-
i/e regjistruar
Fadil Lushi
Fadil LUSHI
MOS BRIDHNI HU MĖ HU!
Tė nderuar miq, kėtė vėshtrim tė radhės po e fillojmė me njė gjysmė batutė. Hartuesit e jetėshkrimit tė Titos (njeriu qė sundoi Jugosllavinė pėr tri dekada e gjysmė) thonė se nė vitet shtatėdhjetė ai qe shtrirė nė spitalin ushtarak tė Lubjanės pėr tu kuruar nga veshkat. Njė ditė prej ditėsh, konsiliumi i mjekėve kishte marrė vendim qė ti bėhej analiza e gjakut dhe e urinės dhe pėr kėtė arsye e kishin angazhuar kryeinfermieren e spitalit qė epruvetėn me urinėn e plakut ta dėrgonte nė laborator. Por ama, kjo, duke ecur pengohet, thyen epruvetėn dhe e derdh urinėn. Ajo kishte vendosur qė tė mos i drejtohej shefit tė saj pėr tia shpjeguar a lakuar vakinė, prandaj merr njė tjetėr epruvetė, e mbush me shurrėn e saj dhe ia dorėzon laborantit pėr analizė. Analizat a kėrkimet laboratorike kishin dalė pozitive dhe kishin nxjerrė pėrfundimin se pacienti qenka pak shtatzėnė(!?). Me tė marrė kėtė lajm, konsiliumi kishte rėnė nė hall e nė bela. Kjo ēėshtje shqetėsuese duhej zgjidhur sa mė shpejt dhe pa zhurmė, me tė vetmin qėllim qė kjo ngjarje e pahijshme a edhe e turpshme, tė mos shkonte nė vesh tė dynjasė politike. Stafit mjekėsor i duhej njė njeri i guximshėm qė do ti thoshte Titos se ėshtė me barrė. Kishin vendosur qė kėtė ta bėnte Edvard Kardeli dhe Stane Dollanci. Kėta tė caktuarit gjatė njė vizite protokollare, i thonė ashtu troē: Shoku Tito, ju keni mbetur me barrė!, kurse ai u kishte dhėnė pėrgjigje me gjakftohtėsi: Kėtu ska gjė pėr tu ēuditur dhe, tekefundit, ky haber nuk mė bėn pėrshtypje tė madhe..., njė herė ta fut Perėndimi, dy herė ta fut Lindja, ta fut Stalini, ta fut Rankoviqi, ta fut ashtu fshehurazi Jovanka, ta fut Kosova..., dhe, pas gjithė kėsaj serie futjesh, detyrimisht mbetesh me barrė..., po kjo punė kėshtu e ka..., nėse bėn diplomaci me moral tė dyfishtė a nėse bredh hu mė hu, atėherė do ta gjesh belanė(!?)... kishte pėrfunduar pėrgjigjen e tij plaku.
Ne qė do tė vazhdojmė ta shkarravisim kėtė shkrim, nuk do ta bėjmė me moral tė dyfishtė dhe nuk do tė bredhim hu mė hu, por do tė bėjmė ēmos qė tė mos e banalizojmė dhe as tė mos e shtrembėrojmė. Fillimisht, do ta heqim mėnjanė kryeinfermieren, sepse ajo thjesht bėnte punėn e saj dhe kurrgjė tjetėr, nė krahasim me shumė njerėz tė tjerė kureshtarė qė, sot e gjithė ditėn, kėrkojnė me kėmbėngulje ta bėjnė lustraxhiun, ta bėjnė mjekun, ta bėjnė thashethemexhiun, dikush tjetėr nacionalistin provincialist, atdhetarin, folk-patriotin, intelektualin, politikanin, historianin, nėnshtruesin, pėrkulėsin, sahanlėpirėsin, keqbėrėsin, tė ēmendurin, tė menēurin e tė tjera bėrje(!?)..., dhe kur tė gjithė ata qė e bėjnė kėtė kėshtu, puna u del si leshi i arapit..., thjesht, nuk merret vesh kush ēfarė profesioni ka..., punė shqiptari.
Edhe hirėsia e tij, Anastas Janullatos, pėrafėrsisht njė ēerekshekull bėn kryepeshkopin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Hirėsia e tij edhe mė tej bėn a e drejton meshėn e pashkėve nė gjuhėn e nėnės sė tij greke, ai edhe pas 22 motesh bėn inat qė tė heqė vallen sipas vendit dhe sipas rendit..., ai bėn tė pabesueshmen pėr shqiptarėt e rėndomtė dhe bėn tė besueshmen pėr ata qė sundojnė tė drejtėn e tė qenit padronė dhe gardianė tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, ai bėn inatin qė tė braktis kryeminderin e kishės nė fjalė, ai bėn inat qė tė flasė shqip, ai shtiret sikur nuk e njeh gjuhėn shqipe, ai kur i teket e si ti teket sfidon heshtjen a oportunizmin e politikanėve si dhe indiferentizmin mediatik tė Tiranės, nė veēanti tė opinionistėve me orientim tė qartė..., sikur prezenca e tij 22-vjeēare nė Shqipėri, assesi tė provokojė tolerancėn e tepruar tė shqiptarėve qė praktikojnė fenė ortodokse. I gjithė ky udhėtim i rehatshėm i hirėsisė sė tij, sikur shqiptarėve u hap rrugėt qė tė bredhin hu mė hu!?
Edhe Evropa plakė (hiq mėnjanė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės) .., do tė tronditet dhe do tė shqetėsohet nga deklarata e fundit e kryeministrit tė Shqipėrisė, zoti Edi Rama, sa i pėrket bashkimit tė mundshėm mes Shqipėrisė e Kosovės!?. Fill pas kėsaj deklarate, sikur iu hallakat fiqiri a higjiena e mendjes, sikur u ēart nga ky lajm, sikur filloi tė bėjė diplomaci me moral tė dyfishtė njėsoj si ajo diplomacia e Titos..., sikur e ēimentoi idenė se Kosova dhe kosovarėt, detyrimisht duhet tė jetojnė me standardet e dyfishta tė Brukselit., sikur deshi tė thotė se: Unė pėr serbėt jam nėnė dhe pėr shqiptarėt njerkė..., sikur ajo Evropa plakė me atė vokacionin e saj politik edhe pas njė shekulli mėton ti kopjojė vendimet e Konferencės sė ambasadorėve tė Londrės, njė Konferencė qė nė motin 1913 ushtroi kurvėrinė mė tė madhe politike nė historinė e dynjasė njerėzore..., duke i copėtuar trojet shqiptare pikė e pesė..., sikur kjo Evropė plakė edhe pas njė shekulli mundohet tė na i sjellė nė kujtesė tė gjithė protagonistėt e Konferencės sė Londrės..., sikur do tė na rikujtojė atė verbalisten (N.N.) e Konferencės, qė dikur kishte qenė kryelavirja e bordellos sė Manēesterit, kjo Evropė plakė sikur do tė na i sjellė nė kujtesė ata ambasado-rėt pedofilė e ca tė tjerė pederastė tė Konferencės..., ata ambasadorė tė cilėt kur mushkonjat e lumit Thames sė Londrės i pickonin nė bythė, hiē fare nuk reagonin, e tė tjera pickime..., sikur kjo Evropė plakė, bredh hu mė hu..., sikur edhe sot e kėsaj dite nuk e mėson statistikėn demografike tė Kosovės dhe, lere qė nuk e ēallėstis me tamam, por edhe ia nxjerr bojėn. Sikur Evropės tia lakosh fjalinė: Vetėm 3-4 pėr qind e serbėve nė Kosovė gėzojnė mė tepėr tė drejta sesa shqiptarėt qė janė 30 pėr qind nė Maqedoni, do pėrgjigjet: Ne kėtė statistikė nuk e dimė!!??
Ne kėtė shkrim do ta mbyllim me atė barsoletėn qė thuri Ahmet Dursun, mejhanexhiu nga Tirana. Nė njė qytezė tė Kosovės, dasmorėve u kishte ikur orkestra, dy orė para kėnagjegjit. Krushqit kishin filluar tu bien kusive, saha-nėve e sinive qė tė vallėzonte nusja. Unė nuk do tu bie kusive, sahanėve e as sinive, sepse po ta bėj kėtė, atėherė mos vallė nuk do ta ngatėrroj punėn time me zanatin e daullexhiut. Nuk dua tė bredh hu mė hu qoftė edhe pėr hir tė kėtij vėshtrimi.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt