Si tha Albo i vuri Saliu perpara
Normalisht nuk ka se si te kuptohet ndryshe akti i Didit nga ata qe jane mesuar te shikojne njerezit te vrasin e presin per te mos lene pushtetin.
Akt fisnik pergjegjesie dhe tregues i qarte i ndryshimit rrenjesor. Kemi kaluar ne 2 vjet nga nje polici qe nuk zbatonte as urdher arrestet ne nje polici qe merr pergjegjesi te plote per gjithcka ndodh.
Sa per Berishen perballja e pare me prokurorine eshte per shpifje dhe me pas do te vijne te tjerat me rradhe.
Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU
Berisha: Cubin Didi e hengri krimi i pushtetareve
Dorëheqjen e Didit, Berisha e quan shkarkim që u bë për të larë duart me krimin e fshehjes nga Edi Rama per tre muaj te kerkeses se autoriteteve belge per ekstradimin e Mark Frrokut per vrasje.
Sipas Berishës, Bajraktari ka deklaruar në momentin e arrestimit se i kishte vënë në dijeni Didin dhe Tahirin, por ata e kishin porositur që ta mbante të fshehtë.
Ish-kryeministri Berisha shkruan se marrdhëniet mes Didit dhe Tahirit nuk kanë qenë të mira. Berisha deklaron se Didi ka denoncuar Tahirin te ndërkombëtarët për lidhjet me Shullazin.
Postimi i Berishës në FB
Cubin Didi e hengri krimi i pushtetareve! Larje hesapesh midis balozeve te krimit ne krye te pushtetit!!
Te dashur miq, sot keshilli i vraseve largoi dhe flaku si limon te shtrydhur, vrasesin, cubin mercenar qe rrenoi Policine e Shtetit, Artan Didi. Shkarkimi i tij u be per te lare duart me krimin e fshehjes nga Edi Rama per tre muaj te kerkeses se autoriteteve belge per ekstradimin e Mark Frrokut per vrasje. Pra ky shkarkim eshte thjesht nje larje hesapesh midis kockave mafioze te pushtetit te krimit.
Burime te informuara njoftojne se Artan Bajraktari, ne momentin e arrestimit ka deklaruar se ai kishte njoftuar per kerkesen belge jo vetem Didin por dhe vet Tahirin, nga te cilet ishte porositur ta mbante aty e te mos kthente pergjigje.
Marredheniet e Didit me Tahirin ishin prej kohesh ne thike e ne pike! Thuhet se Didi kishte denoncuar tek te huajt lidhjen e Tahirit me Shullazin, perdorimin e droges nga ana e tij si dhe aksionet e tij ne lojrat e fatit, etj. Kurse Tahiri mbante peng Didin me nje transferte 500 mije eurosh te tij ne nje vend mik si dhe disa emerime ne Polici. Boset e pushtetit te krimit po hane njeri tjetrin!! sb
ORA NEWS
Basha: Rama, qesharak me kërcënimet ndaj opozitës. Fshehja e kërkesës për Frrokun, minë ndaj shtetit
Kreu i opozitës dhe Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se kryeministri Rama po bëhet qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës, “pas skandalit të paprecedent ku është zhytur këmbë e duar me fshehjen e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij”. Basha përmes një statusi në Facebook akuzon Ramën se kriminalizimi është vepra e vetme e tij, “njeriut që përzgjodhi vetë me dorën e tij miqtë e tij të punëve të pisëta e me të shkuar kriminale që i kishte në krah deri dje”.
Statusi i Bashës në Facebook
Ja postimi i Bashës në Facebook:
Kryeministri i kriminalizimit kërkon të bëhet patjetër qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës, pas skandalit të paprecedent ku është zhytur këmbë e duar me fshehjen e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij.
Skandali që ka ndodhur është një minë në themelet e policisë, të drejtësisë dhe të shtetit. Ky realitet nuk do syze për t’u parë.
Kriminalizimi është vepra e vetme e Edi Ramës, njeriut që përzgjodhi vetë me dorën e tij miqtë e tij të punëve të pisëta e me të shkuar kriminale që i kishte në krah deri dje. Miq për kokë , që i përdori për të ardhur në pushtet, dhe ndau me ta pushtet deri kur përplasja e madhe për hesape e pazare doli jashtë fisit. Më tej, i përdori dhe për të mbyllur procesin ndaj ortakut të tij. Rrugët e tre shokëve nuk u ndanë për asnjë parim apo moral. Rrugët e tre shokëve u ndanë vetëm se ligjësitë e mafias janë të këtilla. Padrino të flak në fund për të mbajtur karrigen e tij.
Panorama
Akuzat për çështjen “Frroku”, Rama: Kallzim penal PD-së për shpifje
Kreu i qeverise, Edi Rama ka njoftuar se do te beje nje tjeter kallzim penal per shpifje nga ana e PD-se, kete radhe per ceshtjen “Frroku” per te cilen opozita e akuzon se ka fshehur kerkesen e Interpol Brukselit per arrestimin e deputetit kristiandemokrat.
Postimi Rames ne FB
“Nje tjeter kallzim do te niset nje ore e me pare drejt Prokurorise se Pergjithshme dhe Gjykates se Larte, per pershkallezimin e aktivitetit kriminal te shpifjes nga ana e Shqupit. Perseri do te duhet te faktojne bazen e jashtenxjerrjeve te tyre te dites perpara gjykates dhe nese kane nje prove te vetme, jam une qe do te pergjigjem perpara ligjit. Por nese perseri do te dalin si qyqare para trupit gjykues e do te perserisin avazin e tyre banal se shpifja eshte e drejte e njeriut dhe ata nuk mbajne pergjegjesi per ate qe thone, atehere jane ata qe duhet te ndeshkohen sipas ligjit. Ky aktivitet kriminal qe zhvillohet perdite nga Shqupi me shpifje ekstreme ne mungese te çdo vizioni, ideje dhe lidershipi, duhet gjykuar jo vetem me fuqine e votes po edhe me forcen e ligjit”- shkruan Rama ne FB.
Panorama
PD: Tahiri të dorëhiqet, në dijeni për kërkesën e Belgjikës për Frrokun
Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas zbulimit të skandalit se shefi i Interpol Tirana ka mbajtur të fshehtë kërkesën e Belgjikës për arrestimin e deputetit Mark Frroku.
“Numëruesi i parë në zgjedhjet e 23 qershorit, tregoi sot se është gati të bëjë gjithçka për të marrë në mbrojtje shefat e tij, Saimir Tahiri dhe Edi Rama, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për një prej skandaleve më të mëdha të policisë, që është fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Frroku.
Por kjo është një përpjekje e dëshpëruar. Gjithkush e di, çdo qytetar i vendit e di mirë, se për kërkesën e Interpol Brukselit, ka pasur dijeni Ministri i Brendshëm, ka pasur dijeni Kryeministri. Atyre madje u ka leverdisur kjo kërkesë dhe e kanë shfrytëzuar për të kapur dëshmitarin kyç Mark Frroku, për ta përdorur sipas interesit të tyre në procesin hetimor ndaj Ilir Metës, i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve.
Fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit, nuk mund të bëhej pa urdhërin e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Ata janë përgjegjësit e vërtetë, autorët e vërtetë të këtij akti të rëndë në kundërshtim me ligjin…I pari që duhet të japë dorëheqjen sot, është Saimir Tahiri”, tha deputeti Edmond Spaho në një deklaratë për mediat.
Spaho tha se ky skandal i padëgjuar më parë ka dëmtuar Policinë, Shtetin, demokracinë dhe imazhin e vendit tonë.
PD ka ka kërkuar transparencë të plotë të ngjarjes.
“Vetëm një transparencë e plotë, dhe një llogaridhënie e plotë, dhe një përgjegjësi e plotë e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, është përgjigja e duhur ndaj kësaj situate të paprecedent”, tha Spaho.
Panorama
Marrëdhëniet e acaruara me Ministrin Tahiri. Ish-Kreu i Policisë Didi nuk pranon t'i komentojë
Pas dorëheqjes së Artan Didit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nuk qëndron vetëm skandali i fshehjes së udhër –ndalimit për Mark Frrokun nga zyra e Interpol Tiranës. Flitet se prej disa kohësh marrëdhëniet mes Didit dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ishin acaruar për arsye që nuk bëhen të ditura. I pyetur nga media nëse dorehëqja e tij kishte lidhje me marrëdhëniet me Ministrin e Brendshëm, pasi thuhet se ato nuk kanë qenë shumë të mira, Didi përgjigjet shkurt: “Nuk ka lidhje me atë.” Por ish –Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duekt se nuk ka qejf të flasë për marrëdhëniet që ka patur me Tahirin, pavarësisht se Ministri i Brendshëm foli për një bashkëpunim të suksesshëm pak orë pasi kishte pranuar dorëheqjen e tij. Kur pyetet nëse mban akoma marrëdhënie me Ministrin e Brendshëm, Didi thotë: “E lëmë për një herë tjetër këtë çështje.” Shkurtimisht ai i përgjigjet edhe pyetjes nëse e ka detyruar ndokush të japë dorëheqjen: “Jo, nuk më ka detyruar njeri” thotë ai. Pyetjet që i drejton Gazeta Shqiptare dhe përgjigjet e tij telegrafike lënë të kuptohet se marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë në ditët më të mira dhe tregojnë se elozhet e djeshme të Tahirit për Didin ishin vetëm pjesë e shoë –t të tij, përmes të cilit tentoi të tregonte se implikimi në skandalin e fshehjes së kërkesës për ndalimin e Mark Frrokut nuk shkonte përtej ish –numri një të policisë.
Koha Jone
“Frroku”, Gjykata liron shefin e Interpolit dhe specialisten, avokati: Arrestimi i paligjshëm
Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrim paraqitje për Artan Bajraktarin, shefin e Interpol Tirana, dhe specialisten e këtij institucioni Loreta Alla, të cilët u ndaluan mesnatën e të hënës pasi akuzohet për fshehje të informacioneve të dërguara nga Belgjikë për ndalimin e Mark Frrokut.
Avokati i Artan Bajraktarit tha se në veprimet e tij nuk ka asgjë të jashtë ligjshme.
Avokati i Artan Bajraktarit: Për mua ndalimi i oficerit të policisë Artan Bajraktari ishte një veprim cinik, i pashpirt, i pamencur dhe të gjitha këto që numërova shumëzohen me paligjshmërinë e kryer, i gjithë ky proces nga disa hallka policore. Jam shumë i lumtur që gjeti korrigjim të menjëhershëm gjykata, e besoi shumë në pafajsinë, integritetin dhe në profesionalizmin e zotit Bajraktari. Nuk ka llogjikë dhe nuk mund të ngrihet një proces penal tillë dhe absolutisht ky nuk mund të ishte me një masë ekstreme e ndalimit dhe më pas e arrestimit.
Nuk ka asgjë të jashtëligjshme në veprimet e Bajraktarit, nuk ka pse ndalem në detaje konkrete kur e tëra është e rregullt dhe e ligjshme.
Nuk ka vepër penale të shpërdorimit kur nuk ka pasojë të ardhur, po të kishte pasojë të ardhur pse nuk do ishte korrigjuar ajo tek kanë kaluar 3 apo 4 ditë të tjera nga 2 ditë që e paskësh vonuar Bajraktari, sepse nuk ka një urdhër ndalimi apo arresti të një shtetasi për qëllime ekstradimi kur ky shtetas gëzon shtetësi shqiptare. Nuk mund të vazhdojë një procës ekstradimi mbi shtetësinë shqiptare të një subjekti së pari të aktit që urdhëron këtë ndalim së dyti të faktit penal që atribuhet shtetasit në fjalë.
Avokati tha po ashtu se Prokuroria ka paraqitur si provë emaile te sistemi TIMS.
Avokati i Artan Bajraktarit: Prokuroria paraqiti si provë emaile të sistemit, por jua them me sinqeritet; Ligji për marrëdhëniet me jashtë është i tejkaluar nga praktika pas 2010 ku i gjithë sistemi i interpolit të kërkimit të shtetasve shqiptarë ose jo është kontatibël me TIMS dhe nuk ka oficerë të rëndomtë policie apo Prokurorë të rëndomtë shteti që të mos ketë akses dhe të mos marrë të dhëna nga ky sistem.
Kjo është jorelevantë në lidhje me akuzën penale, nuk ka asnjë rëndësi ka njoftuar apo nuk ka njoftuar. Të gjitha përpjekje të karakterit marrëdhënie policore që duhet të ketë në vlerësimin tim solidaritet dhe mbështetje të plotë.
Ndërkohë pritet të jepet edhe masa për specialisten Loreta Alla.
Arrestimi i tyre është bërë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat rreth orës 23:45 të 30 marsit 2015 pasi akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Urdhërndalimi është firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Kërkesa e Prokurorisë për shefin e Interpolit është dorëzuar pasditen e së martës, 31 mars 2015, në gjykatën e Tiranës brenda orarit zyrtare.
ORA NEWS
Haki Çako në karrigen e Didit Ja kush zëvëndëson kryepolicin
TIRANE - Pas dorëheqjes së parevokueshme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi mesditën e kësaj të marte, në krye të uniformave blu është komanduar Haki Çako.
Çako i cili pas operacionit të Lazaratit u emërua zv.drejtor i përgjithshëm për krimet e rënda nga sot ka marrë funksionet e drejtorit të përgjithshëm deri në emërimin e zëvendësuesit të Didit.
Çako ka një karriere 23 vjeçare në policinë e shtetit, ndërsa para se të emërohej zv.drejtor ai ka mbajtur pozicionin e drejtorit të qarkut në Gjirokastër.
Drejtori i ri pritet të propozohet nga Ministri Tahiri e më pas kryeministri Rama të firmos këtë propozim, por deri sa të ndodhë kjo uniformat blu do të drejtohen nga Haki Çako.
Shqiptarja
Krijoni Kontakt