Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    Qeveria shqiptare kërkon tjetër borxh, 250 mln euro me garanci të BB



    Shqiperia kërkon 250 milionë euro në tregun ndërkombëtar financiar. Qeveria shqiptare ka zgjedhur tregun e huaj për të marrë këto para për të lejuar kreditimin e ekonomisë në vend duke mos i marrë nga bankat e nivelit te dyte në vend. Me anë të një njoftimi të realizuar në Financial Time ministria e Financave njofton të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare që të bëhen pjesë e ankandit.
    Garanci për këtë hua ka dalë Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim e cila do garantojë 200 milionë euro nga 250 që do merren në total.
    Huamarrja do të mbështesë investimet publike në Shqipëri por edhe deficitin buxhetor. Maturimi i kësaj huaje do të jetë rreth 10 vite. Kjo kredi pritet të bëhet efektive jo më vonë se 30 qershor 2015.
    Ndërkohë që interesi mund të paguhet çdo vit ose cdo gjashtë muaj. Propozimet e institucioneve financiare duhet të dërgohen në Ministrinë e Financave, jo më vonë se 1 prill 2015.
    Borxhi total i Shqipërisë arriti 978 miliarde lekë, gati 7 miliardë euro në fund të vitit 2014 duke shënuar edhe rritjen më të madhe vjetore që nga viti 2009. Qeveria shqiptare kërkon të sigurojë deri në 550 milionë euro borxh në tregun ndërkombëtar, para që do të përdoren edhe për mbulimin e eurobondit që është marrë në 2010 dhe që duhet të shlyhet deri në nëntor të këtij viti

    ORA NEWS

  2. #2

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    Rekordet vihen gjithmone ne vite zgjedhjesh.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    Kta jan per tu qr te gjitheve

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    250 milion borxh, pjesetuar per 3 milion banore = 83 euro per fryme borxh. Qe do te thote, 83 euro shumezim kater pjesetare qe ka mesatarisht nje familje shqiptare, i bie qe cdo familje shqiptare te hyje ne borxh per 333 euro. Po ta kthejme ne leke, i bie nje borxh 350,000 leke te vjetra per familje. Dhe me e bukura eshte qe parate e marra borxh do ti "investojne ne energjitike", qe do te thote, parate do te vidhen me lezet (korrupsion) nga drejtoret e KESH dhe shperndarjes se energjise.

    Jepi shoku Rama, beje Shqiperine Greqi. Nuk ka lezet qe te na e kaloje Greqia e te falimentoje si shtet para nesh!

    Lart e me lart Qeveria e Piktorit Rilindas!

    Albo

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    iNVESTIM NE ENERGJITIKE???????
    Energjitika eshte sektori ekonomik me
    fuqine me te madhe financiare,krijon miliona euro cdo muaj
    nga hidrocentralet
    Kesh- i eshte i mbytur ne para te madhe miliarda.
    Cfare eshte kjo borxh per te financuar Kesh-in?
    Ai borxh eshte i destinuar te perfundoje ne
    xhepat e pushtetareve dhe politikaneve hajdute.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    Boll mos te na bejne ne borxh si Ukrahinen....!
    E bene Ukrahinen te marre miell hua..., kurse neve do te na duhet te belejme tonelata qymyr ose uje deti...
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  7. #7

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    Borxhi i Shqiperise si perqindje e prodhimit te brendshem

    Emri:  Albania Government Debt to GDP   1997 2015   Data   Chart   Calendar.jpg

Shikime: 578

Madhësia:  14.8 KB

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,750

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    Eshte per tu habitur si na japin borxh akoma. Mir borxhin e pare qe kishte si detyrim ngritjen e taksave dhe ngritjen e energjise,por per kete borxh çfare garancie do japi qeveria,se taksat nuk mund te ngrihen akoma.

  9. #9

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    Kjo tregon forcen dhe besimin qe Europa ka te qeveria shqiptare. Nje qeveri e dobet dhe ne falimentim nuk do ishte e afte te merrte borxhe. Por nje ekonomi ne rritje qe ecen para me hapa galopante, eshte gjithnje e afte te marre borxhe. Si puna e Amerikes qe eshte e mbytur ne borhe, por prap te gjithe i japin borxhe. Ky eshte sukses i qeverise per mendimin tim.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,750

    Për: Qeveria e Rilindjes kërkon të marri përsëri borxh 250 milionë euro

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Kjo tregon forcen dhe besimin qe Europa ka te qeveria shqiptare. Nje qeveri e dobet dhe ne falimentim nuk do ishte e afte te merrte borxhe. Por nje ekonomi ne rritje qe ecen para me hapa galopante, eshte gjithnje e afte te marre borxhe. Si puna e Amerikes qe eshte e mbytur ne borhe, por prap te gjithe i japin borxhe. Ky eshte sukses i qeverise per mendimin tim.

    Mos valle eshte thjesht shitje dhe privatizime ? Qe do te thote;qe jo vetem nuk ka ndryshuar asgje,por qe zbaton thjeshte urdherat dhe detyrimet e huadhenesit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •