin qė ta kanė bėrė, tė dėrdėllisėsh a tė mos dėrdėllisėsh, nuk ēon peshė, sepse asnjeri nuk tė dėgjon dhe mbase edhe nuk ta fut..., paēka se ne ndėrtuam njė shkrim a vėshtrim me moral tė dyfishtė, kur kjo askujt nuk i hyn nė punė, sidomos sot kur gjithsecili prej nesh ėshtė “dalldisur me dertet e veta”. Paragrafi i fundit i kėsaj “shkarra-vine” ma kujtoj atė ēudinė e mbretėreshės sė Danimarkės, njėqind vjet mė parė, kur i kishin thėnė se njerėzia (populli) kishte dalė nė demonstratė dhe kėrkonte bukė, ishte pėrgjigjur e habitur: “Duan bukė!? Po pse nuk hanė biskota”(?!). Se kryeministri Isė (nė Prishtinė), se kryeministri Nikollė (nė Shkup) dhe se kryeparlametari Ilir (nė Tiranė) ē’u thanė protestuesve, unė nuk dua tė paragjykoj..., dhe se cili ishte morali i mesazhit tė shkrimit tonė, as qė e mora vesh(!?). Mua mė mbetet qė njėherė e pėrgjithmonė “ta braktis” tė vėrtetėn lakuriqe. Dikur moti, im at mė thoshte: “Bajgės hidhi sheqer sa tė duash, ajo bajgė do tė ngelet”.