Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,378
    Postimet nė Bllog
    22

    Janaq Neranxi

    Njeriu i Zogut qė i shėrbeu Pinoēetit

    Nga Gladiola Bendaj

    Rrėfimi i panjohur pėr Janaq Neranxin, bregdetasin e ēuditshėm qė provoi tė gjithė punėt qė mund tė provonte njė shqiptare pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nga Oborri i Zogut, nė kampet politike shqiptare, nė drejtimin e aviacionit civil tė Kilit dhe...mik me diktatorin famėkeq Pinoēet

    Emri:  janaq-neranxi.jpg

Shikime: 622

Madhėsia:  17.5 KB

    Atė fillpranvere, plaku i urtė Janaq Neranxi, qėndronte i ulur nė verandėn e njėrės prej vilave tė tij nė Santiago tė Kilit dhe tymoste qetėsisht llullėn duke u pėrpjekur tė kontrollonte kėshtu disi emocionet qė flinin prej kaq e kaq vitesh. Sigurisht, nė tėrė kėto kohė, kishte menduar sa e sa herė se kjo ditė ndoshta nuk do tė vinte asnjėherė. Ndodhte atėherė kur, i lodhur sė fajėsuari regjimin, veten, fatin, ia linte peshėn e mallit kėtij tė fundit. Por edhe kishte shpresuar. Dhe kjo s’kish shumė kohė qė kishte ndodhur. Pak muaj. Pak muaj qė i rrokullisėn edhe njėherė para syve gjithė kėta vite shprese nė mėrgim, nė njė mėrgim pas mėrgimi. Nė fillim Italia, pastaj Kili. Megjithatė, jeta, mund tė thuhet se i kishte prirė paq. I pasur, me njė karrierė tė gjatė nė shėrbimin aviator kilian, gėzonte njė jetė qė shumė pensionistė tė kohės sė vetė do t’ia kishin zilinė, edhe pse kjo ishte jeta e tretė qė kishte pasur guximin t’ia niste nga e para. Por, siē i thoshin nė anėt e veta, e treta e vėrteta. 75 vjeē, dy herė i martuar, baba i dy vajzave, paqtonte tani mes luksit, nėn shoqėrinė e njė vajze shumė mė tė re se vetja dhe stafit tė shėrbyesve dhe rojave.
    Ishte shtator i vitit 1991. Nė Santiago pėrkonte pranverė, pranvera e tij e njėzetepestė kiliane. Andej, nė hemisferėn tjetėr tė globit, Shqipėria e tij duket se iu kishte ndėrruar faqen ditėve. Nė mendimet e kėtyre muajve tė fundit, angazhimet e tij pėr vite e vite me radhė, atje nė Itali, nė plane e projekte pėr pėrmbysjen e sistemit komunist, dukeshin gati-gati Don Kishoteske. Pesėdhjetė vjet mė pas, ata qė sot i takonte tė ishin nipėrit e tij pėr nga mosha, e kishin bėrė mė nė fund vetė kėtė pėrmbysje. Kishin dalė nė shesh dhe na kishin rrėzuar ‘qelbėsirėn e kuqe’. Ndėrsa ai ruante ende si sytė e ballit, qė nga koha kur jetonte nė Itali, njė dosje tė trashė me karta frymėzuese pėr indipendenzėn, pėr lirinė, pėr demokracinė, pėr zbarkimin dhe ēlirimin, buletine tė tėrė lajmesh nga andej e kėtej, gazeta tė kohės, si dhe studime se nga e si do tė vepronin e kush do t’i mbėshteste kėndej bregut. I kishte ruajtur me fanatizėm ato letra tė holla, tė zverdhura nga koha. Pak ditė mė vonė, do t’i dorėzonte me amanet nė duart e Nikollaqit, tė nipit, qė s’e kishte njohur kurrė. Ky vetė qe interesuar pėr tė, ndaj dhe ai, qė s’i mungonin as paratė e as pozita nė atė vend, do tė mjaftonte tė bėnte njė telefonatė, njė ftesė, dhe brenda tri ditėsh ēdo gjė do tė ishte gati. Nikollaqi, djali i tė vėllait, Mihalit, sė bashku me tė shoqen dhe njėrėn prej vajzave do t’i shkonte pėr vizitė. Pėr tė riun ortodoks qė ishte nisur nga Athina dhe greqishten e tij tė shkathėt, spanjishtja dhe katolicizmi i Janaqit (tanimė Giovanni), edhe pse vinin fiks si nga njė hemisferė tjetėr, nuk do tė ishin dhe aq problem. Xhaxhai, gėzonte njė shėndet fizik dhe mendor pėr tu pasur zili si dhe fliste njė shqipe tė pacenuar fare. Kaq do tė mjaftonte qė muhabeti t’ju ecte fjollė. Dhe, gjithēka do tė kishte qenė e pėrsosur nė kuadrin e vizitės, sikur tė mos ishte pėr ata qė ishin bėrė tashmė njerėzit mė tė afėrt tė Giovannit. Nė perceptimin e tij, klima aty dukej jo dhe aq komforte... “Sigurisht, ishte e lehtė tė kuptoje qė ai ishte aty njė njeri i pushtetshėm, me shumė njerėz rreth vetes. Mjaftonte tė shikoje se ku e si jetonte. Nga fotot e vendosura nėpėr sallon kuptoje menjėherė se kishte pasur tė bėnte me njerėz me pozitė dhe kishte bėrė njė karrierė tė mirėfilltė. Mė vonė, gjatė bisedave, teksa nisi tė mė tregonte mė shumė pėr veten, mėsova se kishte punuar pėr njė kohė shumė tė gjatė nė shėrbimin ajror tė Kilit, duke u rritur nė detyra e grada”, tregon Neranxi. Por nuk kishte qenė veē kaq ajo qė do t’i bėnte pėrshtypje tė nipit nė vizitėn e vetme qė i pat bėrė nė ēerdhen latine tė tė ungjit. Ai pretendon se pas disa vitesh shėrbimi Janaqi, ose Giovanni, ishte emėruar Drejtor i Pėrgjithshėm i Aviacionit Civil dhe fill pas kėsaj, nė vitin 1973, me ardhjen nė pushtet tė Pinoēetit, ishte bėrė edhe njė nga njerėzit mė tė afėrt tė stafit tė tij nė qeverinė diktatoriale tė asaj kohe. E thėnė nga vet i ungji, por e faktuar kjo edhe nga pėrkujdesja e njerėzve qė i qėndronin pranė, tė cilėt ishin pothuaj tė gjithė tė pėrfshirė nė njė rreth vicioz, qė dashur padashur i patėn lėnė Nikollaqit njė shije mė tepėr se jo tė mirė. Nė kėtė pikė, ca nga ambienti e ca nga rrethanat e krijuara atypėraty, ai tregon se u largua prej andej pa e zgjatur aq sa e kishte menduar kėtė vizitė. Por edhe pse “pranvera kiliane” e Nikollaqit nuk ishte fort komode, ajo mbeti gjithsesi mbresėlėnėse. Ai e dinte fort mirė se nuk do tė kthehej mė aty. Dhe kėshtu ndodhi.

    VIZITA e nipit
    Nikollaq Neranzi, ish-deputet dhe biznesmeni i njohur i ditėve tė sotme, ishte ndėr tė vetmit e fisit tė tij qė duket se menjėherė pas rrėzimit tė sistemit u interesua tė binte nė gjurmė tė xhaxhait qė kishte emigruar dikur drejt Italisė. Me tė vetėn, dhe me aq sa kishte mėsuar nga familjarėt, ai kishte mbetur tek Italia. Zbulimi se Janaqi jetonte tashmė nė Kili, dhe ftesa e tij pėr tė shkuar atje ishte pėr tė njė aventurė qysh prej fillimit. “Nga sa mė kishin treguar xhaxhai tjetėr, Thomai dhe nga sa kisha arritur tė mėsoja vetė, Janaqi, pas largimit nga Shqipėria drejt Italisė ishte bashkuar atje me rrethet e partive tė vogla tė shqiptarėve tė arratisur qė kėrkonin tė rrėzonin regjimin komunist, qė ata, nėn njė emėrues tė pėrbashkėt e quanin regjimi i rusėve. Sepse me mbėshtetjen e Perėndimorėve, pretendohej qė plani i tyre tė rrėzonte kėtė regjim nė tė gjithė Evropėn Lindore. Familjet tona ishin pėrndjekur pėr arratinė e tij si “kėlysh i Zogut”, “ballist”, “armik i popullit” etj., etj. Por dija edhe qė atje ishte shkolluar pėr pilot, dhe kishte filluar punė tek Alitalia dhe pastaj kish shėrbyer edhe nė forcat ajrore pėr shumė vite”, tregon Nikollaqi. Me kėto tė dhėna, pasi kishte filluar tė shkonte lirshėm nė Greqi, si tė gjithė himarjotėt e tjerė, qysh nė fillim tė vitit 1991, ai filloi tė interesohej pėr tė ungjin nėpėrmjet zyrave tė Alitalia-s nė Athinė. “Kur pyeta, mė thanė qė po, kishte shėrbyer pėr shumė vjet nė kėtė kompani ajrore, me fluturimet ndėrkombėtare tė saj. Por pastaj ishte zhvendosur nė Kili, ku e kishin ftuar tė punonte atje, pas hapjes sė aeroportit civil”, tregon sot, mė shumė se njėzet vjet mė vonė ish deputeti Neranxi. Sipas tij, gjatė kohės qė Janaqi ushtronte detyrėn e pilotit, kishte ndodhur edhe katastrofa e 22 majit tė 1960-ės nė Valvida, e cila i kaloi historisė si “tėrmeti i madh kilian” (magnituda 9.5) dhe mė intensivi i regjistruar deri mė sot nė botė. Tsunami i provokuar shkaktoi dallgė 25 metėr tė larta, forca e tė cilave shkoi deri nė lokalitetet e tjera tė Oqeanit Paqėsor, si Haiti dhe arkipelagu japonez. Sipas asaj qė tregon Nikollaq Neranxi, i ungji, Janaqi, atėherė pilot nė krye tė detyrės, ka ndihmuar nė rehabilitimin e pasojave tė kėsaj katastrofe qė shkaktoi 3 mijė viktima dhe 2 milion tė pastrehė. Pas kėsaj, Janaqi u shpall “Qytetar Nderi” nė vitin 1967. Dhe qysh prej kėtu, duket se nisi era e mirė e karrierės. Drejtor i Aviacionit Civil dhe pastaj njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė nė stafin e Pinoēetit. Tė paktėn kjo ėshtė ajo qė Janaqi i tregoi Nikollaqit gjatė asaj vizite tė tij tė shkurtėr nė shtatorin e pranverės kiliane tė vitit 1991.
    Nė fakt, nėse provon tė kėrkosh nė internet, nuk tė del pothuajse asgjė lidhur me kėto fakte. Kjo, sipas Nikollaqit, sepse i ungji, andej, pat ndėrruar emėr. Gjatė kėtyre mė shumė se njėzet viteve qė pasuan, nė fakt, ai jo vetėm qė nuk ka reshtur asnjėherė sė besuari nė kėtė aventurė mėrgimtare tė xhaxhait tė tij, por ėshtė interesuar gjatė gjithė kohės tė zbulojė mė shumė rreth jetės sė kėtij njeriu. Prej tij ka ende atė dosjen e trashė me fletė tė zverdhura planesh e traktesh tė agjenturave tė matanė detit tė asaj kohe. Njė trill qė duket se e intrigon jo pak, megjithatė, ai ka zgjedhur tė plotėsojė tė gjitha pjesėzat e kėtij ‘puzzle’, pėrpara se tė nxjerrė nė dritė ndoshta njė biografi tė plotė tė njeriut qė besohet se pati guximin tė katapultohej nė kohė nga oborri i mbretit Zog, nė stafin e diktatorit kilian Pinoēeti.
    Por, pėrveē asaj qė beson dhe dokumenton Nikollaq Neranxi, vijnė tė copėtuara edhe copėza dėshmish e kujtimesh tė Thoma Neranxit, tė vėllait tė Nikollaqit dhe Artos, vajzės qė Janaqi e pa vetėm njėherė, foshnje.

    Aq sa mund tė thuhet, nga dėshmitė
    Janaq Neranxi lindi nė Spile tė Himarės mė 12 prill 1917. Pas ndjekjes sė shkollės shqipe nė Himarė, ai shkoi nė Romė ku ndoqi shkollėn katolike atje. Tė afėrmit kujtojnė se pas kthimit nga Roma ai filloi punė nė bankėn italiane nė Gjirokastėr dhe pastaj u emėrua nė Tiranė, ku u bė pjesė edhe e stafit tė nėpunėsve tė mbretit Zog. Pas ikjes sė Zogut nga Shqipėria, ai duhet tė ketė qenė ndėr tė fundit nėpunės tė tij qė mori vendimin e pakthyeshėm pėr tu larguar nga vendi drejt Italisė fqinje. Asokohe punonte nė “Banca di Napoli”, filiali i Tiranės, dhe rrugėn e Italisė e kishte bėrė me dhjetėra herė. E njihte mirė vendin qė do ta priste. Ishin vitet 1941-1942. Njėzetepesė vjeē, i sapomartuar me Zoicėn, vajzėn e njė tregtari tė pasur nga Himara, shumė shpejt do tė bėhej babai i njė vajze, Artos, e cila nuk do ta njihte dot tė atin, edhe pse gjithė jetėn emri i tij do ta pėrndiqte nė persekutimet qė do t’i bėheshin edhe nė brezat mė pas...

    Artņ, e bija
    “Nėna mė tregonte se atėherė ata jetonin nė Tiranė, nė njė shtėpi shumė tė mirė. Mamaja kishte ardhur pėr ca ditė nė Himraė, kur im at vendosi tė ikte nė Itali, pėr punė. I pat thėnė se do tė kthehej...ajo ishte shtatzėnė nė mua atėherė... Dhe erdhi. Unė atėherė isha 2 muajshe, e lindur. Ishin takuar nė Gjirokastėr....babai i kish thėnė se do shkonte deri nė Athinė e pastaj do kthehej ta merrte. Nėna vdiq duke besuar se ai nuk erdhi asnjėherė, e s’u kujtua mė pėr ne... por, nė shtrat tė vdekjes, ime gjyshe, mė ka thėnė se qe ajo qė e kishte kthyer mbrapsht shoferin me taksinė qė babai kishte dėrguar pėr tė na marrė, bashkė me njė letėr pėr nėnėn qė ajo tė besonte tek njeriu qė do na shpinte dhe me njė unazė brenda. Gjyshja nuk donte qė ne tė iknim nė Itali... Babai vdiq duke besuar se nėna nuk e mbėshteti. Ishin tė dy fatkeqė... Por mė fatkeqja isha unė, qė mė persekutuan tėrė jetėn. Fėmijėve s’m’u dhanė shkollė, se ishin nipėrit e tė arratisurit, edhe pse unė s’e njoha kurrė. Ah, sa shumė e kam pritur tė vinte. Njė ditė pastaj u helmova nga dėshpėrimi, mė vdiq vajza, dhe grisa gjithė fotografitė e ē’kisha kujtime prej tij, sikur tė kishte mbetur aty tersi... Tani pres vetėm vdekjen, tė vijė e tė mė marrė...”, tregon Arto dhe pėr pak e kap ngashėrimi. Ajo jeton akoma nė Himarėn ku lindi dhe shumė vonė e ka marrė vesh se ka edhe njė motėr nga babai, Marian.

    Revista Java
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 14-01-2013 mė 13:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •