
Postuar mė parė nga
Duke_Of_Arberia
Artan Hoxha: Hetimi devijoi. Pse Prokuroria s’e thirri Doshin pėr 21 Janarin dhe po e arrestoka tani pėr “inskenim”?!
TIRANĖ – Analisti Artan Hoxha deklaron se me arrestimet e dy deputetėve, Prokuroria nuk e ka vazhduar hetimin pėr ēėshtjen “Doshi”, por e ka devijuar hetimin duke i rėnė shkurt dhe gjetur ca kleēka pėr tė dalė nė pėrfundimin “inskenim”. Ajo i ka shėrbyer kėshtu politikės pėr tė pėrligjur gjoja dekriminalizimin dhe nuk i ka dhėnė pėrgjigje akuzave tė ngritura, ka gjykon Hoxha nė studion e “News24″
“Por pyetja ėshtė, – tha Hoxha:- Pse i njėjti organ akuze, i njėjti prokuror si Blerim Tominaj, nuk e ka thirrur Tom Doshin pėr 21 Janarin, pėr “sulmin ndaj institucioneve”, ndėrkohė qė po kėrkon t’i vėrė prangat pėr “kallėzim tė rremė?” Pse kėta prokurorė nuk guxuan tė thėrrasin Sali Berishėn pėr 21 Janarin, ndėrsa tani duken tė kėnaqur qė i thirrėn njerin pas tjetrit, nė Prokurori, krerėt e qeverisė e tė opozitės?!”
MENDIMI I Z.HOXHA
“Mendoj se ka njė devijim tė hetimit. Hetimi ka nisur nga fundi: Sė pari: a ka ndodhur ngjarje? E sė dyti, kur nuk ka ngjarje, Prokuroria shprehet me njė vendim pushimi. Por nė kėtė rast thotė se nuk ka ngjarje dhe kjo ngjarje ėshtė e sajuar. Por, a ka njė kallėzim, njė indicie pėr kėtė ēėshtje nė drejtim? Prokuroria thotė se i ka nisur hetimet nga mediat, jo nga njė kallėzim. Pra, nėse s’ka kallėzim, si ėshtė i rremė?
Nga hetimet e Prokurorisė nuk ėshtė verifikuar ngjarja e datės 1 shtator, atentati ndaj shtetasit Fatjon Skėnderi. Madje, edhe ai vetė nuk e ka denoncuar se tha “kam menduar qė kanė ngatėrruar adresė.” Por, nuk di qė nė kėto raste tė ngatėrrohet adresė. Pra, kėtė ngjarje s’e ka hetuar njeri, nuk thuhet se ka ndodhur.
Sė dyti, Prokuroria i bie shpejt kėsaj historie. I ka bėrė njė regjistrim ambiental kėsaj ēėshtje, i ka veshur me lejek antiplumb deputetėt dhe pastaj thotė nuk ka inskenim. Nėse ka inskenim, pse duhen veshur kėta me jelekė antiplumb? Nė ate regjistrimin ambiental qė ata tė tre kanė bėrė me njeri – tjetrin nuk janė thėnė tė gjitha, me sa dimė.
Prokuroria po i bėn shėrbim, vetes. Por pėr Durim Bamin, a ka bėrė njeri hetim? Nė deklarimin e kėtij personi, qė ėshtė i ndaluar, nė burg, familja e tij ėshtė jashtė shtetit, si e provon prokuroria qė kjo ėshtė gėnjeshtėr? Prokuroria ka marrė deklaratat e tre personave, Doshit, Frrokut dhe Bamit dhe shprehet se ėshtė inskenim pasi rezervohet tek shprehja e tyre “qė kėtė ēėshtje e dimė vetėm ne.”
Pse Prokuroria e pranon ndryshimin e thėnieve pėr rastin e Mark Frrokut dhe nuk e pranon pėr tjetrin? Janė katėr prokurorė ama qė merren me kėtė ēėshtje dhe qė e kanė shprehur gėzimin e hetimit qė kanė kryer. Mė bėhet qejfi qė ata kanė marrė guximin tė thėrrasin politikanėt, sepse nė 21 Janar ata nuk guxuan tė thėrrasin Sali Berishėn.
Pra, nė gjithė kėtė histori, ky grup hetimi ėshtė pėrpjekur tė gjejė ca kleēka e tė dalė nė “inskenim”. E zėmė se ėshtė e rreme? Po pse merren masa ekstreme sigurie ndaj deputetėve? Kur ti e ruan deputetin me forca speciale, pse e arreston kur ai nuk ka pse tė ikė jashtė shtetit? Ndaj, arrestimi ėshtė bėrė pėr tė thėnė se ne funksionojmė, nuk na bėhėt vonė tė fusim brenda edhe deputetėt.
Por pse nė 21 Janar i njėjti prokuror Blerim Tominaj nuk e ka marrė brenda Tom Doshin? Pėr puēin. Nė atė kohė madje ishte ēėshtje madhore, sulm ndaj institucionesh. Si mundet i njėjti organ akuze, e sheh ēėshtjen kėshtu? Sepse klasa politike e jona do ta shohė kėtė si njė luftė tė madhe ndaj korrupsionit dhe dekriminalizim.
SHBA-ja pėrshėndet rastin nė fjalė, por ajo qė bėn ambasada dhe ajo qė thotė prokuroria nuk janė e njėjta gjė.
Mbas zgjedhjeve tė 23 Qershorit, mazhoranca qė humbi tha se “ne humbėn nga aleanca e krimit me opozitėn e majtė.” Atėherė ne e morėn si njė xhest dėshpėrimi. Tani na del qė kjo qė paska thėnė Berisha nuk qenka aq kot, sepse nė dhjetor 2014 ata kanė nėnshkruar Rezolutėn pėr dekriminalizimin. E nisi si kot dhe mazhoranca e pranoi, u ul nė tavolinė me presionin e ndėrkombėtarėve.
(ar.sh/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt