Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Socialistët: Prokuroria të arrestojë deputët tanë Doshi dhe Frroku!

    Parlamenti voton lejen e kërkuar, prokuroria arreston Tom Doshin e Frrokun brenda dy orësh

    Urdhri – Ora 16:00 e së djeshmes i ka gjetur dy deputetët me pranga në duar, të cilët e kanë pritur me qetësi ndalimin, ndërkohë që prokuroria ka sekuestruar dy kompjuterë të Doshit, ku mendohet se fshihen pamje të kërcënimit të Durim Bamit
    Deputeti Tom Doshi u arrestua nga forcat “Shqiponja” në shtëpinë e tij në rrugën “Qemal Stafa”

    Mark Frroku është arrestuar pak minuta para Doshit në ambientet e një lokali në “Misto Mame”

    Kallëzimi – Sipas Doshit, ka qenë deputeti Mark Frroku, i cili e ka prezantuar me shtetasin Durim Bami, që, nga ana e tij, pas njohjes me deputetin Tom Doshi, i kishte thënë se vrasjen po e organizonte Ilir Meta
    Gjatë kontrollit të shtëpisë së deputetit Tom Doshi, sipas burimeve të besueshme policore, janë sekuestruar dy kompjuterë
    Facebook – Kur policia kontrollonte shtëpinë, Tom Doshi shkruante në Facebook: Kam thënë të vërtetën për porosinë e vrasjes ndaj meje nga Kryetari i Kuvendit. Nuk do të largohem kurrë nga Shqipëria derisa të zbardhet çdo provë
    Akuzat – Deputetët dyshohen për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Deklarata e rreme përpara Prokurorit” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. Ata pritet të merren sot në pyetje nga prokurorët si persona nën hetim
    Qelia VIP – Në Policinë e Tiranës është një qeli VIP, e posaçme për persona të rëndësishëm. Në fillim Doshi e Frroku ishin në qelitë normale të izolimit dhe nuk dihet kujt do i lihet qelia VIP
    Mariglen Mullai

    Deputeti Tom Doshi, i cili prej disa javësh është në qendër të vëmendjes për akuzat tronditëse ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta, dhe kolegu tjetër, Mark Frroku, janë ndaluar nga policia vetëm pak orë, pasi në prokurori kishte shkuar e zbardhur leja e Kuvendit për këtë veprim, e kërkuar që javën e kaluar, kur u ngrit dyshimi se dy ligjvënësit kanë konsumuar tre vepra penale. Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të pak orëve, që nga momenti i nisjes së seancës së Kuvendit, e deri tek arrestimi i dy deputetëve, të cilëve u janë kontrolluar edhe shtëpitë, ku Doshit mësohet se i janë sekuestruar edhe dy kompjuterë. Gazeta “Shqip” ka ndjekur hap pas hapi zhvillimet e ditës së djeshme, e cila mund të konsiderohet si një ndër ditët kulmore të odisesë së nisur që në fillim të këtij muaji me akuza dhe kundërakuza për komplot vrasje të denoncuar nga Doshi, që tashmë, sipas prokurorisë ka qenë një skenar mashtrimi i mirëmenduar, por që ende nuk ka një motiv. Megjithatë, në vijim të kësaj çështjeje penale, e cila ka ngjallur debate të forta në publik, përplasje politike, por edhe dyshime të ndërkombëtarëve, rreth dy orë pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë së Përgjithshme, pikërisht ora 16.00 i gjeti me pranga në duar Doshin dhe Frrokun, të dyshuar për “kallëzim të rremë”, “deklarim të rremë para prokurorit” dhe “kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. Por, të dy ligjvënësit e kanë pritur me qetësi arrestimin, pavarësisht se Frroku dukej pak më nervoz se Doshi…

    Ndalimet

    I pari që u ndalua ishte deputeti kristiandemokrat Mark Frroku, ndërsa paralelisht një autopatrullë tjetër “Shqiponja” ishte nisur për ndalimin e ish-deputetit socialist Tom Doshi. Rreth orës 16.00 të ditës së djeshme, makina e “Shqiponjave” ishte parkuar pranë bar-restorantit, në pronësi të vëllezërve Frroku, në rrugën “Misto Mame”, në afërsi të Kombinatit. Deputeti Mark Frroku ndodhej në ato ambiente, pasi ishte larguar nga Kuvendi i Shqipërisë, ku mbajti edhe një fjalë mbrojtëse para deputetëve, të cilët më pas votuan për lejimin e prokurorisë për ta ndaluar. Fakti që Frroku shoqërohej në këto ambiente nga avokatët mbrojtës Saimir Visha dhe Genci Gjokutaj, lë dyshime se ai e ka pritur mbërritjen e policisë, që pas heqjes së imunitetit nga Parlamenti. Forcat “Shqiponja” dhe oficerët e Policisë Gjyqësore ushtruan kontroll edhe në ambientet e banesës së Mark Frrokut. Gjatë të gjitha këtyre momenteve, deputeti është shfaqur i qetë dhe u është bindur procedurave rutinore, me të cilat operon policia. Në orën 17.28, i shoqëruar nga makinat e policisë, ai mbërriti në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Nga burime pranë kësaj policie mësohet se Frroku ishte përgatitur për ndalimin, pasi nuk mbante të vënë kollaren dhe u përgjigjej oficerëve me korrektesë, gjatë momenteve të dhënies së gjeneraliteteve. Sendet që cilësohen si nxitëse për akte të papëlqyeshme (kryesisht vetëvrasje), si lidhëset, mjete mprerëse, etj., në ambientet e paraburgimit, hiqen nga policia. Ndërkaq, të njëjtat burime thanë se Frroku shfaqi disa shenja nervozizmi gjatë hyrjes në qelitë e izolimit, por nuk tha fjalë ofenduese apo fyese. Ende mbetet e paqartë nëse Frroku është transferuar nga qelia normale e izolimit në atë VIP që ndodhet në katin e dytë të Policisë së Tiranës, pasi fakti që ekziston vetëm një qeli e tillë do të bënte që ai të përballej sërish me Doshin. Nga ana tjetër, rreth orës 16.00, oficerët e Policisë Gjyqësore dhe forcat “Shqiponja” mbërritën në banesën e deputetit Tom Doshi, e cila ndodhet në rrugën “Qemal Stafa”, në Tiranë. Një kontroll i imtësishëm u krye në ambientet e banesës së Doshit, ndërsa burime të pakonfirmuara të policisë thanë se u sekuestrua një kompjuter dhe pajisje të tjera, por avokatët mbrojtës nuk e konfirmuan një gjë të tillë. Të njëjtat burime të policisë bënë me dije se gjatë çasteve të kontrollit Doshi u tregonte me detaje oficerëve të gjitha ambientet e banesës dhe nuk ka shfaqur asnjë kundërshtim. Në këto momente, ai publikoi një status në Facebook, ku konfirmonte se ndodhej në banesë. Në orën 17.30, i shoqëruar nga një mjet i tipit “Range Rover”, ai mbërriti me pranga në duar në Policinë e Tiranës. I njoftuar për procedurat, Doshi e kishte hequr kollaren dhe lidhëset, teksa në çdo pyetje të oficerëve që i morën të dhënat, ai përgjigjej i qetë dhe respektoi veprimet e policisë. Doshi u vizitua nga avokatët e tij Ferid Muçaj dhe Vladimir Meçi.

    Policia

    Në një njoftim për shtyp, Policia e Tiranës njoftoi dje zyrtarisht se “Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës ka ekzekutuar urdhër-ndalimet për shtetasit Tom Gjek Doshi, 49 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, si dhe Mark Preng Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë”. Sipas bluve të kryeqytetit, “urdhër-ndalimet janë lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës dhe mbajnë datën 26 mars 2015, për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Deklarata e rreme përpara Prokurorit” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, parashikuar përkatësisht nga nenet 305, 305/a dhe 312/a, të Kodit Penal”. Policia tha se “shtetasi Tom Doshi u ndalua në banesë, ndërsa shtetasi Mark Frroku u ndalua në ambientet e firmës së tij, në Tiranë. Gjithashtu me autorizim të Kuvendit të Shqipërisë, me vendimet nr. 39 dhe 40, datë 26 mars 2015, mbi bazën e Urdhrit të Prokurorisë, është ushtruar kontroll në banesat e shtetasve Doshi dhe Frroku”.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët: Prokuroria të arrestojë deputët tanë Doshi dhe Frroku!

    Llalla firmosi vetë arrestimin e dy deputetëve

    Emri:  llalla-1024x687.jpg

Shikime: 258

Madhësia:  42.1 KB

    Prokurori i Përgjithshëm e ka marrë vetë përsipër barrën për arrestimin e deputetëve Doshi e Frroku, duke vendosur firmën e tij në fund të urdhër-ndalimeve. Llalla: Frroku, Doshi e Bami sajuan ngjarjen, me qëllim fillimin e hetimeve të paligjshme ndaj Kryetarit të Kuvendit. Për ndalimin e Frrokut argumentohet se ekziston rreziku i largimit, pasi akuzohet nga autoritetet belge për disa vepra penale dhe aktualisht është në proces gjykimi në këtë shtet.

    Nga Leonard Bakillari

    Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka firmosur vetë arrestimin e dy deputetëve, Mark Frroku dhe Tom Doshi. Edhe pse për këtë çështje është ngarkuar një grup i posaçëm hetimor, në fund të urdhër-ndalimeve është vendosur firma e kryeprokurorit, i cili duket se ka marrë vetë përsipër koston e mundshme të arrestimit të dy deputetëve.

    Gazeta “Mapo” disponon urdhër-ndalimin ndaj deputetit Mark Frroku, ku në fund të tij është firma e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili thotë se ekziston rreziku i largimit të deputetëve, për këtë arsye urdhërohet ndalimi i tyre.

    Prokurori i Përgjithshëm argumenton se ngjarja ka qenë e sajuar nga deputetët Tom Doshi, Mark Frroku dhe shtetasi Durim Bami, me qëllim fillimin e ndjekjes penale të paligjshme ndaj kreut të Kuvendit të Shqipërisë.

    Duke renditur arsyet përse urdhërohet ndalimi i deputetit Frroku, kryeprokurori thotë se ky shtetas akuzohet nga drejtësia belge për disa vepra penale dhe aktualisht është në proces gjyqësor nga drejtësia e këtij vendi. Urdhri për ndalimin e Frrokut nis me frazën standarde të një vendimi të tillë, por për herë të parë, me emrin e Prokurorit të Përgjithshëm.

    “Në Tiranë, më datë 26.03.2015. Unë, Adriatik Llalla, me detyrë Prokuror i Përgjithshëm, pasi studiova aktet e procedimit penal nr.1 të vitit 2015, konstatova”, nis urdhri i ndalimit për deputetët Doshi e Frroku.

    Më tej kryeprokurori argumenton se pas deklarimeve publike të deputetit Tom Doshi të bëra edhe përpara prokurorisë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore, si pyetje e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, kryerja e ballafaqimeve mes tyre, këqyrja e tabulateve telefonike, pamjeve filmike, përgjime etj.

    “Nga kryerja e këtyre veprimeve hetimore krijohen dyshime të bazuara në prova se ngjarja e pohuar nga shtetasi Tom Doshi publikisht, si dhe e deklaruar më pas edhe para organit procedues, ka qenë e sajuar prej tij, deputetit Mark Frroku dhe të dyshuarit Durim Bami, me qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale ndaj Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta”, shkruan Llalla në urdhrat e ndalimit.

    Duke iu referuar dëshmisë së deputetit Frroku dhe provave të mbledhura gjatë hetimit, Prokurori i Përgjithshëm thotë se deputeti Mark Frroku dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “kallëzimi i rremë”, “kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë” dhe “deklaratat e rreme përpara Prokurorit”.

    Duke renditur arsyet përse duhet ndaluar deputeti Frroku, thotë se qenia e tij i lirë mund të vërë në rrezik marrjen dhe vërtetësinë e provës, por pa specifikuar provat konkrete.

    “Në këto kushte, ndaj këtij shtetasi duhet urdhëruar ndalimi i menjëhershëm, pasi qenia e tij i lirë mund të vërë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, kjo për faktin e pozicionit që mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kapitaleve financiare që disponon, si dhe duke iu referuar veprimeve të kundraligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme që ka kryer, rrezikshmëria shoqërore e tij mbetet e lartë”, thuhet në urdhrin për ndalimin e deputetit Mark Frroku, i cili sipas Prokurorit të Përgjithshëm, ka edhe lidhje të rëndësishme financiare jashtë Shqipërisë, si dhe disponon një shtetësi të dytë. Por një tjetër arsye e përmendur në urdhrin për ndalimin e Frrokut lidhet me një hesap të pambyllur që deputeti ka me drejtësinë belge.

    Edhe pse kjo ngjarje nuk lidhet me akuzat zyrtare ndaj deputetit Frroku, Prokurori i Përgjithshëm argumenton se është një arsye përse duhet kryer ndalimi i tij.

    “Po kështu, ky deputet akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale, akuza për të cilat aktualisht është në proces gjykimi në këtë shtet. Në këto kushte krijohen dyshime të arsyeshme se ai mund të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë, për t’iu shmangur ndjekjes penale”, argumenton Prokurori i Përgjithshëm, por pa sqaruar nëse ka akuzë zyrtare apo urdhër arresti nga drejtësia belge për deputetin Frroku.

    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-03-2015 më 11:11

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët: Prokuroria të arrestojë deputët tanë Doshi dhe Frroku!

    “Lamtumirë Kuvend”! Të tjera pranga VIP?

    Emri:  mark-frroku4-1024x767.jpg

Shikime: 191

Madhësia:  53.5 KB

    Mark Frroku mbajti dje të parin fjalim dhe të fundit si deputet.

    I emocionuar, ai foli shumë shkurt.

    Në këtë foto të LSA, ai shihet duke u larguar nga Kuvendi, duke i dhënë atij ‘lamtumirën’.

    “Po më ndërprisni jetën politike,” tha ai.

    Megjithatë ka spekulime në media se ky është vetëm fillimi.

    Raportohet se kryeministri Edi Rama në një takim me dyer të mbyllura me deputetë të Shkodrës dhe Dibrës ka paralajmëruar të tjera arrestime VIP.

    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-03-2015 më 11:10

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët: Prokuroria të arrestojë deputët tanë Doshi dhe Frroku!

    Kur Meta dhe Rama drekonin te restoranti i Tomës

    Emri:  ramaaaaaa.jpg

Shikime: 189

Madhësia:  45.1 KB

    Emri:  metaaaa1.jpg

Shikime: 185

Madhësia:  45.4 KB

    Ai është një nga restorantet e njohur në Tiranë, ku shërbehet kryesisht ushqime deti, të gatuara me shije dhe stil.

    Por restoranti i Tom Doshit është bërë i njohur edhe sepse aty thuhet se është takuar Mark Frroku me Durim Bamin apo sepse aty u takua Frroku me të dyshuarin si trafikant droge, të cilin e mori më pas në mbrojtje, duke e futur në makinë.

    Punonjësit e këtij restoranti janë marrë në pyetje nga hetuesit.

    Megjithatë një vit më parë, klientë të këtij restoranti ishin vetë Ilir Meta dhe Edi Rama, siç e tregojnë fotot e vetë restorantit në FB.

    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-03-2015 më 11:10

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët: Prokuroria të arrestojë deputët tanë Doshi dhe Frroku!

    Pse hesht Balla për darkën me Tom Doshin?

    Emri:  sterkaj1-1024x721.jpg

Shikime: 205

Madhësia:  42.3 KB

    Nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla u shpreh mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu se ishte shumë i lumtur me arrestimin e kolegëve të tij, Tom Doshi e Mark Frroku.

    Balla tha se si koleg i vinte keq për familjet e tyre, por si politikan ishte “shumë i lumtur që u arrestuan politikanë”.

    Pas kësaj deklarate, avokati i Mark Frrokut, Sajmir Visha, duke replikuar me Taulant Ballën, bëri publik një fakt të panjohur më parë.

    Avokati Vishaj u shpreh se ishte i habitur me këtë deklaratë të Ballës, kur 10 ditë më parë ai e kishte parë duke darkuar me mikun e tij, Tom Doshi.

    Darka mes Doshit e Ballës, referuar Vishës, ka ardhur ne kulmin e tensionit mes Doshit dhe PS-së.

    Nuk dihet nëse takimi mes tyre është kryer në dijeni të krerëve të PS dhe në këtë kontekst nëse Balla mund të ketë patur ndonjë mesazh për Doshin, apo ai e ka takuar pa dijeninë e drejtuesve të partisë.

    Pas këtij fakti të bërë publik nga avokati Visha, Balla e ndërpreu menjëherë replikën me të dhe nuk bëri asnjë koment.

    ABC NEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët: Prokuroria të arrestojë deputët tanë Doshi dhe Frroku!

    Ja si e kaluan natën e parë! Në qeli pa shtretër

    Emri:  doshi-frroku_0.jpg

Shikime: 185

Madhësia:  33.7 KB

    Të dy deputetët e mazhorancës, Tom Doshi dhe Mark Frroku duket se e kanë pritur me qetësi arrestimin.

    Por duket se Tom Doshit i ka krijuar shqetësim prania e prangave në duar dhe u ka kërkuar policëve që t’ia heqin.

    Ka raportime kontradiktore për qelitë ku kanë qendruar ata.

    Panorama thekson se ata janë vendosur në dy qeli normale në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, larg nga njëri- tjetri.

    Doshi ka qenë i qetë, kurse Mark Frroku ka konsumuar disa cigare rresht.

    Të dyve iu janë marrë shenjat e gishtave, iu janë hequr lighëset e këpucëve dhe rripat e pantallonave dhe janë dërguar në qeli pa asnjë person tjetër brenda.

    Doshi dhe Frroku kanë refuzuar vaktin e darkës nga mensa e policisë.

    Më vonë të afërmit u kanë sjellë ushqim dhe veshje.

    Doshi ka pasur pak probleme shëndetësore për shkak të tensionit, por jo ndonjë gjë alarmante.

    Siç raporton Panorama, në qelitë e tyre nuk ka shtretër, por thjesht stola për t’u ulur.

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët: Prokuroria të arrestojë deputët tanë Doshi dhe Frroku!

    “Ja akuzat pse u arresuan Doshi dhe Frroku”

    Policia e Tiranës ka bërë publike akuzat që janë ngritur ndaj deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.

    Me anë të një deklarate për median, Drejtoria e Policisë së Tiranës tha se ka ekzekutuar ditën e sotme, urdhër-ndalimet e lëshuara nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme.

    Deklarata e Policisë së Tiranës:

    “Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka ekzekutuar urdhër-ndalimet për Tom Gjek Doshi, 49 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, si edhe Mark Preng Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

    Urdhër-ndalimet janë lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës dhe mbajnë datën 26 mars 2015, për veprat penale “kallëzim i rremë”, “deklarata e rreme përpara Prokurorit” dhe “kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, parashikuar përkatësisht nga nenet 305, 305/a dhe 312/a, të Kodit Penal.

    Shtetasi Tom Doshi u ndalua në banesë, ndërsa shtetasi Mark Frroku u ndalua në ambjentet e firmës së tij, në Tiranë.

    Gjithashtu me autorizim të Kuvendit të Shqipërisë, me vendimet nr. 39 dhe 40, datë 26.03.2015, mbi bazën e Urdhrit të Prokurorisë, është ushtruar kontroll në banesat e shtetasve Doshi dhe Frroku”.

    MAPO

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët: Prokuroria të arrestojë deputët tanë Doshi dhe Frroku!

    Autorizimi për arrestimin e Tom Doshit. Kuvendi e miraton me 80 vota pro, asnjë kundër. Për Mark Frrokun 79 vota pro

    Kuvendi e miraton me 80 vota pro, asnjë kundër kërkesën e prokurororisë për autorizimin për arrestimin e Tom Doshit.

    Autorizimi për arrestmin e Mark Frrokut votohet me 79 vota pro dhe 1 kundër

    Kuvendi u përfshi nga debatet për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, për të kërkuar autorizim për arrestimin dhe leje për kontrollin e banesave ndaj dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. PD kërkoi shtyrjen me 48 orë të seancës për të respektuar sipas saj Rregulloren e Kuvendit, ndërsa Kryeministri Rama deklaroi se nëse s’do të zbatohej rregullorja PS do të braktiste sallën e Parlamentit.

    Koha Jone

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët: Prokuroria të arrestojë deputët tanë Doshi dhe Frroku!

    Të gjitha debatet në Kuvend për imunitetin e dy deputetëve

    Parlamenti miratoi sot me 80 vota heqjen e imunitetit të Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Për imunitetin e Doshit 80 deputetët e mazhorancës votuan pro. Për imunitetin e Frrokut pati vetëm një votë kundër dhe ishte e deputetes së PD-së Mesila Doda.
    Deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim.

    Më herët Kuvendi u përfshi nga debatet në fillimin e seancës së sotme parlamentare. Kuvendi pritet të vendos me votim të fshehtë mbi kërkesën e Prokuoririt të Përgjithshëm për leje nga Parlamenti për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

    PD-ja kërkoi shtyrjen e seancës parlamentare me 48 orë, por drejtuesi i seancës Vangjel Dule tha se kjo nuk përfshihet në Rregulloren e Kuvendit. Situata e krijuar në Kuvend detyroi drejtuesin e seancës të ndërpresë punimet me një pushim 5 minutësh.

    Mes debateve të shumta, ka reaguar edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili nuk ka drejtuar seancën parlamentare, por ka qëndruar në sallën e Kuvendit si të gjithë deputetët e tjerë. Meta ka marrë fjalën pas deklaratës së ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili ka marrë të mirëqënë akuzat e bëra një ditë më parë nga Tom Doshi, sipas të cilit Durim Bami është kërcënuar në qeli me vrasjen e fëmijëve nëse do të flasë.

    "Këtë falsifikator keni marrë përsipër të mbroni, merreni dhe dilni dhe në fushatë me të, edhe në Shkodër, do ju vlerësojnë shkodranët juve personalisht, sidomos demokratët", iu drejtua Meta deputetëve të opozitës. Në vijim kreu i kuvendit tha se "opozita i mban iso personit që e panë të gjithë shqiptarët për presionin që ushtroi ndaj prokurorëve. "Ju kërkoj që ju të respektoni kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të PD, që të paraqesë qëndrimin apo raportin e tij.

    Sa i takon se çfarë tha zëdhënësi i Tomës për xhelatin dhe xhelatët nuk kam asnjë vërejtje dhe keqardhje. Ju e dini se ekspozimi i çdo prove që është në hetim para se të shkojë në gjykatë e bën provën të pavlefshme", theksoi Meta.

    Në reagim ndaj deklaratës së bërë nga Meta, kreu i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka u shpreh se në bazë të Rregullores së Kuvendit, fjala në seancë i jepet vetëm deputetëve që kërkohet heqja e imunitetit.

    "Nëse ju zoti Kryesues i seancës ke vendosur heqjen e imunitetit për Ilir Metën ne jemi absolutisht dakort që ta bëjmë këtë me shumë dashuri dhe qetësi", tha Paloka.

    Debatet në Kuvend

    Meta: I nderuar zoti drejtues i seancës

    Opozita: Jep dorëheqjen

    Meta:Z oti Beqaj ju lutem ilaçet.
    Personalisht ndihem shumë mirë që jam ulur në vendin tuaj (duke ju drejtuar Dules) Ju përgëzoj për tolerancën tuaj të jashtëzakonshme, por dua t’ju kritikoj për intolerancën tuaj të treguar pak më parë këtu. Keni bërë të gjitha veprimet për një procedurë sa më transparente

    Topalli: Jep dorëheqjen

    Meta: Një deputet ka falsifikuar raport mjekësor për të shmangur ballafaqimin me të vërtetetat

    Deputetët e opozitës: Jep dorëheqjen

    Meta: Filluan krizat zoti Beqaj ilaçet. Këtë falsifikator keni marrë përsipër të mbroni, merreni dhe dilni dhe në fushatë me të, edhe në Shkodër, do ju vlerësojnë shkodranët juve personalisht. Opozita i mban iso presionit ndaj prokurorëve, ju kërkoj që ju të respektoni kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të PD, që të paraqesë qëndrimin apo raportin e tij. Sa i takon se çfarë tha zëdhënësi i Tomës për xhelatin dhe xhelatët nuk kam asnjë vërejtje dhe keqardhje. Ju e dini se ekspozimi i çdo prove që është në hetim para se të shkojë në gjykatë e bën provën të pavlefshme.

    Berisha: Ndjehesh komod që ulesh në vendin e një njeriu të akuzuar për dy vrasje. Ai bllokon paraqitjen e provës se i ka dërguar në qeli Durim Bamit xhelatin e i ka thënë të pres kokat e fëmijëve nëse dëshmon të vërtetën. Nëse ky është trillim ai që e ka bërë meriton ndjekje vetëm për këtë. Por në rast se është e vërtetë aty duhet të ishte Ilir Meta. Ti je Parti e të drejtave të Njeriut, dhe në një farë mënyre me këto veprime duket sikur bëhej avokatia e Ilir Metës me bllokimin e provës, çka stononte me zhvillimin e seancës. A ka mundësi të votojnë njerëzit pa lexuar një gërmë këtu. Mirë ne që e ndoqëm seancë, por a duhet të njihen ata që se ndoqën. Të gjitha këto janë në funksion të një njeriu.

    Dule: Askush në këtë sallë dhe në Këshill nuk e kishte të dëshirueshëm praninë e tij si në zhvillimin ashtu edhe në vendimmarrje. Ka dhe disa rregulla loje, drejtimi i seancës është e drejtë kushtetuese.

    Rama: Ju lutem respektoni rregulloren dhe ti japim fund historisë ku bëhemi dëshmitarë të shkeljes së rregullores. Të procedojmë siç e parashikon rregullorja. Muhabetet e shtëpisë së oficerëve t’i bëjnë atje.

    Topalli: Zoti kryesues i seancës, në Parlament ka një histori, në zyrat e kryesisë së Kuvendit ka një arkivë. Shumë deputetë kanë qenë të pranishëm, ka pasur shumë kërkesa për heqje imuniteti. Në momentin që vjen një relacion nga prokuroria për të kërkuar heqjen e imunitetit, ka një praktikë, Këshilli i Rregullores e ka për detyrë për të kërkuar bashkangjitur me relacionin e Prokurorisë, dokumentet bashkëngjitur. Vota kundër e mazhorancës për të mos pranuar provat shtesë është e paprecedentë. Nuk mund të gjykohet pa provë, ju dje votuat kundër marrjes së provës. Unë ju kërkoj ti merrni prokurorisë provat dhe dokumentet shtesë.

    Dule: Është një çështje që u diskutua edhe në Këshill. Kodi i Procedurës Penale është amenduar në 2014 dhe tashmë kërkohet vetëm relacioni. Rastet që ju i referoheni janë bërë më parë.

    Paloka: Ne sapo na erdhi një raport i Këshillit për Imunitetin që është përgatitur nga deputetët e mazhorancës dhe shohim që është përfshirë edhe mendimi i opozitës. Mendimi i opozitës do të paraqitet nga deputetët, nëse mazhoranca do marrë përsipër të thotë mendimin e opozitës nuk e dimë a kemi parlament pluralist. Kërkoj që mendimin e opozitës ta japë zoti Halimi.

    Dule: Me kërkesën e pjesëtarëve të opozitës në mbledhjen e djeshme të Këshillit u shpreh kërkesa që në këtë raport të artikulohet edhe mendimi i opozitës i cili edhe është përfshirë. Nëse opozita kërkon të ketë raportin e saj pa asnjë problema do të lexohet në seancën plenare.

    Halimi: Lidhur me atë që thoni ju zoti kryetar duhet ti themi qytetarëve të vërtetën. Në fjalën e deputetëve të PD u theksua në fund të mbledhjes se qëndrimi i deputetëve të PD duhet të shënohet qartë në procesverbal. Në përfundim të mbledhjes nuk u vendos se cila do të ishte data kur do paraqitej ky raport. Pas pak minutash në përfundim të mbledhjes, kur u tha se sot do të zhvillohej kjo seancë dhe raporti do ishte sot, unë ju kam telefonuar dhe në mungesë të përgjigjes ju kam cuar mesazh dhe ju e keni lexuar. Meqënëse se keni caktuar datën se kur do paraqitet raporti opozita do të paraqitet me raportin e saj. Kjo është e vërteta, apo jo zoti DUle?

    Dule: Ju falenderoj për ndërhyrjen tuaj. Ju kujtoj për përmbylljen e diskutimit tonë të djeshëm në Këshill. Jemi dakord me kërkesën e Prokurorisë, raporti do të reflektojë pikërisht këtë qëndrim konsensual.

    Koha Jone

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët: Prokuroria të arrestojë deputët tanë Doshi dhe Frroku!

    PD: Rama-Meta mbrojnë Kokëdhimën, por jo deputetët e padëshiruar

    Partia Demokratike ka akuzuar Qeverinë se ka përdorur standarde të dyfishta lidhur me heqjen e imunitetit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku një ditë më parë.

    Nënkryetari i PD Edmond Spaho është shprehur se tashmë prej më shumë se 3 javësh, ka një kërkesë zyrtare nga PD në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, i cili është kapur duke shkelur Kushtetutën në 150 raste, pasi ka përfituar fonde publike përmes biznesit të tij privat.

    "Edi Rama dhe Ilir Meta manifestuan sërish standard të dyfishtë për të njëjtën çështje, duke marrë në mbrojtje Koço Kokëdhimën, dhe duke internuar deputetët armiq të partisë.

    Prej më shumë se 3 javësh, ka një kërkesë zyrtare në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima, i cili është kapur duke shkelur Kushtetutën në 150 raste, pasi ka përfituar fonde publike përmes biznesit të tij privat.

    Edhe pas insistimit të Partisë Demokratike, që rasti i Kokëdhimës të trajtohej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, sërish Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë marrë në mbrojtje deputetin e tyre mik, dhe kanë vepruar me urgjencë ndaj deputetëve të padëshiruar tashmë prej tyre. Duke e trajtuar rregulloren, ligjin dhe Kushtetutën sipas humorit dhe interesave personale, Edi Rama dhe Ilir Meta po thellojnë padrejtësinë në vend.

    Shkelja e Kushtetutës nga Kokëdhima është një akt i rëndë, dhe po aq e rëndë është shkelja e ligjit e rregullores dhe e Kushtetutës që bëjnë Rama e Meta duke marrë në mbrojtje deputetin e tyre. Partia Demokratike e dënon këtë politikë selektive të Edi Ramës, të ndalimit të ligjit dhe procedurës për mikun e tij. Përfituesin e paligjshëm të fondeve publike, nuk do të mund ta shpëtojë as miku i tij kryeministër, as kryetari i parlamentit. Kushtetuta do të zbatohet dhe do të ketë drejtësi, do apo nuk do Edi Rama dhe Ilir Meta", u shpreh Edmond Spaho.

    Koha Jone

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •