Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Shqipëria kampion Europe për... kreditë e këqija

    Shqipëria renditet e para sa i përket nivelit të kredive të këqija jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, konstatohet se vendi ynë arriti në nivelin 24% të totalit të portofolit të huave dhe se shkaku kryesor për këtë mbetet zbatimi i ligjit, raporton Vizion Plus.
    Ish-anëtari i bordit të Bankës Qendrore, Arjan Kadareja thotë se krahasuar me vendet e tjera, Shqipërisë i duhen mbi 365 ditë për të ekzekutuar kolateralin, ose pengun që mbajnë bankat, ndërsa në vende të tjera këto procedura nuk zgjatin më shumë se 3 muaj. Totali i kredive me probleme në Shqipëri ka arritur në shifrën e 1 miliard eurove, dhe 500 milion euro ose gjysma e këtyre parave konsiderohen të humbura, ose pa shpresë për tu kthyer.
    Pikërisht ky fakt ka bërë që bankat të shtrëngojnë dhënien e kredisë për biznesin. Por, Gjergj Buxhuku thotë se ka edhe një tjetër arsye përse sipërmarrja nuk po mbështet me financime. Kreditimi vazhdon të mbetet në nivelin më të ulët historik.
    Edhe pse qeveria mori vendimin për të shlyer të gjitha detyrimet që u kishte bizneseve, ato arritën të ulen vetëm me 1%. Bizneset e lidhin këtë dukuri me faktet se shumë sipërmarrës kanë marrë para me fajde në rrugë informale, pasi procedurat e bankave për lëshimin e një huaje janë tmerrësisht të gjata./
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shqipëria kampion Europe për... kreditë e këqija

    Ky eshte lajm trondites per ekonomine shqiptare. Nevojitet nje nisem e perbashket pozite-opozite, sigurisht edhe me konsultime me eksperte te huaj, per te hartuar nje plan afatgjate per daljen nga kjo situate. Pertej video-pergjimeve midis eksponenteve te mazhorances, ky lajm perben rrezik madhor per stabilitetin e vendit! Duhet t'i kushtojme urgjentisht vemendje...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Shqipëria kampion Europe për... kreditë e këqija

    Pse perben rrezik ! Parate e pozites dhe opozites jane ne bankat e huaja. Bankat shqiptare jane bosh,nuk ka rrezik te gjesh lek.

    Aman,se kur thoni te mblidhet pozita me opoziten bashke,duket sikur vini nga nje galaksi jashte keti universi.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shqipëria kampion Europe për... kreditë e këqija

    Edhe Greqia nxjerr diku tek 40-50 miliard euro ne vit drejt Zvicres!
    Por ky fakt s'ka asnje lidhje me kredite e keqija ne terma ekonomike.
    Perse te mos t'i bashkojne votat per te ndermarre nje nisem ne kete raste?
    Kur eshte puna per reformat ne anetaresimin prane institucioneve euro-atlantike e kane gjetur gjuhen e perbashket!

    Lajmi i kredive te keqia eshte me madhor se çdo reforme tjeter.
    Nese shkohet drejt akumulimeve te kredive te keqia, e fusim ekonomine ne depresion dhe largqofte na falimenton vendi.

    Eshte problem teper serioz ky, me shume sesa video-pergjimet apo ndonje skandal tjeter te ngjashem.
    Nuk duhet neglizhuar aspak...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Shqipëria kampion Europe për... kreditë e këqija

    Lere Greqin,se Greqia eshte ne pike te hallit,por prap eshte shume me mire se ne. Ka nje ekonomi e politike cop-cop,por e ka. Ndersa ne nuk kemi as ekonomi e as politike qe mund te sjelli nje politike ekonomike.

    Problemi sado i madh te jete ka vetem nje zgjidhje,kredite e keqija qe jane kryesisht borxh privat te kthehen ne borxh publik. Mbasi e ke kthyer ne borxh publik o shteteror duhet ta shlyesh (per nje afat te shkurter o te gjate),dhe qe ta shlyesh duhet te kesh o ngritje ekonomike o duhet te vendosesh taksa te reja e te ritesh ato qe jane.
    Pra,nuk e zgjidh dot pa krijuar nje problem tjeter. Ngritje ekonomike nuk mund te kesh edhe per vet faktin qe kredite e keqia e pengojne,taksat eshte veshtire ti ngresh akoma pa krijuar pakenaqsi e protesta, keshtu qe te mbetet ti lesh gjerat ashtu siç jane,t'ia lesh fatit. Fati, ne kete rast jane institucionet e huaja. Por edhe sikur te zgjidhesh kete problem nuk ke asnje siguri qe ky problem te mos perseritet,o ka nje propabilitet shume te larte qe mund te riperseritet ne te ardhmen.

    Ke, dhe mundesine teorike,ate te galaksis jashte Universit tone qe njohim. Ate, te, "te mblidhen pozita e opozita bashke" e ti sekuestrojne pasurite njeri-tjetrit. Qe po ta perkthesh me fjale te thjeshta eshte ; te dorezoj Edi Rama leket e veta.

    Eshte ajo teoria filozofike e thjeshte,kur egziston ora,egziston o ka egzistuar edhe prodhuesi i ores. Edhe ne ate vend,kur egziston korrupsioni...
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 14-03-2015 më 08:54

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shqipëria kampion Europe për... kreditë e këqija

    Plako nuk eshte muhabet gallate ky!
    Kriza qe neve trasheguam nga Amerika, filloj pikerisht nga spekullimet. Atje jepnin bankat kredi pa asnje lloj kriteri.
    Por nje shtet faktor nderkombetar si Amerika qe ka prodhim dhe eksport te larte, me nje rritje 4-5% ne ekonomi permbys boten.

    Pertej nivelit te korrupsionit, mungeses se lirise te mediave, jo-transparences se theksuar ne ekonomi, rrezikshmerise se larte te shendetesise, ky lajm eshte me i frikshmi qe kemi degjuar ne keto 23 vite pluralizem...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Shqipëria kampion Europe për... kreditë e këqija

    Por per gallat eshte,se dihet qe ai sistem politik ekonomik nje dite do bjeri ne krize,do falimentoje. Te mendosh qe do ta shpetojne ata qe e krijuan nuk eshte gallat eshte budallik.

    Por edhe sikur mos jete kjo klase politike (qe perpara duhet ti varesh,e jo me ti kerkosh bashpunim,alien),problemi,gjithmone ne qofte se eshte real,sepse ne Shqiperi si politika dhe ekonomia jane informale (trafiqe e pastrim parash),duhet te jete qe keto "kredi te keqija" duhet ti kete sistemi financiar qe jane bankat. Pra jane humbje, qe kane bankat ne mbledhjen e kredive.Shteti qe ti shlyej keto humbje te bankave duhet te paguaj o te financoj bankat,qe ti finacosh bankat, Shteti shqiptar sot eshte i detyruar te mare borxh... E me radhe... Qe ne fund, ky borxh duhet lare,e per ta lare duhen ritje taksash o ulje rrogash e pensionesh etj etj,pra sakrifica per te gjithe.

    Keshtu qe mere si te duash,por pak a shume ky eshte morali i gallates.

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shqipëria kampion Europe për... kreditë e këqija

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Por per gallat eshte,se dihet qe ai sistem politik ekonomik nje dite do bjeri ne krize,do falimentoje. Te mendosh qe do ta shpetojne ata qe e krijuan nuk eshte gallat eshte budallik.

    Por edhe sikur mos jete kjo klase politike (qe perpara duhet ti varesh,e jo me ti kerkosh bashpunim,alien),problemi,gjithmone ne qofte se eshte real,sepse ne Shqiperi si politika dhe ekonomia jane informale (trafiqe e pastrim parash),duhet te jete qe keto "kredi te keqija" duhet ti kete sistemi financiar qe jane bankat. Pra jane humbje, qe kane bankat ne mbledhjen e kredive.Shteti qe ti shlyej keto humbje te bankave duhet te paguaj o te financoj bankat,qe ti finacosh bankat, Shteti shqiptar sot eshte i detyruar te mare borxh... E me radhe... Qe ne fund, ky borxh duhet lare,e per ta lare duhen ritje taksash o ulje rrogash e pensionesh etj etj,pra sakrifica per te gjithe.

    Keshtu qe mere si te duash,por pak a shume ky eshte morali i gallates.
    Informaliteti ka rimekembur ekonomi shtetesh shume here me sovrane sesa ne. Kujto ketu parate e mafias italiane qe kane financuar direkt ne rindertimin e kullave binjake. Mund te te gjej me dhjetra e dhjetra shembuj te tjere analog.

    Edhe nese informaliteti do te ishte perdorur si rrugezgjidhje alternative ne situate emergjence, prape me interesante do kishte qene. Te humbesh diku tek 20-30% te lekeve per pastrim parash, eshte nje rregull i pashkruar.
    Dhe me gjithe ato pube lluksoze si kerpudhat mbas shiut qe u ndertuan ne shqiperi mbas viteve 2000, sikur 10% te shkonin ne buxhetin e shtetit dhe 20% per pastrim, do kishim sot nje aktualitet komplet tjeter ekonomik.
    Ekonomia turke me parate e pompuara nga mafia ruse ne fushen e turizmit, pati nje mini lulezim ne zonat e varfra aziatike!
    Po neve skemi qene kurre vizionar dhe kemi bere gjithmone kalkulime sot per neser...

    Gjithsesi nuk po bej moral, thjeshte po them qe situata paraqitet teper dramatike. Dhe nuk besoj se ka vend per te bere gallate kur e di qe po te vjen fundi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 14-03-2015 më 18:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •