E vėrteta e atentatit ndaj Tomė Doshit
Tom Doshin e “vranė” nė 24 qershor 2013, tė nesėrmen e ditės sė zgjedhjeve, qė i dhanė pushtetin partisė qė ai mendonte se ishte e tija. Thellė-thellė Tomės nė mendjen e tij qė atė ditė iu krijua pėrshtypja se sytė e “shokėve”, tė cilėt deri atėherė e shikonin me miqėsi tė shtirur, befas nisėn t’ u ngjajnė tytave tė armėve. Tė shikoje ata sy, ishte njėjtė si tė shikoje nė thellėsi tė grykės sė njė arme. Kur shikimi i Tomės u ndesh me atė tė Edi Ramės, sytė e kėtij tė fundit, sikur deshėn t’ i thonė: “Pse je ende gjallė o njeri? Ti duhet tė kishe vdekur nė 21 janar 2011, nė trotuarin pėrpara ndėrtesės sė Kryeministrisė. Unė prandaj tė ēova atje qė tė bėje kinse se po e pėrmbaje turmėn. Unė shpresoja qė tė tė vrisnin ty dhe pastaj me trupin tėnd mbi supe malėsorėt qė kishe sjellė ti nė Tiranė, tė hynin brenda nė ndėrtesė pėr tė kapur Sali Berishėn, i cili pėr tė shpėtuar duhet tė bėnte njė mal me kufoma, siē kisha parashikuar unė njė ditė mė parė, nė Top Story tė Sokol Ballės. Mė zhgėnjeve Tomė qė nuk u vrave atė ditė. Unė e bėra Megi Ajtyresėn zėdhėnėse tė partisė, dhe e udhėzova qė tė fliste nė gegėrishte shkodranishte tė theksuar, qė tė ishte ajo qė do ta njoftonte vdekjen tėnde se kėshtu do tė pėrjetohej mė fuqishėm nė Veri. Ndoshta ti e kuptove se nuk u riktheve te muri rrethues i Kryeministrisė, si Besnik Bare. Nėse ti Tomė do tė ishe vrarė atė ditė, unė do tė kisha eliminuar Berishėn dhe Metėn dhe sot fitorja jonė do tė ishte krejt e ndryshme, jo e helmuar si kjo e 23 qershorit, rezultati i sė cilės na mban peng tė LSI-sė.”
Kodet e komunikimit qė veprojnė nė Partinė Socialiste qė nga origjina e saj nė 8 nėntor 1941, bėnė qė tė gjithė nė parti ta kuptojnė qė nė 24 qershor se midis kryetarit dhe Tomės diēka e pariparueshme ishte thyer. Kėshtu qė Toma u gjend befasisht para njė skuadre “pushkatimi” tė pėrbėrė nga shokėt e deridjeshėm. E vranė me shikime ma zi se plumbi. Toma, burri i fortė malėsor katolik, verior, u duhej nė Partinė Socialiste sa kohė qė Sali Berisha ishte nė pushtet. Tashmė qė Berisha kishte humbur pushtetin, Toma nuk u duhej mė. Nuk kishte vend pėr Tomėn nė PS-nė nė pushtet. Te shikimet e “shokėve” kishte ndryshuar diēka. Kėta shikime ishin si smoking guns plumbat e tė cilave kishin qėlluar trupin e Tomės. Ata e qėlluan tė gjithė Edi Rama, Saimir Tahiri, Gramoz Ruēi, Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Dash Peza. Ilir Meta qeshte. Toma i ndjeu “plumbat” e shokėve njė nga njė nė trup. Tashmė pėr Partinė Socialiste, pėr kryetarin e saj, Tomė Doshi qė kishte ekzistuar deri nė 23 qershor kishte vdekur. Nėse ai do ta pranonte kėtė shndėrrim tė tij, dhe do tė pėrshtatej me gjendjen e re, aq mė mirė. Nėse jo, aq mė keq pėr tė. Pra Tomės i kėrkuan qė tė jetonte politikisht si zombie.
Ashtu si ata personazhet e filmave horror tė cilėt mendojnė se janė ende gjallė pasi i kanė qėlluar pėr vdekje, edhe Toma mendoi se vazhdonte tė ishte ende gjallė politikisht ai Toma qė kishte qenė, politikani mė i fuqishėm socialist i Veriut. Duke menduar se vazhdonte tė ishte ende gjallė politikisht ai i fliste Kryeministrit Rama, ministrave socialistė me autoritetin e Tomės sė dikurshėm. Pėr njė periudhė ata e dėgjonin, por duke e parė me habi, ashtu siē shihet njė njeri pėr tė cilin kemi qenė tė sigurt se ka vdekur tashmė. Me kalimin e kohės, ata nisėn tė mos i pėrgjigjen Tomės kur ai iu telefononte dhe kjo iu dukej si gjėja mė normale nė botė. Tė vdekurit nuk telefonojnė. Aq mė pak tė vdekurit politikisht.
Kur Toma mėsoi se ndaj tij ishte organizuar njė atentat, ai thellė-thellė nė mendjen e tij, u lumturua. Kjo provonte se ishte ende gjallė Toma i dikurshėm. Ajo qė nuk kuptonte Toma ishte se kur ai pėrpiqej tė sillte prova se ndaj tij ishte organizuar njė atentat, nuk bėnte gjė tjetėr veēse vėrtetonte se Toma i para 24 qershorit 2013 nuk jetontė mė. Kur Toma pėrpiqej t’ i provonte Edi Ramės se kishte dashur ta vriste Ilir Meta, Edi Rama e shikonte si t’ i thoshte: “Ēfarė je duke folur o njeri?! E ku ėshtė parė e dėgjuar qė tė vriten tė vdekurit. Ty tė vramė nė 24 qershor 2013!”
Tjetėr gjė thoshte goja e Edi Ramės, tjetėr gjė thoshin sytė e tij. Kur Toma thoshte se kishin dashur ta vrisnin njerėzit e Berishės, Edi Rama dhe Saimir Tahiri qeshnin duke menduar se Berisha nuk mund tė vriste njė tė vdekur.
Vetė fakti qė vrasėsi i paguar pėr ta vrarė Tomėn u pendua dhe vendosi qė tė heqė dorė nga atentati, njė detaj ky me tė cilin Edi Rama e ka ironizuar shumė Tomėn, nė fakt, fiton koherencė logjike nėse kihet parasysh se edhe vrasėsi i paguar e dinte se Toma i dikurshėm nuk jetontė mė. Nė njė moment ai i ka thėnė vetes: “Ēfarė je duke bėrė o njeri, ke marrė para pėr tė vrarė njė njeri i cili nuk jeton mė?!”
-Por, i pandehur, a mund tė na thuash se pėrse kur tė takoi Tom Doshi i bėre ato pohime qė gjenden nė videoregjistrimin e tij?- E pyesin prokurorėt vrasėsin.
-Si t’ u them, zoti prokuror. Ai ishte Toma dhe nuk ishte Toma. Unė mendova se ėshtė e parrezikshme qė tė thuash se tė kanė paguar pėr tė vrarė njė njeri i cili nuk jeton mė. Nė tė vėrtetė, edhe kur Toma mė takoi me Ministrin e Punėve tė Brendshme dhe Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė, e ndjeva se ata nuk iu besonin fjalėve tė mia, pikėrisht se nuk besonin qė Toma ishte ende gjallė. Aq sa mua mė erdhi qė t’ i them Tomės: Tomė qė kėta tė mė besojnė mua, ti duhet t’ i bindesh se je gjallė!
Nga deponimi nė Prokurori i deputetit Mark Frroku:
-Z. deputet, a i keni thėnė ju z. Doshi vitin e kaluar se ndaj tij ėshtė organizuar njė atentat?
-Mė falni zoti prokuror, por miku im z. Doshi nuk jeton mė qė nga 24 qershori i vitit 2013. Si mund t’ ia thosha unė njė gjė tė tillė atij nė vitin 2014?
-Kėtė e dimė tė gjithė z. deputet, por kemi urdhėr qė tė bėjmė njė hetim pėr kėtė ēėshtje. Edhe pse na duket se po merremi me okultizėm, do ta ēojmė hetimin deri nė fund.
Nga deponimi nė Prokurori i Sali Berishės:
-Z. Berisha, ju keni thėnė qė keni qenė prej disa muajsh nė dijeni tė atentatit tė organizuar ndaj z. Doshi. A mund tė na thoni se si keni ardhur nė dijeni?
-Mė ndėgjoni me vėmendje mue ju zotėrinj prokurorė. Ju e dini se ka njė gjuhė juridike dhe njė gjuhė politike. Unė e di se Tom Doshi nuk jeton mė qė prej 24 qershorit 2013, por politikisht mė intereson qė tė shtirem sikur besoj se ai jeton ende. Jo, ju lutem, mė thoni ju mue se ēfarė ligji kam shkelur nė kėtė rast. Edi Rama dhe Saimir Tahiri thonė se janė tė bindur qė ndaj Tomės nuk ėshtė organizuar njė atentat, por nuk e thonė se kjo bindje ju vjen pėr shkak se pėr ta Toma nuk jeton mė qė prej 24 qershorit 2013. Jo, ju lutem shumė, kėtu ėshtė ēelėsi i kėsaj historie. Pėrse nuk e pohojnė ata kėtė dhe tė sqarohet ēdo gjė! Tani mė thoni ju mue, se a nuk kemi ne tė drejtė si opozitė, qė kėtė ngatėrresė qė ka bėrė qeveria ta pėrdorim politikisht. E keni dėgjuar ju kėngėn pėr Tomėn ku ai mė drejtohet mua duke mė thėnė “T’ u rritė jeta Sali Berisha/qeverinė sonte ta prisha!” Ėshtė kėnduar nė natėn e 23 qershorit duke u gdhirė 24 kjo kėngė. Mė kanė ardhur tė gjitha tė dhėnat mue! Toma nuk e dinte se ata pėr llogari tė tė cilėve e prishi qeverinė time, pas kėsaj do ta prishnin vetė Tomėn. Dhe e shikoni se ēfarė kėrkon tė bėjė tani Edvin Kristaq Rama? Pasi e vrau Tomėn e para 23 qershorit nė korridorin e selisė sė PS-sė, tani kėrkon qė ta “varrosė” politikisht nė oborrin e SHQUP, mė falni tė selisė sė PD-sė. Jo, ju lutem shumė, pse nuk bėni hetime ju pėr kėtė. I kam dhėnė mbėshtetje tė palėkundur Prokurorisė pėr hetimin e kėsaj ēėshtjeje, por nuk mund tė hesht para kėtyre tė vėrtetave tė mėdha. Tani qė e nisėt kėtė hetim, i shkoni deri nė fund. Ju garantoj unė juve se nė fund do tė vėrtetoni se Tomė Doshi pėr herė tė fundit ėshtė parė duke hyrė nė zyrėn e Edvin Kristaq Ramės nė 24 qershor 2013, dhe qė andej nuk ka dalė mė.
Nga ripyetja e z. Doshi nė Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, pas pyetjes sė politikanėve tė lartė:
-Z. Doshi, ky hetim mund tė pėrfundojė nė dy mėnyra. E para, ėshtė ajo kur do tė konkludohet se fakti nuk ekziston, domethėnė se meqėnse Tomė Doshi nuk ekziston mė qė nga 24 qershori 2013, nuk mund tė jetė organizuar atentat ndaj tij nė 2014. Mėnyra e dytė ėshtė qė hetimi tė konkludojė se ju me vetėdije keni dashur tė sajoni historinė e njė atentati kundėr jush, me ē’ rast keni konsumuar disa vepra penale, qė dėnohen me burg. Pėrvec dėmshpėrblimit qė keni detyrim t’ u paguani tė dėmtuarve qė kanė tė drejtė tė ngrenė padi civile ndaj jush pėr dėm moral. Tani zgjidhni e merrni se cilėn mėnyrė pėlqeni ju.
Nga biseda e dy pleqve tė moēėm nė Mal tė Kolajt, Shkodėr, vendlindja e Tom Doshit, duke dėgjuar kėngėn pėr Tom Doshin, gjatė fushatės zgjedhore tė qershorit 2013:
“Pėr Tom Doshin kndohet kanga/T’u rritė jeta o Edi Rama./Fitoren e kena n’ dorė,/kena me pa nė 23 qershor!”
-Si po tė duket kjo besa qė ka lidhė djali i Gjekė Doshit me Edi Ramėn o Dedė! Thonė se asht krahu i djathtė i Edi Ramės, e se ky i ka thanė se kur tė jetė ai kryeministėr, ėshtė njėjtė si me qenė edhe Toma bashkė me tė.
-Ēka me tė thanė o Pal, ua ka thėnė ma bukur Prek Cali atyre qė donin tė merreshin vesh me komunistėt se me lidhė na katolikėt besė me atė parti, qė ka nė krye Edi Ramėn sot, ėshtė si me lidhė gjarpnin si shall rreth qafės. E tash tė shohim se sa mirė ka me i ndejt Tomės nė qafė ky shall me tė cilin ashtu tuj u krekosė, Veē tė shohim se mos nis e pisket se ia bani gjamėn miku./
Kastriot Myftaraj
Krijoni Kontakt