Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Fragmente në këto momente...

    Le te hapim nje teme te re ku te postojme fragmente te shkurtra, te zgjedhura, proze, apo edhe poezie, apo artikujsh shtypi...
    Fragmenti qe do te postoni duhet te kete edhe referencen nga eshte marre ne menyre qe nese i pelqen ndonje anetari ta gjeje lehte.
    (Aforizmat lejohen vetem nese jame mbi 4-5 fjali te gjata. Nuk lejohen tregime te plota. Nuk lejohen poezi te plota. Nuk lejohen artikuj te plote. Te gjitha keto mund t'i postoni ne temat perkatese! Preferohet gjuha shqipe... por nuk ka gje.)

    Shkembim dhe lexim te mbare!
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  2. #2

    Për: Fragmente në këto momente...

    Narrativa jonë banale mbi krimet e komunizmit - Agron Tufa
    Ne i kemi fshehur viktimat e komunizmit e tok me ta, kemi fshehur nëpër dosjet e tyre prokurorët, hetuesit, gjyqtarët, spiunët dhe rekrutuesit e tyre, gjyqet dhe vrasësit në mesnatë; i mbajmë të mbyllura në arkiva veprat e tyre dhe nuk duam të dëgjojmë as rrëfimet e të mbijetuarve. Kështu duke i mbajtur mbyllur në bodrume, ne mbajmë mbyllur historinë tonë me të trija format e kohës së ekzistencës sonë. Ua kemi mbyllur të gjitha udhët e shtigjet viktimave. Së jashtmi ata do të ndeshen me mitet e komunizmit: me emra rrugësh e sheshesh publike, institucionesh të shkencës e kulturës dhe "institucione" dykëmbëshash nëpër forume e auditore. Kryesisht viktimat e komunizmit duhet të vdesin së brendshmi.
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  3. 2 antarët më poshtë falenderuan Do Not Tread On për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Rajmond Muço 72 (10-08-2014),SERAFIM DILO (28-02-2015)

  4. #3

    Për: Fragmente në këto momente...

    Letër Kadaresë - Alfred Lela (25.07.2014)
    [...]Sigurisht anatemuesve të Kadaresë nuk u volit që të bëhet e ditur natyra e vërtetë dhe e thellë deri në frojdizëm e qëndrimit të tyre, kështu që ata kanë gjetur strehë te një kategorizim moral. Duke shpikur dikotominë perverse dhe hileqare ‘shkrimtar i madh, njeri i vogël’.
    Modeli i ‘njeriut të mirë’ në art dhe jetë mbërrin deri te ne si një derivat i shkollës socrealiste në letërsi dhe asaj komuniste në pedagogji e moral shoqëror. Njeriu i mirë, ai që sakrifikohet për ‘interesin e përgjithshëm’, është një kategori e mjerimit filozofik. Mund ta gjesh sigurisht në filmat e Hollivudit, por brenda një heroizmi shterues që i nevojitet happy end-it dhe biletashitjes. Dështimi i komunizmit si rend shoqëror ndoshta këtu e kish fillesën: te përpjekja për të deindividizuar individin. Për ta ndërtuar atë pa cene. Po, kapitalizmi i ka njerëzit e tij të mirë: te punëtorët socialë, klerikët, dhe po deshe prostitutat.
    Ne të tjerët jemi njerëz më vete.
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  5. #4

    Për: Fragmente në këto momente...

    A është populli ende në fuqi? - PREÇ ZOGAJ (Panorama.com.al 28.07.2014)
    Edi Rama gënjeu, fjala vjen, për legalizimet, jo sepse nuk e dinte se premtimi për ta bërë “falas” ishte një mashtrim, por ai po luante me fjalën falas për qëllime elektorale, duke konfonduar e duke lënë me dashje pa sqaruar faktin se me “falas” kishte parasysh shërbimet dhe jo çmimin e tokës, mbi të cilën janë ndërtuar ndërtesat që presin për t’u legalizuar. Në këtë mënyrë ai po premtonte një gjë të gënjeshtërt, të cilën sipas tij do të kishte kohë ta sqaronte pasi të fitonte, duke qenë se “ky popull nuk ka se çfarë të të bëjë pasi ia ke hedhur”. Në të vërtetë, në rastin e premtimeve të pamundura të llojit të legalizimeve falas, vepron ligji i matrapazllëkut, ku përfshihen edhe ai që e bën, edhe ai që e ha. Ai që e bën, nuk e ka problem ta mohojë sapo të mos i duhet më. Ai që e ka ngrënë, nuk e ka të lehtë të reagojë pa u demaskuar paksa si sylesh dhe budalla.
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  6. #5

    Fragmente në këto momente... / Ardian Vehbiu - Edison Ypi

    "Ardian Vehbiu" nga Edison Ypi

    [...]
    Dëgjo Ardian Vehbiu,
    Do s’do ti dhe shoku Nasho, dhe shokët e tu dhe shokët e shokut Nasho, Shqipëria ka hyrë në rrugën e Demokracisë dhe Lirisë. Por prej ca kohësh po pëson një deformim të frikshëm. Vrasje, drogë, korrupsion, hajdutllëqe, dallavere. Punëdhënësat shqiptarë i shfrytëzojnë në mënyrë shtazarake të punësuarit. Jashtë Tirane pothuajse s’dihet fare ç’bëhet. Nga fshatrat s’i kthen sytë askush.
    Ndërkohë, në një sfond kinse festiv, mediat servirin një Shqipëri tjetër, një Shqipëri të rrejshme, si një ishull ekzotik në Paqësor, ku këndohen këngë e hidhen valle, ku vazhdon një dasëm e pafundme, ku ka disko, pub-e, plazhe, pasarela pa fund, ku ndiqet moda me bikini që sa vijnë e ngushtohen dhe koktejle me lëngje frutash ekzotike që sa vijnë e sofistikohen, hotele, lokale, dhe shum-shumë qef.
    Emo mirë, mund të thuash i habitur ti Ardian Vehbiu, po unë ç’hy këtu ?!
    Hyn o Ardian Vehbiu hyn.
    Hyn sepse ti dhe zhgani yt jeni ata që me kolloqidhet tuaja po ja merrni frymën Shqipërisë duke e mbështjellë më një shtresë të padepërtueshme dhjami llafesh, gënjeshtrash, pretendimesh, që s’kanë asnjë lidhje me Shqipërinë që po duam të rimëkëmbim, por vetëm dhe vetëm me Shqipërinë e baballarëve partizanë, xhaxhallarëve sigurimista, shokëve soc-shkrimtarë dhe soc-artista.
    [...]
    Kotësia dhe boshësia, duken të pafajshme, por kanë thelb dramatik. Qeliza e vanitetit, duket e parrezikëshme, por është kanceroze.
    Gjithmonë kështu ka qënë. Në fillesë të diktaturave jeni ju. Ju mjaullitësat nostalgjikë për më tepër të drejta, më tepër hapësira, derisa e kalbni dhe e shembni Demokracinë, pas së cilës dihet çfarë ndodh, dihet çfarë vjen, dihet çfarë troket.
    Kështu kanë nisur të gjitha diktaturat, ëmbëlsisht, me të ngrëna e të pira, këngë e valle, dasma nga teoricienët hileqarë të së majtës si ti dhe shoku Nasho.
    Nuk ka përjashtim nga ky rregull. Ti Ardian Vehbiu dhe ai të cilit ti i del në krah, shoku Nasho, jeni nga këta teaoricienë nostalgjikë, nga këta mjaullitësa, nga këta ndjellësa të fashizmit.
    [...]
    link

    Ypi, fantastik ne pershkrimin e ketij zagar-grafomani!

  7. #6

    Për: Fragmente në këto momente...

    Ndaj te njejtin mendim me Edison Ypin... zagaret kane pushtuar kulturen me llafologjine e tyre lengezuese dhe infektive.

    [...]Kardian Vehbiu Drejtor i Bibliotekës Kombëtare, jo domosdoshmërisht si fakt i kryer, emërim, apo qoftë edhe si njëra nga kandidaturat, morpo edhe vetëm si thashethem apo pëshpërimë, i kapërxen të gjitha parashikimet, nuk e kap asnjë fantazi e grisur, hamendje e çartun, thashethem i turbullt, llum kafeje grash katundi, sferë e kristaltë magjistari. Është diçka që bën vaki’ atje ku mendja s’vete, ku imagjinata s’arrin, perversiteti dorzohet, koha lodhet dhe ndal, bën pak pushim dhe ja merr një sy gjumë derisa kandidatura e Kardian Vehbiut për Drejtor Biblioteke Kombëtare të marri një kuptim.
    Kardian Vehbiu Drejtor i Bibliotekës Kombëtare është një vajë e një kujë më e lemeritshme se, për shembull, mbytja e Katerit të Radës në Ngushticën e Otrantos, mbjellja e të gjithë Shqipërisë me hashash, ardhja e Adriatikut në Sauk.
    Kardian Vehbiu Drejtor i Bibliotekës kombëtare është një mëkat aq i madh sa nuk e lan dot asnjë lutje besimtari mbi Kuran apo Bibël, asnjë mbajtje Ramazani, asnjë festim Bajrami, asnjë meditim murgu.[...]
    "Kardian Vehbiu" nga Edison Ypi link

  8. #7

    Fragmente në këto momente... / Çfare nuk shkon me syzet e diellit?

    Çfare nuk shkon me syzet e diellit? The Spectator link
    What’s wrong with sunglasses
    People who wear shades all the time seem to radiate disdain

    A question to ask yourself on sunny days: are you, as you conduct your conversations with people, trying to convince them that you are Laurence Fishburne in The Matrix? You’re not? Then will you please take off your sunglasses?
    Hardly anyone does these days. For whatever reason, it seems to have become acceptable over the past couple of years to engage in social intercourse with the upper half of your face entirely concealed behind several hundred quid’s worth of metal and glass. No matter that the poor person you’re talking to hasn’t got a clue what your eyes are doing, has not a single indication from the windows to your soul of how you’re reacting to their comments. It’s very off-putting, trying to gauge whether or not observations are hitting the mark solely from the twitching of someone’s mouth. (And given the amount of Botox sloshing around society these days, sometimes you haven’t even got that.) Sunglasses are the equivalent of a beard, a barrier enabling you to hide. For that very reason men with beards are mistrusted. So why is it suddenly OK for shades to perform the same function above the nose? [...]
    Ndryshuar për herë të fundit nga Do Not Tread On : 29-07-2014 më 19:30
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  9. #8

    Për: Fragmente në këto momente...

    Frederick Engels 1872 - On Authority
    [...]A revolution is certainly the most authoritarian thing there is; it is the act whereby one part of the population imposes its will upon the other part by means of rifles, bayonets and cannon — authoritarian means, if such there be at all; and if the victorious party does not want to have fought in vain, it must maintain this rule by means of the terror which its arms inspire in the reactionists. Would the Paris Commune have lasted a single day if it had not made use of this authority of the armed people against the bourgeois? Should we not, on the contrary, reproach it for not having used it freely enough?

  10. #9

    Për: Fragmente në këto momente...

    Pse ndarja territoriale është diskriminuese - Kastriot Islami (Panorama 30.07.2014) link
    Shqipëria ka tashmë një qeverisje qendrore që përfaqëson interesat e një klientele të ngushtë oligarkike. Kjo qeverisje është konceptuar dhe përgatitur për 15 vjet, që me vendosjen e Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës. Me fitimin e maxhorancës më 23 qershor 2013, prej një viti, Rama, në detyrën e Kryeministrit, po përmbyll projektin e qeverisjes oligarkike, duke realizuar dy qëllime madhore: i) kapjen e Gjyqësorit, si faza e fundit apo faza e konsolidimit të qeverisjes qendrore të interesave të oligarkisë; ii) realizimi i ndarjes territoriale që garanton kapjen e pushtetit vendor nga klientela oligarkike. Tani e tutje nuk do të bëhet më fjalë thjesht për korrupsion elitar, por për “qeverisje të interesave të oligarkisë”, qendrore e vendore, që: i) blen votat; ii) komandon mandatet e të zgjedhurve, pra i blen apo ia heq dikujt e jep dikujt tjetër; iii) tenton të zvogëlojë, rrudhë apo kthejë në fasadë opozitën; iv) që godet çdo opozitar a disident apo “fshin” çdo opinion alternativ; v) që zotëron pothuajse të gjithë median për t’i mbyllur gojën apo “demaskuar” çdo kundërshtar dhe për të paraqitur si “suksese” mosrealizimet e dështimet e qeverisë; vi) që vendos nën kontroll të gjitha bizneset e rëndësishme e zotëron aksione në çdo biznes të rëndësishëm e të suksesshëm; vii) që kontrollon të gjitha organizatat joqeveritare të shoqërisë civile; viii) së fundi që vendos nën kontroll sistemin e drejtësisë për t’u mbrojtur nga çdo sulm eventual, por edhe për të realizuar gjuetinë e shtrigave ndaj çdo opozitari apo disidenti. Ky nuk është as ekzagjerim dhe as diçka që mund të ndodhë në të ardhmen; ky është realiteti shqetësues që klientela qeveritare oligarkike përpiqet ta maskojë përmes demagogjisë e mashtrimit mediatik me penelat e “reformave” e të “luftës kundër korrupsionit”. [...]
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  11. #10

    Fragmente në këto momente... / Why There Will Be No Revolution

    Why There Will Be No Revolution - Gary North (June 28, 2014 - link)
    [...]The revolutions in the Arab world did not decentralize anything. It just re-centralized with another group of tyrants running the show. It is nice to see existing tyrants embarrassed. It is nice to see them overthrown, at least from a distance. But it doesn't change anything. Egypt is just what it was under Mubarak. It is a military dictatorship. The revolution didn't do anything.

    Revolutionaries have to have a centralized agenda. Either it's open, or it isn't. But there is always a centralized agenda with every revolutionary movement. Every revolutionary always thinks his revolution is going to be the last one. Every revolutionary thinks that when he gets in control of the hierarchical chain of command, things are going to be different. Yes, they will be different. There will be a different set of looters skimming off the productivity of the victims.
    [...]
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •