Përshëndetje, mirë se u gjej,
Unë jam Festimi dhe jam anëtari ri i faqes, jam 23 vjeç dhe banoj në Ferizaj, Kosovë, Shqipëri.
Unë jetoj tanimë në Prishtinë dhe statusi im shoqëror është SINGLE!
Unë kam përfunduar studimet bachelor në: Shkenca Politike dhe Administratë Publike, dhe tash jam në Studimet Master në drejtimin: Politikë Ndërkombëtare.
Me profesion jam Politolog dhe Gazetar, dhe në të njëjtën kohë Kolumnist në Portale dhe Gazeta Elektronike në Kosovë dhe Shqipëri.
Përveç angazhimeve akademike dhe profesionale, merrem edhe me hobi te ndryshëm, me sporte të ndryshme (Ping Pong, Basketboll, Vrapim etj).
Vite më parë kam qenë anëtar i Forumit Shqipëtar, dhe kam qenë jashtëzakonisht aktiv, porse tash u riktheva përsëri me një profil të ri, sepse të vjetrin e kam harruar.
Krijoni Kontakt