Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    Se di. Duhen pare shifrat e ekonomise.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Se di. Duhen pare shifrat e ekonomise.
    Shifrat ne ate shtet nuk egzistojne,o me sakt egzistojn vetem shifrat e borxhit te jashtem (per vet faktin qe jane shifra qe vin nga institucionet e jashtme) Borxhi e brendshem dhe shifrat e tjera te ekonomise jane supozime.

  3. #13

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    Eshte e mundur dhe kjo. Por ka dhe mundesi qe te shifrat te jene te peraferta me realitetin edhe pse jo precize si ne cdo vend tjeter.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Eshte e mundur dhe kjo. Por ka dhe mundesi qe te shifrat te jene te peraferta me realitetin edhe pse jo precize si ne cdo vend tjeter.
    Ka dhe mundesi te jene te peraferta. Mund edhe te llogaritet rritja e ekonomise pa ditur dhe numuruin e te papuneneve o edhe te punesuarve. Mjafton te vendosesh nje perqindje.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Kjo tregon forcen dhe besimin qe Europa ka te qeveria shqiptare. Nje qeveri e dobet dhe ne falimentim nuk do ishte e afte te merrte borxhe. Por nje ekonomi ne rritje qe ecen para me hapa galopante, eshte gjithnje e afte te marre borxhe. Si puna e Amerikes qe eshte e mbytur ne borhe, por prap te gjithe i japin borxhe. Ky eshte sukses i qeverise per mendimin tim.
    Ajo qe thua ti do te ishte e vertete, nese Qeveria shqiptare do te kerkonte financimin e borxhit publik ne tregun boteror te financave pa sponsorizimin e Bankes Boterore. Qeveria e meparshme e Berishes arriti e para ne historine e shtetit shqiptar qe te realizoje financimin e borxhit publik ne tregun boteror, pa qene nevoja per sponsorizime e zotime si BB e FMN. Por edhe ajo arritje, qe ishte nje vote besimi per reformat e qeverise se shkuar nga tregu i lire, nuk ishte plotesisht e suksesshme: arriten te financojne borxhin publik por interesi qe paguan ishte me i larte se cfare prisnin, pasi dy vendet fqinje tona, Italia dhe Greqia ishte ne mes te nje krize te thelle financiare, dhe ekonomia shqiptare eshte e ndikuar ndjeshem nga ajo qe ngjet ne keto vende.

    Ne kete pike qe ka shkuar borxhi publik i shtetit shqiptar, ai eshte bere i rrezikshem per stabilitetin ekonomik, politik dhe social te vendit. Piktori rilindas nuk thith nga ekonomia ashtu sic nuk thith edhe nga politika, prandaj gjeja e pare qe beri sa erdhi ne pushtet e futi Shqiperine nen tutelen e diktatin e FMN-se. Dhe kjo eshte arsyeja perse po i rrjep shqiptaret te gjalle me taksa dhe me kercenime per tarifa energjie.

    Albo

  6. #16

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    Sigurisht qe borxhi eshte shume i rrezikshem dhe duhej te ngrihej problem kur mori kthesen per rritje pas 10 vitesh qe ulej vazhdimisht. Por ata qe bejne politike duke u munduar te bejne sikur kane hallin te ekonomia, normalisht qe nuk bazohen ne shifra, por kujtohen te ankohen vetem kur ka ndryshime qeverish. Kur fillon rritet borxhi, pastaj duhet te marresh borxhe per te shlyer borxhe.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •