Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 186
  1. #1

    Ku qendron e keqja e homoseksualizmit?

    Me disa shkembime qe kam pasur ketu kam vene re se ka shume homofob. Nje nga gjerat qe vura re eshte se me shume nga ata qe bisedova ishin shume te papjekur dhe me intelekt shume te ulet. Per shembull kur i pyesja te shpjegonin pozicionin e tyre ne kete ceshtje, nuk jepnin shpjegime po fillonin me idiotlliqe imature dhe i benin gjerat personale. Kjo teme eshte hapur per te bere debat rreth moralit te homoseksualizmit, prandaj eshte tek seksioni i filozofise dhe sociologjise. Per ju qe mendoni se homoseksualizmi eshte gabim, ku qendron gabimi? C'fare eshte e keqja?

    Po qe se do silleni si kalamaj apo si imbecil qe nuk formojne dot argument me te thjeshte ju kerkoj te rrini jasht temes! Kjo teme eshte per debat serioz.

    Une nuk e konsideroj imoral, se dy njerez te rritur mundet te bejne c'fare lloj seksi te duan. Dy (ose me shume) njerez te rritur bene nje gje me mirekuptim te cilen e pelqyen. Njerzit e tjere qe nuk morren pjese nuk kane te drejte ti nderhyne ne jeten private njerezve qe respektojne deshirat e te tjereve dhe i bejne veprat me mirekutim kur te tjere marrin pjese. Kur nuk te ndikon nje aksion dhe ata qe ndikohen e bejne me deshire nuk ke te drejte te nderhysh. Ata qe nderhyjne jane imoral dhe po qe se bejne nderhyrje mjaft te bedisshme duhen denuar ligjerisht.
    "An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"

  2. #2
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Ku qendron e keqja e homoseksualizmit?

    Asnje te keqe ska. Biles ne shtetin qe jetoj une para 2 ditesh u miratua dhe pranua martesa me ligj mes tyre. Dhe une si Pink I approve this message!!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Pėr: Ku qendron e keqja e homoseksualizmit?

    Hof nuk e dija qe te shprehesh mendimin tend kunder homoseksualitetit quhet imoralitet.
    Nuk eshte semundje ngjitse , por eshte anormale , nje ciftezim jo normal.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Izadora pėr postimin:

    Denata (29-10-2013)

  5. #4

    Pėr: Ku qendron e keqja e homoseksualizmit?

    Me 'anormale' besoj se do thuash qe nuk e ben shumica. Apo do te thuash gje tjeter? Ma sqaro mire, mbase edhe me shembuj.

    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    Hof nuk e dija qe te shprehesh mendimin tend kunder homoseksualitetit quhet imoralitet.
    Nuk eshte semundje ngjitse , por eshte anormale , nje ciftezim jo normal.
    "An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ku qendron e keqja e homoseksualizmit?

    Pyetja qe ti ngre, ne mendjen tende ka te beje me "homoseksualitetin", por ne fakt, thelbi i pyetjes qe ti ngre, ka te beje me ate pyetjen tjeter:

    - Nga e merr njeriu moralin e tij?

    Nese moralin do ta perkufizonim si "ajo qe ne njohim si te mire apo te keqe per jeten tone", atehere pyetja me adekuate do te lindte natyrshem:

    - A e pranon morali im, homoseksualizmin si dicka pozitive apo negative, ose sic e tuan ti me lart, "te mire" apo "te keqe"?

    Dhe po do te vazhdosh akoma me tej, dalim tek pyetja tjeter:

    - A jam une ne gjendje si njeri qe te zgjedh te shpik apo krijoj "moralin tim personal", apo e trashegoj kete moral nga gjetke?

    Nga pergjigjet qe ti jep, ti je nje nder ata njerez qe besojne se "njeriu eshte zot i vetvetes", qe nenkupton, se ti refuzon te marresh moralin e familjes ne te cilen je rritur, shoqerise ne te cilen je rritur, brezave te ardhur para teje, kultures njerezore te trasheguar. Ti je nder ata qe zgjedh te "krijosh moralin tend". Ne gjuhen popullore shqiptare, keta i quajne: "femije qe bejne fis me vete". Dhe kur e gjen veten perballe njerezve qe nuk zgjedhin te krijojne morale personale, por ndajne e trashegojne moralin familjar apo nga tradita e tyre e trasheguar fetare, ti e ndjen veten keq, pasi keta njerez nuk ndajne me ty moralin tend. Dhe kete ti e quan me lart "homofobi" dhe ata qe nuk mendojne si ty i quan "homofobe".

    Dhe pika tjeter qe ti prek, ashtu pa kuptuar, eshte kjo ideja qe u shitet brezit tend ne kohen qe jetojme: jeni te lire te beni gjithcka, te jetoni sic u do qejfi, duke injoruar cdo norme shoqerore e cdo moral qe mund te keni trasheguar e mesuar ne familje apo nga vete shoqeria. Perse te ndalemi vetem tek homoseksualizmi? Perse te mos e shohim edhe pedofiline si nje "zgjedhje" e njeriut qe duhet respektuar? Perse jo te mos bejme edhe te njejten gje per ata njerez qe vrasin ose vjedhin? Perse eshte dicka e keqe qe te vrasesh apo vjedhesh? Nga e ka origjinen ky "moral" i kodifikuar ne ligjet e shteteve te kohes sone?

    Ta kam shpjeguar me detaje ne nje teme tjeter se cilat jane te keqijat e homoseksualizmit, sipas moralit tim si nje njeri me besim, qe nuk zgjedh te shpik "morale personale", por trashegoj ate moral fetar qe familja ime ka trasheguar ne plot 80 breza deri ne ditet e sotme.

    Pyetja qe une do te te beja ty dhe atyre qe mendojne si ty eshte: Cfare ju shtyn te besoni se homoseksualizmi eshte dicka "e mire" per shoqerine?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-10-2013 mė 14:56

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Denata (29-10-2013)

  8. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Ku qendron e keqja e homoseksualizmit?

    Ku qendron e keqja e being straight? C'do kush ka te drejte te zgjedhi orientimin e vet. Nuk jam pro martesave te tilla ose paradave qe bejne, me duket sikur si shume promotion po i bejne lol.
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #7

    Pėr: Ku qendron e keqja e homoseksualizmit?

    Pyetja ishte per homoseksualizmin dhe nuk me dhe shume detaje per pergjigjen tende. Eshte pergjigja jote: eshte gabim se feja ime thote se eshte gabim?

    Kjo eshte pyetje etike jo metaetike. Eshte pyetje specifike per nje aksion specifik.

    'Homofob' eshte terme specifike, nuk e shpika une.

    Nga ana praktike ka shume faktore qe me kane ndikuar ne moral, shoqeria, familja, edukimi, shoqeria, leximi, predispozicioni, eksperiencat. Por kutpohet qe une jame ai qe gjykoj se c'fare eshte morale edhe nqs ideja origjinen e ka me te tjeret. Ti thjesht zgjodhe te marresh moralin e fese tende. Ti zgjodhe! Sic zgjodha une! Vetem se ti e merr kallep pa e analizuar per vete dhe te shohesh nese eshte ne vije me koshiencen (ndjenjat) tende personale.

    Nje nga principet e moralit tim kryesore eshte: Mos i bej dem te tjereve pa e merituar! Ato qe nuk bejne deme duhen lejuar. Homoseksualizmi nuk ben dem, dhe ata qe i bejne dem ketyre duhen denuar. Po kete principle e zgjodha une. Vrasja, pedofilia, vjedhja bejne dem, dhe sipas kesaj nuk duhen toleruar. Vrasja merr jete, pedofilia i shkakton deme te medha femijeve, dhe vjedhja poashtu shakkton dem. Ata qe kryejne keto veprime duhen denuar.

    Ma ke thene shume here kete punen e moralit tradicional, dhe sa here te bej pyetje i shmangesh. Shpresoj qe ti pergjigjes kesaj pyetje: ti e pranon te gjighe moralin tradicional apo zgjedh cilen pjese ta pranosh e cilen mos ta pranosh? Po njerzit qe jane rritur ne tradite tjeter duhet te ndjekin traditen e tyre apo tenden? Islamiket qe ndjekin traditen per te abuzuar Krishteret duhet ta vazhdojne ate tradite? Kush e zgjedh se cila tradite duhet ndjekur kur jane ne konflikt? Ne traditen Shqiptare grate kane qene skllever dhe prona e burrit. E ndjek ti kete tradite?

    Edhe nejhere, ti zgjedh midis moraleve tradicionale apo i merr te gjitha ashtu qysh jane?

    Homoseksualizmi nuk eshte as i mire e as i keq per shoqerine! Jane thjeshte zgjedhje personale si te besh seks me grua te gjate apo te shkurter.


    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Pyetja qe ti ngre, ne mendjen tende ka te beje me "homoseksualitetin", por ne fakt, thelbi i pyetjes qe ti ngre, ka te beje me ate pyetjen tjeter:

    - Nga e merr njeriu moralin e tij?

    Nese moralin do ta perkufizonim si "ajo qe ne njohim si te mire apo te keqe per jeten tone", atehere pyetja me adekuate do te lindte natyrshem:

    - A e pranon morali im, homoseksualizmin si dicka pozitive apo negative, ose sic e tuan ti me lart, "te mire" apo "te keqe"?

    Dhe po do te vazhdosh akoma me tej, dalim tek pyetja tjeter:

    - A jam une ne gjendje si njeri qe te zgjedh te shpik apo krijoj "moralin tim personal", apo e trashegoj kete moral nga gjetke?

    Nga pergjigjet qe ti jep, ti je nje nder ata njerez qe besojne se "njeriu eshte zot i vetvetes", qe nenkupton, se ti refuzon te marresh moralin e familjes ne te cilen je rritur, shoqerise ne te cilen je rritur, brezave te ardhur para teje, kultures njerezore te trasheguar. Ti je nder ata qe zgjedh te "krijosh moralin tend". Ne gjuhen popullore shqiptare, keta i quajne: "femije qe bejne fis me vete". Dhe kur e gjen veten perballe njerezve qe nuk zgjedhin te krijojne morale personale, por ndajne e trashegojne moralin familjar apo nga tradita e tyre e trasheguar fetare, ti e ndjen veten keq, pasi keta njerez nuk ndajne me ty moralin tend. Dhe kete ti e quan me lart "homofobi" dhe ata qe nuk mendojne si ty i quan "homofobe".

    Dhe pika tjeter qe ti prek, ashtu pa kuptuar, eshte kjo ideja qe u shitet brezit tend ne kohen qe jetojme: jeni te lire te beni gjithcka, te jetoni sic u do qejfi, duke injoruar cdo norme shoqerore e cdo moral qe mund te keni trasheguar e mesuar ne familje apo nga vete shoqeria. Perse te ndalemi vetem tek homoseksualizmi? Perse te mos e shohim edhe pedofiline si nje "zgjedhje" e njeriut qe duhet respektuar? Perse jo te mos bejme edhe te njejten gje per ata njerez qe vrasin ose vjedhin? Perse eshte dicka e keqe qe te vrasesh apo vjedhesh? Nga e ka origjinen ky "moral" i kodifikuar ne ligjet e shteteve te kohes sone?

    Ta kam shpjeguar me detaje ne nje teme tjeter se cilat jane te keqijat e homoseksualizmit, sipas moralit tim si nje njeri me besim, qe nuk zgjedh te shpik "morale personale", por trashegoj ate moral fetar qe familja ime ka trasheguar ne plot 80 breza deri ne ditet e sotme.

    Pyetja qe une do te te beja ty dhe atyre qe mendojne si ty eshte: Cfare ju shtyn te besoni se homoseksualizmi eshte dicka "e mire" per shoqerine?

    Albo
    Kush tha qe being straight eshte e keqe? Do ti ndalosh me ligj paradat edhe se te gjithe kane lirine e shprehimit? Do ta ndryshosh ligjin qe lejone lireine e shprehimit? Pse nuk i lejon martesat?

    Citim Postuar mė parė nga loneeagle Lexo Postimin
    Ku qendron e keqja e being straight? C'do kush ka te drejte te zgjedhi orientimin e vet. Nuk jam pro martesave te tilla ose paradave qe bejne, me duket sikur si shume promotion po i bejne lol.
    "An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"

  10. #8

    Pėr: Ku qendron e keqja e homoseksualizmit?

    normat ndahen ne: norma shoqerore, norma morale, norma ligjore (juridike) dhe norma religjioze. Askund nuk thuhet qe ka norma autonome, qe vet njeriu ia cakton normat apo qe mund t'i interpretoje sipas qejfit te vet. Nese po, do te vlenin vetem per ate dhe nuk do kishte kuptim si norme.
    Ne cilat nga normat hyn homoseksualizmi si norma-litet?
    Nėse dėshiron ta dish tė vėrtetėn duhet tė jesh i gatshėm ta pranosh.

  11. #9

    Pėr: Ku qendron e keqja e homoseksualizmit?

    C'fare do te thuash me 'norme'? I.e. shpjego konceptin.

    Citim Postuar mė parė nga optimus.prime Lexo Postimin
    normat ndahen ne: norma shoqerore, norma morale, norma ligjore (juridike) dhe norma religjioze. Askund nuk thuhet qe ka norma autonome, qe vet njeriu ia cakton normat apo qe mund t'i interpretoje sipas qejfit te vet. Nese po, do te vlenin vetem per ate dhe nuk do kishte kuptim si norme.
    Ne cilat nga normat hyn homoseksualizmi si norma-litet?
    "An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"

  12. #10
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Ku qendron e keqja e homoseksualizmit?

    Hof, ti thua qe fenomeni homo eshte zgjedhje apo 'difekt' I lindur ? Dua ta konfirmoj me mire. Me c'pashe thua zgjedhje. Po mire, zgjedhjet dhe gjykohen sot. E mire, e keqe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PINK : 23-10-2013 mė 16:04
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •