Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22

    Këngëtari Arjan Korkaj

    INTERVISTA/Flet këngëtari i mirënjohur Arjan Korkaj: Bukuria çan bllokadën!


    “Në treg kërkohen më shumë këngëtaret femra.
    S’u besoj shumë femrave”


    Albert ZHOLI

    Një këngëtar që për çdo ditë po fiton terren. Hapat e para të këngës i hodhi në Greqi, por atdheu i tij i hapi dyert e suksesit. Gjithmonë s’e ka pëlqyer rrymën e këngës “Tallava”, por beson tek suksesi i këngës së pastër popullore shqiptare. Nga ana tjetër ai se mohon se këngëtaret femra janë më të pëlqyerat në tregun shqiptar për shumë arsye.

    Fillimet tuaja të këngës si shumë këngëtarë të këngës popullore shqiptare i ke në Greqi. Pse kjo nxitje e këngës në fqinjin tonë jugor?
    Kjo ka shumë arsye, por kryesorja për mua është se Greqia është një vend këngëdashës. Ndoshta është i vetmi shtet në Ballkan që ka me mijëra lokale nate, apo buzuqe siç i thonë ata, ku këndojnë këngëtarë të të gjitha kategorive. Grekët siç dihet janë një popull qejfli. Ata fundjavat i kalojnë nëpër lokalet e natës. Madje, mund të them se në Greqi ka shumë këngëtarë me emër në Europë. Unë zërin e kisha, por duhej një vend që të dilja në skenë. Athina t’i jep këto mundësi ashtu siç mi dha dhe mua dhe shumë këngëtarëve të tjerë shqiptarë.

    Cila ka qenë mosha juaj kur morët mikrofonin në dorë dhe dolët para publikut?

    Arjani ka filluar që në moshën 23 vjeç të këndojë. Pra, në lulen e rinisë. Kisha shumë ngacmime nga shokët që të nisja të këndoja pasi në shumë dasma apo në mbrëmje unë këndoja. E mora guximin dhe dola. Nuk zhgënjeva asnjë. Pra viti 1995 shënon dhe ditën time të fillimeve të këngës.
    -Cila ka qenë kënga juaj e parë?
    Kënga e parë ka qenë greqisht “gërvishtet zemra ime”.
    E kam filluar me këngë greke se atje jetoja. Tekstet e këngëve greke janë shumë të bukura. Nga ana e artit ndjehem shumë mirë kur këndoj këngë të tyre. Ata i këndojnë me patos dashurisë. I këndojnë me shumë ndjenjë dhe seriozitet. Kur dëgjon tekstet e tyre gozhdohesh. Por deh muzika luan rolin e saj. Buzuku grek i jep tjetër aromë këngës popullore.
    - Po grekët a këndojnë shqip?
    Në fakt unë s’kam dëgjuar. Duke qenë se ne jemi aty, pra jemi emigrantë sigurisht që do këndojnë këngët e tyre, por përfshirja jonë në këngët e tyre do të thotë që e pëlqejnë muzikën tonë dhe këngëtarët tanë. Por dua të theksoj se arvanitasit këndojnë këngë shqipe, të shqipes së vjetër. Ka disa këngë arvanite që të dëgjuara në Greqi.
    -A keni qenë i mirëpritur në skenat greke?
    Nuk e prisja me të vërtetë, që qysh ditën e parë do të kisha oferta. Siç duket kënga që unë zgjodha dhe vetë zëri im, u pëlqeu pronarëve por dhe vetë këngëtarëve grekë. Rruga ime tashmë ishte hapur. Duke folur nga pozitat e sotme e them me krenari se kam kënduar edhe me emrat më të mirë që ekzistojnë sot.
    -Me kë ke kënduar atje?
    Me Paskalis Terzis, Pica Papadhopulu, Notis Sfakianakis, Natasha Theodhoridhu, Katerina Stanisi
    -Ju kanë pranuar në mënyrë të natyrshme apo me vështirësi?
    Me shumë vështirësi deri sa ata të binden se t’i vlen. Aty kënga është gjëja e parë që has kudo. Ata zgjohen dhe flenë me këngë.
    -Sa vite këndove vetëm me këngë greke?
    Këngë greke kam kënduar rreth 17 vjet. Në vitin 2009 fillova të këndoj këngë shqiptare. Pra ishte momenti që kisha shumë kërkesa në Shqipëri dhe nga këngëtarët që vinin në Athinë për të kënduar. Kështu u bëra pjesë e shumë grupeve shqiptare të të gjitha moshave që vinin në Athinë të organizuar.
    A ka treg sot këngëtari në Greqi?
    Është shumë vështirë. Greqi po kalon një krizë që po e ndjejnë shumë sidomos këngëtarët. Aty të premte të shtunë, jeta e natës ishte sikur të ishte ditë. Tufat me lule, këpucët me taka fluturonin në çdo cep të lokalit. Mbi tavolina shikoje shumë femra që kërcenin duke shoqëruar këngëtarin. Sot ato vite e kanë zbehur shkëlqimin.
    - Po këngëtarët grekë a e ndjejnë krizën?
    Sigurisht, ata e kanë ndjerë të parët. Ishin mësuar me pagesa të majme. Aktualisht nëse deri dje merrnin 2000 euro sot nuk marrin as gjysmat.

    Jeni më i realizuar tashmë 7 vjet në Shqipëri?
    Po. Ndihem i realizuar. Kam krijuar rrethin tim të punës, kam krijuar klientelën time. Sigurisht që, lëviz shumë jashtë shtetit, krahas Tiranës.

    -Kush është albumi i parë që keni bërë, si titullohet dhe sa këngë kishte?
    Albumi i parë ka qenë “Kështu më pëlqen”, ka qenë me 12 këngë vetëm greke dhe është shitur në Greqi dhe sot e kësaj dite shitet 10 euro. I dyti ka qenë “Vaj me det o ditëzinj” që është bërë në Greqi dhe me tekste të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Sokol Marsit. Kjo këngë kryesore e albumit u prit shumë mirë nga të gjithë shqiptarët.
    -Bashkëpunimi me Jorgo Papingjin ishte i rastësishëm?
    Ishte komplet rastësisht në studion e Sokolit. Ky album kishte 7 këngë. Ishte me këngë shqipe dhe greke.
    Tani po përgatis një këngë të re klipi “Zemër e hapur” është një baladë që besoj se do të mirëpritet. Kjo pasi duke parë sukseset e dy albumeve të parë mendoj se ka një hap më cilësor. .
    -Ku e gjeni më shumë veten tek kënga popullore apo tek balada?
    Tek të dyja, por balada është shpirti im. Balada është ajo që e tregon artistin si është.
    -Baladat janë shumë të pakta në Shqipëri?
    Ka balada dhe balada, që do të thotë se teksti dhe muzika mua më prek më shumë në shpirt.
    Është edhe një muzikë e lehtë që ne ngatërrohemi sot dhe themi se është baladë, ajo nuk është baladë. Balada është baladë. Ka tjetër theks, tjetër timbër, tjetër hapësirë balada Vetë emri i saj të motivon.
    -Në gjithë këtë karrierë ku ke këmbëngulur më shumë në zgjedhjen e muzikës apo të tekstit?
    Këto nuk ndahen dot të dyja. Ata janë të lidhura bashkë. Kam qenë selektiv tek të dyja. Për mua ato s’bëjnë pa njëra tjetrën. Një tekst i mirë më muzikë jo të bukur, nuk jep efekt ashtu si e kundërta. .
    -Me kë ke bashkëpunuar me këngëtarët shqiptarë dhe si je ndjerë?
    Këngëtarët dhe këngëtaret shqiptare me të cilët unë bashkëpunoj janë të shumtë. Madje kur vinin në Greqi më kërkonin vetë. Këtu mund të përmend Gëzim Nikën, Eli Farën, Artiola Toskën, Ylli Bakën dhe Greta Koçin etj., etj.. Pra kam bashkëpunuar dhe bashkëpunoj me këngëtarë të të dyja gjinive dhe të gjitha grupmoshave. Jemi plotësuar me njeri-tjetrin.

    -Mos vallë në këngët e tua ka huazime nga këngët greke (flasim ato me tekste shqip)?

    Nuk besoj. Ato këngë që i kam bërë shqiptare janë shqiptare. Nga ana tjetër mund të them se çdo këngë ka paksa ngjashmëri me një këngë të huaj. Por në brendësi ato janë pa asnjë huazim. Janë shkruar dhe kënduar shqip.
    -Kënga shqiptarë popullore në krahasim me ato të Ballkanit, a është një këngë që me të vërtetë të prek?
    Kënga shqiptare ka gjurmët e veta dhe ka nënshtetësinë e vet, ka prejardhjen e vet dhe ka bukurinë e vet...
    - A është zbehur paksa tallavaja, e cila lulëzoi për afro 10 vjet nga 1997-2008. Mendimi juaj për këtë huazim?
    Për tallavanë e them me bindje. Kjo rrymë do të kalojë dhe do të iki. Pa lënë gjurmë. Sado që argëtohen njerëzit ajo është një zhurmë ku nuk dëgjohet se çfarë thuhet. Nuk kam kënduar marrë vesh asnjë fjalë nga tallavaja deri më sot.
    -Mendon se kënga greke në krahasim me këngët e tjera të Ballkanit ka një gjë të veçantë?
    E veçanta e tyre është Buzuku. Është tingulli i buzukut që kanë, është mënyra se si punojnë muzikantët dhe këngëtarët. Ata marrin një këngë e studiojnë shumë dhe e nxjerrin këngë siç është, ata nuk dinë ta bastardojnë gjatë rrugës.
    -Ke menduar ndonjëherë të merresh me politikë?
    Ma kanë bërë dhe një herë tjetër dhe përgjigja ime është se nuk jam për politikan.
    -Ç’mendim keni për politikën shqiptare 23 vjeçare post komuniste?
    Të gjitha mirë.
    -Thuhet se në treg janë më shumë janë këngëtaret femra. A është e vërtetë kjo?
    Po , sepse femra mbizotëron botën. Është e vërtetë. Ato kanë më shumë luk, provokime, tërheqje mashkullore. I kanë më shumë dyert të hapura. Bukuria cian bllokadën

    Ke besim tek femrat që ke pasur lidhje?
    Jo. S’u besoj shumë femrave. Janë të zgjuara dhe dinake. Gjithë uji tek mulliri i tyre shkon.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Këngëtari Arjan Korkaj

    INTERVISTA/ Flet këngëtari i mirënjohur Arjan Korkaj; Femrat shqiptare janë të veçanta

    “Më jep dorën për unazë” klipi që më ka befasuar jo vetëm mua

    Albert ZHOLI

    “Më jep dorën për unazë” kripi i tij i fundit është ndër më të klikuarit në internet. Madje ai as e priste këtë sukses kaq të madh. Një këngë popullore me kompozim dhe tekst të Sokol Marsit, bëri që ai të gjejë një tërheqje të madhe të publikut. Këtë arritje ai ja dedikon dhe fansave dhe publikut por dhe kënëgtarëve grekë ku ai ka punuar që i kanë dhënë shumë të fshehta profesionale.

    Votoi Arjani?

    Patjetër. Qysh në mëngjes. Unë që jam gjumash atë ditë u zgjova pa gdhirë.

    Pse kjo korrektesë në zgjedhje?

    Pse? Po njeriu duhet të ndjejë përgjegjësi për atë që e udhëheq, për atë që do e drejtojë. Njeriu nuk duhet të flasë tavolinave për politikën dhe keqqeverisjen por ta përcjellë kritikën e vetë nëpërmjet votës. Madje mund të them dhe për kë kam votuar

    -Klipi juaj i fundit “Më jep dorën për unazë” pati shumë sukses, si erdhi kjo këngë. Cili është kompozitori dhe autori tekstit?

    Kjo këngë me këtë titull “Ma jep Dorën për unazë”, ishte si gjithmonë një frymëzim tjetër i Sokol Marsit, si Tekst & Muzik i Sokol Marsit, dhe sa për suksesin se prisja kaq. Rëndësi ka që e këndova me shumë qef dhe me shpirt. Falënderoj popullin tonë shqiptar anë e mbanë për këtë mbështetje, pa ata s’jemi asgjë...

    - Urime të shumta si jeni ndjerë?

    Po sa për urime pati vërtet pa masë, dhe kjo më bën vërtet të ndihem shumë këndshëm dhe më pëlqen që mundimi im dhe i Kolit u pëlqye dhe po pëlqehet nga dita në ditë, kjo s’do të thotë kurrë ama që tipi im fluturon në ajër, hahaha...

    - A e menduat se do të kishit kaq sukses?

    Jo kurrë s’mund të mendosh se sa sukses do të ketë një këngë, por e ndjeva që do pëlqehet se më pëlqeu mua në radhë të parë si Arjan...

    -Si njdheni tashmë në Tiranë, a jeni ambientuar?

    Në Tiranë kam qenë që i vogël kur erdhi familja ime në 1989, por në kohën e sotme dhe mbas 20 vjetësh pa ardhur fare, më duket vërtet e ndryshuar çdo gjë dhe fatkeqësisht jo për mirë, por një ç’rregulli, që ishalla ndryshon me këtë RILINDJE të re...

    - A ju mungon Athina?

    Po edhe më mungon se atje u rrita, që nga mosha 17 e gjysmë kur ika dhe erdha 37 vjeç këtu përsëri e ika prapë, siç dal e vij. Pra s’jam stabël dhe këtu...



    -Kush ishte pjesa më e vështirë e këtij klipi?

    hahahahahaha ...Pjesa më e vështirë për mua ishte kur i kërkoja dorën për unazë personazhesh dhe ajo qeshte.... hahaha shaka...


    - Çfarë more nga këngëtarët grekë në bashkëpunimet me ta?

    Pyetje e bukur kjo, që s’më është bërë kurrë. Sa mirë që ma bëre... mora nga ata stilin dhe sjelljen ndaj njerëzve dhe eksperiencën që kishin si edhe kulturën e Buzuqeve...

    -Çfarë dallimesh kanë femrat greke nga ato shqiptare?

    Hahata... S’besoj se kane dallime, madje femrat tona janë dhe më të pashme dhe si kukulla në përgjithësi...

    -Si do ti komentonte këto zgjedhje Arjani, a kishte atmosferë dhe kulturë?

    Për atmosferë unë do doja mos të kishte asnjë vrasje. E nxjerrim vetë ne emrin e keq e pastaj shajmë të huajt. Ky ndryshim në këto zgjedhje unë besoj se ju desh këtij vendi nga themelet komplet. Mendimi im është se Rama do bëj ndryshime për mirë dhe votën time hallall ta ketë. Nëse edhe Rama s’bën gjë atëherë duhet tja liroj vendin tjetër kujt, më të aftë. Këto votime treguan se shqiptarët dinë kë votojnë. Nqs Rama do të gabojë si Saliu do të ketë të njëjtën disfatë. Shqiptarët kanë nevojë për shumë gjëra ndaj votuan për Rilindjen....

    -JU jeni lab, një krahinë me tradita patriotike dhe shumë e dashuruar me këngën, je krenar për origjinën tënde, pasi thuhet që origjinën e lashtë e keni nga Progonati Tepelenës?

    Po Alber Zholi, jam tepër krenar që jam Lab me gjysmë opinge... Deri para një viti e dija se prejardhja është vetëm nga Velça e Vlorës, por mësova se... nga stërgjyshërit kemi qenë me mbiemër KOKAJ nga Progonati i Tepelenës. Jam krenar nga të dyja vendet, jam LAB...Nga krahina që i ka dhënë lavdi Shqipërisë që është ashtu siç e ka cilësuar i madhi Rexhep Qose që “Sa herë lëngon Shqipëria, ngrihet në këmbë Labëria”

    -Çfarë pëlqen më shumë tek një femër?

    hahaha ....! Shumë e thjeshtë, të jetë Femër, se me modernizimin po ndryshohen rrolet... S’dihet kush pi cigare, raki, etj.

    -Cilat këngëtare janë në preferencat tuaja?

    Janë shumë vërtet dhe ato që respektoj, dhe s’do doja të përmendja dikë që mos le ndonjë pa përmendur dheu ngelet hatri..... hahahha’

    -Ku do i bëni pushimet?

    Pushime do të bëj shumë pak. Jam i ftuar në shumë dasma dhe aktivitete. Ditët për pushim janë të pakta dhe ato do i kaloj vetëm në bregdetin shqiptar.

    -Cila është veshja juaj e stinës?

    Veshje sa më të lehta dhe thjeshtë, kapele, pantallona të shkurtra, dhe bluzë ....hahaha ..Me ngjyra behari...

    -Cili është vendi ideal për ju për plazh?

    E thashë dhe pak më lart. Vendi im për plazh është pa diskutim Vlora ime. Por edhe Sarandën nuk e përjashtoj. ..

    -Pas këtij klipi kaq të suksesshëm, a keni ideuar diçka të re?

    Po, patjetër që kam. Aktualisht po mendoj për një baladë por mbas dy muajsh do e bëj klip, dhe besoj do pëlqehet nga fansat e mi edhe nga gjithë publiku shqiptar. Plus qe që mund të kem edhe surpriza, psh një duet.

    -Kush është sipas jush autori më i mirë i teksteve për këngë?

    E mira dhe i miri s’kanë fund, siç e kam deklaruar kudo që vlerësoj pa masë Sokol Marsin, si dhe Jorgo Papingjin, Arben Dukën, e shumë të tjerë, por në moment që më vjen në dorë një tekst i mirë i jap vëmendje se anashkaloj...
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Këngëtari Arjan Korkaj

    INTERVISTA/ Flet këngëtari i mirënjohur Arjan Korkaj: Pa dashuri jeta është e zbrazët

    “Thesari im”, klipi që i ka kaluar parashikimet


    Albert ZHOLI

    “Thesari im” klipi i tij i ditëve të fundit i kushtohet dashurisë. Aktualisht me 19 500 klikime është ndër më të klikuarit në internet. Madje, ai as e priste këtë sukses kaq të madh. Një këngë baladë me kompozim dhe tekst të Sokol Marsit, ka ngjallur dhe xhelozinë e mjaft këngëtarëve që janë në treg. Suksesin e fundit që e befasoi atë dhe realizuesit e tjerë ai ja dedikon dhe fansave dhe publikut por dhe këngëtarëve grekë, ku ai ka punuar që i kanë dhënë shumë të fshehta profesionale.

    Si lindi ideja për këtë këngë?

    Dashuria të mbërthen, të çon në botën qiellore, të bën të lumtur por edhe të vuajtur, të bën të fortë por edhe të dobët, të bën të sjellshëm por edhe harbut. Dashuria është ndjenja më e fortë njerëzore. Kushdo që e ka provuar ka shijuar dhe provuar ndjesi të pamenduara.



    Cilët janë autorët e kësaj kënge?

    Muzika- teksti Sokol Marsi. Një baladë dashurie që u prit shumë ngrohtë nga të gjithë shqiptarët. Realizimi si klip nga muzikali me në krye Dorian Gjonin. Ernis Çili regjisor dhe Dorina Plaku ...

    Pse kaq angazhim në këtë klip?

    Po njeriu duhet të ndjejë përgjegjësi për atë që e udhëheq, për atë që do e drejtojë. Njeriu nuk duhet të flasë tavolinave për politikën dhe keqqeverisjen, por ta përcjellë kritikën e vetë nëpërmjet votës. Madje mund të them dhe për kë kam votuar

    -Cila është veshja juaj e stinës?

    Veshje sa më praktike. Pantallona sa më të lehta dhe thjeshtë, kapele.

    -Po kur flasim për pushime?

    Vlora ime Greqi, por edhe Saranda nuk e përjashtoj...

    -Pas këtij klipi kaq të suksesshëm, a keni ideuar diçka të re?

    Po, patjetër që kam. Aktualisht po mendoj për një baladë, por mbas dy muajsh do e bëj klip dhe besoj do pëlqehet nga fansat e mi edhe nga gjithë publiku shqiptar. Plus qe që mund të kem edhe surpriza, p.sh një duet.



    -Kush është sipas jush autori më i mirë i teksteve për këngë?

    E mira dhe i miri s’kanë fund, siç e kam deklaruar kudo që vlerësoj pa masë Sokol Marsin, si dhe Jorgo Papingjin, Arben Dukën, e shumë të tjerë, por në moment që më vjen në dorë një tekst i mirë i jap vëmendje se anashkaloj...



    -A keni në planet tuaja të ardhme ndonjë këngë për Ali Pashën si një legjendë e trevës suaj?

    Edhe pse i kanë kënduar shumë kudo që shkoj në Greqi habiten për mitin dhe bëmat e tij. Befasohem nga ajo figurë karizmatike. Koha atë në vend ta harrojë po e lartëson. Me këtë rast dua të përmend të gjithë miqtë e mi që më kanë përkrahur në rrugën time si Luan Miha, Agron Kondi, Kushtrin Muraj, Shkëlzen Delija, Nikolla Malaj, e shumë të tjerë. Falënderoj gjithë njerëzit e thjeshtë që më kanë ndihmuar që sot të ndihem ky që jam.

    - Çfarë more nga këngëtarët grekë në bashkëpunimet me ta?

    Pyetje e bukur kjo, që s’më është bërë kurrë. Sa mirë që ma bëre... mora nga ata stilin dhe sjelljen ndaj njerëzve dhe eksperiencën që kishin si edhe kulturën e Buzuqeve...


    Si do ta cilësonit dashurinë?

    Pa dashuri jeta është e zbrazët.


    -Çfarë dallimesh kanë femrat greke nga ato shqiptare?

    Hahata... S’besoj se kane dallime, madje femrat tona janë dhe më të pashme dhe si kukulla në përgjithësi...


    -Si do t’i komentonte këto zgjedhje Arjani, a kishte atmosferë dhe kulturë?

    Për atmosferë unë do doja mos të kishte asnjë vrasje. E nxjerrim vetë ne emrin e keq e pastaj shajmë të huajt. Ky ndryshim në këto zgjedhje unë besoj se ju desh këtij vendi nga themelet komplet. Mendimi im është se Rama do bëj ndryshime për mirë dhe votën time hallall ta ketë. Nëse edhe Rama s’bën gjë atëherë duhet tja liroj vendin tjetër kujt, më të aftë. Këto votime treguan se shqiptarët dinë kë votojnë. N.q.s Rama do të gabojë si Saliu do të ketë të njëjtën disfatë. Shqiptarët kanë nevojë për shumë gjëra ndaj votuan për Rilindjen....


    -JU jeni lab, një krahinë me tradita patriotike dhe shumë e dashuruar me këngën, je krenar për origjinën tënde?

    Jam tepër krenar që jam Lab me gjysmë opinge... Jam krenar që jam nga krahina që i ka dhënë lavdi Shqipërisë që është ashtu siç e ka cilësuar i madhi Rexhep Qose që “Sa herë lëngon Shqipëria, ngrihet në këmbë Labëria”



    -Çfarë pëlqen më shumë tek një femër?

    hahaha ....! Shumë e thjeshtë, të jetë Femër, se me modernizimin po ndryshohen rrolet... S’dihet kush pi cigare, raki, etj.


    -Cilat këngëtare janë në preferencat tuaja?

    Janë shumë vërtet dhe ato që respektoj, dhe s’do doja të përmendja dikë që mos le ndonjë pa përmendur dheu ngelet hatri..... hahahha’


    -Pas këtij klipi kaq të suksesshëm, a keni ideuar diçka të re?

    Po, patjetër që kam. Aktualisht po mendoj për një baladë por mbas dy muajsh do e bëj klip, dhe besoj do pëlqehet nga fansat e mi edhe nga gjithë publiku shqiptar. Plus qe që mund të kem edhe surpriza, p.sh një duet.






    Teksti

    Asnjëherë nuk jam i vetëm,

    Dhe kur ndihem i vetmuar.

    Mbaj në dorë një gur flori,

    Emri yt aty është shkruar,

    E ka emrin dashuri.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Këngëtari Arjan Korkaj

    INTERVISTA/ Flet këngëtari i mirënjohur Arjan Korkaj: “Dua të realizoj një këngë për nënën”

    “Floriri i vogël”, albumi që thërret me zërin e zemrës

    Albert ZHOLI

    “Floriri i vogël”, albumi i ditëve të fundit i kushtohet në më të shumtën e këngëve, dashurisë... Aktualisht, brenda pesë ditëve në internet ai ka marrë 9 500 klikime, pra, ndër më të kilikuarit. Në këtë album ai ka këngë të kompozuara nga Klodian Qafoku, Sokol Marsi, Genci Malaj dhe R. Skënderaj. Albumi mban titullin e këngës që e ka kompozuar i mirënjohuri Klodian Qafoku. Suksesin e fundit që e befasoi atë dhe realizuesit e tjerë, ai, ia dedikon fansave dhe publikut, por dhe këngëtarëve grekë, ku ai ka punuar dhe ka marrë shumë të fshehta profesionale. Me këtë album, ku janë 11 këngë, Arjani vjen më i sigurt, më i realizuar, më kërkues ndaj vetes.

    Një album që pati shumë interes, një iniciativë që ndoshta kërkon dhe pak guxim në këtë zallamahi albumesh. Përse e more këtë iniciativë?

    Ishte një detyrim ndaj fansave të mi. Ishte një nismë që kishte kohë që ishte brenda meje, por që u realizua këtë fillim pranvere. Bashkë më lulet e Pranverës unë u dhurova fansave të mi edhe këtë album që është shumë sinjifikativ. Titulli “Floriri i vogël”, për mua ka shumë domethënie për vetë natyrën dhe vlerën e floririt, pasi madhësia nuk është shumë përcaktuese në vlerë. Edhe dashuria është vetë një flori i vogël që të mbërthen, të çon në botën qiellore, të bën të lumtur, por edhe të vuajtur, të bën të fortë, por edhe të dobët, të bën të sjellshëm, por edhe harbut. Dashuria është ndjenja më e fortë njerëzore. Kushdo që e ka provuar ka shijuar dhe provuar ndjesi të pamenduara.

    Cilët janë autorët e këtij albumi që ka ngjallur kaq interes që në ditët e para?

    Janë katër kompozitorët që unë kam bashkëpunuar, Klodian Qafoku, Sokol Marsi, Genci Malaj dhe R. Skënderaj, të cilët janë bashkëshoqërues në jetën time të këngës. Mes tyre jam ndjerë i sigurt, jam ndjerë pjesë e punës së tyre të vyer, për të përcjellë tek fansat e mi, tingujt magjik të këngës popullore.

    Për muaj të tërë larg miqve?

    Po njeriu duhet të ndjejë përgjegjësi për atë që e udhëheq, për atë që do e drejtojë. Njeriu nuk duhet të flasë tavolinave për politikën dhe keqqeverisjen, por ta përcjellë kritikën e vetë nëpërmjet votës. Madje, mund të them dhe për kë kam votuar

    -Po kur flasim për pushime?

    Vlora ime, Greqi, por edhe Saranda nuk e përjashtoj.

    Njiheni mirë me albumin e fundit?

    Sigurisht. Aty ka këngë që vërtetë kanë lënë gjurmë dhe që më kërkohen vazhdimisht në të gjitha koncertet që unë realizoj. Jo vetëm këtu, por edhe jashtë vendit. Këto janë këngët e mia hit, që më kanë bërë të lidhur më fansat dhe me spektatorin.

    Kush është pjesa më e vështirë e realizimit të një albumi?

    Kryesorja është zgjedhja e këngëve. Duhet një punë parapërgatitore mjaft e madhe. Duhet një punë serioze me kompozitorët dhe me autorët e teksteve/ Albumi është një event i rëndësishëm, është pikë pjekuria e një këngëtari. N.q.s dështon të mbyllen shumë rrugë. Problemi i fundit është financimi. Shumë herë këngëtarët për shkak të kostos hezitojnë të realizojnë një album.

    -Kush është sipas jush autori më i mirë i teksteve për këngë?

    E mira dhe i miri s’kanë fund, siç e kam deklaruar kudo që vlerësoj pa masë Sokol Marsin, si dhe Jorgo Papingjin, Arben Dukën, e shumë të tjerë, por në moment që më vjen në dorë një tekst i mirë i jap vëmendje se anashkaloj...

    - Çfarë more nga këngëtarët grekë në bashkëpunimet me ta?

    Greqia është e shquar për këngëtarë popullorë. Populli grek ka një dashuri të madhe për muzikën popullore, nuk e këmben me asgjë. Unë në Greqi mora stilin dhe sjelljen ndaj njerëzve dhe eksperiencën që kishin si edhe kulturën e Buzuqeve...

    Po nga këngëtaret e diasporës kë do të veçoni?

    Do të veçoj këngëtaren Afërdita Pepkola, e cila banon në Amerikë. Klipet e saj dhe këngët e saj janë shumë shprehëse dhe shumë të pëlqyera. Ka një zë të veçantë që ka krijuar profilin e saj shumë sinjifikativ. Ajo punon në heshtje, por me shumë përkushtim. Mbi të gjitha është shumë njerëzore dhe ndihmon me shpirt këdo që i kërkon ndihmë.

    Dashuria diçka që frymëzon çdo këngëtar, si do ta përkufizonte dashurinë Arjani?

    Dashuria është jeta, frymëzimi, nektari i çdo nisme të fisme. Pa dashuri jeta është e zbrazët.

    - Aktualisht ku është i ftuar Arjani?

    Këto ditë jam i ftuar në Selanik në një koncert të madh që organizojnë emigrantët në këtë qytet të bukur. Me shoqatat e emigrantëve në Greqi jam lidhur prej kohësh dhe kam një bashkëpunim shumë serioz. Ndoshta Selaniku është një qytet, ku të gjithë emigrantët janë të bashkuar dhe organizojnë vazhdimisht mbrëmje dëfrimi me këngëtarë shqiptarë.

    Hobet tuaja?

    Vrapimi. Më pëlqen që mëngjeseve të vrapoj në pastërtinë e Liqenit Artificial.

    Jeni i lidhur me shtypin?

    Çdo ditë dëgjoj leximin e gazetave dhe blej ato gazeta që më duken interesante nga artikujt. Por “Telegraf”-in, se lë kurrë pa marrë.

    -Çfarë pëlqen më shumë tek një femër?

    Karakteri dhe sinqeriteti. Bukuria shkon dhe vjen, por karakteri nuk ndërtohet me tulla. Bukuria më e mirë e një femre është karakteri i saj.

    -Pas këtij albumi kaq të suksesshëm a keni ideuar diçka të re?

    Sigurisht. Unë nuk do ta ndal kurrë këngën dhe krijimtarinë. Çdo ditë mendoj vetëm për të. Këtë radhë dua të bëj një klipi për nënën. Pra një këngë krejt të veçantë. Besoj do pëlqehet nga fansat e mi edhe nga gjithë publiku shqiptar. Plus që, mund të kem edhe surpriza, p.sh një duet.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Këngëtari Arjan Korkaj

    PERSONAZH/ Flet këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Arjan Korkaj

    -Që nga Vlora në Vermosh, Në Kosovë e Çamëri, Që të gjithë jemi shqiptarë, Nën një diell, një çati

    -“Nusëro moj Shqipëri”, klipi që ndezi vlonjatët

    - Janë bërë të gjithë këngëtarë është rritur shumë numri i këngëtareve artificiale

    - Kam kënduar njëherë me temperaturë 39


    Albert Z. ZHOLI

    Brenda një harku kohor prej dy muajsh Arjani ka bërë prezent përpara publikut dhe përpara fansave të vet dy klipe “Stoli e sevdasë” si dhe “Nusëro moj Shqipëri”. Festat e fundvitit ai ka qenë i ftuar në Vlorë të cilët e pritën birin e vet me shumë përzemërsi dhe dinjitet. Tashmë dyert për të janë hapur jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë por më i kërkuar është sidomos në Greqi, vend nga ku nisi karrierën e tij muzikore.

    Cili është klipi juaj i fundit?

    Klipi im i fundit është “Stoli e sevdasë” si dhe “Nusëro moj Shqipëri” që u prezantua në emisionin e shumë suksesshëm dhe i shikuar “Zonë e Lirë”, nga A, Çani.
    Po ju them refrenin

    Që nga Vlora në Vermosh,
    Në Kosovë e Çamëri
    Që të gjithë jemi shqiptarë,
    Nën një diell, një çati...
    Teksti & Muzika si gjithmonë Sokol Marsi.


    Si është mirëpritur dhe cila është jehona?

    Vërtet është mirëpritur shumë mirë dhe në Vlorë tani për fund viti u këndua nga publiku në Teatrin Petro Marku në mes të Vlorës, dhe ky ishte një shpërblim për mua si këngëtar.


    Ku ishte vështirësia në këtë klip?

    Vështirësi nuk pati për mua se ishte vërtet një kënge patriotike që e këndoja dhe aktroja me shpirt. Ndoshta se ishte këngë e tillë, pati lehtësi për mua në interpretim, pasi më rrëmbeu të gjithin dhe nuk shihja para asnjë vështirësi. Këngët patriotike më ngjizin një dëshirë të brendshme që o zot, më futin në magjinë e historisë shqiptare që më jep energji.
    Ku këndoi dhe cilat ishin ftesat e Arjanit për festat e fundvitit?

    Isha 3 dit rresht në Vlorë në Teatrin “Petro Marko”, dhe besoj se u argëtuam pa masë me vlonjatët e mi, por surpriza për mua ishte që patën ardhur dhe nga fshati që unë kam prejardhjen nga Velça , kjo më bëri të prekesha pa masë në mes të publikut.


    Koha e keqe a ju pengoi për të realizuar ftesat?

    Absolutisht jo, madje më mirë u bë dhe në Clab që isha para festave po në Vlorë besoj se u ndez Clabi “Plan B Bar£”, u ngroha dhe unë... hahahah

    Si është xhelozia mes këngëtarëve?

    Besoj se se kam ndjerë se po te rri e të merrem me këto i bie të lë pas atë që kam në shpirt si dhe punën time këngën e të merrem me gjëra të pa rëndësishme e të bie në atë nivel. Rëndësi ka që si A.Korkaj nuk xhelozoj njeri.

    -Kur ndihet keq Arjani?

    Ka momente që ndihem keq vërtet por jam tip që se lëshoj veten dhe ahere këndoj më shumë dhe më bukur. Kundërshtarëve dhe ziliqarëve ju përgjigjem me punë jo me urrejtje

    - Kënga popullore pse është më e kërkuar tek shqiptarët?

    Kënga Popullore ka tabanin dhe rrënjët në popull, kjo s’do ndryshoj kurrë besoj dhe ndaj jemi krenar qe jemi popull me rrënjë në këngë dhe qejfli të këngës.

    -A mund të këndoj çdo këngëtar këngë popullore të trevave të ndryshme?

    Mendimi im personalisht dhe kategorikisht është JO ME TE MADHE, atëherë s’do kishte Malësi as Vlorë, as krahina te tjera do ishin një. Për mendimin tim Turp kush e thotë unë këndoj vlonjatshe, qytetare dhe Balada. Secili ka trevën e tij, riskun e tij, zërin që i përngjet një treve të caktuar. Ky është mendimi im personal.

    -Si do ti komentonit martesat Gay?

    Çdo njeri ka të drejtat e veta. Krevatin e vet e zgjedh kushdo ashtu si do. Familja për mua është gjëja më e shenjtë.

    -Cilat janë problemet e muzikës shqiptare sot?

    Nga t’ja filloj e nga ta mbaroj. Tallava pa kuptim, zhurmë pa bërë asgjë, sa dhe vetë njerëzit se dinë se çfarë dëgjojnë. Kjo po e deformon shumë këngën popullore. Po e bastardon. Pastaj janë bërë të gjithë këngëtarë është rritur shumë numri i këngëtareve artificiale

    -Cila është ftesa e fundit e Arjanit?
    Në Athinë të shtunën në datën 10 Janar. Ka qenë një ngga ditët më të bukura të jetës sime. Në këtë koncert I ftuar nga bashkatdhetarët tanë u ndjeva I privilegjuar, u ndjeva krenar dhe I motivuar. Kjo për shumë arsye pro kryesorja sepse aty u krijua një ambient tejet shqiptar dfhe ëpr mëse 5 orë të gjithë pjesmarrësit kënduan me mua live. Kaluan orë të tëra dhe unë se ndjeva që kishte aguar, pasi I dhënë pas këngëve ora kishte ikur vetiu. Në këtë koncert mbizotëruan këngët patriotike aq të dashura për emigrantët tanë. Shumë pjesmarrës ishin veshur kuq e zi dhe dominonte shqiponja e flamurit tonë. Evente të tilla ajnë të rralla dhe të japin energji dhe dëshirë për të qenë sërishmi mes tyre. Tashmë emigrantët atnë në Greqi e aknë pjesë të jetës së tyre organizmime me këngëtarë popullorë që përcjellin mesazhe dashurie, mirësie, bashkjetese të emancipuar. Sot në Athinë kudo gjen nëj copëz Shqipërie të vogël.


    -Pse pikërisht në Greqi keni më shumë fansa?

    Atë se di se dhe në Shqipëri më dëgjohen këngët pa masë por dhe nga që këngët Greke i zotëroj më saktë dhe me ndjenjë. Në Greqi e nisa rrugën e bukur të këngës.

    -Kur je ndjerë keq në skenë?

    Kur kam qenë njëherë me temperaturë 39, vërtet ka qenë momenti im më i keq.

    Telegraf

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: Këngëtari Arjan Korkaj

    Ky le ti falenderohet Arian Canit per te arriturat e tij..
    E pashe heren e fundit te Canit me duket se suksesi e kish deh me teper se sa duhet,herave te tjera qe ka qene te Cani ka qene super ..
    Gjaku lahet me Gjak

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •