Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Ishte martuar dhjetë herë, akuzohet se e kishte bërë për para!



    Një grua e re iraniane akuzohet se është martuar dhjetë herë dhe është divorcuar në më pak se dy vjet për të fituar para.

    Mashtrimi i gruas 20-vjeçare iraniane ka ardhur si rezultat, që sipas ligjit iranian grave u garantohet sasia e pasurisë, e kontraktuar para martesës dhe nëse nusja i kërkon mund t’i jepet edhe pas përfundimit të dasmës, transmeton TetovaSot.

    Ky ligj në Iran zbatohet që nga vitit 1979, dhe nusja me dhëndrin bien dakord për pajën e cila tradicionalisht është në ari.

    Gruaja e re ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa arin e ka kërkuar menjëherë pas martesës. Burrat ishin të detyruar të paguajnë gjysmën e shumës që kishin rënë dakord që të mos thyejnë ligjin, por vajza pajtohej edhe në sasi më të vogla.

    Gratë e divorcuara në Iran mund të fshijnë mbiemrin e burrit të tyre, por vetëm në qoftë se mjeku provon se mbetet ende e virgjër. Vajzë e akuzuar këtë gjë e ka bërë disa herë.

    “Jam e pafajshme. Të gjitha martesat e mia ishin të ligjshme dhe burrat pajtohen me mua, dhe jemi ndarë për shkak të dallimeve të caktuara”, tha vajza në gjykatë.

    Gjykata e ka akuzuar atë për mashtrim dhe tentim për fitime të paligjshme.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763

    Për: Ishte martuar dhjetë herë, akuzohet se e kishte bërë për para!

    Mire ka bere .. ashtu duhet,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Ishte martuar dhjetë herë, akuzohet se e kishte bërë për para!

    Gjynaf per ata 10 burrat e shkret,i paska prish endrren e dashuris.

    S'ka mo femra romantike,te gjitha tani martohen per interes. Eh,burrat e shkret thuj,gjithmon i shfrytezojn dhe i keqperdorin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •