FOTO LAJM/ Kur Rama bënte fushatë me Prengën, Ndokën dhe Ndocajn
Kjo foto është bërë gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Edi Rama ishte atëherë i shoqëruar nga dy deputetë që sot s’i ka më dhe një personazh tjetër që nuk do ta ketë mes grupit të tij.
Është fjala për Armando Prengën, i përjashtuar nga grupi i PS-së para dy ditësh pasi plagosi 4 vetë me armë brenda komisariatit të Laçit.
Më tej është Arben Ndoka, i cili sot dorëzoi mandatin pasi akuzohej vazhdimisht nga opozita si person me të shkuar kriminale, ndërsa goditi me grusht edhe kolegu Gent Strazimiri në parlament.
Në krahun e majtë të Ramës, me kravatë ngjyrë vjollcë e me kapele si kauboj është Eduard Ndocaj.
Por ky është i padëshiruari i Ramës. Kujtojmë që disa muaj më parë Ndocaj ka akuzuar publikisht Ramën për pabesi, edhe pse ai pretendon se investoi në fushatën e PS-së 60 milionë lekë. Ndocaj është i gjashti në listën e PS-së për Qarkun Lezhë.
Lapsi
Krijoni Kontakt