-
A janë Kandidatët për Kryetarë Bashkie nga Koalicioni më të mirë se sa ata të Pavarur
Kandidatët për Kryetarë Bashkie nga Koalicionet Partiake mund të jenë sigurisht më të vlefshëm se sa Kandidatët e Pavarur të cilët mund të jenë individualisht më cilësorë, por se programet , projektet, dhe mundësia e ndihmës financiare e buxhetore do të jetë më e mirë nëse kandidatët nga koalicionet do të zgjidheshin në zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit 2015.
Është e vërtetë se gjatë këtyre 24 viteve përzgjedhja dhe drejtimi i kryetarëve të zgjedhur bashkiakë dhe të komunave nuk ka qënë nga më të mirat.
Ka patur shumë mangësi sidomos në përdorimin e fondeve, në përzgjedhjen e njerzve të administratës loale dhe më e rëndësishmja ishte se funksionimi i qeverisjeve locale ka qënë në fuksion të politikës, dhe zgjedhjeve të rradhës, gjë që a shkaktuar jo pak telashe dhe problem në funksionimin e qeverisjeve locale.
Argument tjetër në mos fuksionimin siç duhet të qeverisjes lokale ka qënë sigurisht edhe ligji funksional i cili ka patur mangësi dhe duhej të përmirësohej.
Reforma e realizuar nga Maxhoranca përsa i përket ligjit për qeverisjen lokale duke përmirësuar fuksionimin e kësaj qeverisjeje nëpërmjet kalimit në bashki dhe duke larguar emërtimin `komunë` e duke vendosur 61 bashki në gjithë Shqipërinë, do të këtë një ndikim të mirë në cilësinë e qeverisjes vendore.
Përse kandidatët e pavarur nuk mund të jenë e ardhmja e e kryetarëve të ardhshëm të bashkive të Shqipërisë?
Argumentet janë të shumta përveç atyre që përmënda më lart.
Pavarësisht zbatimit të ligjit përkatës për pikat se kush mund të jetë kandidat për kryetar bashkie, dhe këshilltar bashkiak, problemet qëndrojnë edhe në aspektin etiko-moral, social , dhe pasjen e projekt programeve përkatëse për zhvillimin e mëtejshëm të bashkisë , aftësitë për komunkimin me shoqërinë civile dhe popullsinë lokale, vendim-marrjen, marëdhëniet me këshillin bashkiak, si dhe kujdesin që duhet të ketë në pengimin e korrupssionit aktiv apo pasiv para, gjatë, dhe pas realizimit të projekteve nëpërmjet tederimeve përkatëse.
Dihet nga të gjithë, gabimet nga mungesa e ksperiencës në drejtim dhe manaxhim, dihen fajet e kryera si pasojë e projekteve të gabuara dhe klienteliste, mos marrja parasysh e kërkesave të komunitetit, apo mungesa vizionare e njohjes së problemeve aktuale me të cilat do të përballen komunitetet përkatëse me ndotjen e mjedisit të ajrit, ujit dhe tokës, zgjidhjen e problemeve të transportimit, përpunimit, dhe eliminimit, të plehrave dhe vendosjen e incineratorëve përkatës, rregullimin e tubacioneve të ujit të pijshëm dhe furnizmin 24 orë me ujë të pijshëm,mbajtjen dhe zgjerimin e gjalbërimit në qytete, problemin e madh dhe të pazgjidhur të parkimeve, për të cilat në qytete si Tirana duhej të ndërtoheshin parkingjet vertikale të cilat nuk u bënë nga qeverisja lokale që po ikën, mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit, rregullimin e trotuareve, e plot problem të tjera,
Zgjedhja e problemve të bashkive të sapo formuara, bërja e projekteve dhe programeve përkatëse për të përmirësuar jetën e komuniteteve, krahasimi i funksionimit të një bashkie në Shqipëri me një bashki në vëndet perëndimore do të ishte një mundësi për të përmirësuar punën e ardhshme.
Nëse do të shihnim përparësitë e Kandidatëve të pavarur ato do të paraqiteshin si:
- mundësi për të patur një pavarësi nga urdhërat klientelistë të politikës
- mundësi më të mira në ekonomizimin e fondeve të bashkisë,
- mundësi për të komunikuar më mirë me të gjitha llojet e komuniteteve dhe komunikimi
pa paragjykimeme të gjithë zgjedhësit e koalicioneve dhe partive partiake që përfaqësohen
në këto zgjedhje,
Nëse do të shihnim përparësitë e kandidatëve të koalicioneve partiake, ato do të paraqiteshin si më poshtë:
- kandidatë më cilësorë të përzgjedhur,
- kandidatë më me eksperiencë në manaxhim dhe drejtim të qeverisjes locale,
- mundësi më të mira në përthithjen e fondeve dhe të bonuseve që vijnë në favor të bashkive,
- mundësi më të mira në krijimin dhe realizimin e projekteve dhe programeve për bashkitë përkatëse,
- munndësi bashkëpunimi më të mirë me partnerët dhe më qeverinë qëndrore,
Nuk mund të mos vemë në dukje krahasimin e kandidatëve bashkiake me simbolet që kanë dy partitë kryesore dominuese në SHBA atë të Elefandit të Partisë Republikane dhe atë të Gomarit që i përket Partisë Demokratike.
E parë në këtë kënd vështrim zgjedhësit shqiptarë do tu duhet të zgjedhin kryesisht kandidatë që punojnë si elefanti apo si gomari, apo si kandidatët e pavarur të cilët mund ti krahasojmë as me gomarin e as me elefantin por me.. mushkën.
Të tre llojët e kafshëve janë të dobishme por nga sasia e punës dhe cilësia e saj si dhe nga bindja ndaj koalicionit , më të dobishme për Shqipërinë janë elefantët dhe gomerët.
Të shpresojmë se kandidatët të punojnë me përkushtim si këto kafshë dhe se simbolet e tyre do të na bënin më mirë në përgatitjen e këtyre zgjedhjeve në mënurë që kandidatët të kuptojnë se të jesh Kryetar Bashkie është detyrim për të punuar shumë dhe me përkushtim se sa titullar për të shitur mënd apo privilegj.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt