Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Vrasësi i Doshit në Prokurori: "Polici i RENEA më kërcënoi me jetën e fëmijëve!"

    Video ku u kërcënuan me jetë fëmijët e Bamit, sekuestrohen pamjet filmike të seancave të marrjes në pyetje të ‘atentatorit’

    TIRANË- Me urdhër të Prokurorisë, oficerë të policisë gjyqësore kanë bërë sot sekuestrimin e gjithë kasetave me pamjet filmike të seancave të marrjes në pyetje të Durim Bamit, “atentatorin” e deputetit të Shkodrës Tom Doshit dhe deputetit demokrat Fufi.

    Emri:  policia-tirane.jpg

Shikime: 1295

Madhësia:  95.9 KB
    Policia e Tiranes

    Ndërkohë që Bami i nënshtrohej marrjes në pyetje në prokurorinë për krimet e Rënda, oficerë të policisë gjyqësore kanë marrë gjithë dokumentimin filmik të regjistruar gjatë gjithë seancave që ai është pyetur për llogari të hetimit.

    Deshmia per ekzistencen e nje videoje te re, ne te cilen Durim Bami kercenohet me jeten e femijeve nga nje oficer i RENEA-s, eshte thene nga deputeti Tom Doshi ne mbledhjen e Në Këshillin e Rregullores për Mandatet dhe Imunitetet.

    Doshi para prokurorëve të çështje, tha se Durim Bami është kërcënuar nga një person i forcave RENEA i maskuar me kapuç se nëse do të fliste rrezikonte fëmijët dhe familjen.

    Pjesa e deshmise se Doshit ne Keshillin e Mandateve, ku tregon se Bami eshte kercenuar me jeten e femijeve

    “Pra dhe dëshmitari është manipuluar. Është bërë një presion psikologjik, deri aty sa t’i vrasin fëmijët. Fëmijët vetëm një organizatë kriminale si ISIS e bën. Këtë e ka bërë kjo organizata që e drejton Ilir Meta. I ka shkuar polici i RENEA-s me maskë në dhomën e izolimit dhe i ka thënë: Po fole fëmijët i ke në këtë adresë. Me rrugë që vetë Durimi s’i dinte si adresë. Po fole, ata do të zhduken, do të vriten. Si do të fliste Durimi. Dhe atë e di shumë mirë ai prokurori atje dhe ai oficeri sepse e kemi parë bashkë videon, transkriptin. Kjo është e vërteta që ta marrin vesh shqiptarët”- tha Doshi.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vrasësi i Doshit në Prokurori: "Polici i RENEA më kërcënoi me jetën e fëmijëve!"

    Prokuroria kërkesë Gjykatës së Lartë, për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj Durim Bamit

    Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Gjykatës së Lartë rivlerësimin e masës së sigurisë për shtetasin Durim Bami. Ne nje hark kohor prej 10 ditesh, pritet qe Gjykata te jape vendimin e saj. Sakaq dje, Bamit i është komunikuar edhe akuza “per deklarim te rreme perpara prokurorit”.

    Emri:  Durim-Bami-473x435.jpg

Shikime: 292

Madhësia:  47.7 KB
    Durim Bami

    Personi i cili doli në videon e Tom Doshit dhe tha se Fatjon Skënderi i kishte ofruar 500 mijë euro me porosi të Ilir Metës për të vrarë deputetin deri tani akuzohej për “vrasje të mbetur në tentativë”.

    Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur për “Panorama Online” se pas vlerësimit si të inskenuar vrasjen e deputetëve Doshi dhe Fufi, është bërë edhe ndryshimi i akuzës për Durim Bamin.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vrasësi i Doshit në Prokurori: "Polici i RENEA më kërcënoi me jetën e fëmijëve!"

    Avokati kërkon zbardhjen e videos së përgjimit të Bamit

    Avokati i Tom Doshit, Ferid Muçaj deklaroi dje në një intervistë se do t’i kërkojë Gjykatës që të administrojë si provë transkriptimin e përgjimit ambiental mes Durim Bamit dhe Doshit që u bë nga Prokuroria. Avokati deklaroi se, Bami e ka ndryshuar dëshminë e tij në kushtet e një presioni të madh dhe nga kërcënimet që i janë bërë nga njerëz të pushtetit për jetën e tij dhe të familjes. “Më 13 mars me kërkesë të zotit Doshi është pranuar si e ligjshme nga Prokuroria për t’u bërë një përgjim ambiental me zotin Bami, ku nga ky përgjim del se zoti Bami e ka ndryshuar dëshminë e tij në kushtet e një presioni të madh dhe nga kërcënimet që i janë bërë nga njerëz të pushtetit. Kërkesa e zotit Doshi u pranua nga Prokuroria, e cila i bëri kërkesë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Gjykata miraton kërkesën dhe u bë përgjimi ambiental. Përgjimi ka zgjatur rreth një orë, është filmuar, është zbardhur, është edhe audio, me zë dhe figurë dhe këtë provë e administron Prokuroria. Por meqë zoti Doshi ka qenë prezent në këtë veprim hetimor, ai e ka bërë publike. Nuk e ka bërë publike në kohën që ai ka qenë person dëshmitar, por e bëri në momentin që Prokuroria i bën një akuzë. Ndaj dhe Doshit i lind e drejta që të mbrohet nga kjo akuzë. Ne e kemi kërkuar këtë si provë në Këshillin e Mandateve. Kjo do të vërtetonte se e gjithë akuza që i bëhet Tom Doshit është një kështjellë rëre”, deklaroi avokati Ferid Muçaj.
    Pyetjes së gazetares se, a do ta kërkoni ta administroni këtë provë, avokati iu përgjigj: Absolutisht po. “Kjo është provë që vërteton se ndaj Durim Bamit është ushtruar dhunë psikologjike për të ndryshuar thëniet e tij, të cilat ia ka konfirmuar më parë Tom Doshit, ministrit të Brendshëm, drejtorit të Policisë, etj. Këto thënie janë ndryshuar më pas si pasojë e dhunës psikologjike dhe kërcënimeve që i kanë bërë Bamit njerëz të shtetit me jetën e fëmijëve”, tha avokati.
    Ai tha se Këshillit të Mandateve iu kërkua që të sillet video me zë dhe figurisë, të datës 13 mars që është bërë me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, të dëgjohet pa praninë e mediave dhe të nxirret konkluzioni. “Nëse kjo video do të vinte para komisionit do të zbardhet çdo gjë që Durim Bami është kanosur me jetën e tij, me jetën e familjes për të ndryshuar dëshminë”, tha avokati.
    Arrestimi për hakmarrje me prapavijë politike
    Avokati Muçaj deklaroi se arrestimi i deputetit Tom Doshi është bërë për hakmarrje me prapavijë politike. “Ngutja për të marrë një veprim të tillë të Prokurorisë tregon pasion të madh, hakmarrje. Kjo ka jo vetëm prapavijë politike, por edhe prapavijë tjetër. Nga nesër ne do t’i drejtohemi me një kërkesë Gjykatës së Lartë për të deklaruar të paligjshëm urdhrin e ndalimit që ka dhënë Prokurori i Përgjithshëm. Është shkelje flagrante urdhri i dhënë nga Prokurori i Përgjithshëm”, tha ai.
    Nuk ka asnjë argument ligjor që duhet të merret masa e arrestit. Ndërkohë që asnjë qytetar i thjeshtë nuk ka ndodhur ndonjëherë që të jetë dërguar në gjendje arresti për mos kallëzimin e krimit, deklaratave të rreme. Pra, janë vepra me rrezikshmëri të vogël shoqërore. Masat janë detyrim për paraqitje, ndalim për të dalë jashtë shtetit, kufizime që nuk shkojnë deri tek heqja e lirisë. Është arresti shtëpiak dhe më pas ai në burg. Ne nuk themi që të mos hetojë Prokuroria, por të veprojë sipas ligjit. Nuk e lejon hapësira ligjore. Është veprim i kundraligjshëm, sepse ndalimi bëhet në rastet kur ka arsye për të menduar se personi mund të largohet. Në rastin konkret nuk ka asnjë arsye për të menduar se personi mund të largohet, rruga ligjore që duhet të ndiqte Prokurori i Përgjithshëm është kjo; ai duhet t’i bënte kërkesë Gjykatës së Lartë dhe të kërkonte masën e sigurimit që ai mendon të marrë qoftë edhe arrestin, e cila është masa e fundit që parashikon Kodi i Procedurës Penale nga 7 masa, kjo është masa më e ashpër”, u shpreh avokati.
    Më tej avokati i Doshit tha se, kontrolli i ushtuar nga policia në shtëpinë e deputetit ishte i jashtëligjshëm. Ai tha se nuk kishte asnjë urdhër kontrolli për banesën e deputetit Doshi. “Sapo u njoh me urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm, zoti Doshi nuk bëri asnjë rezistencë, pavarësisht se këtë urdhër e konsideron të jashtëligjshëm”, tha ai.
    Pyetjes se gjatë kontrollit të policisë është marrë një USB dhe një kompjuter, avokati iu përgjigj se nuk mund ta konfirmoj për efekt të hetimit se çfarë është marrë. Por, konfirmoj faktin se në shtëpinë e zotit Doshi nuk është gjetur asgjë e kundraligjshme.

    Prokuroria nuk ka asnjë akuzë konkrete ndaj Doshit

    Avokati Muçaj deklaroi më tej se, deri tani Prokuroria nuk ka asnjë akuzë konkrete ndaj deputetit Doshi. “Nuk ka akuzë të zyrtarizuar. Kërkesën që i ka bërë Kuvendit për arrestimin e tij dhe kontrollin e banesës, Prokuroria thotë se Doshi duhet të përgjigjet për veprën penale të kallëzimit të rremë, deklarimeve të rreme para prokurorit dhe për kanosje të personave për të bërë deklarime të rreme. Asnjë nga këto akuza nuk qendron në themel. Kallëzim i rremë bëhet për personin që kallëzon për një krim që dihet që nuk është kryer ose ia atribuon një personi se e di që nuk e ka bërë ai. Qëllimi i kallëzimit të rremë duhet të bëhet me qëllim që të fillojë ndjekja penale për një vepër të caktuar penale. Doshi s’ka bërë fare kallëzim. Ai kallëzim ka bërë para 6 muajsh, kur i tha ministrit të Brendshëm, kur i tha Policisë dhe ata kanë qenë të detyruar të fillonin hetimin.
    Doshi ka bërë vetëm një deklaratë në media. Akuzohet për kallëzim të rremë, madje edhe për deklarata të rreme para prokurorit. Është non sens ligjor që t’i thuash një personi edhe ke bërë kallëzim të rremë dhe ke bërë deklarata të rreme para prokurorit për të njëjtin fakt. O është kallëzim i rremë o është deklaratë e rreme, të dyja nuk qendrojnë janë non sens ligjor. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë kanosje që Tom Doshi i ka bërë Durim Bamit, siç pretendon Prokuroria, sepse vetë Bami ka deklaruar se nuk më ka kanosur për të bërë deklaratat. Deklaratat që ka bërë Durim Bami kur ka qenë në gjendje të lirë ia ka bërë ministrit të Brendshëm, ia ka thënë tre herë, në prezencë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe pasi i ka bërë në gjendje të lirë këto deklarata, në muajin tetor, Doshi i ka bërë një video, ku ka filmuar të gjithë çfarë ka treguar ai për ngjarjet”, deklaroi avokati.
    Avokati tha se, Prokurori i Përgjithshëm ka shkelur nenin 253 të Kodit të Procedurës Penale, ku përcaktohet se në cilat raste merret urdhri i gabuar. “Aty përcaktohet se kur ka shkaqe të besueshme se personi mund t’i shmanget hetimit, Prokurori urdhëron ndalimin e tij. Në rastin konkret, nuk ka asnjë indicje e jo më arsye për të menduar se Doshi mund të largohet. Siç e theksova, Doshi ka mbi dy javë që shoqërohet nga policia. Kur është në kushtet e flagrancës bëhet arrest, por nuk kemi këto kushte. Vetë policia e mbron 24 orë, i rri tek dera e shtëpisë dhe kudo që shkon. Dhe të marrësh masën e ndalimit për një deputet në këto rrethana është një pasiguri e madhe për çdo qytetar sot. E them me bindje këtë”, përfundoi avokati Muçaj.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vrasësi i Doshit në Prokurori: "Polici i RENEA më kërcënoi me jetën e fëmijëve!"

    Bami-Doshit: Ndryshova dëshmi sepse do të më vrisnin fëmijët

    Durim Bami, personi i akuzuar si porositës nga Meta për vrasjen e dy deputetëve i ka deklaruar deputetit Doshi se ka ndryshuar dëshminë, pasi është kërcënuar se do t’i vriste fëmijët. Doshi u shpreh para Komisionit të Mandateve se kishte njoftuar dy prokurorët e çështjes dhe dy oficerët e Policisë Gjyqësore se, Durim Bami është kërcënuar me vrasjen e fëmijëve dhe me jetën e tij. “Dëshmitari është manipuluar. Durimit i është bërë një presion psikologjik deri aty sa t’i vrasin fëmijët. Durimi më tha: burrat e huj janë atje tek vendi. Këtë e bën vetëm një akt kriminal i ISIS që vret fëmijët. Këtë e ka bërë kjo organizatë që drejton Ilir Meta. I ka shkuar polici i RENEA-s me maskë te dhomat e izolimit dhe i ka thënë. Po fole fëmijët janë në këtë adresë. I kanë treguar me rrugë, me vend që vetë Durimi nuk e dinte se ku janë si adresë. Po fole ata do të vriten, do të zhduken. Kjo është e vërteta që ta marrin vesh shqiptarët”, u shpreh Doshi.
    Më tej, Doshi tha se kërcënimi që i është bërë me vrasjen e fëmijëve Bamit e di shumë mirë prokurori bashkë me oficerin se e kemi parë bashkë videon dhe transkiptin. “Dhe ai vjen sot e më akuzon mua për dëshmi të rreme. Kjo është e vërteta dhe unë i kërkoj Prokurorisë të sjellin videon këtu dhe ta shohin të gjithë shqiptarët kush është e vërteta”, tha Doshi.
    Deputeti socialist deklaroi para Komisionit të Mandateve se i kishte kërkuar Durim Bamit që ta dërgonte në spital, por ai nuk kishte pranuar, sepse atje e vrasin me ilaçe. “I thashë Durim Bamit, meqë je në këto kushte a të të çoj në siptal? Jo më tha se atje më bëjnë ilaçe. Ilaçe të më vrasin. Ky njeri që sajoi pse kishte frikë të shkonte në spital. Njerëzit sot mundohen me miqësi për të shkuar në spital, kurse ai s’donte të shkonte në spital. Ti e di se çfarë më ka ndodhur tek X5, deshën të më vrasin. Pra, kjo është një turp i madh i Prokurorisë”, tha Doshi.
    Deputeti Doshi u shpreh se shqetësimin për kërcënimin e familjes së Durimit ia kishte shprehur edhe vëllai i tij, që kanë shkuar njerëz me makina të ndryshme për t’i bërë presion.

    Doshi-prokurorit: Tërhiq kërkesën, do publikoj manipulimin

    Deputeti Tom Doshi i kërkoi prokurorit të çështjes në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit në Kuvend që të tërheqë kërkesën e arrestimit pasi janë manipuluar provat. Prokurori nuk pranoi tërheqjen e kërkesës, ndërsa Doshi paralajmëroi se nëse Prokuroria nuk tërheq kërkesën ai do të publikojë provat që janë manipuluar nga organi i akuzës.
    Përfaqësuesit e Prokurorisë kërkojnë që Tom Doshi të mos nxjerrë sekret hetimor, ndërsa deputeti debaton me ta duke i kërkuar që të tërheqin kërkesën për arrestim.
    Doshi: Provat do t’i sillni këtu t’i shikojë edhe Këshilli për të parë nëse duhet të shkojë në seancë apo jo kërkesa juaj.
    Prokurori: Provat dhe dyshimet i kemi të përmbledhura në relacionin e dërguar Kuvendit. Aty ka edhe të dhëna sekrete.
    Doshi: Çdo provë aty e keni manipuluar.
    Prokurori: Aktet e hetimit nuk duhet të bëhen publike sepse ka sekrete.
    Doshi: Tërhiq kërkesën nëse e ke bërë për efekt hetimor.
    Prokurori: Nuk e tërheqim kërkesën.
    Vangjel Dule: Zoti Doshi jeni njohur me kërkesën.
    Arben Ristani: Zoti Prokuror, procedurat nuk janë sekret hetimor.
    Eduard Halimi: Për të sqaruar organin e akuzës, por edhe qytetarët, duhet të bëj të qartë se nga ana formale ne si deputetë të opozitës jemi shprehur dhe do të shprehemi në favor të çdo kërkese që do të vijë nga Prokuroria lidhur me hetimin për këdo që mund të vijë. Por edhe përsa i përket thelbit të kërkesës, duhet bërë transparente se cila është e vërteta e kësaj ngjarjeje.
    Avokati i Doshit: Mbrojtja jonë është në dy pjesë, pjesa e parë është me karakter parlamentar, ligjor dhe pjesa e dytë me akuzën që ka ngritur Prokuroria. Tom Doshit i janë shkelur të drejtat kushtetuese.

    Doshi: Përgjues në trup se s’kisha besim te Prokuroria

    Deputeti Doshi deklaroi para Komisionit të Mandateve se, kishte kërkuar vetë që të përgjohej biseda e tij me Bamin, por kishte vendosur edhe vetë përgjues në trup, sepse nuk kishte besim te Prokuroria. “Përgjimi është bërë me kërkesën time. Për të zbardhur të vërtetën, plus kamerën që ka pasur dhoma në Prokurori, kam vënë dhe aparaturën në trup, se nuk kisha besim te Prokuroria. Vendosja e kamerave dhe përgjimi është bërë me vendim gjyqi. Ta zbardhin e ta shohim kush është e vërteta”, u shpreh Doshi.
    Ai më pas shtroi edhe disa pyetje që rëndojnë mbi Prokurorinë. “Pse Durim Bami është kërcënuar me jetën e fëmijëve dhe me jetën e vet? Pse Durim Bamin kanë dashur ta eliminojnë më dt.15 shkurt? Pse Tonin e Kombinatit donin ta vrisnin më 1 shtator? Ata ishin dëshmitarët kyç. Kur e mora unë vesh, këta duhet të zhdukeshin për të mos lënë gjurmë. Si shkon polici i RENEA-s te dhoma e izolimit dhe jep adresën se ku ndodhet familja. Pse nuk merren kamerat tek Drejtoria e Policisë. Prokurori tha do t’i bëjmë kërkesë dhe do t’i sekuestrojmë kamerat, por nuk i sekuestrojnë”, deklaroi Doshi.
    Ai tha më tej se, Prokuroria ka manipuluar provat ndaj dhe këmbënguli sërish për ekspertë të huaj. “Është rasti për të sjellë ekspertë të huaj për të zbardhur çështjen, sepse Prokuroria jonë është e mbytur në llum. Janë të manipuluar edhe këto që janë këtu. Të vijë materiali këtu ta shohim të gjithë bashkë dhe të nxjerrim përfundimin se kush është sajuesi unë apo prokurorët. Pra, të mbajnë përgjegjësi kush ka manipuluar kushdo që të jetë”, tha ai.
    Më pas, Doshi iu drejtuar Komisionit, pse të mos shkojë Prokurori i Përgjithëm të japë spjegime te Prokuroria e Krimeve të Rënda, shkoi Kryeministri, shkoi Kryetari i Kuvendit, shkoi ministri i Brendshëm. Pse mos të shkojë Prokurori i Përgjithshëm, sepse lindte gjurmë. Sepse do ta pyeste Prokurori Adnan Zholi. Dhe do t’i thosha z.Prokuror i Përgjithëm, deputeti Tom Doshi ka shprehur shqetësimin dhe ai do të thoshte po. Atëherë përgjegjësia do të binte mbi Prokurorin e Përgjithshëm. Dhe për ketë, Prokurori i Përgjithshëm nxjerr urdhërin e arrestit, sepse unë e preka në sedër”, u shpreh Doshi.
    Pyetjes së Islamit, po opsionin e vrasjes nga Berisha e ke diskutuar me Kryeministrin? Doshi u përgjigje se, në takimin që kam pasur me Edi Ramën, për të larguar vëmendjen nga Iliri, kam thënë se mund të jetë dhe krahu tjetër. Më 30 gushtm Kryeministri e besoi. “Kam takuar Metën dhe Monikën tek Sheratoni në darkë jemi takuar me Edi Ramën dhe Saimir Tahirin dhe në bisedë që ishim të gjithë bashkë, këtë e kam thënë edhe në intervistë, për të larguar atë vëmendjen që nuk besoj te Iliri, i thashë Ilirit se tek lokali rrinë edhe njerëz të krahut tjetër dhe e rëndësishme është që nuk je ti, mund të jetë edhe krahu tjetër. Por nuk e kam akuzuar Berishën”, u shpreh Doshi.

    R.POLISI

    Rilindja Demokratike

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •