Pallati 11-katësh, arrestohet Shpëtim Gjika
Postuar më: 06 Shkurt 2015 15:33
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është vënë në pranga ditën e sotme.
Gjika është prangosur me urdhër nga prokuroria për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe ndërtime pa leje.
Arrestimi me urdhër të prokurorit, Ramadan Troci.
Bëhet fjalë për një pallat 11 katësh që aktualisht është në ndërtim.
Ndërkaq, Dorjana Sulaj shefe e urbanistikës në Bashkinë e Vlorës dhe Artur Haxhi, biznesmen nga Vlora janë dy personat e tjerë që janë vënë në pranga bashkë me Gjikën.
Ndaj tyre Gjykata e Vlorës kishte vënë masën e sigurisë së “arrestit me burg”.
http://www.mapo.al/2015/02/pallati-1...shpetim-gjika/
Krijoni Kontakt