Zgjedhjet, FRD pranon ftesėn e Ramės: Tė nisim negociatat
Fryma e Re Demokratike ra sot dakord jo pėr koalicion, por qė tė pranojė ftesėn e kryeminsitrit Rama pėr tė hyrė nė negociata, pėr tu pozicionuar pranė qeverisė.
Kjo ishte deklarata e kreut tė FRD-sė, Bamir Topi, i cili tha se partia e tij do tė certifikojė edhe njė grup negociator qė do tė drejtohet nga vetė ai, Oketa dhe Shehu. Topi tha se fillimi i negociatave nuk bėhet thjesht pėr interesa elektorale, por me parime tė rėndėsishme qė janė pjesė e qenėsishme e partisė sė tij.
Ish-presidenti i Shqipėrisė u shpreh se Partia Demokratike ka mbajtur njė pozicion armiqėsor ndaj FRD-sė, duke e lėnė atė jashtė vėmendjes, dhe jashtė sfidės elektorale:
"Kemi parė situatėn e negociatave qė po zhvillohen nė kampet politike, sepse ligji zgjedhor qė u ndėrtua nė bazė mė tė keqe tė mundshme, imponon mėnyrėn e sjelljes sė forcave politike pėr tu rreshtuar nė njė koalicion apo nė njė tjetėr. Koalicionin rreth PD-sė ka qenė i mbyllur dhe dita e djeshme tregoi qartė edhe njė herė atė pozicion refraktar, armiqėsor tė PD-sė ndaj FRD-sė duke e lėnė jashtė vėmendjes. Ky ishte akti i fundit pasi qė nga momenti i themelimit tė FRD-sė ka pasur njė pozicionim pėr tė na ēuar jashtė sfidave elektorale".
Topi tha se situata aktuale nė vend e tregon qė shqiptarėve u mungon shteti, njė shtet i fortė i standardeve demokratike, njė shtet i cili do tė vijė vetėm nė momentin kur Kushtetuta tė jetė nė ato lloj standardesh. Ai theksoi se kjo Kushtetutė e copėtuar u dha shans tė ndėrtohej njė Parlament i dobėt nė vitin 2013.
Sot duhet tė ecim paralelisht tė forcojmė strukturat tona demokratike dhe tė marrim pjesė nė zgjedhjet demokratike. Ftesa ishte njė ftesė publike, qytetare dhe njė ftesė qė gjithsesi tė imponon qė tė pozicionohesh, u shpreh Topi.
Shekulli
Krijoni Kontakt