Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anëtarësuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491

    Për: Nëna mbyt dhe var në litar djalin që pinte drogë

    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Nëna mbyt dhe var në litar djalin që pinte drogë

    Ketu thelbi nuk eshte se ku pikon çatia ( te gjitheve i pikon , te lumtur dhe pa probleme jane vetem budallenjte ) ,por ke vrasja me paramendim qe ka bere ajo grua e mjere.
    Te gjithe e dime se ç'do te thote bashkejetese me nje te " droguar" apo me persona te varur nga pijet alkolike apo nga ata qe luajne bixhoz,por nuk mund te pranohet nga askush qe nje nene sado e vuajtur qe te jete dhe sado dhimbje ti kene sjelle ,ajo nuk mund ti vrase kurre krijesat e saje!
    Eshte me te vertete per te ardhur keq kur japin mendime dhe ata njerez qe nuk e kane idene cdo e thote femi apo te rrisesh nje femi!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Nëna mbyt dhe var në litar djalin që pinte drogë

    Citim Postuar më parë nga KORCARI 2 Lexo Postimin

    E po shpirti i saj e di mo KORCAR se c'ka hequr deri sa e shtyu te bente ate veprim, pastaj te perdhunosh ate qe te ka bere koken si e quan ti qe mund ta lesh ate krijese ,ai s'eshte krijese po eshte " nje monster"...

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pranvera bica për postimin:

    Busy Girl (20-03-2015)

  5. #24
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Për: Nëna mbyt dhe var në litar djalin që pinte drogë

    Teta,thone nena del para cdo rreziku ta mbroj femijen,personalishte nuk e quaj nene kete, ta mbyse gjysmen e pjeses se saj me duart e veta !

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Nete për postimin:

    pranvera bica (19-03-2015)

  7. #25
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Nëna mbyt dhe var në litar djalin që pinte drogë

    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    Teta,thone nena del para cdo rreziku ta mbroj femijen,personalishte nuk e quaj nene kete, ta mbyse gjysmen e pjeses se saj me duart e veta !
    Nete e dashur!Mos te zente e keqja kurre thone po qe te arrije biri te vere dore mbi ate qe i ka bere koken dhe te beje ate veprim qe ka bere ai qe as nje kafshe nuk e ben ...c'e do ate " moster" , me verteto te kunderten dhe jam dakort me ty pastaj...

  8. #26
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Për: Nëna mbyt dhe var në litar djalin që pinte drogë

    Ta lajmeronte ne polici dhunen,me sa kam lexuar ajo paska jetuar ne Itali mos qofsha gabim,pra ka pasur menyra tjera ta shmang ate veprim...dhe ajo asgje nuk ka fituar teta,pos burg dhe ndergjegje te vrare,,,sigurisht nese e vret!

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Nete për postimin:

    pranvera bica (19-03-2015)

  10. #27
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Nëna mbyt dhe var në litar djalin që pinte drogë

    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    E po shpirti i saj e di mo KORCAR se c'ka hequr deri sa e shtyu te bente ate veprim, pastaj te perdhunosh ate qe te ka bere koken si e quan ti qe mund ta lesh ate krijese ,ai s'eshte krijese po eshte " nje monster"...
    Jam shume skeptik lidhur me " perdhunimet" qe ndodhin ne Shqiperi !
    Ne kete rast nuk gjykoj veprimin e asaj nene diabolike,le ta gjykoje Zoti ne kete bote dhe ne Ate te pertejme. Une gjykoj ata qe duartrokasim " vrasjet"

  11. #28
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Nëna mbyt dhe var në litar djalin që pinte drogë

    UPDATE/Nëna e moshuar qe mbyti me litar djalin e saj 38-vjeçar dhe kufomën e mbajti për 10 orë të tjera në banesë pa lajmëruar asnjeri ka treguar ne polici se e vrau pasi ia kishte nxire jeten, e dhunonte vazhdimisht.

    Krimi i rëndë brenda familjes që u ngjan skenarëve të horrorit ka ndodhur në qytetin e Lushnjës. Sipas Policisë, 70- vjeçarja, Hatixhe Ahmeti, ka vrarë të birin Pëllumb Ahmeti, rreth orës 23.30 të së dielës, kur ai është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur. Dyshohet se pasi ka hyrë në shtëpi, djali e ka rrahur të ëmën. Nëna e dhunuar ka pritur derisa i biri të binte për të fjetur për ta lidhur me litar te krevati.

    Më pas, ajo ia ka hedhur litarin edhe në fyt, duke e shtrënguar fort derisa i biri ka dhënë shpirt. Pas krimit të rëndë, e moshuara nuk i ka treguar askujt. Ajo ka pritur deri të nesërmen rreth orës 09:30 dhe më pas ka vendosur të shkojë te nusja e nipit të të shoqit. Por as asaj nuk ia ka treguar krimin e rëndë. 70- vjeçarja i ka pohuar se Pëllumbi kishte vdekur natën në gjumë.

    Nusja e nipit ka tentuar ta qetësojë duke e besuar si të vërtetë variantin e saj, ndërsa rreth orëve të pasdites ka shkuar të denoncojë rastin në Polici. Blutë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe tërhoqën trupin e të ndjerin për në morg. Pas këqyrjes së kufomës është vënë re se në fyt 40- vjeçari ka pasur shenja të dukshme të litarit. E moshuara është marrë menjëherë në pyetje si e dyshuar dhe ajo është dorëzuar duke treguar krimin e rëndë. Ajo ka pranuar se e kishte vrarë të birin pasi jeta e saj ishte bërë e padurueshme me të.

    “Shpirti im e di sa po më dhemb. Më vrisni edhe mua se s’dua të jetoj. Nuk e kam pasur të lehtë, por ishte bërë gazi i botës. Pinte e nuk e kontrollonte veten. Mua ma kishte nxirë jetën, më dhunonte sa herë që jetoja këtu në Lushnjë. Ai shpëtoi. Nuk durohej ashtu si sillej”, ka thënë e moshuara.

    Gjatë marrjes në pyetje ajo ka pranuar se i biri e kishte dhunuar vazhdimisht. Madje tre muaj më parë, ajo e kishte denoncuar për dhunën që ai ushtronte ndaj saj.

    Mësohet se ajo ishte me urdhër mbrojtje për një vit, por pamundësia për të përmbushur vendimin e Gjykatës, 38- vjeçari flinte sërish në shtëpi (sipas vendimit ai duhej të largohej nga shtëpia dhe të mos i afrohej së ëmës).

    Nëna 70- vjeçare kishte ardhur ditën e ngjarjes nga Italia, ku kishte qëndruar për pak kohë te vajzat e martuara atje. Mësohet se një nga arsyet që ajo shkonte shpesh te vajzat ishte fakti që, i biri i saj ishte i dhunshëm dhe përdorues i rregullt i drogës dhe alkoolit. Nisur për nga mënyra e krimit, grupi hetimor ka hedhur dyshime se e moshuara ka kryer një veprim të tillë jo vetëm nga dhuna e të birit.

    Dyshimi për përdhunim të vazhdueshëm të të moshuarës janë shtuar edhe nga deklarimet e fqinjëve të saj në Polici. Ata kanë pohuar se përflitej mes tyre se fqinji 38- vjeçar e dhunonte dhe e përdhunonte nënën e moshuar. Por kjo e fundit ishte ankuar tek ata veç për dhunën dhe për faktin se djali i saj shiste jo vetëm sendet që i sillnin të motrat nga Italia, por deri edhe dushin e shtëpisë.

    Fqinjët pohuan se Pëllumb Ahmeti ka qenë i fejuar para 8 vitesh, por ajo ishte ndarë për shkak të sjelljeve të tij. Familja Ahmeti banonte në katin e pestë të pallatit të ndërtuar në vitet ’60. Hatixhja ka pasur katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Por një djalë i ka vdekur në Itali për shkaqe natyrale.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  12. #29
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Nëna mbyt dhe var në litar djalin që pinte drogë

    Lexojeni njehere storjen o njerz, para se t'shkruani.
    Nena e tij e ka denoncuar ne polici djalin per perdhunim, por shteti s'ka qene i afte ta mbroj nenen prej tij.
    Mire i ka bo monstres, se njerz te tille s'meritojne t'jetojne, ku perdhunohet e ema?
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar hot_prinz për postimin:

    pranvera bica (19-03-2015)

  14. #30
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Nëna mbyt dhe var në litar djalin që pinte drogë

    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Lexojeni njehere storjen o njerz, para se t'shkruani.
    Nena e tij e ka denoncuar ne polici djalin per perdhunim, por shteti s'ka qene i afte ta mbroj nenen prej tij.
    Mire i ka bo monstres, se njerz te tille s'meritojne t'jetojne, ku perdhunohet e ema?
    E lexum historine me perralla me mbret....e priti sa fjeti,e mbyti me litar...e mbajti 10 ore me shprese per te kamifluar krimin....dhe tani na thote qe e ka perdhunuar...pfffff( nene diabolike) le te kalbet ne burg!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •