
Postuar më parë nga
par
LAPSI.AL
Si e mori emrin e vëllait të Mark Frrokut rruga e shtëpisë së tij
Postuar në 31 Mars, 2015 10:03
Mark Frroku po e shlyen masën e dënimit me arrest shtëpie në një prej banesave të tij në rrugën që mban emrin e vëllait të tij, Leonard Frroku, në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Vëllai i tij ka ndërruar jetë në një aksident rrugor të ndodhur më 20 gusht të vitit 2006. Ai përmendet në relacionin që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar kuvendit për arrstimin e Mark Frrokut për vrasjen e Aleksandër Kurtit më 5 mars të vitit 1999 në Bruksel.
“Marku me vëllezërit e tij, Nardi dhe Arben, ka qenë përgjegjës për tri prostituta që banojnë bashkë. Sipas dëshmitarit anonim ata quhen “Frroku”. Viktima me origjinë nga Shkodra është hequr si polic i Interpolit dhe se në Shqipëri e njeh familjen e shtatases L. Nga frika se mos familja e saj mësonte mbi punën që ajo bënte në Belgjikë, shtetasja L. i ka telefonuar tutorit të saj, Nardi (frroku alias Shkurt Lasku) i cili ndodhej në atë kohë në Shqipëri. Ai e këshillon të njoftojë të vëllain Dritan (Besnik Morina). Dritani e fton t’i ngrejnë kurth viktimës në “Garde du Midi”. Shtetasja L. kontakton me telefon me Aleksandër Kurtin dhe e siguron se ajo do të is the vetëm me të në takim. Në orën dhe vendin e caktuar nuk është L., e cila e prêt viktimën, por katër persona të cilët kanë për qëllim ta vrasin.”
Pavarësisht kësaj, Leonard Frroku ka tashmë një rrugë që mban emrin e tij. Por për çfarë arsyeje është dashur t’i vihet një rruge në Tiranë ky emër? Nga kush u propozua? Lapsi.al ka siguruar dosjen e plotë të kësaj çështjeje. Ndryshimi i emrit të rrugës “Nexho Konomi” në “Leonard Frroku” u propozua nga Këshilli i Njësisë Bashkiake Nr. 6, njësi që drejtohet nga socialisti Krenar Cenollari. (në foto me kryetarin e PS të Tiranës, Saimir Tahiri). Në relacionin që ky këshilli i drejton Këshillit Bashkiak të Tiranës më datën 27 prill të vitit 2012 thuhet se Leonard Frroku i datëlindjes 1974 “ka kontribuar në rritjen e mirëqënies së komunitetit ku ka jetuar” ( rruga që sot mban emrin e tij ) dhe se një prej veprave të tij si biznesmen “është rruga tek Unaza e Re, në Tiranë, e cila u financua prej tij”.
Propozimi ka ardhur vetëm pak muaj pasi Njësia Bashkiake Nr.6, në zonën e Kombinatit dhe Këshilli i saj u fituan nga socialistët. Kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri ishte i dërguari i Partisë Socialiste për këtë zonë, të cilën ai e mbajti në patronazh edhe në zgjedhjet e vitit 2013.
Këshilli Bashkiak i Tiranës do ta shtynte disa herë miratimin. Njësia Nr.6 insiston me disa shkresa. Madje edhe në vitin 2014 ajo e përsërit kërkesën, pavarësisht se në parlament dhe në media po flitej se Mark Frroku kishte kryer një vrasje në Belgjikë dhe se vëllai tjetër, Arben Frroku ishte arrestuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, në shkurt të vitit 2013.
A kishte ndikuar Mark Frroku në insistimin e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.6? Këshilli Bashkiak e miratoi kërkesën më 25 prill të vitit 2014. Mark Frroku kishte thuajse 1 vit që e kishte marrë mandatin e deputetit dhe ishte anëtar i grupit të Partisë Socialiste, pavarësisht se kishte kandiduar si kryetar i Partisë Kristian Demokrate.
7
Add new comment
Comments
Submitted by Tili on Tue, 03/31/2015 - 10:13
Cfare i ka Krenari, Shkelqim dhe Hervin Canollarin qe jane bashkeortake me Frroket te Xhoilloto dhe Incas Caffe ?
Submitted by Eh on Tue, 03/31/2015 - 10:15
Avash, avash po i hapen petet lakrorit kriminel te Ps.Medet per Rilindasit o Naim, Sami, Abdyl . U zevendesuat nga Edi Rama me Mark, Arben, Leonard.
Submitted by Naum on Tue, 03/31/2015 - 10:24
Sami, Abdyl dhe Naim Frasheri u zevendesuan nga Edi Rama me Arben, Mark dhe Leonard Frroku e plot te tjere si keta e mos me keq. Ky eshte evolucioni i Rilindaseve te shekullit XXI.
Submitted by Anonymous on Tue, 03/31/2015 - 10:46
Sa per sqarim : Eshte njesia nr. 6 i nderuar gazetar.
Submitted by kristian demokr... on Tue, 03/31/2015 - 11:05
Mark Frroku ka kandiduar ne emer te sigles pkd , por atehere ai s'ishte kryetar, a ishte thjeshte nje bisnesmen i cili kandidoi ne listen shum emrore... ajo cka pkd e rendon eshte pozita e tij post-zgjedhore , ku z. Mark kerkon te jete klreu i pkd shkak se ai eshte votuar bindeshem ne zone nga populli, dhe pse si i tille i njohur ne media , ne fakt ligjerisht ai nuk eshte kryetar i pkd, pasi nuk eshte zgjedhur asnjeher si i tille nga forumet statutore ligjore . Pergjegjesite padyshim jane te tijat e gjithashtu edhe te atyre qe gabuan me pahir apo ... qe sollen kete zotri halle shumte ne pkd. pkd ska asgje te perbashket me individe te tile as me sjelljet kriminale te askujt. pkd distancohet plotesisht, edhe pse po pret konformisht pergjigjen e gjyaktes lidhur me sa shkruhet mbi penalitetet e ketij individi.
Submitted by Skerdi on Tue, 03/31/2015 - 11:15
Sa per te ditur. XHOI LLOTO ka 1 vit qe e ka bler tjeter kush. me 100% te Aksioneve
Submitted by ... on Tue, 03/31/2015 - 13:33
Rilindes per rilindes po eshte ndryshe ky i joni. Sami frasheri ka nje bust ne Stamboll me nje liber ne dore. Po ia bene nje edhe ketij Frrokut ca do i vene ne dore? Se mos i ndodh si doktorit te synetlliqeve qe kishte vendos nje dhemb te madh tek porta
Submitted by anna on Tue, 03/31/2015 - 15:13
Nje fjale e uret thote " Po humbasin si shurra e pules".
Krijoni Kontakt