Ilir Meta: Takimet me Doshin, ta zgjidhë drejtësia, ose mjekësia
UPDATE-Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi se akuzat e deputetit Tom Doshi për një atentat të mundshëm ndaj tij, janë bërë pas përjashtimit të deputetit të Shkodrës nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ndërsa i quajti akuzat të paqena dhe të bëra për qëllime politike.
Kryeparlamentari Ilir Meta ne emisionin “Opinion”
Kryeparlarmantari Meta gjatë intervistës së dhënë mbrëmbjen e së hënës në emisioin televiziv “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu, tha se fillimisht për ngjarjen nuk është njoftuar nga Tom Doshi, por nga një tjetër person, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur për shkak të hetimit të prokurorisë, ndërsa theksoi se më pas kishte kontaktuar vetë me deputetin Doshi.
“Së pari, mua nuk më ka ardhur fare Tom Doshi për këtë çështje, sepse nuk kishte asnjë arsye pse të më vinte, por unë kam marrë vesh rastësisht nga një person i njohur i imi, që ishte edhe i njohuri i zotërisë në fjalë, se bëhej fjalë për një tentativë vrasjeje”,-deklaroi Meta.
Kryetari i Kuvendit u shpreh i hapur për hetim, duke thënë se është i gatshëm të përballet publikisht për akuzat e ngritura ndaj tij edhe në një emision televiziv. “Të vijë zoti Berisha dhe zoti Doshi këtu dhe të bëjmë një ballafaqim publik dhe të gjykojë opinioni publik”,-deklaroi Meta.
Intervista e Ilir Metës në “Opinion”
Blendi Fevziu – Besoj se është rrëqethëse të përfshihen krerët më të lartë të shtetit në një tentativë vrasjeje.
Ilir Meta – Patjetër.
Unë kam vetëm një pyetje, nëse më lejoni, nëse jo nuk ka problem.
Blendi Fevziu – Patjetër, megjithëse pyetjet këtu i bëj unë.
Ilir Meta – Nëse ju më ndaloni të bëj një pyetje, unë ju respektoj.
Blendi Fevziu – Mund ta bëni me shumë kënaqësi!
Ilir Meta – Kur është bërë kjo deklarata e zotit Doshi, në çfarë momenti?
Blendi Fevziu – Deklarata e zotit Doshi është bërë në momentin e daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së.
Ilir Meta – Pra, në momentin e përjashtimit nga grupi parlamentar, apo jo?
Blendi Fevziu – Në ato momente që po kryhej përjashtimi.
Ilir Meta – Ishte kryer përjashtimi.
Blendi Fevziu – Po. Por ishte paralajmëruar katër ditë më parë nga zoti Doshi: “Unë kam deklarata që do të tronditin maxhorancën”.
Ilir Meta – Për drejtoreshat e Tatimeve dhe të Doganave.
Blendi Fevziu – Pretendimet e para ishin për to, por ditën e enjte ai bëri një deklaratë, ku tha: “Kur unë të flas, do të lëkunden themelet e maxhorancës”.
Ilir Meta – Nuk ka problem, pyetjen e bëra thjesht për të saktësuar kohën.
Blendi Fevziu – Pra, ju po e lidhni deklaratën e Tom Doshit me momentin e largimit të tij?
Ilir Meta – Patjetër.
Blendi Fevziu – Por rezulton që ai jua ka thënë sy më sy, zoti Meta, faktin që kishte një informacion se ju ishit të përfshirë në vrasjen e tij.
Ilir Meta – I bëra këto dy pyetje për një arsye, pra për të bërë të qartë se kemi të bëjmë me deklarata të karakterit politik, të bëra në momentin kur një deputet përjashtohet nga PS-ja, pasi disa ditë më parë kishte bërë disa deklarata të tjera, për histori drejtoreshash dhe ministrash, dhe pas një shantazhi që i ka bërë PS-së dhe Kryeministrit të vendit.
Për sa i përket historisë së gjashtë muajve, unë më duket se e kam bërë të qartë në prononcimin e parë që kam dhënë pas këtyre deklaratave, ku kam thënë se i vetmi person në dijeninë time që më rezulton se ka bllokuar hetimin e këtyre akuzave është vetë deputeti Doshi dhe besoj se procesi do ta verifikojë këtë gjë.
Blendi Fevziu – “Nuk më ka thirrur askush për të deponuar”, ka thënë deputeti Doshi në intervistën që ka dhënë ditën e enjte në “Top Story”.
I është bërë një kërkesë vetëm Durim Bamit, pra vrasësit të supozuar, ndërsa mua thotë ai, askush nuk më ka kërkuar…
Ilir Meta – Nuk kam ndër mend të merrem me komentet e deklaratave të deputetit, ai tashmë është një deputet i opozitës dhe mua nuk më takon të deklaroj deklaratat e një deputeti të opozitës. Unë mund t’ju them atë që di unë.
Blendi Fevziu – Deputet në opozitë.
Ilir Meta – Nuk ka rëndësi i opozitës, apo në opozitë. Një opozitë është.
Blendi Fevziu – Ka qëndrim opozitar dhe ka opozitë zyrtare.
Ilir Meta – Është deputeti më i shquar aktualisht i opozitës.
Blendi Fevziu – Çfarë do të thotë “deputeti më i shquar i opozitës”?
Ilir Meta – Është pika e referencës kryesore të Doktorit dhe kuptohet që është më i shquari.
A mund ta vazhdojmë?
Blendi Fevziu – A ka ardhur Tom Doshi dhe ju ka kërkuar, zoti Meta, që t’i sqaroni pozicionin tuaj në lidhje me një tentativë vrasjeje në drejtim të tij?
Ilir Meta – A mund t’ju sqaroj?
Blendi Fevziu – Po.
Ilir Meta – Së pari, mua nuk më ka ardhur fare Tom Doshi për këtë çështje, sepse nuk kishte asnjë arsye pse të më vinte, por unë kam marrë vesh rastësisht nga një person i njohur i imi, që ishte edhe i njohuri i zotërisë në fjalë, se bëhej fjalë për një tentativë vrasjeje.
Blendi Fevziu – Cili ishte ky person?
Ilir Meta – Kjo nuk ka rëndësi, këto janë në dëshminë e dhënë në prokurori. Nuk do të marrim nëpër gojë persona, të cilët të paktën deri tani nuk janë marrë nëpër gojë. Ata që janë marrë edhe mund t’i marrim me lejen tuaj dhe me mirëkuptimin e tyre. Mua nuk më pëlqen të marr nëpër gojë njerëz…
Blendi Fevziu – Lejen time për të marrë nëpër gojë kë të doni e keni me pash.
Ilir Meta – Jo, jo, por unë personalisht nuk ia lejoj vetes.
Ai person më ka thënë që është ky shqetësimi, sepse kanë dashur të vrasin Tomën. Çfarë është kjo histori? Ka qenë edhe një histori kështu! Më vjen keq që po përmend emra, ka qenë një gjë e bërë nga Berisha, kunati i Sali Berishës…
Blendi Fevziu: Kur ka ndodhur kjo?
Ilir Meta: Kjo ka ndodhur nga mesi i shtatorit, nuk e mbaj mend mirë. Dhe tani kemi video me veshje stinore.
Blendi Fevziu: Ju e keni parë?
Ilir Meta: Jo, por më ka treguar kaq shumë Spartaku sa më ka lodhur.
Ilir Meta: …E pashë që kishte marrë makinë të blinduar, kishte shumë njerëz me vet, mu duk vërtet i tensionuar e sidoqoftë më tregoi atë histori që ishte ky personi, që se di si e kishte gjetur, i kishte treguar se si i kishte vajtur përmes këtij Tonit Tonit, që rrinte tek ky lokai në Bllok, dhe në lokalin ku kishte vajtur personi që do kryente vrasjen ishte takuar me Tonin që do kryente porosinë…Toni i kishte bërë bisedën dhe një cmim kaq apo aq se mbaj mend…. Fillimisht mesa di unë 200-300… sipas historisë që tregonte Toma atëherë, ky kishte vajtur në një tavolinë tjetër, kishte folur me Agim Ramën, në tavolinë ishte edhe Eugen Beci…ata e kishin aprovuar dhe e kishin rritur cmimin nga 200-300 ne 500.
Blendi Fevziu: Zoti Doshi ua ka thënë sy më sy se ju keni paguar për vrasjen e tij
Ilir Meta: Kjo është një nga 100 variantet që tregon zoti Tom Doshi… Ka spekulime të mëdha… ditën që jemi takuar s’kemi pas kohë të rrinim 4 orë se kemi pas edhe punë të tjera…së dyti unë u shqetesova se bëhej fjalë për vrasjen e një deputeti…Unë se kasha idenë se kush ishte ky local afër shëpisë sime, kjo ishte e vetmja arsye pse unë thirra Monikën, për të verifikuar…
Blendi Fevziu: A e njihni Tonin…
Ilir Meta: Absolutisht as e kam idenë fare se kush është ky person, e vërteta është se Monika ka ardhur aty, I kemi treguar historinë unë dhe Toma…Dhe shqetësimi im ka qenë kush ështeë ky lokal…. pra për të bërë disa verifikime të karakteri shoqëror dhe asnjëherë Tom Doshi s’më ka thënë se këtë gjë e bën ti…
Blendi Fevziu: Ai e ka thënë për të provokuar
Ilir Meta: Tani për të na qetësuar mund të thotë se e bën Meta, nesër mund të na thotë që e bën Lulzim Basha.
Blendi Fevziu: Pse s’ju drejtuat prokurorisë?
Ilir Meta: Së pari, mos e dramatizo më shumë sec duhet se është histori e krijuar për qëllime politike, pas një akti politik që ka kryer PS, pas përjashtimit të Doshit…
Blendi Fevziu: Keni dorë ju në përjashtimin e deputetit Doshi?
Ilir Meta: Absolutisht, se unë s’jam pjesë e grupit parlamentar të PS, se kë përjashton PS është e drejtë e saj…
Blendi Fevziu: Video e Priftit…
Ilir Meta: Edhe Doshi edhe Prifti të dy kanë thënë që përgjegjësinë për këtë punë e ka Edi Rama dhe s’kam asnjë arsye për të pasur shqetësim për ta, nëse ka dy njerëz që unë do kasha shqetësim, i pari është Filip Çakuli, se ai është montazhieri i kësaj video, se Prifti e dorëzoi tamam, por ai e ka montuar, i dyti është Edi Rama, se kishte arsye politike për këtë video, të tjerët skishin asnjë arsye…. Me Ramën takohem cdo mëngjes…me Filipin pasditeve….
Blendi Fevziu: Pse Tom Doshi duhet të sajonte këtë histori me emrin tuaj?
Une se di përse më ka përfshirë, është çështja e tij, unë di atë version që thash më parë, të njëjtin verison I ka thënë edhe Ramës, edhe ministrit të Brendshëm, pa e përfshirë emrin tim, emir im është përfshirë më vonë…por në kuadër të kësaj që emir imm do shërbente si një version…
Blendi Fevziu: A e quani mik Tom Doshin?
Ilir Meta: …kam qenë në raporte mjaft korrekte…edhe mik mund të them pavarësisht se unë e rezervoj këtë fjalë.
Blendi Fevziu: Pse një mik mund të bëjë këto akuza?
Ilir Meta: Është interesi i tij politik, kështu mendon se bëhet më i besueshëm nga Sali Berisha…
Ilir Meta: Vura re që në këtë histori ai po tregonte disa të pavërteta, dhe mu duk dicka për të trilluar, për të përfshirë njerëz…Drejtësia të thotë fjalën e saj, jam gati të iki cdo mëngjes, të shtunë e të dielë, të enjteve se kam me qef se e kam thënë që e enjtja është dita e doktorit, jam gati të shkoj kurdo herë të ballafaqhem me zotin Doshi, zotin Berisha, se këta të dy janë akuzuaesit e mi të drejtpërdrejtë, që kjo histori të mbyllet sa më shpejt.
Blendi Fevziu: A ka hatër mbetje në këtë histori?
Ilir Meta: Hatër mbetje kam me doktorin që është përfshirë në një çështje që nuk i përket. Ai tha që i dija para tre muajsh këto gjëra. Por kur i dije ti që i besove pse nuk i çove në prokurori por pritet ditën që ky zotëri do të përjashtohej nga partia. Ai tha edhe një gjë tjetër shumë të rëndë, që le të ndodhte kjo gjëma dhe tani ai që kaloi në opozitë akuzon gjëmën.
Blendi Fevziu: Raportet me zotin Basha?
Ilir Meta: Kur e takoj e përshëndes sepse ai ka atë kompleksin që ky është mik me ilirin. U takuam tek festa e Kuvajtit, i dhashë një copë tortë aty.
Blendi Fevziu: Sinkroni i Doshi ku thotë se armik përveç teje (Metës) nuk kam?
Ilir Meta: Unë kam frikë vetëm nga ligji, frikë nga dikë tjetër nuk kam. Nuk kam kërcënim për deputetin Doshi, përkundrazi do ta respektoj si çdo deputet tjetër, nuk them që do bëj përjashtim si zoti Berisha sepse do të mërzitet ky tjetri. Zyrën time e kam të hapur.
Blendi Fevziu: Të kthehemi tek zgjedhjet zoti Meta. A i keni mbyllur marrëveshjet me zotin Rama?
Ilir Meta: Jam mjaft tip fleksibël për marrëveshje. Edhe me Doktorin s’kemi pas probleme.
Blendi Fevziu: Cilat janë zonat?
Ilir Meta: Ne do të përqendrohemi tek kandidat më përfaqësues e jo tek zonat.
Blendi Fevziu: Tirana a mbetet një nga bastionet apo do t’i mbetet PS?
Ilir Meta: Tirana është një përgjegjësi shumë e madhe dhe besoj se i takon PS për të bërë propozimin e parë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë…
Blendi Fevziu: Do jepni ju ok për çdo emër?
Ilir Meta: Mendoj se fryma e konsensusit do të funksionojë. Shikoj që edhe interesimi i Ramës është që të gjejë kandidatët më përfaqësues siç është edhe reforma administrativo-territoriale. Kjo falë edhe njerëzve që do të zgjidhen.
Blendi Fevziu: Cilat janë zonat ku ju do të preferonit kandidatët tuaj?
Ilir Meta: Nuk kemi ndonjë preferencë por për të bashkëpunuar.
Blendi Fevziu: A keni frikë nga kjo situatë e krijuar dhe gjendja e vështirë ekonomike do të kthehet në një votë kundër jush?
Ilir Meta: Besoj se shqiptarët do të japin një mbështetje shumë të madhe ndaj kësaj mazhorance edhe për ato reforma që kanë mbetur për një kohë të gjatë.
Blendi Fevziu: Jeni i kënaqur me qeverisjen e zotit Rama?
Ilir Meta: Besoj se qeverisja po ecën në rrugën e duhur.
Panorama
Krijoni Kontakt