Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Formidable
    Anëtarësuar
    07-02-2015
    Vendndodhja
    Sahara
    Postime
    21

    Incidenti, portieri serb largon flamurin, irritohen tifozët në Fier

    FIER - Një incident jo i zakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes Apolonia-Tirana në Fier duke rikthyer në vëmendje incidentin në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri

    Ndërsa ndeshja ishte ndërprerë për ekekutimin e një penalltie një tifoz fierak ka hyrë në fushë me një flamur Kombëtar me mbishkrimin Shqipëri-Kosovë dhe duke e shpalosur atë.

    Në këtë moment ka ndërhyrë portieri serb i Apolonisë Cakoviç i cili ia ka rrëmbyer dhunshëm nga dora flamurin tifozit fierak, ky gjest ka sjellë edhe irritimin e tifozerive të të dyjave skuadrave të cilët në kor thërrasin “kore ofenduese” ndaj tij, por edhe të vetë lojtarëve të Apolonisë.


    Pas këtij momenti trajneri i Apolonisë, Mërgjyshi për të qetësuar dy tifozeritë dhe për t'i rikthyer normalitetin ndeshjes është detyruar të zëvendësojë portierin serb Cakoviç duke futur në lojë portierin e dytë të ekipit, Endrit Çakon.

    Tifozi fierak ka hyrë në fushë në momentin që arbitri kishte akorduar një penallti në favor të ekipit të Tiranë, ku gjatë një aksioni të shpejtë në kundërsulm, Gjergji Muzaka pengohet nga kapiteni Dimo, i cili ndëshkohet nga gjygjtari me karton të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Incidenti, portieri serb largon flamurin, irritohen tifozët në Fier

    u duk si nje skenar i mirepergatitur .... pastaja nuk e di nese mund te kete edhe ndonje lidhje fakti qe Apollonia eshte ne pronesi te Koco Kokedhimies dhe duke qene se e kane bere emrin e tij per shkarkim si deputet ........ etj etj etj


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3

    Për: Incidenti, portieri serb largon flamurin, irritohen tifozët në Fier

    mire serbi qe ja mori nga dora se serb esht, po ai patrioti e tregoi dashurine e madhe per flamurin kur e mbeshtolli si lecke kur po dilte nga fusha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •