Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Fushë-Krujë: Arrestohet një bandë që kryente shpërthime me tritol

    Zbulohen autorët e shpërthimeve në Fushë-Krujë (VIDEO)

    Emri:  fishjek.jpg

Shikime: 865

Madhësia:  66.5 KB

    Policia e Krujës ka zbuluar një bazë tritoli në Fushë-Krujë dhe ka arrestuar 5 persona të cilët dyshohen se janë poseduesit e kësaj qendre.

    Falë operacionit të koduar “Kronometri”, efektivët vunë në pranga Yll Zalla, 38 vjeç, Fatjon Caca 17 vjeç, Bedri Murati 40 vjeç, Astrit Zguri 38 vjeç, dhe A.Z, 17 vjeç. Gjatë kontrolleve, policia iu gjeti atyre 30 kilogramë lëndë eksplozivi tritol dhe 10 kilogram C4. Mësohet se personat e arrestuar janë me precedentë të mëparshëm penalë.



    Pesë të arrestuarit dyshohet se janë autorë të shpërthimeve që kanë ndodhur së fundmi në Fushë-Krujë. Sasia e tritolit është gjetur në Malësinë e Krujës, dhe ishte e gjitha e ndarë në kallëpe.

    Makina e gjetur nga policia është në pronësi të Bedri Muratit i cili dyshohet të jetë edhe kryesuesi i këtij grupi. Në makinë është gjetur gjithashtu edhe flamuri i Partisë Demokratike. Burime nga policia bëjnë me dije se vënia e tritolit kreut të bashkisë së Fushë Krujës në 2014 të ketë qenë për motive të pastra politike.

    Emri:  tritol.jpg

Shikime: 844

Madhësia:  34.0 KB

    Një informacion nga policia i vërtetuar në rrugë ligjore vërteton se nga ky grup është vendosur tritoli tek kryetari i Bashkisë së Fushë-Krujës. Astrit Zguri ka qenë edhe më parë i dënuar për vrasje. Finalizimi i operacionit ka ardhur pas dy muash hetime nga sektori për Trafiqet dhe Narkotikët në Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Fushë-Krujë: Arrestohet një bandë që kryente shpërthime me tritol

    sikur kishin dhe nje Flamur ne makine ato mo po spo e shoh dot ketu ne Forum
    JO SEKS PARA MARTESE

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •