Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali me Interpolin: Drejtori i Policisë Artan Didi jep dorëheqjen

    Ore mustaqe, po mire qe do te na vish ne Amerike, po ate vilen qe po nderton andej nga anes detit, kujt do t'ia lesh? Shoku Koco do kujdeset per te? Ne te zgjodhem si djale trim e te zgjuar po ti na dole spiun e tradhetar, na e tradhetove Qeverine e Rilindjes ne oret me te veshtira!

    Turp te kesh!
    Albo

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali me Interpolin: Drejtori i Policisë Artan Didi jep dorëheqjen

    Bajraktari: Nuk e fsheha kërkesën për Mark Frrokun. Didi: U njoftova më 27 mars

    Versionet e ish-kryepolicit dhe ish-kreut të Interpolit për ekstradimin e deputetit pukjan gjatë ballafaqimit ditën e djeshme në prokurori

    Bajraktari – Artan Bajraktari tha dje për gazetën se “nuk ekziston fjala fshehje për këtë rast, sepse unë nuk kam fshehur asgjë”

    Ikja e Didit – Ish-kryepolici kur u dorëhoq tha: “Largohem, sepse nuk arrita ta parandaloja dot fshehjen e kërkesës për ekstradimin e Frrokut”

    Sekuestrimet – Grupi hetimor i njësisë Task-Forcë ka sekuestruar disa praktika tek Interpoli për çështjen “Frroku”, si email-e etj.

    Mariglen Mullai

    Emri:  Artan-Didi1.jpg

Shikime: 246

Madhësia:  57.6 KB

    Ballafaqimi në prokurori i dy ish-shefave të policisë kishte në fokus deputetin e kërkuar për vrasje. Për Mark Frrokun, ish-kryepolici shqiptar tha se më 27 mars kishte mësuar se Belgjika e kërkonte për vrasjen e Aleksandër Kurtit. Kurse ish-numri 1 i Interpol Tiranës thotë se në fillim të janarit të këtij viti, ky informacion u përcoll në sistem dhe më tej lajmëroi eprorin me telefon. Pra, “lojën” e pasqyron fraza “më tha, s’më tha” dhe këto pretendime dëgjuan për një orë e gjysmë mesditën e djeshme prokurorët e Tiranës, kur i kishin përballë Artan Didin dhe Artan Bajraktarin. U fsheh apo nuk u fsheh kërkesa e Interpol Brukselit për ekstradimin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Mark Frroku, ish-kreun kristiandemokrat, i cili akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999? Kësaj pyetjeje u përpoqën t’i japin përgjigje ekspertët e organit të akuzës kryeqytetase. Kjo çështje madje i kushtoi vendin e punës Didit, i cili kishte ardhur nga SHBA-ja, për t’u bërë drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Me dhjetëra akuza ranë mbi shpinën e tij në rreth dy vjet drejtim, por ajo e fundit duket se ishte e “papërballueshme” për të. Në letrën e dorëheqjes Didi deklaroi: “Largohem, sepse nuk arrita ta parandaloja dot fshehjen e kërkesës për ekstradimin e Frrokut”. Mirëpo akuza ndaj Artan Bajraktarit u rrëzua poshtë në më pak se 24 orë, nga Gjykata e Tiranës, e cila e cilësoi arrestin e tij si të pabazuar në prova.

    Artan Bajraktari

    Ish-shefi i Interpol Tiranës, në një komunikim telefonik konfirmoi dje për gazetën “Shqip” se u kishte qëndruar të gjitha deklarimeve të mëparshme. “U thashë prokurorëve të vërtetën. Nuk ekziston fjala fshehje për këtë rast, sepse unë nuk kam fshehur asgjë”, tha Bajraktari. Më tej, ai shtoi se u kishte ripërsëritur prokurorëve deklarimet e mëparshme, të cilave u qëndronte ende. Ndërkaq, pasi doli nga prokuroria, Bajraktari tha se kjo çështje do të zgjidhet në gjykatë. Për sa i përket versionit të Bajraktarit, ai ka deklaruar më herët në prokurori se e kishte njoftuar eprorin e tij. Urdhri për arrestimin e deputetit Frroku ishte lëshuar në dhjetor të vitit 2014 dhe në fillim të muajit janar, të dhënat për deputetin shqiptar janë regjistruar në sistem. Grupi hetimor i njësisë Task-Forcë ka sekuestruar disa praktika tek Interpoli për çështjen “Frroku”, për sa u përket informimit ose jo të Ministrisë së Drejtësisë apo edhe Prokurorisë së Përgjithshme. Gjatë hetimeve të deritanishme mësohet se specialistja Loreta Alla ia ka hedhur fajin eprorit të saj, Artan Bajraktari, i cili i ka kërkuar të mbajë pezull praktikën. Akuza thotë se ka sekuestruar disa email-e që Interpol Brukseli ia kishte nisur Interpol Tiranës, ku dy kanë qenë në muajin janar të këtij viti dhe i fundit në muajin mars, kur dhe Interpoli ia dërgoi kërkesën prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Nga hetimet po zbardhen komunikimet e të dyve, në rrugë shkresore, elektronike apo edhe verbale. Loreta Alla, ish-specialistja e Interpolit, ka pohuar se ka informuar Bajraktarin, ndërsa ky i fundit ka pretenduar se në ato kohë ka qenë pushim dhe ka shënuar në dosjen e Frrokut “të veprohet”. Më herët, në një tjetër komunikim telefonik, Bajraktari ka deklaruar për gazetën se “nuk dëshiroj të shtoj gjë tjetër për këtë çështje, por dua t’ju them se arrestimi im ishte një veprim emocional dhe i kryer me shpejtësi. Tek unë, arrestimi ka efekt sa dy kokrriza rëre”.

    Artan Didi

    I pari që la dje ambientet e organit të akuzës ishte ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Didi. Në dalje, ai deklaroi se me urdhërarrestin është njohur më datë 27 mars, duke i qëndruar kështu versionit të tij të deklaruar dhe më parë për hetuesit. “Ballafaqimi është procedurë e prokurorisë. Unë, më 27 mars, u njoftova për urdhërarrestin dhe po atë ditë ia përcolla këtë informacion prokurorisë. Nuk besoj se është e nevojshme të paraqitem më”, tha Didi, pasi doli nga Prokuroria e Tiranës. Momentalisht, ish-kryepolici shqiptar po qëndron në Tiranë, ndërsa ende nuk dihet nëse me mbarimin e këtij procesi gjyqësor ai do t’i bashkohet familjes, e cila jeton në SHBA apo do të vijojë punën si oficer karriere në strukturën e Policisë së Shtetit.

    Shqip

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali me Interpolin: Drejtori i Policisë Artan Didi jep dorëheqjen

    “Frroku”, Artan Bajraktari drejt rikthimit në detyrë

    Punonjësit

    Loreta Alla

    Specialiste në Interpol Tirana, e cila hetohej për fshehjen e urdhërarrestit të Mark Frrokut, dje është kthyer në të njëjtin post, ku ishte para arrestimit

    Artan Bajraktari

    Ish-shefi i sektorit të Interpolit, mbi të cilin rëndonte e njëjta akuzë, pritet që të marrë një post drejtues në fund të gushtit ose fillimshtator

    Emri:  Artan-Bajraktari-1.jpg

Shikime: 233

Madhësia:  39.2 KB

    Pas pushimit të hetimeve, rikthehet në policia specialistja Loreta Alla. Kronologjia e përplasjeve

    Gjashtë ditë pasi Prokuroria e Tiranës pushoi hetimet ndaj dy zyrtarëve të Interpol Tiranës, një prej tyre i është kthyer punës, ndërsa tjetri do të rikthehet muajin tjetër ose në shtator. Më konkretisht, Loreta Alla, specialiste në Interpol Tirana, e cila hetohej për fshehjen e urdhër-arrestit të Mark Frrokut, dje është kthyer në të njëjtin post, ku ishte para arrestimit. Ndërsa ish-shefi i sektorit të Interpolit, Artan Bajraktari, mbi të cilin rëndonte e njëjta akuzë, pritet që të marrë një post drejtues në fund të gushtit ose fillimshtator. Më 24 korrik, akuza kryeqytetase pushoi hetimet ndaj tyre, me argumentin se ka pasur vetëm shkelje administrative për sa i përket ekstradimit të Mark Frrokut, i cili akuzohet për vrasje në Belgjikë. Pak muaj më parë, në një aksion-blic, pas mesnatës, Alla dhe Bajraktari u vunë në pranga nga Kontrolli i Brendshëm i policisë, porse pa u mbushur 24 orë nga arresti, Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e menjëhershëm të tyre. Pa kaluar shumë orë nga këto zhvillime të vrullshme, në mënyrë të befasishme dha dorëheqjen ish-kryepolici Artan Didi. Ky i fundit tha se nuk kishte arritur ta parandalonte fshehjen e kërkesës për ekstradim të Frrokut, ndaj largohej nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit. Nga ana e tij, pasi u lirua Bajraktari i tha gazetës “Shqip” se arrestimi i tij ishte veprim emocional. Më tej, nga dëshmitë e këtyre ditëve të Bajraktarit në prokurori, mësohet se ai është shprehur se organi i akuzës, edhe pse pushoi hetimet ndaj tij, duhet të vijojë kërkimet për të gjetur fajtorin rreth kësaj çështjeje. Kurse Didi, me një transferim si oficer kontakti në SHBA, duket se u është larguar këtyre hetimeve. Në argumentimin e prokurorisë thuhej se veprimet e Allës dhe Bajraktarit bien në kundërshtim me një nen të marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale. Interpoli, kur merr një urdhër-ndërkombëtar arresti, nga një shtet i huaj, brenda pesë ditëve duhet t’ia përcjellë Ministrisë së Drejtësisë. Nga hetimi rezultoi se kjo vonesë në përcjelljen e praktikës së organeve kompetente nuk është bërë me dashje nga dy punonjësit e Interpol Tiranës, por për një shkak objektiv që kishte të bënte me verifikimin e dy email-eve, të datës 8 janar 2015 dhe 23 janar 2015, në sistemin e brendshëm dhe komunikimit me qendrën e Interpolit në Lion të Francës. Meqenëse ky verifikim kërkonte kohë, praktika është bërë e mundur të përcillet disa ditë (katër ditë) jashtë afatit ligjor, pikërisht me datë 27 mars 2015, një ditë pas dhënies së autorizimit për arrestimin nga Kuvendi i Shqipërisë për deputetin Mark Frroku, i dyshuar për vepra penale të kryera brenda territorit shqiptar. Gjithashtu, si rezultat i këtij mosveprimi në afatin ligjor, dy personat nën hetim nuk kanë pasur për qëllim të favorizojnë interesat personale apo të të tretëve, por prioritet ka qenë saktësimi i informacionit të përcjellë nga Interpol Brukseli drejt Interpol Tiranës. Siç rezulton, veprimet e mosveprimet e personave nën hetim, Loreta Alla e Artan Bajraktari janë kryer në shkelje të dispozitave ligjore të shpërmendura, pra përbëjnë shkelje të ligjit, por duke pasur parasysh natyrën e shkeljes të evidentuar më lart, organi i akuzës arrin në konkluzionin se kjo shkelje me karakter administrativ.

    Shqip

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali me Interpolin: Drejtori i Policisë Artan Didi jep dorëheqjen

    Bajraktari “rindez luftën” me Didin

    Ish-kreu i Interpolit: Të rihetohet e vërteta e arrestimit për Frrokun

    Mariglen Mullai

    Teksa pret të rikthehet në Policinë e Shtetit, Artan Bajraktari që më parë mbante postin e kreut të Interpol Tiranës, kërkon të rihapen hetimet për të vërtetuar nëse kishte apo jo faj, në fshehjen e kërkesës për ekstradimin e Mark Frrokut. Prokuroria e Tiranës, në fund të korrikut të këtij viti, i kishte mbyllur hetimet ndaj tij, duke i gjetur vetëm shkelje administrative, por duket se arrestimi në mes të natës nuk do të kalojë aq lehtë për Bajraktarin. Me kërkesë të tij, seanca do të mbahet më 4 shtator në Gjykatën e Tiranës, në drejtimin e gjykatësit Bujar Krasniqi. Thelbi i kërkesës së Bajraktarit është rihapja e hetimeve, duke kundërshtuar vendimin e prokurorisë, e cila i mbylli. Loreta Alla, specialiste në Interpol Tirana, e cila hetohej për fshehjen e urdhërarrestit të Mark Frrokut, në fund të korrikut është kthyer në të njëjtin post, ku ishte para arrestimit. Ndërsa ish-shefi i sektorit të Interpolit, Artan Bajraktari, mbi të cilin rëndonte e njëjta akuzë, pritet që të marrë një post drejtues në fillim të shtatorit. Më 24 korrik, akuza kryeqytetase pushoi hetimet ndaj tyre, me argumentin se ka pasur vetëm shkelje administrative për sa i përket ekstradimit të Mark Frrokut, i cili akuzohet për vrasje në Belgjikë.

    Përplasja me Didin

    Pak muaj më parë, në një aksion blic, pas mesnatës, Alla dhe Bajraktari u vunë në pranga nga Kontrolli i Brendshëm i Policisë, porse pa u mbushur 24 orë nga arresti, Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e menjëhershëm të tyre. Pa kaluar shumë orë nga këto zhvillime të vrullshme, në mënyrë të befasishme dha dorëheqjen ish-kryepolici Artan Didi. Ky i fundit tha se nuk kishte arritur ta parandalonte fshehjen e kërkesës për ekstradim të Frrokut, ndaj largohej nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit. Nga ana e tij, pasi u lirua, Bajraktari i tha gazetës “Shqip” se arrestimi i tij ishte veprim emocional. Më tej, nga dëshmitë e këtyre ditëve të Bajraktarit në prokurori, mësohet se ai është shprehur se organi i akuzës, edhe pse pushoi hetimet ndaj tij, duhet të vijojë kërkimet për të gjetur fajtorin rreth kësaj çështjeje. Kurse Didi, me një transferim si oficer kontakti në SHBA, duket se u është larguar këtyre hetimeve. Në argumentimin e prokurorisë thuhej se veprimet e Allës dhe Bajraktarit bien në kundërshtim me një nen të marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale. Interpoli, kur merr një urdhër-ndërkombëtar arresti, nga një shtet i huaj, brenda pesë ditëve duhet t’ia përcjellë Ministrisë së Drejtësisë. Nga hetimi rezultoi se kjo vonesë në përcjelljen e praktikës së organeve kompetente nuk është bërë me dashje nga dy punonjësit e Interpol Tiranës, por për një shkak objektiv që kishte të bënte me verifikimin e dy email-eve, të datës 8 janar 2015 dhe 23 janar 2015, në sistemin e brendshëm dhe komunikimit me qendrën e Interpolit në Lion të Francës. Meqenëse ky verifikim kërkonte kohë, praktika është bërë e mundur të përcillet disa ditë (katër ditë) jashtë afatit ligjor, pikërisht me datë 27 mars 2015, një ditë pas dhënies së autorizimit për arrestimin nga Kuvendi i Shqipërisë për deputetin Mark Frroku, i dyshuar për vepra penale të kryera brenda territorit shqiptar. Gjithashtu, si rezultat i këtij mosveprimi, në afatin ligjor, dy personat nën hetim nuk kanë pasur për qëllim të favorizojnë interesat personale apo të të tretëve, por prioritet ka qenë saktësimi i informacionit të përcjellë nga Interpol Brukseli drejt Interpol Tiranës. Siç rezulton, veprimet e mosveprimet e personave nën hetim, Loreta Alla e Artan Bajraktari, janë kryer në shkelje të dispozitave ligjore të shpërmendura, pra përbëjnë shkelje të ligjit, por duke pasur parasysh natyrën e shkeljes të evidentuar më lart, organi i akuzës arrin në konkluzionin se kjo shkelje është me karakter administrativ.

    Shqip

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish kreu i Interpolit: Prokuroria të mos mbylli hetimet por të hetojë Artan Didi

    U shpall i pafajshëm, Rikthehet në krye Interpol-it Artan Bajraktari, u akuzua për fshehjen e urdhër-arrestit të Mark Frrokut



    Pas gati 5 muaj nga arrestimi dhe akuzat, është rikthyer në detyrë shefi i Interpolit Artan Bajraktari. Ky i fundit u pezullua nga detyra pasi akuzohej se kishte fshehur kërkesën e autoriteteve belge për arrestimin e Mark Frrokut.
    Rikthimi i tij në detyrë vjen pasi gjykata e shpalli Bajraktarin të pafajshëm.
    Bajraktari u pezullua nga detyra me firmë të Drejtorit të Policisë në atë periudhë Artan Didi, i cili e quan shkelje të procedurave ligjore të specialistit të Interpolit dhe shefit të këtij sektori.
    Më 22 korrik Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për Bajraktarin i cili ishte në hetim për fshehje të kërkesës së Interpolit belg për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Sipas prokurorisë “nuk ka vepër penale”.
    Largimi i Artan Bajraktarit nga detyra me kete akuzë, detyroi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Artan Didi të japë dorëheqjen.

    ORA NEWS

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali me Interpolin: Drejtori i Policisë Artan Didi jep dorëheqjen

    Gjyqi, Bajraktari s’ heq dorë, kërkon të zbulojë kush fshehu urdhërarrestin për Mark Frrokun

    Emri:  bajraktari-655x356.jpg

Shikime: 253

Madhësia:  18.0 KB

    Artan Bajraktari pasi ka rimarrë postin e shefit të Interpol-Tiranës kërkon vazhdimin e hetimeve që të zbulohet se kush është përgjegjës për fshehjen e urdhër-arrestit për deputetin Mark Frroku.
    Shefi i Interpol Tiranës ka qënë i pranishëm në seancën e sotme e cila është shtyrë për shkak se mungoi prokurori i cështjes.
    Artan Bajraktari nuk ka pranuar të japë ndonjë deklaratë për median por mësohet se në kërkesën e drejtuar trupit gjykues ka kërkuar shfuqizim të urdhrit të Prokurorit për pushim të cështjes që u ngrit ndaj tij.
    Shefi i Interpol-Tiranës kërkon që hetimet të nisin nga e para për ti shkuar deri në fund cështjes për fshehjen e urdhër-arrestit për Mark Frrokun.
    Artan Bajraktari u rikthyer në detyrë 5 muaj pasi u arrestua dhe u vu nën akuzë. Rikthimi në detyrë erdhi pasi Prokuroria kërkoi pushimin e cështjes dhe gjykata e shpalli të pafajshëm atë.
    Bajraktari u pezullua nga detyra me firmë të Drejtorit të Policisë në atë periudhë Artan Didi, i cili pak kohë më vonë u detyrua të japë dorëheqjen duke deklaruar se ndjente përgjegjësi morale për fshehjen e urdhër-arrestit për deputetin Mark Frroku.

    ORA NEWS

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali me Interpolin: Drejtori i Policisë Artan Didi jep dorëheqjen

    Bajraktari na u kthye ne detyre e na doli i pafajshem.

    Mustaqe gjirokastriti na dha doreheqjen e na erdhi si polic ambasade ne Washington.

    Ta kete fshehur mustaqja valle urdher-arrestin?

    Se mos na e merr vesh ai ambasadori amerikan ne Tirane, dhe na e nxjerrin edhe mustaqen si person te padeshiruar si shokun Ruci.

    Mire na gjen ne socialistat! Na e mbushi i biri i Kristaqit partine e kuvendin me kriminele e trafikante!

    Albo

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •