Dėshton rezoluta Shqipėri-BE, opozita kėrkoi pėrfshirjen e Doshit dhe Metės
Demokratėt janė pėrplasur sėrish me kryesuesen e delegacionit tė Parlamentit Europian edhe nė ditėn e dytė tė takimit ndėrparlamentar pėr variantin pėrfundimtar tė deklaratės sė pėrbashket.
Bumēi: Shqipėria, hapa prapa. Shumica refuzon dekriminalizimin Opozita pėrplaset me eurodeputetėt Burime nga mbledhja me dyer tė mbyllura bėjnė me dije se deputeti Aldo Bumēi ka replikuar ashpėr me Monica Macovein duke bėrė qė takimi i pėrbashkėt Shqipėri–PE tė mbyllet pa njė deklaratė tė pėrbashkėt, qė nė Bruksel pėrkthehet si mungesė e dialogut politik nė Shqipėri.
Demokratėt kanė kėrkuar qė nė draftin e pėrbashkėt, nė pikėn qė parashikon rekomandimet pėr hetimet e hapura pas akuzave tė Doshit tė vendoset emri i Ilir Metės si i akuzuari i tij.
“Shumica nuk ishe dakort qė tė vendosej emri i kryetarit tė Kuvendit, por tė vendosej emri pėrgjithėsues i Kuvendit. Kjo ėshtė e padrejtė. Ē’lidhje kanė 140 deputetė?”, deklaroi pėrfaqėsuesi i opozitės nė takimin Shqipėri-BE, Aldo Bumēi.
Ndersa demokratet kane kembengulur qe ne kete deklarate te perfshihen edhe ceshtje te tjera si largimet nga administrata apo rastet te korrupsionit, eurodeputetja e djathte ne parlamentin europian, qe kryeson delegacion e PE ne Tirane, u ndal vetem tek kerkesa e pare e PD kur beri thirrje te kihet kujdes me respektimin e parimeve te hetimit.
“Ne bėjmė thirrje pėr hetim tė pavarur dhe tė paanshėm pėr akuzat e ngritura. Pėr ne ėshtė e rėndėsishme qė prokurori, gjyqtari tė funksionojnė nė mėnyrė tė pavarur, megjithėse e dimė qė kjo ėshtė e vėshtirė si fillim, megjithatė ka gjithmonė njė herė tė parė. Kjo duhet tė jetė e ardhmja, pra qė gjyqėsori tė bėjė hetime tė pavarura dhe paanshme. Po ashtu ėshtė e rėndėsishme qė t’ju drejtohemi tė gjitha palėve me njė mesazh: hetimet janė nė vijimėsi, akuzat janė duke u shqyrtuar, nuk ka ende njė pėrfundim. Ėshtė e rėndėsishme ta kuptojmė kėtė sepse nesėr mund tė ketė akuza pėr palėn tjetėr, ndaj duhet tė mėsohemi tė respektojmė kėto parime”, tha Macovei.
Kryesuesja e delegacionit tė Parlamentit Europian ka dhėnė edhe njė tjetėr mesazh pėr partitė shqiptare.
“Kjo ėshtė ēėshtje qė ne donim tė arrinim tek rekomandimet. Ne i bėjmė thirrje tė gjitha partive shqiptare qė tė jenė sa mė tė kujdesshme dhe tė mos pėrfshijnė nė listat e tyre tė kandidatėve pėr kėto zgjedhje vendore, persona qė kanė tė shkuar kriminale”, shtoi eurodeputetja.
Zbatimi i marrėveshjes sė plotė tė 24 Dhjetorit pėr dekriminalizimin pėrfshihet nė deklaratėn e pėrbashkėt tė Macovei-t dhe Ballės, dy bashkėkryesuesit e kėtij formati, deklaratė qė ka bėrė optimiste mazhorancėn, qė pėr herė tė parė ka artikuluar njė datė pėr ēeljen e bisedimeve, ndėrsa opozita e sheh tė vonuar kėtė fazė.
Taulant Balla, deputet i PS: Unė shpresoj qė ecuria e mirė e procesit tė reformave tė marrė vlerėsimin e radhės, pse jo nė vjeshjtė apo brenda kėtij viti me hapjen e procesit tė bisedimeve pėr anėtarėsim.
Aldo Bumēi, deputet i PD: Njė vit nga marrja e statusit kandidat dhe nuk ka ende asnjė shpresė pėr hapjen e bisedimeve. Ky ėshtė njė lajm shqetėsues, njė lajm i keq. Tė gjithė prisnim qė Shqipėria tė bėnte pėrpara. Duket qė mėnyra se si ka qeverisur kjo shumicė nuk e bėn kėtė gjė tė mundur deri mė sot.
--------------------
Keta kane rrjedhur fare. Duan me cdo kusht te behet sa me shume zhurme per kete perralle, aq sa bllokuan edhe rezoluten e rradhes duke u zene me Eurodeputetet duke bllokuar keshtu edhe shansin per hapjen e bisedimeve.
Krijoni Kontakt